EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jam rrëmbyer shumë herë nga jashtëtokësorët

Shko poshtë

Jam rrëmbyer shumë herë nga jashtëtokësorët Empty Jam rrëmbyer shumë herë nga jashtëtokësorët

Mesazh  Zattoo 01.06.14 9:35

Jam rrëmbyer shumë herë nga jashtëtokësorët Gr_1202

Gruaja që pretendon se është rrëmbyer nga jashtëtokësorët “më shumë herë se që mund të numërojë”, thotë se jeta saj është shkatërruar, pasi ka migrenë dhe ndjehet keq.

Hilary Porter thotë se është rrëmbyer për herë të parë kur ishte vetëm pesë vjeçe dhe, që atëherë, më nuk është lënë e qetë. “Kam qenë pre e rrëmbimeve të jashtëtokësorëve” thotë gruaja 67 vjeçare, duke shtuar se “nuk e kam zgjedhur këtë jetë”. “Për herë të parë më ka rrëmbyer jashtëtokësori në formë zvarraniku, ndërsa po luaja në barë”, shpjegon ajo WalesOnline, ndërsa ka skicuar disa nga kujtimet e saj me jashtëtokësorë, transmeton Telegrafi. Në një skicë ku shihet një jashtëtokësor me dorë të ngritur, Hilary thotë se “e kishte vizituar një ditë kur ajo sapo e kishte vënë vajzën në gjumë”.

Jam rrëmbyer shumë herë nga jashtëtokësorët Alieni2

Shumë të kthjellët ajo e ka kujtimin kur është rrëmbyer në Kardif, derisa po shkonte në punë, kohën kur punonte në Ministrin e Mbrojtjes.

“Zgjohem me plagë dhe shenja të reja në trup”, ka thënë gruaja, duke shtuar se edhe në shtrat ka shenja gjaku. “Kam një metal në vënë në vesh”, thotë Hilary, gjë për të cilën mjekët i thonë se është dyllë, e madje edhe partneri saj me detektues metali thotë se nuk është dyllë. Hilary ka ndarë një pjesë të tregimit të saj, para fillimit të konferencës ndërkombëtare për Menaxhimin e Mendjeve Anormale, të të Kontaktuarve dhe të Rrëmbyerve.

Në këtë konferencë, që zhvillohet më 31 maj, pjesëmarrësit do të tregojnë përvojat e tyre e më pas tregimet e tyre do të krahasohen.

Jam rrëmbyer shumë herë nga jashtëtokësorët Alieni3

Vizatimet që Hilary Porter thotë t’i ketë bërë pas përvojave të saj me jashtëtokësorët.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi