EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Guret e Zodiakut

Shko poshtë

Guret e Zodiakut Empty Guret e Zodiakut

Mesazh  Jon 28.06.08 14:21

Guret e Zodiakut

Perkatesite specifike te gureve dhe te kristaleve dhe efektet e tyre, nepermjet kristalterapise, u zbuluan mijera vjet me pare. Ne qyteterimet antike, duke filluar nga Egjiptianet deri Majat, guret perdoreshin neper ceremoni per te percaktuar te ardhmen, (runat per shembull), si fatsjellese dhe per te sheruar semundjet.

Per cdo shenje te zodiakut jane te bashkangjitur dhe guret, te cilat sherbejne per te larguar negativitetin e krijuara nga situatat e ndryshme te jetes se perditshme.

Per te siguruar nje efekt te vlefshem nga nje gur, duhet te ndiqen disa argumenta perpara perdorimt te saj. Fillimisht guri duhet te jete “pastruar” duke e lare ne uje te rrjedhshem dhe pastaj vendoset ne nje ene te mbushur plot me uje, te ciles do I hidhet kripe e imet.

Lihet te "pushoje" per te pakten per kater ore (duke perjashtuar rastet kur guri eshte poroz, te cilat eshte me mire te lihen ne argjile, per te evituar nje prishje te tyre.).

Me tej guri shpelahet edhe nje here me uje te rrjedhshem dhe lihet te “marre energji” per pak kohe ne ajer te paster dhe nen driten e diellit, por jo ne menyre direkte.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Guret e Zodiakut Empty Re: Guret e Zodiakut

Mesazh  Jon 15.01.09 22:31

Dashi

Shenja e Dashit, e drejtuar nga Marsi, i jane te bashkangjitur te gjitha guret qe hapesira e ngjyrave leviz nga e kuqja e hapur deri tek vjollca.

Ne qofte se ju duhet force dhe energji, duhet te kini besim tek Korali I Kuq dhe tek Rubini, te cilat do te rrisin vitalitetin tuaj.

Per te pastruar gjakun, veshkat, melcine duhet te zgjidhni Eliotropio, qe ju ndihmon te trasformoni enegjine seksuale ne krijmtari dhe per te luftuar stresin.

Demi

Shenjes se Demit, i drejtuar nga Venusi, i jane bashkangjitur te gjithe guret jeshil, jane pikerisht ngjyrat e Venusit.

Keshtu qe mund te zgjidhni Smeraldin, i cili do ju sjelle dashuri, ekuiliber dhe mirekuptim, ose mund te zgjidhni Giaden jeshile qe do ju garantoje kurajo, drejtesi, mencuri, pjekuri dhe jetegjatesi.

Smeraldi do te behet i vlefshem edhe ne sherimin e problemeve qe mund te keni me shikimin.

Duhet te vishni Tormalina Jeshile per te mbajtur ne forme formen tuaj fizike, duke e pastruar trupin tuaj dhe duke ju siguruar para dhe sukses.

Binjaket

Shenjes se Binjakeve, te drejtuar nga Merkuri, i jane bashkangjitur te gjithe guret ndricues dhe te verdhe.

I pershtatshem per shenjen tuaj eshte Topazi , i cili ka funksionin te kontrolloje ndjenjat dhe te stimuloje anen shpirterore.

Bashkangjitur me Merkurin, mund te zgjidhni edhe Agata, e cila do ju ndihmoje per te stimuluar mendjen dhe per te shtuar perqendrimin tuaj dhe do te behet e nevojshme si per punen ashtu edhe per studimet.

Ne qofte se deshironi nje humor te mire, gezim per te jetuar, krijmtari dhe iniciative, te jeni dinamike, te keni me vetebesim dhe forcen e duhur per te perballuar situacionet, Kitrina eshte guri I duhur

Gaforrja

Shenjes se Gaforres, e drejtuar nga Hena, i bashkangjiten guret e bardhe.
Guri qe i pershtatet me shume shenjes tuaj eshte Perla, e cila ka funksionin te embelsoje, te qetesoje dhe te ekulibroje.

Per femrat qe deshirojne nje shtatzani ose duan te shtojne feminilitetin e tyre, zgjedhja me e mire do ishte Pietra di Luna (Guri i Henes ose Adularia).

Luani

Shenjes se Luanit, te drejtuar nga Dielli, i bashkengjiten guret e verdhe dhe shume ndricuese.

Guri simbol i shenjes eshte diamanti, me shkelqyesi nder te gjithe guret e tjere, e cila perhap energji dhe perkrahje ne shendetin e te lindureve nen kete shenje, duke e lehtesuar nga tensionet nervore dhe duke e filtruar organizmin nga toksinat e teperta.

Diamanti ndihmon gjithashtu ne meditim dhe per te percaktuar me mire si mund te realizohen deshirat tona.

Per te stimuluar krijmtarine dhe per te shtuar besimin ne vetvete eshte me e pershtatahme Ambra.

Virgjeresha

Shenjes se Virgjereshes, e drejtuar nga Merkuri, jane te bashkengjitura guret gri, jo te ndricuar.

Guri i shenjes eshte konsideruar Safiri, i cili mund te jap energji per sherimin dhe dashuri per ata qe kane nevoje.

Per te perforcuar kujtesen dhe per ta perdorur me se miri dhe ne menyre racionale, pevecse per te larguar pasigurine dhe friken me i pershtatshem do ishte guri Kunzite.

Ne nivelin fizik jane te keshillueshme Kuarci rutilato, shume i vlefshem per lodhjen, ose Agata, qe konsiderohet nje gur shume energjike dhe shume i mire per te dhene force ne te gjitha nivelet.

Peshorja

Shenjes se Peshores, e drejtuar nga Venusi, i jane bashkangjitur guret jeshile..
Per dashurine eshte e keshillueshme Tormalina Jeshile, mundesisht e lidhur me nje zinxhir ose e vendosur ne nje unaze.

Ne momentin qe ndjeheni poshte moralisht ju keshillohet te zgjidhni Opalin: ai do ju ndihmoje me shtimin e energjise.

I vlefshem per profesionin eshte Malakite, mban te qarte objektivin dhe perforcon kapacitetin kritik.

Per te permiresuar sensualitetin tuaj duhet ti drejtoheni Krisoprazio; per te terhequr dashurine nuk ka asgje me te mire se sa te mbash nje Kuarc te kuq te vendosur ne unaza, varese, byzylyke.

Akrepi

Akrepit, i drejtuar nga Plutoni, i bashkangjiten guret me ngjyre te kuqe.
Guri i kesaj shenje eshte rubini, qe ju mbron nga te gjitha negativitetet, per demtimet fizike ose semundje eshte agata, e cila favorizon rigjenerimin dhe rritjen, rezistencen trupore.

Korniola ndihmon te dobetit per te arritur qellimet e tyre, duke ju dhene shtytjen dhe ambicjen e duhur.

Trasmeton nje pozitivitet, nje besim ne vetevete dhe eshte vecanerisht e vlefshme kunder shqetesime te organeve gjenitale, dhe kunder shqetesimeve nervore.

Per te terhequr dashurine duhet te vini Rodokrozite, e cila stimulon te qenit aktiv dhe spontan, dhe per te manifestuar ndjenjat.

Shigjetari

Shigjetari, i drejtuar nga Jupiteri, i bashkangjiten guret bojeqielli.
Guri tipik i shenjes eshte Turkeze, e cila ka nje funksion tipik mbrojtes dhe garanton nje forme te mire per te gjithe trupin.

I vlefshem si ne dashuri, ashtu edhe ne profesion, per te zhvilluar intuiten, njohjen, mirekuptimin ndaj vetes dhe te tjereve eshte guri Axurite.

Bricjapi

Shenjes se Bricjapit, te drejtuar nga Saturni, i jane bashkangjitur guret e zinj dhe te erret.

Guri tipik i shenjes eshte Onice, e cila ndihmon te dobetit per te kaluar veshtiresi te ndryshme, duke i stimuluar vazhdimisht per te realizuar vetveten, dhe per rregulluar impulset seksuale

Per tu mbushur me energji mund te zgjidhni Opalin e zi, i vlefshem edhe si stimulant dhe kunder depresionit.

Per profesionin eshte me i mire guri Tormalin i Zi, guri i drejtimit, qe te ben te zot per te ndikuar tek personat e tjere.

Per shendetin ne fakt mund te zgjidhni Osidianen, e cila ndihmon kunder traumave dhe dhimbjeve.

Ujori

Shenjes se Ujorit, i drejtuar nga Urani, i bashkangjiten guret e erret, blu, vjollce dhe te zeza.

Zakonisht guri i bashkangjitur Ujorit eshte Kuarci, e cila ndihmon per te sjelle rregull ne mendime dhe per te kthjelltesuar mendjen, ose Zafiro Blu eshte vecanerisht i nevojshem per shendetin ose per dashurine.

Kristali i Rokas, nje tip i vecante kuarci, konsiderohet pastrues dhe mbrojtes dhe te dobeteve ju jep energji dhe force jetesore.

Peshqit

Shenjes se Peshqeve, te drejtuar nga Neptuni, i bashkangjiten guret bojeqielli dhe ndricues.

Peshqit jane shume te ndjeshem dhe prandaj duhet te perdorin gure per tu mbrojtur, si per shembull, Ametista dhe Akuamarina, te konsideruara pikerisht si guret e shenjes, te cilat mbrojne te dobetit dhe rrisin energjine e tyre jetesore.

Ametista, ne vecanti eshte e nevojshme per te rritur vetebesimin, vetekontrollin dhe rritjen e kujteses.

Per dashurine mund te jete i vlefshem mbajtja e nje akuamarina e vendosur ne nje unaze ose ne nje varese, e cila ndihmon per te shprehur lirisht mendimet dhe ndjenjat.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi