“UFO” e Baltikut: Armë sekrete e Hitlerit!
Faqja 1 e 1

Ish-oficeri i marinës suedeze, njëkohësisht ekspert i historisë së Luftës së Dytë Botërore, Anders Autellus, ka thënë se imazhet hidrolokatore tregojnë se objekti misterioz në fund të Detit Baltik mund të jetë pjesë e sistemit nazist për të luftuar nëndetëset.
Sipas tij, ushtria gjermane në ujërat e Baltikut ka vendosur rrjeta teli të cilat kanë hutuar sistemet e radarit të forcave aleate, duke shkaktuar përplasjet e nëndetëseve të tyre. “UFO” e filmuar, në këtë kontekst, mund të jetë një spirancë ose baza e një pajisjeje të tillë që është menduar për të bllokuar nëndetëset britanike dhe ruse.
Në ditoren “Expressen”, Autellus ka thënë se struktura të ngjashme betoni e çeliku kanë ndërtuar edhe britanikët.Kjo zonë ka qenë vendimtare për makinerinë gjermane të luftës, sepse nga aty gjermanët kanë bartur shumë të mira, sidomos pajisjet për tanke e kamionë, pa të cilat ushtria gjermane nuk do të mund të përparonte.
Kjo pajisje tejkalon gjithçka që është gjetur deri tash e që ka paraqitur zbulim të rëndësishëm ushtarak. Kjo teori do të shpjegonte po ashtu se pse pajisjet e zhytësve nuk veprojnë në afërsi të këtij konstrukti prej betoni e çeliku të trashë.
Këtë ide e mbështetë edhe zhytësi Stefan Hogeborn, anëtar i ekipit “Ocean X”.“Kjo teori është kandidat i mirë për zgjidhjen e mundshme të këtij misteri. Objekti është vendosur drejtpërdrejt nën rrugën lundruese të anijeve. Mbase peshon shumë”, tha ai.
Problemi i vetëm në teorinë e Autellusit është madhësia e “UFO-s” së xhiruar.
Madhësia e objektit misterioz është rreth 70 metra, derisa ankorat dhe rrjetat gjermane ishin shumë më të vogla.“UFO” e Baltikut është zbuluar në maj të vitit të kaluar, përmes teknologjisë sonare. Forma e tij e pazakontë ka provokuar shumë spekulime. Madje disa duke e krahasuar edhe me anijen kozmike “Millennium Falcon“ nga filmi “Star Wars”.
Ndërsa, skeptikët kanë thënë se imazhet e pazakonta mund të jenë rezultat i kufizimeve të teknologjisë së përdorur e madje edhe rregullimit e pozicionimit jo të duhur të tyre.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Deti Baltik - UFO
» Humbja e Hitlerit, dhe superfuqia e SH.B.A-ve
» Jeta e Hitlerit dhe Nazizmi
» Kimia mes Stalinit dhe Hitlerit
» Bashkimi Europian ishte ëndër e Hitlerit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi