EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ndikon hëna tek humori apo veprimet tona?

Shko poshtë

 A ndikon hëna tek humori apo veprimet tona? Empty A ndikon hëna tek humori apo veprimet tona?

Mesazh  Siroco 02.06.16 23:47

 A ndikon hëna tek humori apo veprimet tona? La-lune-va-sortir-le-grand-jeu_image_article_large

E rrethuar gjithmonë nga një atmosferë e mistershme, hëna dhe ndikimi i saj i mundshëm mbi sjelljen e njeriut, ka qenë objekt i magjepsjes stërgjyshore dhe spekullimeve mitike për shekuj me radhë.

Ndërsa hëna e plotë nuk mund t’i kthejë njerëzit në ujqër, disa njerëz bëjnë përgjegjës pikërisht satelitin e tokës, se iu ka shkaktuar një gjumë të keq gjatë një nate, apo u shkaktuar ndryshime fizike dhe mendore. Por a ka ndonjë fakt shkencor pas këtyre miteve?

Për të përcaktuar nëse fazat hënore prekin në ndonjë fare mënyre njerëzit, një grup  ndërkombëtar studiuesisht studiuan fëmijët, për të parë nëse modelet e tyre të gjumit ndryshonin apo nëse kishte ndonjë dallim në aktivitetet e tyre të përditshme. Rezultatet u botuan në “Frontiers in Pediatrics”.

“Ne supozuam se kryeja e këtij studimi mbi fëmijët do të ishte veçanërisht e më i rëndësishëm, për shkak se ata janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të sjelljes se sa të rriturit, dhe se nevojat e tyre për gjumë janë më të mëdha”- tha doktor Zhan Filip Kaput, nga Instituti i Kërkimeve në Ontarion Lindore në Kanada.

Studimi u krye mbi një total prej 5812 fëmijësh nga 5 kontinente. Fëmijët vinin nga një gamë e gjerë e niveleve ekonomike dhe social-kulturore, ndërsa u morën në shqyrtim variabla të tillë si mosha, gjinia, arsimi më i lartë prindëror, dita e matjes, indeksi i masës trupore, kohëzgjatja e gjumit të natës, niveli i aktivitetit fizik dhe koha totale e qëndrimit ulur.

Mbledhja e të dhënave ndodhi gjatë 28 muajve, çka është e barabartë me numrin e njëjtë të cikleve hënore. Ato u ndarë pastaj në tri faza hënore:hënës së plotë, gjysmë hënës dhe hënës së re. Gjetjet e përftuara nga studimi zbuluan se në përgjithësi, kohëzgjatja e gjumit të natës gjatë Hënës së plotë, në krahasim me hënën e re, raportoi një rënie mesatare prej 5 minutash (ose një shmangie prej 1 përqind). Ndërkohë që nuk pati ndryshime të ndjeshme të sjelljeve apo aktiviteteve të tjera.

“Studimi ynë ofron dëshmi bindëse, se hëna nuk duket të ndikojë tek sjellja e njerëzve. E vetmja gjetje e rëndësishme ishte ndryshimi prej 1 përqind i kohëzgjatjes së gjumit gjatë hënës së plotë, dhe kjo shpjegohet kryesisht nga madhësia e mostrës tonë të madhe që maksimizon fuqinë statistikore”, thotë Kaput.

Implikimi klinik i 5 minutave më pak gjumë gjatë Hënës së plotë, nuk paraqet një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin. “Në përgjithësi, unë mendoj se ne s’duhet të jemi të shqetësuar në lidhje me Hënën e plotë. Sjelljet tona janë të ndikuara në masë të madhe nga shumë faktorë të tjerë si gjenet, arsimimi, të ardhurat dhe aspektet psiko-sociale, në vend se nga forcat gravitacionale”-shtoi ai.

Ndërsa rezultatet e këtij studimi janë përfundimtare, polemika mbi hënën mund të rezultojë në kërkime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse biologjia jonë është në një farë mënyre të sinkronizuar me ciklin hënor, apo nëse hëna e plotë do të ketë ndikim më të madh tek njerëzit që vuajnë nga çrregullime mendore ose sëmundje fizike.

“Folklori dhe madje edhe raste të caktuara të dijeve profesionale, sugjerojnë se çështjet e shëndetit mendor apo sjelljet e njerëzve dhe kafshëve, janë të prekura nga faza hënore. Pavarësisht nëse ka shkencë apo jo prapa miti, misteri i hënës do të vazhdojë të magjepsë qytetërimet edhe në vitet që do të vijnë”-tha ai.


Nga Fernando Bolanos
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi