Kimia mes Stalinit dhe Hitlerit
Faqja 1 e 1
Kimia mes Stalinit dhe Hitlerit
Kimia mes Stalinit dhe Hitlerit
Në mes të shekullit XX, dy perandoritë totalitare të Evropës, Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik i Stalinit, vranë 14 milionë civilë në kohe paqeje dhe lufte. Pyetjet se kush, pse, kur, ku dhe si ndodhën këto vrasje në masë janë objekt kryesor i librit më të ri të Tymothy Snyder nga Universitetit i Yale-it. Duhet theksuar që në fillim që është libër mjaft tërheqës dhe gjithëpërfshirës.
Titulli i librit përmbledh komplet tezën e tij. “Tokat e përgjakura” përfshijnë një territor që shtrihet nga vendet baltike deri në Detin e Zi, atje ku regjimet më gjakatare të Evropës kryen krimet më makabre. Tokat e përgjakura u gjendën midis dy projekteve djallëzore: ideve te Adolf Hitlerit për mbizotërim racial dhe ekspansion drejt Lindjes, dhe dëshirës së Bashkimit Sovjetik për ta ribërë shoqërinë në bazë të konceptit komunist.
Kjo nënkuptonte pushkatimin, vdekjen nga uria dhe mbytjen nga gazi të atyre që nuk bindeshin. Ashtu si Stalini fajësoi fshatarët për dështimin e kolektivizimit, Hitleri fajësoi hebrenjtë për dështimet ushtarake në Lindje.
Snyder argumenton se Hitleri dhe Stalini kishin të përbashkët tiraninë. Ata shkaktuan katastrofat, fajësuan cilin armik që dëshironin dhe pastaj përdorën vdekjen e miliona njerëzve për të bindur të tjerët se politikat e tyre ishin të nevojshme apo të domosdoshme. Secili prej tyre kishte një utopi transformuese: fajëso një grup të caktuar kur politikat bëhen të pamundura për t’u realizuar dhe pastaj vrit në masë në mënyrë që të arrish njëfarë fitoreje për të mohuar dështimin.
Libri i Snyderit është revizionimi më i mirë që mund t’i bëhet historisë: me një prozë të saktë, duke paraqitur fakte, me një përdorim shembullor të statistikave, ai e bën lexuesin të mendohet edhe një herë për disa nga episodet më të njohura të historisë moderne të Evropës.
Ata që i kanë të ngulitura ende në kokë konceptet e thjeshtëzuara që jepen në tekstet shkollore, që hitlerianët ishin vrasës në masë dhe sovjetikët çlirimtarë, apo që vrasjet filluan në vitin 1939 dhe mbaruan në vitin 1945, teza e Snyderit do t’i vërë në mendime ose do t’i habisë. Madje, edhe ata që krenohen se e njohin mirë historinë e tyre, do të përulen nga analiza, faktet, ballafaqimet dhe krahasimet që gjende në këtë libër. Disa episode të tmerrshme, por të mirënjohura, zbehen, të tjera dalin në dritë.
Ndonjëherë, kujtimet mezi mbahen mend, sepse shumë pak mbeten për t’u kujtuar. Atyre që vuajtën tmerrësisht, por mbetën gjallë dhe patën mundësinë të tregonin natyrshëm historinë e tyre, u kushtohet më shumë vëmendje, sesa atyre në varret e panjohura. Libri i Snyderit e korrigjon historinë në favor të atyre që nuk janë më dhe që janë harruar.
Libri fillon me 3.3 milionë njerëz në Ukrainën Sovjetike, që vdiqën nga uria në vitin 1933, si rezultat i kolektivizimit shkatërrues dhe të pamëshirshëm të Stalinit. Vazhdon me 250.000 e më shumë nënshtetas sovjetikë, kryesisht polakë, që u pushkatuan për arsye të etnicitetit të tyre gjatë pastrimeve etnike të viteve 1937-38. Në disa raste, policia sekrete sovjetike (ish-KGB) gjente emra që tingëllonin si polakë në numëratorin telefonik, ose i arrestonte në masë të gjithë ata që ndodheshin në meshë ose në ndonjë kishë polake.
Disa ngjarje që kanë mbetur ende pa u përshkruar, sepse i interesonte dikujt që të mos përmendeshin. Pothuajse po aq njerëz sa vdiqën në bombardimin gjerman të Varshavës më 1939, aq vdiqën edhe në bombardimin e Dresdenit në vitin 1945. Por Polonia e pasluftës nuk kishte ndërmend të njihej për këtë të fundit. Aleanca naziste-sovjetike e gushtit 1939 ishte e çimentuar në gjak, sipas Stalinit.
Megjithatë, pak vetë donin të kujtonin një gjë të tillë dy vjet më vonë, kur gjermanët sulmuan Bashkimin Sovjetik në operacionin Barbarosa. Forcat aleate bënë pak për të ndaluar Holokaustin; e vetmja qeveri që ndihmoi konkretisht hebrenjtë ishte qeveria polake.
Shtatë nga tetë operacionet ilegale të kryera në Varshavë nga Ushtria e brendshme polake, ishin në mbështetje të kryengritjeve nëpër getot hebrenje (pas luftës, autoritetet komuniste pushkatuan, me akuzën se ishin fashistë, ushtarët polakë që ndihmuan hebrenjtë).
Stalini i konsideroi tradhtarë të gjithë të burgosurit sovjetikë të luftës.
Ushtarët gjermanë i lanë këta të burgosur të vdisnin urie. Miliona vdiqën, por askush nuk guxoi t’i vajtonte. Holokausti, po ashtu, nuk kishte vend në historinë sovjetike, sidomos kur antisemitizmi i pasluftës u intensifikua (çdo hebre është nacionalist dhe agjent i spiunazhit amerikan, thoshte Stalini në vitin 1952). Lapidarët e hebrenjve të vrarë nuk mbanin yllin e Davidit, por yllin e kuq me pesë cepa dhe i quanin çifutët, thjesht “nënshtetas sovjetikë” ose “viktima të fashizmit”.
Shumë prej ngjarjeve që përshkruhen në libër, njihen tashmë si tragjedi kombëtare ose etnike. Polakët kujtojnë kryengritjen e Varshavës, hebrenjtë Aushvicin, rusët rrethimin e Leningradit, ukrainasit Urinë e Madhe. Libri i Snyderit i ndërthur këto ngjarje me njëra-tjetrën dhe shpjegon se si tmerret e luftës përforcuan njëra-tjetrën. Hitleri mësoi shumë prej Stalinit dhe anasjelltas.
Snyder e zhvendos vëmendjen kah vendet dhe qeveritë e të cilëve kryen krimet dhe e përqendron në ato vende ku këto qeveri nënshkruan marrëveshjet dhe ku më vonë luftuan njëra–tjetrën.
Gjermania dhe Rusia në përgjithësi vuajtën më pak sesa vendet që gjeografikisht ndodhen midis tyre (kishte më shumë hebrenj në Lodz të Polonisë, sesa në Berlin dhe në Vjenë, të marrë së bashku). Nuk kishte cep të asaj që tani është Bjellorusia dhe Ukraina që u shpëtuan tmerreve të luftës. Kurse, një pjesë e madhe e Gjermanisë, dhe madje, një pjesë akoma më e madhe e Rusisë nuk u prek, të paktën fizikisht, nga lufta.
Ai gjithashtu korrigjon ekzagjerimet, keqkuptimet dhe thjeshtëzimet. Zakonisht është trajtimi i egër si skllevër i të burgosurve në kampet e përqendrimit dhe përdorimi i dhomave të gazit, që konsiderohen si simbole të persekutimit nazist.
Por, përveçse mbytën me gaz dhe bënë të vdisnin nga puna e rëndë, gjermanët pushkatuan dhe shkaktuan vdekjen nga uria të miliona njerëzve. Vetëm brenda pak ditëve, më 1941, nazistët pushkatuan më shumë hebrenj në Lindje, se ç’kishin të burgosur në kampet e përqendrimit.
Libri ‘Toka të përgjakura’ ka ngjallur kritika nga ata që besojnë se Bashkimi Sovjetik, me gjithë gabimet që kishte, nuk mund të krahasohet me Rajhun e Tretë që shpiku gjenocidin etnik. Të bësh një krahasim të tillë, thonë ata, legjitimon ultranacionalistët në Evropën Lindore, të cilët nuk i japin shumë rëndësi Holokaustit, ekzagjerojnë vuajtjet e tyre dhe përpiqen t’i shmangen fajit për bashkëpunimin e tyre me Hitlerin.
Ky argumentim është i fuqishëm, por jo i saktë. Ka shumë që flasin budallallëqe për historinë, por Snyder nuk është një nga ata. Ai nuk vë në diskutim vendin qendror që zë Holokausti në historinë e shekullit XX. As nuk i anashkalon vuajtjet e sovjetikëve në duart e Hitlerit apo heroizmin e ushtarëve sovjetikë që shkatërruan Raihun e Tretë.
Ai hedh një tezë që ka nevojë të përforcohet, sidomos në Rusi, ku si opinioni publik, ashtu dhe ai zyrtar e kanë pikë të dobët udhëheqjen e Stalinit gjatë luftës. Vrasjet etnike në Bashkimin Sovjetik u bënë para se të themelohej Gjermania naziste. Stalini vërtet nuk ishte drejtpërdrejt përgjegjës për Holokaustin, por marrëveshja e tij me nazistët ua hapi rrugën vrasjeve të hebrenjve nga Hitleri në Lindje.
Libri i sinqertë dhe disi i veçantë i Snyderit, iu shmanget debateve propagandistike nëse Stalini ishte po aq i keq sa Hitleri, apo nëse vrasjet masive që sovjetikët kryen në Ukrainë apo tjetërkund janë të njëjta moralisht me shfarosjen e hebrenjve nga Hitleri.
Libri, në mënyrë të admirueshme, shpjegon dhe vendos në regjistrin e historisë të dyja perandoritë totalitare, të cilat i shndërruan qeniet njerëzore në numra dhe vdekjet e tyre në një hap të nevojshëm drejt një të ardhmeje më të mirë. Libri shpjegon me simpati, urtësi dhe analizë të mprehte, si ndodhi dhe kujt i ndodhi.
The Economist

Zattoo- 600
Similar topics
» Enver Hoxha
» Wolf Messing: Magjistari personal i Stalinit?
» Humbja e Hitlerit, dhe superfuqia e SH.B.A-ve
» Jeta e Hitlerit dhe Nazizmi
» “UFO” e Baltikut: Armë sekrete e Hitlerit!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi