Te ndihesh mire!
Faqja 1 e 1
Te ndihesh mire!
Qaj që të ndihesh më mirë!
Qaj të ndihesh më mirë! Te qash te ben mire. Pervecse nje thenie mjaft popullore, tashme nje gje e tille eshte vertetuar edhe shkencerisht.
Sipas nje studimi te Universitetit te Floridas ne Tampa, te qash eshte po aq e nevojshme sa te besh seks per nje qenie humane. Te gjitha detajet e ketij studimi jane publikuar ne revisten shkencore “Current Directions in Psychological Science”.
Ne kerkim kane marre pjese 3 mije persona nga 30 vende te ndryshme. Ne perfundim te studimeve, 60-70 % e personave qe moren pjese deklaruan se pasi kishin qare, e ndien veten shume here me mire.
Njeriu: Drita dhe të ndjehurit
Lënda: Psikologji PsikologjiKur drita haset në kohë të gabuar te njerëzit, në mbrëmje apo natën, atëherë ora biollogjike çrregullohet, pasi ajo nuk e di më nëse është ditë apo natë pas të cilës të akordohet. Sapo bëhet natë, hormoni melatoninë ia tregon këtë qelizave të trupit, që këto të ndërmarrin proceset e nevojshme. Kafshët që janë aktive gjatë natës aktivizohen ndërsa qeniet që janë aktive gjatë ditës, si ç’është njeriu përgjumen.
Melatonina nuk është hormon gjumi por krijon mjedisin që e mundëson trurin të flejë në mënyrë cilësore. Por mjafton t'i nënshtrohemi për 10 minuta një drite të zakonshme natën, që shpërndarja e melatoninës në trup të pakësohet. Para së gjithash prodhimi i këtij hormoni ndërpritet menjëherë kur i nënshtrohemi dritës së bardhë të ftohtë. Llambat me bardhësi të ftohtë të heqin gjumin, pasi që rrezatojnë më tepër dritë të kaltër.
Deri në vitin 2002 mendohej se në retinë kishte vetëm dy lloj receptorësh shkopthi dhe dërcikthi, por më vonë u zbulua një fotoreceptor i tretë, i cili mat vetëm shkëlqimin dhe kundërvepron para së gjithash ndaj rriskës së kaltër të dritës. Ky fotoreceptor rrethditor përmban pigmentin e ndjeshëm ndaj dritës melanopsinë. Sapo ky regjistron dritë të kaltër, vë në lëvizje një ujëvarë hormonesh, gjë që pengon shpërndarjen e hormonit melatoninë. Receptorët melanopsinë gjenden edhe tek organizmat më të thjeshtë dhe janë të lidhura drejtpërdrejt me trurin, duke i dhënë taktin orës biollogjike.
Në një shkollë fillore të Hamburgut është bërë një eksperiment i një periudhe të gjatë me ndryshimin e forcës dhe temperaturës së dritës. Në mëngjes për të aktivizuar fëmijët mësuesja rregullon përmes sustash dritën duke sjellë një dritë me shkëlqim të bardhë të ftohtë prej 1000 Luks me një temperaturë drite prej 12 000 Kelvin. Kur ka trazira ajo e zbeh dritën në 500 Luks me një temperaturë drite prej 3 200 Kelvin. Nxënësit reagojnë ndaj ndryshimit të dritës që çon në uljen e zhurmës. Për t'u përqendruar në detyra ajo zgjedh veçanërisht një dritë të shkëlqyeshme 1 700 Luks me një temperaturë drite prej 6 200 Kelvin, e cila është shumë pranë dritës së ditës.
Drita me një rriskë të madhe në të kaltër vepron në mënyrë aktivuese. Bazuar në këtë dije shkencore janë krijuar disa llamba të reja LED në format xhepi. Mjaftojnë 15 minuta nën rrezatimin e kësaj llambe që të të largohet lodhja. Truri aktivizohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, po ashtu sikur pimë kafe.
BE ka vendosur para pak kohesh të mos përdorë më llambat klasike prej poçi, por pjesa më e madhe e llambave energjikursuese që do të zëvendësojnë të parat e kanë pikën kulminante të rrezatimit në spektër të kaltër. Nuk janë bërë hetime mbi pasojat e këtyre në mbrëmje.
Drita është një ilaç i ndërlikuar.
Në të ardhmen do të merret parasysh më tepër ora biollogjike duke ia përshtatur temperaturën e dritës, vaktit të ditës. Një ndër projektet në të cilin po punohet për këtë është PLACAR (Plasmalampen für circadiane Rhythmen) në "Leibniz-Institut für Plasmaforschung und Technologie".
Një përqafim, më efikas se një medikament
Një përqafim, më efikas se një medikament Në disa raste një përqafim është shumë herë më i vlefshëm se çdo lloj ilaçi në botë; të qetëson, largon dhimbjet dhe të bën menjëherë të ndihesh mirë.
Këtë e thonë një grup shkencëtarësh suedezë në një studim të prezantuar në Liverpul, me rastin e “British Association’s Festival of Science”. Nga rezultatet e kërkimit ka dalë në pah se kur lëkura ngrohet nga një tjetër trup përmes një përqafimi, dhimbjet zvogëlohen ndjeshëm.
Kështu shpjegohet për shembull se përse disa prindër përkëdhelin në mënyrë instiktive fëmijët, menjëherë pasi ata rrëzohen e vriten. Por, edhe një dorë në supe mund të jetë ngushëlluese në momente të vështira. Kërkuesit kanë zbuluar se fibrat nervorë që janë me shumicë në lëkurë, aktivizohen kur përkëdhelemi ose përqafohemi.
Praktikisht, në momentin kur marrim një përkëdhelje në trurin tonë transmetohen informacione, që provokojnë ndjenja pëlqimi në gjithë trupin.
Aktivizimi i këtyre fibrave të kënaqësisë, quajtur ndryshe edhe “C-fibre”, bllokojnë rrugën e atyre fibrave që transmetojnë mesazhet e dhembjes.
Shkencëtari Francis McGlone, nga “Unilever” (një kompani anglo-holandese, pronare e markave më të fuqishme për produktet e bukurisë) ka komentuar rezultatet e këtij studimi.
Sipas McGlone, një përqafim, ose përkëdhelje në flokë luan një rol shumë të rëndësishëm dhe të bën të ndihesh menjëherë më mirë.
A jeni të lumtur?
A jeni të lumtur? Fati apo lumturia është gjendja ku njeriu lirshëm mund të punoj, të rritet dhe zhvillohet lirshëm dhe me kualitet.
Te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata: "pasuria", "bukuria", "fuqia apo pozita" janë vendimtare që mund të bëjnë njeriun të lumtur, gjë e cila fare nuk është e vërtetë!
Gëzimi dhe pikëllimi, hareja dhe vuajtja, kënaqësia dhe dhimbja vazhdimisht janë të pranishëm në jetën tonë, dhe ato vetëm ndërrohen, zëvendësohen pandërprerë...
A mund të fshehni gëzimin e madh. Po ashtu është shumë vështirë të fshehet edhe pikëllimi dhe vuajtja. Sjelljet tona janë refleksione të botës sonë të brendshme. Të gjithë njerëzit dëshirojnë më tepër fat, lumturi. Madje edhe ata që janë të lumtur kërkojnë të bëhen dyfish më tepër të lumtur.
1. Punësoni mendjen tuaj
Njerëzit fatlum kanë mendje kreative dhe aktive
2. Mendoni si optimist
Gjithë njerëzit fatlum janë optimist. Optimizmi mund të kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet përderisa optimizmi përqendrohet në zgjidhje të problemit.
3. Qeshuni!
Të qeshesh ke mundësi në çdo kohë dhe në çdo vend. Emocionet paraqesin përzierjen e ndjenjave të brendshme dhe përgjigjen fizike në ato ndjenja. Pra nëse qesheni, truri automatikisht reagon dhe atë informatë e bartë në krejt organizmin tuaj.
4. Paramendoni (Imagjinoni)
Imagjinata është një nga mënyrat e mira për ta mashtruar trurin. Ndiheni shumë më të lumtur nëse ju kaplojnë mendimet pozitive ngase ritet niveli i serotoninës.
5. Detoksikoni mendimet negative
Përpiquni që çdo mendim negativ ta shndërroni në atë pozitiv. Mendimet negative e helmojnë organizmin dhe shkaktojnë ndryshime në tru. Si përgjigje për këto helmime vje gjendja e apatisë, depresionit, disponimi i keq si dhe disa pengesa tjera pskofizike.
6. Zgjedhni shoqërinë
Ekzistojnë grupe të ndryshme njerëzish që veprojnë negativisht. Ata vazhdimisht ankohen për diçka, vazhdimisht ju kritikojnë për diçka. Lirohuni nga njerëzit e tillë. Shoqërohuni me njerëz pozitiv.
Të gjithë e dimë se jeta është "e rëndë", e ata që janë negativ vazhdimisht e përkujtojnë këtë edhe kur e kanë të lehtë jetën!
7. Rregulli i artë!
Mbani mend këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më të keqe të mudshme, më të errët, rikthimi i gjendjes suaj vje në afat prej gjashtë muajve apo një viti. Gjendja rregullohet dhe përmërsohet vetvetiu.
8. Vazhdimisht merruni me gjëra të vogla që ju kënaqin
Është shumë interesante se çelës deri te fati është që rregullisht të merreni me atë që ju pëlqen. Kushtoni rëndësi edhe relaksimit tuaj psikofizik dhe relaksimit të shpirtit. Gjërat e vogla kreative që ju kënaqin janë në të njëjtën kohë pushim kreativ për ju.
Në vazhdim ja edhe gjashtë këshilla për zbrapsje të lodhjes dhe mbajtjen e disponimit të mire.
1. Pushoni para se të lodheni
2. Mësohuni të relaksoheni në vendin e punës.
3. Femrat duhet ta kenë parasysh se relaksimi i shpeshtë i kontribuon dukjes së tyre rinore.
4. Aplikoni këto katër shprehi të mira të punës:
a) Largoni nga tavolina e shkrimit letrat e panevojshme. Mbani vetëm ato që kanë të bëjnë me punët e drejtëpërdrejta.
b) Kryeni punët sipas rendit të rëndësisë.
c) Kur të përballeni me problemin në punë, përpiquni që, nëse këtë ua lejojnë rrethanat, ta zgjidhni në vend të ngjarjes.
d) Mësohuni ta organizoni punën, të jepni detyra bashkëpunë-torëve dhe ta mbikëqyrni punën e tyre.
5. Punoni me entuziazëm. Entuziazmi në punë i përzenë lodhjet dhe brengosjen.
6. Mbani mend se askush s'ka vdekur për shkak të mosfjetjes. Shqetësimi për shkak të pagjumësisë është shumë më shkatërruese për organizmin se vet pagjumësia.
Psikologjia e lumturise
Lumturia, kjo supermaci shpirterore per te cilen filozofet, psikologet, dijetaret e ndryshem kane folur pambarimisht po kthehet ne nje term “jetim”, sepse ne jeten e perditshme po verehen perhere e me shume sjellje “anti-lumturi”, vetvrasjet po shtohen me ritme te pandalshme, lufterat nuk po kane te sosur, menyrat e reja te jeteses dhe ritmi i shpejte i saj po shtojne sjelljet stresante dhe depresive. Ne keto situate mendja njerezore behet gjithnje e me shume mosbesuese dhe e shtyn qenien drejt labirinteve te thella dhe konfuze te mendimit per jeten dhe lumturine.
Ku ndodhet lumturia???!!!

Njerezimi ka arritur ta beje jeten shume dimensionale dhe perfshirjen ne te pothuaj te gjithanshme. Emancipimi i jetes ka bere qe njeriu, kjo krijese e larte, te eksploroje kozmosin, te informatizoje jeten, te depertoje ne imtesiste mikroskopike, etj. Njeriu krijoi perla te letersise, mrekullite arkitektonike, vepra te perjetshme arti, qe deshmojne anen me kreative dhe sublime te tij.
Siç shihet nga viti ne vit, nga nje kohe ne tjetren, jeta njerezore evoluon, njeriu nderron botekuptime, nderron aparencen dhe sjelljen e tij ne menyre qe jeten ta beje sa me te kendeshme dhe te rehatshme, por a e arriti lumturine?!
Shekulli XX-te ishte zeniti i zhvillimeve njerezore. Pikerisht ne kete shekull afirmohet si shkence psikologjia qe ka si objektiv studimin dhe mireqenien shpirterore te njeriut, nje jete me te mire, me me pak stres, me me shume mundesi qe çdo individ te afirmohet ne nje jete me te lumtur.
Psikologet servirnin njeri pas tjetrit teorite e tyre per njerezit, por ai qe mori me shume fame , qe beri promovimin me te gjere te psikologjise eshte Frojdi. Mjeku gjerman beri buje, sepse eksploroi tabute e vendosura nga shoqerite njerezore. Ai u perpoq te depertoje ne labirintet me te thella te psikikes njerezore. Duke e konsideruar njeriun nje qenie shume komplekse, qe here vepronte ne ndikimin e moralit, vetedijes dhe shpesh nen veprimin e instikteve, Frojdi vuri theksin ne rendesine dhe ndikimin e anes se pandergjegjshme te çdo individi dhe rolin e saj ne njohjen, sjelljen dhe te menduarit e gjithesecilit.
Frojdi shikonte instiktet si nje instance motivuese qe ushtrojne presion te vazhdueshem per plotesimin e tyre, mbi psikiken njerezore. Ai vuri theksin me shume tek instiktet biologjike- seksuale (çelsi i suksesit dhe i deshtimit te tij). Frojdi sugjeronte qe instiktet biologjike kane frenat e drejtimit te jetes. Frojdi thote qe lumturia arrihet atehere kur keto instikte plotesohen . Mosplotesimi i tyre ben qe njeriu te largohet prej harmonise individuale dhe mireqenia personale fillon e ç’ekuilibrohet, gje qe shpie ne nje kunfozion dhe mungese te lumturis.
Sigurisht, njeriu eshte krijesa me komplekse dhe per te gjetur rrugen drejt lumturis, te gjitha elementet perberes te tij duhet te jene ne harmoni. Pjesa instiktive eshte nje nga elementet e psikikes se njeriut, por jo vete psikika, prandaj edhe kerkesat qe shtron kjo pjese per plotesim, jane nje pjese e kerkesave te pergjithshme, me te cilat ndeshet psikika jone. Si mosplotesimi, ashtu edhe plotesimi pa kriter, ne kundershtim me interesat e “aktoreve” te tjere te psikikes sone, prish ekuilibra dhe çon ne çrregullime, qe shfaqen ne formen e anktheve dhe depresioneve te dryshme. Orientimi i drejte i instikteve njerezore eshte premise per ruajtjen e ekuilibrit psikik, e per pasoje i nje jete te qete e te lumtur. [/color]
[color=orange]Ndjenjat nuk duhet të fshihen
Njerëzit të cilët përjetojnë ndonjë humbje të madhe, duhet që t’i shprehin emocionet e tyre dhe jo t’i fshehin ato.
Një organizatë britanike e cila kujdeset për njerëzit të cilët përjetojnë ndonjë humbje të madhe, u ka bërë me dije klientëve të saj se është e zakonshme që pas humbjes së personit të dashur të shfaqen ndjenjat e pikëllimit, ndjeshmërisë dhe inatit.
Sipas tyre, shumica e njerëzve të cilët mbesin pa të dashurit e tyre në fillim ndjehen të nguruar dhe të shtangur, ndërsa më pastaj fillon periudha e kuptimit emocional të asaj që ka ndodhur.
Pikëllimi është përjetim individual dhe të gjithë njerëzve nuk mund t’u rekomandohen këshilla të njëjta. Disave u rekomandohet ta vazhdojnë punën me qëllim të largimit të vëmendjes nga ndodhia, ndërsa nga tjerët kërkohet ta lënë punën nëse janë në një situatë stresuese...
Sido që të jetë, e rëndësishme është që t’i shprehen ndjenjat të cilat janë shfaqje normale e pikëllimit, dhe të mos i fshehin ato, pasi që kjo nuk u shërben individëve në një situatë të vështirë jetësore.

Fikrro- 484
Similar topics
» "Edhe Vdekja qan"
» Për një gjumë më të mirë
» Joga për disponim të mirë
» Joga për gjumë të mirë
» Joga ilaçi më i mirë
» Për një gjumë më të mirë
» Joga për disponim të mirë
» Joga për gjumë të mirë
» Joga ilaçi më i mirë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi