EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Guret dhe ndikimi tek njeriu

Shko poshtë

Guret dhe ndikimi tek njeriu Empty Guret dhe ndikimi tek njeriu

Mesazh  Estilen 05.10.10 17:18




Guret e cmuar dhe forca e tyre tek njeriu...



Guret dhe ndikimi tek njeriu Llns9f10

Guret e cmuar grupohen sipas ngjyrave dhe funksionit qe ato luajne ne gjendjen shendetsore e psiqike tek njeriu.Por grupimi me i fundit i rendit ata edhe sipas shenjave te horoskopit.Perkatesite specifike te gureve e te kristaleve dhe efektet e tyre, nepermjet kristalterapise, u zbuluan mijera vjet me pare.

Ne qyteterimet antike, duke filluar nga Egjiptianet deri Majat, guret perdoreshin neper ceremoni per te percaktuar te ardhmen,si fatsjellese,si dhe per te sheruar semundjet.

Per te siguruar nje efekt te vlefshem nga nje gur, duhet te ndiqen disa rregulla perpara perdorimt te saj. Fillimisht guri duhet te jete “pastruar” duke e lare ne uje te rrjedhshem dhe pastaj vendoset ne nje ene te mbushur plot me uje, te ciles do i hidhet kripe e imet.

Lihet te "pushoje" te pakten per kater ore,duke perjashtuar rastet kur guri eshte poroz, te cilat eshte me mire te lihen ne argjile, per te evituar nje prishje te tyre.

Me tej guri shpelahet edhe nje here me uje te rrjedhshem dhe lihet te “marre energji” per pak kohe ne ajer te paster,nen rreatimin jo direkt te drites se diellit.
Ja nje klasifikim sipas shenjave te horoskopit


Guret me ngjyra nga e kuqja deri tek vjollca.(Rubini,Eliotropio,Korali i kuq)
Dashi

Guret dhe ndikimi tek njeriu 104

Ne qofte se ju duhet force dhe energji, duhet te kini besim tek Korali i Kuq dhe tek Rubini, te cilat do te rrisin vitalitetin tuaj.

Per te pastruar gjakun, veshkat, melcine duhet te zgjidhni Eliotropio, qe ju ndihmon te trasformoni enegjine seksuale ne krijmtari dhe per te luftuar stresin.Keta gure i shkojne ne ndihme shenjes se Dashit


Guret e gjelbert te shkelqyer (Smeraldi,Giaden jeshile,Tormalina Jeshile)Demi

Guret dhe ndikimi tek njeriu 5

Ketu futet Smeraldi, i cili ju sjelle dashuri, ekuiliber dhe mirekuptim,por edhe Giaden jeshile ju garantone kurajo, drejtesi, mencuri, pjekuri dhe jetegjatesi.

Smeraldi behet i vlefshem edhe ne sherimin e problemeve qe mund te keni me shikimin.Duhet te mbani Tormalina Jeshile per te mbajtur ne forme anen tuaj fizike, duke e pastruar trupin tuaj dhe duke ju siguruar para dhe sukses.Ndihmojne jashte mase shenjen e Demit


Guret ndricues me shkelqim .(Topazi,Agata,Kitrina)...
Binjaket

Guret dhe ndikimi tek njeriu 107100604

Topazi ka funksionin te kontrolloje ndjenjat dhe te stimuloje anen shpirterore.Agata, e cila ju ndihmone per te stimuluar mendjen dhe per te shtuar perqendrimin tuaj dhe do te behet e nevojshme si per punen ashtu edhe per studimet.

Ne qofte se deshironi nje humor te mire, gezim per te jetuar, krijmtari dhe iniciative, te jeni dinamike, te keni me vetebesim dhe forcen e duhur per te perballuar situacionet, Kitrina eshte guri i duhur.I pershtaten dhe ndihmojne shenjen e Binjakeve

Guret e bardhe.
(Perla,Adularia) .....
Gaforre

Guret dhe ndikimi tek njeriu B2038E-white-pearl-crystal-earring-bride-jewerly

Guri qe i pershtatet me shume shenjes se Gaforres eshte Perla, e cila ka funksionin te embelsoje, te qetesoje dhe te ekulibroje.

Per femrat qe deshirojne nje shtatzani ose duan te shtojne feminilitetin e tyre, zgjedhja me e mire do ishte Pietra di Luna (Guri I Henes ose Adularia).


Guret e verdhe dhe shume ndricuese(Diamanti,Ambra) Luani

Guret dhe ndikimi tek njeriu Diamond-jewellery992

Guri i Diamantit, me shkelqyesi nder te gjithe guret e tjere, perhap energji dhe perkrahje ne shendetin e te linderve te dobet duke e lehtesuar nga tensionet nervore dhe duke e filtruar organizmin nga toksinat e teperta.

Diamanti ndihmon gjithashtu ne meditim dhe per te percaktuar me mire si mund te realizohen deshirat tona.Pershtaten shkelqyeshem me shenjen e Luanit

Guret gri, jo te ndricuar.(Zafiri i zi,Guri Kunzite,Kuarci rutilato)Virgjeresha

Guret dhe ndikimi tek njeriu Rutilated%20Quartz

Guri i Zafirit,mund te jape energji per sherimin dhe dashuri per ata qe kane nevoje.Per te perforcuar kujtesen dhe per ta perdorur me se miri dhe ne menyre racionale, pevecse per te larguar pasigurine dhe friken me i pershtatshem do ishte Guri Kunzite.

Ne nivelin fizik jane te keshillueshme Kuarci rutilato, shume i vlefshem per lodhjen, ose Agata, qe konsiderohet nje gur shume energjik dhe shume e mire per te dhene force ne te gjitha nivelet.

Per te stimuluar krijmtarine dhe per te shtuar besimin ne vetvete eshte me e pershtatcme Ambra.Pershtaten shkelqyeshem me shenjen e Virgjereshes.

Guret jeshile..(Tormalina Jeshile,Opali,Malakite,Krisoprazio) Peshorja


Guret dhe ndikimi tek njeriu Penden10



Per dashurine eshte e keshillueshme Tormalina Jeshile, mundesisht e lidhur me nje zinxhir ose e vendosur ne nje unaze, qe ju ndikon edhe pak prakticitet.

Ne momentin qe ndjeheni poshte moralisht ju keshillohet te zgjidhni Opalin: ai do ju ndihmoje me shtimin e energjise.

I vlefshem per profesionin eshte Malakite, mban te qarte objektivin dhe perforcon kapacitetin kritik.

Per te permiresuar sensualitetin tuaj duhet ti drejtoheni Krisoprazio; per te terhequr dashurine nuk ka asgje me te mire se sa te mbash nje Kuarc te kuq te vendosur ne unaza, varese, byzylyke.Per Peshoren jane guret me ideale.

Guret me ngjyre te kuqe.(Rubini,Komiola,Rodokrozite,Agata) Akrepi

Guret dhe ndikimi tek njeriu 1373-31

Guri i Rubinit, ju mbron nga te gjitha negativitetet, per demtimet fizike ose semundje eshte agata, e cila favorizon rigjenerimin dhe rritjen, rezistencen trupore.

Korniola ndihmon te dobetit per te arritur qellimet e tyre, duke ju dhene shtytjen dhe ambicjen e duhur.Trasmeton nje pozitivitet, nje besim ne vetevete dhe eshte vecanerisht e vlefshme kunder shqetesime te organeve gjenitale, dhe kunder shqetesimeve nervore.

Per te terhequr dashurine duhet te vini Rodokrozite, e cila stimulon te qenit aktiv dhe spontan, dhe per te manifestuar ndjenjat.Shenja ku pershtaten keta lloi guresh eshte Akrepi.

Guret bojeqielli.(Turkeze,Axurite) Shigjetari

Guret dhe ndikimi tek njeriu Turquo10

Guri tipik i shenjes se Shigjetarit eshte Turkeze, e cila ka nje funksion tipik mbrojtes dhe garanton nje forme te mire per te gjithe trupin.

I vlefshem si ne dashuri, ashtu edhe ne profesion, per te zhvilluar intuiten, njohjen, mirekuptimin ndaj vetes dhe te tjereve eshte guri Axurite.


Guret e zinj dhe te erret.(Onice,Opali i zi,Tomalin Ziosidianen) Bricjapi

Guret dhe ndikimi tek njeriu Ladies%20black%20opal%20ring

Guri Onice,ndihmon te dobetit per te kaluar veshtiresi te ndryshme, duke i stimuluar vazhdimisht per te realizuar vetveten, dhe per rregulluar impulset seksuale.

Per tu karikuar me energji mund te zgjidhni Opalin e zi, i vlefshem edhe si stimulant dhe kunder depresionit.

Per profesionin eshte me mire guri Tormalin I Zi, guri I drejtimit, qe te ben te zot per te ndikuar tek personat e tjere.

Per shendetin ne fakt mund te zgjidhni Osidianen, e cila ndihmon kunder traumave dhe dhimbjeve.Te gjithe keta gure i ndihmojne fuqishem shenjen e Bricjapit.


Guret e erret, blu, vjollce dhe te zeze.(Kuarci blu,Zafiro blu,Kristali i Rokas)
Ujori

Guret dhe ndikimi tek njeriu RG_04

Kuarci Blu,i cili ndihmon per te sjelle rregull ne mendime dhe per te kthjelltesuar mendjen, ose Zafiro Blu eshte vecanerisht i nevojshem per shendetin ose per dashurine.

Kristali i Rokas, nje tip vecante kuarci, konsiderohet pastrues dhe mbrojtes dhe te dobeteve ju jep energji dhe force jetesore.Ujoret tek keta gure gjejne rinine e tyre


Guret bojeqielli dhe ndricues.(Ametista,Aquamarina) Peshqit

Guret dhe ndikimi tek njeriu Aquamarine_small

Peshqit,qe jane shume te ndjeshem,duhet te perdorin gure per tu mbrojtur, si per shembull, Ametista dhe Akuamarina, te konsideruara pikerisht si guret e shenjes, te cilat mbrojne te dobetit dhe rrisin energjine e tyre jetesore.

Ametista, ne vecanti eshte e nevojshme per te rritur vetebesimin, vetekontrollin dhe rritjen e kujteses.Per dashurine mund te jete i vlefshem mbajtja e nje Aquamarina e vendosur ne nje unaze ose ne nje varese, e cila ndihmon per te shprehur lirisht mendimet dhe ndjenjat.Pra keta gure ndihmojne shenjen e Peshkut
.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi