EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paganizmi

2 posters

Shko poshtë

Paganizmi Empty Paganizmi

Mesazh  Black Angel 29.05.10 14:26

Paganizmi

Paganizmi B1708410

Paganizmi është një emërtim përmbledhës për sistemin e praktikave burimore tradicionale, dokesore e folklorike të një populli, kryesisht përpara se këto të asimiloheshin ose ndryshoheshin nga feja. Duke qenë se si i tillë emërtimi merr kuptim të ndryshëm në vartësi të gjeografisë dhe kombit përkatës, më poshtë trajtohet kuptimi i paganizmit shqiptar.

Paganizmi është hyjnizimi i vetive të natyrës dhe të njeriut. Zotat në paganizëm përfaqësonin përkatësisht lumenj, qiell, tokë, dete, pyje, ara etj. si dhe urrejtjen, dashurinë, dijen, gjakftohtësinë, frikën, trimërinë, shkathtësinë, plogështinë, aftësinë, pamundësinë, urtinë etj.

Në dallim nga fetë meslindore (nëse merren këto si kristalizim i monoteizmit, që përcaktohet si besim i verbër në absurd a pakuptueshmëri), paganizmi nuk shtron çështje besimi, por hyjnizon (pra, shpreh në formë zotash) natyrën dhe veçori të tjera të realitetit, për lehtësi interpretimi. Ai përbën mishërim të vetive e ndjesive, antropomorfizëm në shprehjen, shpjegimin dhe interpretimin organik të natyrës dhe dukurive.

Paganizmi shihet dhe praktikohet për funksionin kryesor që ky ka, rregullimin e jetës personale e shoqërore sipas një rendi natyror, me anë të ritualeve dhe studimit të natyrës dhe, në dallim nga fetë meslindore, nuk ka në vetvete për bazë besimin në "zot" (ndonëse ky mund të shërbejë si mjet për disa nga praktikuesit), sesa pikërisht shprehjen e dukurive në formë zotash, ndaj dhe për shkak të kësaj strukture të veçantë nuk përfshihet nën teizëm.
Black Angel
Black Angel

10


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paganizmi Empty Re: Paganizmi

Mesazh  Ahmed-P. 18.08.13 20:26

Ashtu si fete, edhe paganizmi e ka fillin tek besimi ne nje Zot. Nga vet fakti se njeriu i pare nuk ishte pagan. Kur Ademi (Adami-qe dmth. Njeriu) ndertoi Qaben me ndihmen e engjejve, e ndertoi per nje qellim dhe pasardhesit e tij filluan te vendoseshin rreth e qark.

Me kalimin e kohes, me shtimin e popullsise, njerezit fillojne te shperndahen, duke marre me vete copa guri prej saj. Keto tulla kaloheshin brez pas brezi per shekuj keshtu qe njohurite rreth tyre pakesoheshin.

Te vjetrit keshillon te rinjte qe ti ruajne ato gure dhe tua kalojne femijeve te tyre. Keto njerez duke trasheguar guret dhe historine e tyre, fillojne ti adhurojne, fillimisht si pjese te Shtepise se Zotit, kurse me vone si zota.(Martin Lings)

Keshtu vijme deri te Ibrahimi (Abrahami) i cili me te birin e rindertojne Shtepine e Zotit dhe me te edhe themelet e feve qe i kemi tani, qe e kane prejardhjen prej Zotit.

Me vone, prap, me kalimin e kohes, kjo shtepi shfrytezohet si tempull per ruajtjen e zotave prej guri dhe druri. Esenca e monoteizmit eshte trashegur brez pas brezi, por me kalimin e kohes jane bere ndryshime te medha per shkak te harreses...prandaj edhe Zoti dergonte robetit e Tij te zgjedhur qe te ngrejne zerin per te drejten dhe te verteten.

Hyjnizimi i natyres ka ardhur si pasoje e "papunsise" se te pareve, te cilet jane munduar te shpikin gjera. Edhe paganet kane besuar ne nje Zot, ndonese ne menyre tjeter, jo duke e lutur Krijuesin, por duke kerkuar ndihme prej krijesave.
Ahmed-P.
Ahmed-P.

"ai qe nuk pret asgje nga jeta, nuk zhgenjehet kurre"

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi