EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paganizmi

4 posters

Shko poshtë

Paganizmi Empty Paganizmi

Mesazh  Neo 04.05.10 11:28

Paganizmi

Paganizmi 011

Paganizmi (nga lat. paganus, "katundar, fshatar" nga fjala pagus - fshat) është një emërtim që tregon një radhë të gjërë besimesh dhe ushtrimesh shpirtërore apo fetare të feve natyrore (animizmi) ose politeiste, të kundërta me fetë monoteiste Abrahamike.

Me ardhjen e Krishtërimit në Evropë, paganë quheshin ata që nuk pranonin fenë e re monoteiste, dhe këta ishin pikërisht katundarët, apo ata që ishin të lidhur më ngushtë me traditën (trashëgiminë) e vjetër, me kultin e natyrës, që bazohej mbi elementet dhe në harmoninë me stinët e vitit.

Paganizmi është një fe e bazuar mbi një "besimtari te toka", apo në nderimin dhe dëgjimin e natyrës.

Emërtimi paganizëm përdoret sot për të treguar fetë evropiane të para krishtere.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paganizmi Empty Re: Paganizmi

Mesazh  Estilen 04.05.10 16:40

Shume i pasakte dhe injorues komenti i mesiperme per paganizmin

“Kalendari primitiv”:i paganeve shqiptare.dhe jo aq katundare sa thuhej me siper.
Valle pse e kane detyruar shqiptarin te besoi ne Krishterim dhe Islam..!!?

Mënyrë shumë e vjetër dhe origjinale e të ndarit të kohës.(nga kjo vertetohet se ne kemi pas nje kulture te hershme Pagane.)

Paraqitja dhe bërja e ditur e këtij kalendari primitiv të popullit shqiptar është shumë e rëndësishme, pasi në bazë të tij jo vetëm organizohej jeta dhe koha ndër shqiptarët, por njëkohësisht pas tij grupohej edhe një pjesë e rëndësishme e folklorit muzikor popullor i cili interpretohej në to.

Kalendar popullor

- Në kohëra të vjetra populli ynë ka përdorur një kalendar origjinal mjaft interesant, gjurmët e të cilit janë ruajtur deri vonë. Veçantia themelore e këtij kalendari popullor është lidhja e ngushtë me fenomenet e natyrës dhe me veprimtarinë praktike, pa ndikime fetare ose autoritare.

Bazë e kalendarit është viti, që është periudha e ndërrimit të stinëve. Viti është baraz me 365 ditë, të ndara kështu: 3 ditë janë festat për fillimin e vitit ("kryet e motmotit"), 180 ditë janë të verës, 2 ditë janë festat e mesit të vitit dhe 180 ditë janë të dimrit.

Shihet që nga ana astronomike kalendari nuk është i saktë dhe prandaj me kalimin e kohës datat luanin nga fenomenet që paraqisnin.(1) Nuk dihej si rregullohej ky mënjanim.

Secila nga dy gjysmat e vitit (mund t'i quajmë stinë) ndahej në 4 pjesë me nga 45 ditë secila. Emrat e disa prej këtyre pjesëve (mund t'i quajmë muaj) janë mjaft të goditur. Kështu janë korriku, djegaguri dhe vjeshta - të verës; brymsi, ngrijsi dhe pranvera - të dimrit.

Në kohët e mëvonshme mbi këtë kalendar të vjetër ndikuan kalendarët e tjerë më të përsosur, u futën emrat e disa festave e të tjera.

Ndër këto festime të rëndësishme muziko-folklorike përmendim festimet e “Mjedisit të Dimrit” dhe “Mjedisit të Verës”, “Ditën e Shëngjergjit” etj.

Sipas Zojzit: "dy stinët e mëdha të vjetit numrojnë nga 180 ditë sejcila: 180 dit verë dhe 180 dit dimën. Ndër këto dit nuk numrojmë tri ditët e festimit të Shëngjergjit dhe dy ditët e festimit të Sh. Mitrit ose Shmartit".

“Mjedisi i Verës dhe ai i Dimrit” bien përkatësisht në të 90 ditë pas Shën Gjergjit dhe të Shmitrit".

Për konceptin popullor të të ndarit të kohës ka vetëm dy stinë: vera fillon në Shën Gjergj dhe mbaron në Shën Mitër; dhe dimri fillon në Shënmitër dhe mbaron në Shën Gjergj. Kalendari primitiv nuk njeh stinë të ndërmjetme.

Në Jug të Shqipërisë, banorët pajtonin barinjtë për të kullotur bagëtitë duke u nisur nga këta dy orientues bazë.

Më tej “Ditët e Javës” ndahen në:

E Dielë që lidhet me Diellin apo Dita e Diellit.
E Hënë që lidhet me Hënën ose Dita e Hënës
E Marta kushtuar Zotit Mart.
E Mërkura kushtuar Mërkurit
E Enjte ?
E Premte- Prendës-Venusit
E Shtuna kushtuar Saturnit.


Edituar për herë të fundit nga estilen në 04.05.10 21:33, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paganizmi Empty Re: Paganizmi

Mesazh  Estilen 04.05.10 16:49

Kalendari i vjetër pagan i tokës, është njëri prej dy kalendarëve kryesorë kombëtarë përdorur deri vonë në të gjithë krahinat tona duke i rezistuar presionit të vazhdueshëm institucional fetar deri në komunizëm kur dhe u zhduk.

Duke qenë se merr për bazë ciklet e Tokës, me karakter të qartë bujqësor, merr emrin Bujku.

Mbështetur në të dhënat që kemi për të, ne përdorim një skemë ballafaquese me kalendarin tjetër pagan. Në rrethin e portokalltë për Bujkun, drejtimet janë si vijon:


Bujku

Viti: 8 muaj / 365 ditë (366 një herë në katër vjet)
Muaji: 45 kohë (ditë)
Java: 7 kohë (e hëna e para)
Koha: 12 pashë (ose herë) (6 pashë ditë, 6 pashë natë)


Të parët tanë kishin këtë kalendar të bazuar në ciklet e Tokës. Datat 6, 7 dhe 8 maj sipas kalendarit të sotëm ishin festat e fillimit të vitit të ri. Këto tri ditë nuk përfshihen në asnjërin nga muajt, por së bashku quhen "Kryet e Motmotit" apo njëfjalas "Kryevit". Pra viti fillonte me kohën e ngrohtë sikundër dita fillon me ndritjen e qiellit.

Muajt e verës zgjasin si në vijim (në përqasje me kalendarin e sotëm):

1. Veror - 9 maj deri më 22 qershor.
2. Korrik - 23 qershor deri më 6 gusht
3. Djegagur - 7 gusht deri më 20 shtator
4. Vjeshtë - 21 shtator deri më 4 nëntor

Më 5 dhe 6 nëntor të të sotmit janë festat e Mesvitit të Bujkut. Po ashtu këto dy ditë nuk bëjnë pjesë në asnjërin nga muajt e Bujkut. Këtu mbaron stina e verës dhe fillon ajo e dimrit.

Muajt e dimrit zgjasin si në vijim:

1. Bryms - 7 nëntor deri më 21 dhjetor
2. Dimror - 22 dhjetor deri më 4 shkurt
3. Ngrijs - 5 shkurt deri më 21 mars
4. Pranverë - 22 mars deri më 5 maj

Data e parë e çdo muaji është festë ose së paku gjendet pranë një feste të caktuar.

-Më 1 veror është fillimi i vitit të ri, Kryeviti
-më 1 korrik dita më e gjatë e vitit,
-më 1 djegagur është Mesvera që ka largësi të njëjtë ditësh si nga fillimi i verës ashtu edhe nga fundi i verës dhe është koha më e nxehtë e vitit,
-më datën 1 vjeshtë i bie barasnata vjeshtore kur dita dhe nata janë të barabarta,
-më 1 bryms fillon stina e dimrit,
-më 1 dimëror i bie nata më e gjatë e vitit dhe koha kur dita fillon të zgjatet,
-më 1 ngrijs është dita e Mesdimrit që ka largësi të njëjtë ditësh si nga nata më e gjatë e vitit ashtu edhe nga barasnata pranverore,
-dhe më datën 1 pranverë është barasnata pranverore kur nata dhe dita janë të barabarta.

Që të gjithë muajt e Bujkut janë të barabartë, nga 45 ditë. Ditët e javës mbesin ashtu siç janë dhe sot dhe vazhdojnë me të njëjtën renditje që kanë pasur.

Dita e Mesdimrit edhe pse bie me datën 1 ngrijs, në çdo të katërtin vit mbahet si ditë më vete dhe nuk bën pjesë në asnjë muaj, ngjashëm sikur Kryeviti dhe Mesviti, ndërkaq e nesërmja llogaritet si data 1 ngrijs, duke e bërë këtë një vit të brishtë, pra me një ditë më shumë.

Vitet njehsohen ashtu si më parë. Për më saktë: data 9 maj 2007 sipas kalendarit aktual, i bie të jetë data 1 veror 2007 sipas Bujkut.

Disa dukuri natyrore në kalendarin Hyllveg, tek Bujku janë 45 ditë apo një muaj më vonë, sepse Bujku bazohet në ciklet e Tokës edhepse i përshtatet cikleve diellore.

P.sh. Mesvera e Bujkut është 45 ditë pas asaj të Hyllvegut sepse mesi i verës sipas Hyllvegut që ndjek ciklin diellor bie saktësisht më 22 qershor kur është dita më e gjatë e vitit dhe kur Dielli vrojtohet në pikën më të lartë të qiellit.

Ndërsa sipas ciklit tokësor është vapa më e madhe dhe të korrat që merren për referim dhe kjo bie në kohën e Mesverës së Bujkut. E njëjta gjë vlen edhe për fillimin e stinëve si dhe për Mesdimrin.



Paganizmi Attachment

Ky eshte Kalendari me i vjeter Pagan


avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paganizmi Empty Kalendari i sotem Pagan

Mesazh  Estilen 04.05.10 17:11

Kalendari i sotem Pagan

Hyllvegu

Viti: 12 muaj / 365 ditë (366 një herë në katër vjet)
Muaji: 30-31 ditë (shkurt 28-29)
Java: 7 ditë (e hëna e para)
Dita: 24 herë (12 herë ditë, 12 herë natë)


Hyllvegu është standardizim i kalendarit festiv shqiptar sipas cikleve diellore. Duke vrojtuar modelin e festave shqiptare të shpërndara gjatë vitit vihet re se ato kryhen sipas një rregullsie që ndjek ciklin diellor.

Kjo rregullsi pas ciklit diellor tregon dhe zbatimin e pavetëdijshëm mbarëpopullor të një kalendari të vjetër në rite pagane, i cili pavarësisht përpjekjeve për dobësim, apo zhdukje prej institucioneve fetare apo administrative pushtuese, nëse hetohet me kujdes, ndonëse ende i pazyrtarizuar ruan me ngulm thelbin e vet të pandryshuar që prej lashtësisë.

Festat mbi të cilat ngrihet Hyllvegu janë në dimër: fundshtatori me barasnatën e vjeshtës kur mbahet Plugimi dhe Dita e Bletëve; funddhjetori që vjen me 2 javët e Mesdimrit, Buzmit dhe festës së ujqve.

Ato nisin nga data 25 dhjetor e ndjekin solsticin dimëror deri në 6 janar. Festa e njeriut-ujk, Ulknirit, paraqet egërsinë e natyrës në dimër dhe njësohet me djem veshur në lëkurë ujqish që shkaktojnë trazira përgjatë 2 javëve të Mesdimrit - me rrënjë thellë në lashtësinë ilire.

Në verë: fundmarsi me Ditën e Verës dhe veroret e vajzave ndjek barasnatën pranverore në 21 të muajit. Në fund të qershorit vijojnë dy javët e Mesverës për solsticin veror me të Korrunat, të Qethat, therjen e bagëtisë, Natën e Verës, Rrëshajën e gjarpërinjve dhe në të parat e korrikut buçasin festimet e kultit të Diellit me zjarrndezje në majat e larta malore gjatë natës dhe zjarret e tymit në fusha.

Viti në Hyllveg ndjek kalendarin e sotëm e nis më 1 janar dhe mbaron në 31 dhjetor, por ka vetëm dy stinë, verën dhe dimrin. Vera nis me barasnatën e 21 marsit dhe mbaron në barasnatën e 23 shtatorit.

Që prej aty e në mars gjysma tjetër e vitit është dimër. Në dy solsticet Hyllvegu shënon dy festat e mëdha të Mesverës dhe Mesdimrit. Renditja e muajve ecën gjithashtu sipas kalendarit të sotëm duke ruajtur dhe të gjithë rregullat e tjera të tij.


Festimet kryesore

2 javë të Mesdimrit dhe Ulknirit

25 dhjetor – Kërshëndellat (22), Buzmi I
1 janar - Kryeviti, Motmoti, Viti i Ri, Buzmi II
6 janar – Beniku, Buzmi III

21 mars - Dita e Verës, Veroret, Dita e Luleve

(Plakat)

2 javë të Mesverës, të Korrunat, Dielli

24 qershor – Nata e Verës, Të Korrunat, Të qethat
1 korrik – Rrëshajat, Dielli
6 korrik - Dielli

(Djegaguri)

23 shtator - Dita e Dimrit, Dita e Bletëve, Plugimi


Sipas këtij caktimi të praktikës kombëtare gjatë shekujve, duke ndjekur ciklin diellor, edhe shpërndarja festive bëhet e vetëkuptueshme. Me ndarjen dystinëshe, Mesdimri dhe Mesvera bien në mes të stinëve të Hyllvegut, dhe dallojnë nga përkatëset e Bujkut me rreth 45 ditë, për shkak se i fundit feston në ciklin e tokës.

Shkëputmas pjesërisht nga karakteri bujqësor, në Hyllveg merret parasysh ana tradicionale dhe funksioni i festave në ditët e sotme. Në vijim të kësaj renditjeje çdo krahinë shqiptare ka dhe festa të tjera lokale që ndjekin veçoritë dhe doket e krahinës.

Simboli pagan i diellit (gremçi i Diellit), është i pasqyruar në shumë vendbanime të lashta pellazgo-ilire, gjithashtu është i pasqyruar akoma dhe sot në onamentet e grave në veshjet tradicionale shqiptare ( sidomos në Mat, Pukë. Mirditë, Bjeshkë, etj. ).

Veç kësaj nga ana funksionale, gremçi është vetë kalendari i thjeshtuar në simbol. Tregon lëvizjen e Tokës rreth Diellit (prandaj në qendër haset shpesh dhe me një rreth) dhe katër pikat kyçe të lëvizjes, dy barasnetët dhe dy solsticet (sot dhe ndarjen në katër stinë).

Është njëri nga dy simbolet kryesore të kultit ilir (pellazg), sepse ilirët kishin kult qendror Diellin (aq sa FANATIKET romakë shpesh na ngatërronin me mithraistët persë që kishin kult të ngjashëm). Simboli haset në disa variante, sipas frymëzimit, ky në fjalë është marrë për Hyllvegun.

Ka dhe popuj të tjerë që e përdorin si simbol, në këtë formë apo të tjera, por që s'kanë lidhje me kultin ilir, por me kulte të tyre apo interpretime të tyre, që mund ose s'mund të kenë ngjashmëri me tonin.

Veç përdorimit fillestar, shenja, si shumë të tjera në kultet popullore, përdoret si nuskë, gdhendje, ojnë, tatuazh etj. për fat, shëndet, mbarësi, identifikim ose dhe thjesht për arsye estetike, por të gjitha rrjedhin nga kulti vendor i Diellit.

Ne jemi nje popull Pagan,fete e tjera jane te mevoneshme dhe jane detyruar me dhune te pervetsohen nga i mjeri popull shqiptar.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paganizmi Empty Re: Paganizmi

Mesazh  Albaniaa 04.01.14 21:30

Paganizmi është një emërtim përmbledhës për sistemin e praktikave burimore tradicionale, dokesore e folklorike të një populli, kryesisht përpara se këto të asimiloheshin ose ndryshoheshin nga feja. Duke qenë se si i tillë emërtimi merr kuptim të ndryshëm në vartësi të gjeografisë dhe kombit përkatës, më poshtë trajtohet kuptimi i paganizmit shqiptar.

Paganizmi është hyjnizimi i vetive të natyrës dhe të njeriut. Zotat në paganizëm përfaqësonin përkatësisht lumenj, qiell, tokë, dete, pyje, ara etj. si dhe urrejtjen, dashurinë, dijen, gjakftohtësinë, frikën, trimërinë, shkathtësinë, plogështinë, aftësinë, pamundësinë, urtinë etj.

Në dallim nga fetë meslindore (nëse merren këto si kristalizim i monoteizmit, që përcaktohet si besim i verbër në absurd a pakuptueshmëri), paganizmi nuk shtron çështje besimi, por hyjnizon (pra, shpreh në formë zotash) natyrën dhe veçori të tjera të realitetit, për lehtësi interpretimi. Ai përbën mishërim të vetive e ndjesive, antropomorfizëm në shprehjen, shpjegimin dhe interpretimin organik të natyrës dhe dukurive.

Paganizmi shihet dhe praktikohet për funksionin kryesor që ky ka, rregullimin e jetës personale e shoqërore sipas një rendi natyror, me anë të ritualeve dhe studimit të natyrës dhe, në dallim nga fetë meslindore, nuk ka në vetvete për bazë besimin në "zot" (ndonëse ky mund të shërbejë si mjet për disa nga praktikuesit), sesa pikërisht shprehjen e dukurive në formë zotash, ndaj dhe për shkak të kësaj strukture të veçantë nuk përfshihet nën teizëm
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paganizmi Empty Re: Paganizmi

Mesazh  Elsavrana 05.01.14 18:17

MENDIMI IM...Kur ne ,njerezit i faleshim natyres, lumenjve, detrave, maleve, qiejve, diellit e henes apo dhe elementeve te tjere te na rrethojne, ishim shume me afer ZOTIT, e kishim shume te fuqishme shkendijen hyjnore...ishim me te paqme, me te paster dhe me te forte ne rrahjen e zemres(pulsi hyjnor) dhe me shpikjen e feve , ne nuk beme gje tjeter, por pranuam te percahemi, te urrehemi dhe te luftojme nen flamuj te shpikur ligesisht....pra e humbem pafajesine tone qe ishte dhe ura lidhese me Zotin. C'nuk shpikem per ta hedhur ne ere kete ure....dhe tani rrrekemi ta rindertojme. Dhe shpresoj se ne nje menyre apo ne tkjetren(Nuk kane rendesi mjete e punes apo materiali)....po ajo URE do te ndertohet. Per t'u bere te denje per ZOTIn...per t'u bashkuar me TE.
Elsavrana
Elsavrana

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paganizmi Empty Re: Paganizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi