Djegia spontane e njeriut
+8
nert
maqomaqo3
Berti69
gjilanasi
irma-miri@live.it
Pajtim
Elizza
Jon
12 posters
Faqja 1 e 1
Djegia spontane e njeriut
Djegia spontane e njeriut - Spontaneous Human Combustion
Bëhet fjalë për djegje të njerëzve në mënyrë spontane, ku djegia e njeriut bëhet nga "brenda", duke mos u përfshirë asnjë element i dukshëm nga jashtë, mjedisi mbetet i paprekur ose i prekur pak, ndërsa trupi përfundon në hi.
Ne tre shekujt e fundit, perafersishte 200 raste te fenomeneve te tilla jane pershkruar, por asnje shkencetare gjer me tani nuk ka arritur te shpjegoje perfundimishte se si ndodhe kjo.
Interpretimet nga parashkencat perfshijne denime hyjnore, reakcion zingjiresh atomik, dhe procese te panjohura te kemikaleve. Cfare lloj energjie eshte liruar qe mund te shkaktoje nje djegje spontane?
Individet qe ne menyre spontane digjen gjer ne vdekje pa ndonje shkak te dukshem, eshte njeri nga fenomenet me misterioze qe ekzistojne sot ne bote.
Edituar për herë të fundit nga Jon në 12.05.10 13:42, edituar 1 herë gjithsej
Jon- 1159
Re: Djegia spontane e njeriut
DJEGIA SPONTANE E NJERIUT
Lynne North
Historia njeh raste kur trupa njerëzor janë djegur vetiu me një vrull të tillë sa që janë kthyer në një grumbull hiri brenda pak minutave. Megjithëse kjo dukuri ka ndodhur herë pas here për shekuj me radhë, nuk ka një shpjegim të plotë se si dhe pse ndodh kjo. Në shek. 18 dhe 19, populli e shpjegonte këtë Djegie Spontane të Njeriut (DSN) si një formë shpagimi ose hakmarrjeje hyjnore.
Shumë kërkime të sotme përpiqen ta hedhin poshtë idenë e ekzistencës së kësaj dukurie, e cila, në fakt, nuk ndodh dhe aq rrallë sa duan të thonë disa. Rastet që dëshmohen nga doktorët dhe patologët vijnë duke u shtuar dhe do të kishte shumë më tepër raste të dëshmuara, në qoftë se nuk do të ekzistonte ngurimi se mos bëhen qesharakë nga kolegët profesionistë. Në asnjë rast DSN-të nuk janë të ngjashëm me njëri tjetrin dhe, megjithatë, ato kanë disa veçori të përbashkëta.
1. Shpejtësia e goditjes
Viktimat e DSN shpesh janë parë të gjallë pak para çastit që ata janë përfshirë nga një zjarr i pabesueshëm; një zjarr që digjet me një shpejtësi të tillë dhe që shoqërohet shpesh me tym të zi dhjami, që duket që shërben si lëndë djegëse dhe që nuk mund të shuhet me ujë.
2. Intensiteti
Trupi i njeriut nuk digjet lehtë, sidomos një trup i gjallë. Njerëz që vdesin në zjarr shpesh vuajnë vetëm djegie të pjesshme. Madje edhe në kushte djegieje shfarosëse skeleti mbetet pa u djegur. Kështu, psh, krematoriumet përdorin një temperaturë prej 2500 gradë Fahrenhait ose më shumë për tre deri katër orë dhe kockat përsëri mbeten pa u djegur. Për 12 orë djegie në temperaturën 3000 gradë Fahrenhait kockat nuk zhduken plotësisht. Si shpjegohet atëhere që trupi transformohet në një grumbull hiri brenda pak minutave nga DSN?
3. Zgjedhshmëria
Në rastin e DSN, shpesh ekstremitetet e trupit, duart ose këmbët, mbeten të paprekura. Ka raste kur trupi është djegur duke u transformuar në hi dhe rrobat nuk kanë pësuar asgjë. Janë gjetur trupa të karbonizuar mbi karrike ose shtretër të pa dëmtuar.
4. Efekti psikologjik
DSN duket se shoqërohet gjithmonë nga një ekstazë ose shtangësi e personit. Duket sikur viktima humbet menjëherë dëshirën për të jetuar. Në asnjë rast nuk është vënë re ndonjë përpjekje për t'i shpëtuar djegies. Viktimat duket se i nënshtrohen fatit me të nisur djegia.
Është e qartë se këtu ndodh diçka që është tej një zjarri normal. Pavarësisht nga ngjashmëritë, secili rast ka karakteristikat e veta unike, si të jetë vendosur të shmangë shpjegimet e plota. Ka raste vdekjesh nga djegia që janë kaq të çuditshme sa që i vetmi shpjegim i mundshëm është DSN.
Nga ana tjetër, akoma nuk njihet ndonjë mënyrë me anën e të cilit trupi i njeriut mund të gjenerojë nxehtësi të pabesueshme të nevojshme për t'u reduktuar në hi. Gjithashtu, në qoftë se një temperaturë e tillë do të ishte e mundshme, nuk është llogjike që materialet rrethues mbeten të paprekur.
Sidoqoftë, mister mund të mbetet edhe fakti se pas nisjes së zjarrit, ç'gjë e mban atë (zjarrin) të gjallë. Disa sugjerojnë rrymat e ajrit nga vatrat e zjarrit, po atëhere si shpjegohet që nuk digjen edhe rrobat?
Doktorët e shekujve të kaluar nuk e kishin aspak problem të pranonin DSN, ndonëse në shumicën e rasteve ata ja atribuonin këtë tymosjes dhe pirjes së tepruar.
Kjo pikpamje ishte shumë popullore me rritjen e lëvizjes kundër duhanit dhe pijeve. Referenca të DSN mund të gjeni në vepra të Marryat, Zolas, De Kuincit, Melviles dhe Dikensit.
Në librin e Dikensit "Shtëpia e Ftohtë", kopraci Kruk pëson këtë djegie makabre. Ashtu si edhe me shkrimtarët e tjerë, Dikensi e bazoi veprën e tij mbi një rast të famshëm. Rastin konkret Dikensi e kishte ndeshur gjatë periudhës kur kishte punuar si reporter, 20 vjet më parë.
Megjithëse teoria e alkolit ishte shumë popullore, ajo gjithashtu nuk ka shumë të ngjarë (fatmirësisht!). Edhe trupat e lyer me alkol do të digjeshin vetëm derisa të mos ishte mbaruar alkoli. Livingston Gearhart i SHBA ka sugjeruar se DSN shpesh korrespondon me rritje të intensitetit të fushës magnetike të Tokës. Dihet shumë pak mbi efektet që ushtrojnë ndryshimet magnetike në trupin e njeriut.
Sidoqoftë, studimi i Gerhart ka çuar në sugjerimin se zjarri i pazakontë i gjeneruar gjatë DSN mund të jetë ndonjë lloj shpërbërjeje molekulare ose kimike të trupit të njeriut. Kjo ide mund të ketë të vërteta përderisa djegia spontane në natyrë pranohet si një dukuri natyrore.
Njihet rasti i djegies spontane të mullarëve të barit për shkak të fermentimit që ndodh nga lagështia brenda mullarit. Në brendësi zhvillohen bakterie që për shkak të fermentimit ngrejnë temperaturën.
Në qoftë se kjo temperaturë nuk del jashtë atëhere mullari tejnxehet, oksidohet dhe merr zjarr. Po kështu ndodh me koçekët, fabrikat e letrës dhe grumbujt e hekurishteve. Në disa raste, edhe qymyri pluhur mund të nxehet nga thithja e ajrit dhe mund të marrë flakë në mënyrë spontane.
Madje thuhet se edhe jashtëqitjet e zogjëve e kanë këtë veti dhe disa zjarre kishash i atribuohen ndezjes spontane të grumbullimeve vjeçare të këtyre mbeturinave në çatinë e tyre. Edhe dheu mund të digjet zakonisht për shkak të substancave naftëmbajtëse nën sipërfaqe.
Shkencëtarët dhe doktorët i pranojnë këto forma të djegies spontane, por refuzojnë të njohin mundësinë e DSN te njerëzit. Ata pranojnë që jo të gjitha rastet e djegies shpjegohen me shkaqe shkencore, por preferojnë nocionin e Djegies së Mbinatyrshme. Nocioni i djegies spontane te njerëzit duket i pamundur.
Në qoftë se DSN është e mundur, pavarësisht nga dyshimet shkencore, si mund të ndodhë dhe, me të nisur, ç'gjë e ushqen zjarrin?
Djegia spontane në natyrë nuk mund të na çojë në një shpjegim të DSN te njerëzit. Nuk mund të grumbullohen në trupat njerëzore të njëjtat bakterie për të prodhuar nxehtësi të mjaftueshme për të nisur djegien. Gazi i zorrëve mund të digjet, por për këtë nevojitet oksigjen.
Edhe kimikatet në trupin e njeriut mund të ndikojnë mbi gazin metan të pranishëm, por edhe ky ka nevojë për oksigjen që të digjet. Në qoftë se do të ishte shkaktar metani, sasia shumë e madhe e tij te lopët do të bënte që të kishim raste të shpërthimit të lopëve. Por kjo dukuri nuk ka ndodhur kurrë.
Disa thonë se DSN mund të shpjegohet si një aksident ose pakujdesi. Psh, rrëzimi i një reflektori ose rezistence, pirja e duhanit në shtrat ose shkëndija që dalin nga një sobë ose vatër zjarri. Por këto shpjegime nuk na e zgjidhin dot misterin sepse, thjesht, në raste të tilla rrobat do të digjeshin të parat. Si shpjegim tjetër i mundshëm është ofruar edhe rrufeja sferike.
Kjo mbështetet në teorinë se, në disa rrethana, rrufeja sferike, që është një dukuri natyrore, mund të manifestojë radiovale të shkurtra energjie të ngjashme me ato në një furrë me mikrovalë.
Në këtë mënyrë, sugjerohet se një person që ndodhet pranë rrufesë sferike ose vetëm pranë fushës së frekuencës valore të formuar nga një rrufe e tillë, mund të digjej për vdekje brenda rrobave të veta ose edhe madje brenda lëkurës së tij. Kjo teori ka diçka të ngjashme me teorinë e 'ndryshimit magnetik' të Gearhart. Gearhart zbulon me studimin e tij se DSN koinçidon me një rritje të menjëhershme e të papritur të intensitetit magnetik në fushën e Tokës, krahasuar me ditë më parë.
Këto teori e shpjegojnë gjerë e gjatë DSN, por asnjëra prej tyre nuk shpjegon se pse kjo dukuri ndodh kaq rrallë (fatmirësisht) ose se pse zjarri, me të nisur, mbetet aq i lokalizuar. Gjithashtu, megjithëse rrufeja sferike, po të kapet, shpërthen, ajo nuk jeton më shumë se një minutë, pra nuk ka se si të ketë këtë efekt shkatërrues.
Një mundësi tjetër shpjegimi është ofruar nga policia. DSN, thonë ata, mund të jetë rezultat i një krimi. Kriminelët e lyejnë viktimën me benzinë dhe i vënë flakën. Dihen plot raste kur trupi i njeriut digjet pa i vënë zjarrin dhomës. Megjithatë, në rastet e DSN trupi duket se digjet nga brenda jashtë dhe jo e anasjellta.
Vetë patologët bien dakord se, në disa raste, trupi mund të prodhojë gazra nga brenda që mund të digjen po t'i ekspozohen oksigjenit. Por sasia e nevojshme do të ishte fatalisht toksike. Dhe po të niste një zjarr do të digjeshin edhe rrobat.
Shpjegimi më i mundshëm sot duket se është Teoria e Qiririt. Djegia nën vete (e brendshme, e fshehur) në 500 gradë Celsius mund ta kthejë trupin e njeriut në hi, në qoftë se i lihet kohë e mjaftueshme. Sipas kësaj teorie, trupi, me tu ndezur, fillon të digjet.
Dhe kjo është vërtetuar. Trupi i njeriut ka shumë ujë, por një nxehtësi e mjaftueshme e nxjerr atë jashtë në formën e avullit. Kjo dëshmohet nga avulli që është kondensuar në dritaret e dhomës ku ka ndodhur një dukuri e tillë.
Me t'u tharë trupi, dhjami shkrin dhe ngjitet pas rrobave duke lozur rolin e një fitili. Meqënëse dhjami nuk digjet pastër, mbi dyer dhe mure grumbullohet blozë. Sasia normale e oksigjenit në ajër është 21 %. Kjo përqindje zvogëlohet në një dhomë ku ka zjarr.
Kur arrin 16 %, zjarri zbehet duke u djegur nën vete. Në qoftë se trupi nuk gjendet efekti i fitilit shkakton një zjarr të ngadalshëm nën vete. Në këtë çast, temperatura në dhomë shpesh ngrihet gjë që shpjegon nxehjen e fortë të dorezave të dyerve etj.
Shtresa e nxehtë e gazit, prodhuar nga djegia nën vete, zbret poshtë dhe shkrin artikuj plastikë. Gazetat dhe librat nuk ndikohen sepse ato digjen me temperatura më të larta. Djegia nën vete vazhdon derisa mbaron dhjami i trupit ose oksigjeni në dhomë. Gjymtyrët nuk pësojnë gjë sepse ato kanë më pak dhjam.
Shkencëtarët duken të kenaqur me këtë teori ndonëse ajo akoma nuk shpjegon se c'gjë e shkakton zjarrin, që duket se nis nga brenda. Ndoshta shpjegimi i vërtetë nuk ndodhet në sferën e shkencës ose brenda kornizës së planit vdekësor, me aq sa e njohim ne.
Elizza- 195
Re: Djegia spontane e njeriut
Hera e pare qe po ndegjoj nje fenomen te tille..!!! interesante..!!
Pajtim- 3
Re: Djegia spontane e njeriut
Deri tani nuk kisha degjuar per kete fenomen per sa i perket qenieve humane...
irma-miri@live.it- 1
Re: Djegia spontane e njeriut
Shkencetaret duan te kene pergjigje per te gjitha fenomenet por egoja e tyre nganjehere eshte aq e tepert saqe i pengon qe te kene nje pergjigje.
gjilanasi- 361
Re: Djegia spontane e njeriut
Ajo qe eshte veçanerisht e çuditshme ne kete lloj fenomeni, eshte se eshtrat e pjeseve te trupit qe u dogjen u konsumuan gjithashtu, per tu djegur kockat ne gjendje te hirit duhet te kete nje djegie ne temperature shume te larte.
Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Djegia spontane e njeriut
eshte e frikshme por sbesoj se eshte e vertete ,ska mundesi te ndodhe kjo ,eshte thjesht nje manipulim ,fotot skane te bejne me te por edhe ndonje video eshte montim . njeriu ka qindra semundje te tjera edhe kjo i mungon ,kjo do ishte mire per skenaret e filmave horor me satanain
maqomaqo3- 96
Re: Djegia spontane e njeriut
berti69 shkruajti:Ajo qe eshte veçanerisht e çuditshme ne kete lloj fenomeni, eshte se eshtrat e pjeseve te trupit qe u dogjen u konsumuan gjithashtu, per tu djegur kockat ne gjendje te hirit duhet te kete nje djegie ne temperature shume te larte.
1. Djegia e trupt te njeriut eshte ne kah te kundert te asaj qe ne kemi pare ne nje diegie normale, pra nga brenda trupit jashte tij, me pare digjen organe e trupit, me pas nxehtesia kalon te kockat, qe jane me afer, pastaj fillon te digjet dhjami muskujt e lekura jashtme. Kjo eshte diegie shume po shume me ndryshe se ajo nga jashte si dhe kromatorium, ku digjet lekura ne fillim, muskujt dhjami e me pas kockat pra jane me te mbrojtura dhe i duhet me shume kohe per tu diegur e tu bere hi.
2.Mendoj se trupi i njeriut digjet pak nga pak pa flake si prushi per kete arsye nuuk ka dhe diegie te rrobave dhe te ndonje mobiljeje rreth e perqak
Mendoj se arsyeja e fillimit te kesaj dukurie jane :
]
[*] RRitje e temperature te brendshme e cila mund te bente fillimin e nje varg reaksionesh katalitike ku temperatura e trupit do te vazhdonte te rritej. Te mos harrojme se trupi i njeriut perbehet vetem nga O.C.H.N.(lehtesisht te diegshem ).
Mendoj se fillimi i kesaj mund te jete ne organin e trupit te njeriut melcia e cilesuar dhe si laborator i trupit te njeriut ku ne te behet diegja dhe shperberja e elementeve karbohidrate, yndyrnat e proteinat. Mjafton nje anomali e ketij organi dhe do te vazhdonte te shperbente elementet pa u ndaluar dhe do te ngumbullohej nje sasi e larte e nxhetesise. Te mos harrojme reaksionin e famshem
Karbohidrate = co2+h2o + energji (temperature).
Nqs mbetet enigme se ku mund te gjendej ai o2 per te vazhduar diegien te mos harrojme se trupi i njeriut ka me shumice, pasi nuk mendoj se kjo diegie eshte e menjehershme por mund te zgjase dhe nderkohe njeriu eshte i ndergjegjshem dhe vazhdon te marre fryme
nert- 63
Re: Djegia spontane e njeriut
Reaksion kimik që shkakton djegie të brendshme
Mikal Ferti, një pensionist 76-vjeçar është gjetur i vdekur vitin e kaluar në shtëpinë e tij në Irlandë. Në përfundim të ekspertizave ka rezultuar se vdekja e tij ka ardhur nga djegia spontane.
Trupi i tij ishte gjetur pothuaj i karbonizuar, mirëpo të gjitha mobiliet në shtëpi kishin mbetur të padëmtuara.
Ky është rasti i parë i djegies spontane të brendshme në Irlandë. Bëhet fjalë për një fenomen jo të rëndomtë kur një objekt, në këtë rast njeriu digjet pa ndikime të burimeve të nxehtësisë nga jashtë, por si pasojë e reaksioneve kimike brenda organizimit.
Për këtë fenomen nuk ekziston arsye shumë e pranueshme, ndërsa një numër i madh i shkencëtarëve e mohon këtë mundësi.
Në 300 vjetët e fundit, në të gjithë botën janë paraqitur disa qindra raste të djegies njerëzore spontane, por shumë pak nga këto raste janë trajtuar shkencërisht.
Odin- 513
Re: Djegia spontane e njeriut
Djegia spontane njerezore, nje profesor mund te kete gjetur arsyen
Nje prej mistereve te cilave ka kohe qe njerezit mundohen t'i japin nje pergjigje eshte edhe djegia njerezore spontane, nje rast kur trupi i njeriut papritur merr flake pa ndonje shkak te arsyeshem dhe e cuditshme eshte qe digjet vetem trupi i njeriut pa u shperndare flaket me tej.
Nje profesor ne Cambridge mund te kete dhene nje shpjegim shume interesant ne lidhje me ceshtjen e djegies natyrore spontane dhe e ka bere kete duke eksperimentuar me nje derr.
Profesor Brian J Ford eshte nje biolog kerkimi dhe autor i me shume se 30 librave, shume prej te cileve jane per biologjine e qelizave dhe mikroskopine, por tani vemendja e tij eshte terhequr nga studimi i mekanizmave pas 'shperthimit' te njerezve.
Ai tha ne nje artikull ne New Scientist: "Nje minute ata mund te jene duke u relaksuar ne nje karrige, ndersa momentin tjeter ata shperthejne ne flake."
"Ata ngjajne si nje pishtar i ndezur dhe per me pak se gjysem ore ata ngelen vetem hi."
"Zakonisht kembet ngelen te padjegura. Dhe me e cuditshme akoma, eshte qe edhe objektet qe ndodhen prane trupit ngelen te paprekura, si per shembull nje tufe me gazeta apo nje mbeshtetese per krahun."
Raportimi i pare ne lidhje me kete fenomen daton ne vitin 1641 kur doktori dhe matematicieni Danez, Thomas Bartholin pershkroi vdekjen e Polonus Vorstius, i cili ishte duke pire vere ne shtepine e tij ne Milano ne Itali nje mbremje ne vitin 1470 perpara se te shperthente ne flake.
Qe atehere me shume raportime te djegies spontane jane mbledhur dhe eshte bere nje lidhje e tyre me alkolizmin, megjithese me vone kjo lloj lidhje u percaktua si e pabazuar.
Rasti me i fundit i ketij fenomeni ishte 76 vjecarja Michael Faherty e cila vdiq ne 22 dhejtor te vitit 2010. Mjekja ligjore e West Galway, Ciaran McLoughlin e regjistroi shkakun e vdekjes si djegie spontane njerezore.
Profesori Ford deshironte te hidhte poshte teorine e alkolizmit si edhe dicka tjeter te quajtur "wick effect" te sugjeruar nga mjeku ligjor ne Londer Gavin Thurston ne vitin 1961.
Thurston kishte pershkruar se si dhjami njerezor digjet ne rreth 250grade celcius, por nese do te shkrihej do te digjej si nje fitil, ashtu si edhe rrobat apo materiale te tjera ne temperature ambjenti.
Ai shtoi: "Mendova qe kishte ardhur koha qe te testonim realitetin keshtu qe morrem nje pjese nga barku i derrit dhe e lame ne etanol per nje jave."
"Edhe kur e fshime me nje garze te lagur me alkol, indet nuk digjeshin."
"Alkoli nuk eshte prezent ne indet tona, por megjithate ka nje perberes tjeter te ndezshem ne trup qe mund te rritet shume ne perqendrim"
Ne fakt trupi krijon aceton qe eshte shume i ndezshem.
Ai shtoi: "Ne disa kushte mund te prodhohet ketoza ne te cilen formohet acetoni, duke perfshire ketu alkolizmin, dieten pa yndyrna, diabet."
"Keshtu qe vendosem te benim serish eksperimentin me derrin por kesaj here e lame ne aceton dhe jo etanol."
"U dogj dhe u kthye ne hi brenda gjysem ore."
Per here te pare nje arsye e duartrokitshme ne lidhje me djegien njerezore eshte treguar me ane te nje eksperimenti.

Kam par nje dokumentar qe i dedikohej ketij fenomeni, ku jan shpjeguar te gjitha rastet e ketyre fotove qe ke postuar tek kjo teme ,
eshte dhene tek Explorer shkenca
eshte dhene tek Explorer shkenca
Denissa Malaj- La ilahe il All-llah
7
Re: Djegia spontane e njeriut
Njeriu që i shpërthyen flakët nga brenda
Franck Baker nga Vermonti (SHBA), ishte përballur me vdekjen dhe ishte dekoruar me tre Zemra të purpurta në Vietnam, por thotë se tmerrin e vërtetë e kishte parë më 1995 deri sa ishte i shtrirë në divanin e dhomës së tij të ndejës, kur u përfshi nga një djegie e brendshme spontane.
“Po bëheshim gati për peshkim dhe po prisnim në divan. Gjithçka ishte si është më mirë. Miku im Pit ishte i ulur afër meje dhe po talleshim pa të keq, deri sa atmosfera nuk nisi të ngrohet, tha Baker në emisionin “Rastet e pashpjegueshme” në TV Sciense.
Baker thotë tha se në një moment e kishte pushtuar paniku.
Në trupin e tij papritmas kishte shpërthyer flaka.
“Ishte gjëja më e mallkuar që kam parë ndonjëherë. I tëri u humba. S’kisha asnjë parafytyrim se çfarë po ndodhte me mua, asgjë s’po kuptoja. Më përfshiu paniku”, sqaroi veterani i luftës, i cili në saje të ndihmës së mikut disi ia doli të shuante flakët dhe të kërkojë ndihmën e mjekut.
Por diagnoza nuk e kishte befasuar më shumë se flakët që papritmas kishin nisur t’ia përpinin trupin.
“Mjeku më tha: Franck, kjo flakë ka shpërthyer nga brenda”, rikujton Baker përjetimin e pazakontë, të cilin po ua rrëfente shikuesve në emisionin televiziv.

Zattoo- 600
Re: Djegia spontane e njeriut
Foto te Mary Reeser para dhe pas djegies, fotografite jane autenitke.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Djegia spontane e njeriut
Djegja Njerezore Spontane- trupa njerezish qe shperthejne papritur ne flake !
Jennie Saffin u ul ne tavolinen e saj te ngrenies duke ngrene me babain e saj kur trupi i saj shpertheu ne flake.
Ky mister ka qene shume i perfolur nga eksperte dhe nga njerezit e thjeshte. Kishte pyetje te tilla si; a i ishte vene flake me qellim trupit te saj apo eshte i vertete versioni qe ka dhene babai i Jennie; qe ai pa me bishtin e syrit nje drite te shndritshme dhe me pas kur ktheu koken pa vajzen e tij qe kishte marre flake.
Djegja njerezore spontane eshte dokumentuar edhe me perpara, dhe qe atehere ka qene nje mister, por megjithate, asnjehere me pare nuk ka patur deshmitare okular gjate ngjarjes dhe babai i Jennie ka qene i pari qe ka qene deshmitari okular i ketij fenomeni.
Historia e plote daton qe ne 15 shtator te vitit 1982, Jennie dhe babai i saj ishin ulur per te ngrene darke ne tavolinen e kuzhines. Jennie Saffin ishte 61 vjec kur ajo ne menyre te papritur shpertheu ne flake dhe vecanerisht rreth duarve dhe rreth fytyres se saj. Babai i saj u ngrit menjehere qe ta ndihmonte duke e hedhur asaj uje nga lavamani per te fikur flaket.
Megjithate, Jennie vdiq tete dite me vone ne spital per shkak te djegjeve te renda. Gjithashtu edhe babai i saj kishte djegje te renda neper duan nga perpjekjet per te ndihmuar vajzen e tij.
Hetuesit ne vendin e ngjarjes nuk munden te gjenin prova dhe te dhena te tjera qe te mund te kundershtonin versinin e ngjarjes qe dha babai i Jennie-t. Ishte e cuditshme qe dhoma ku kishte ndodhur gjithshka nuk kishte asnje shenje djegje sado te vogel. Ne fakt aty dukej sikur asgje nuk kishte ndodhur. Nderkohe qe duke pare trupin e djegur te Jennie-t do te mendohej qe do te gjendeshin shenja edhe ne dhomen ku kishte ndodhur ngjarja.
Hetuesit ishin te habitur dhe nuk dinin te jepnin nje pergjigje mbi cfare i kishte ndodhur ne te vertete Jennnie-t ne ate dite te fresket ne Londer, Angli. Nuk kishte asnje arsye te logjikshme per ate ndodhi. Si ishte e mundur qe nje grua e ulur ne tavolinen e saj ne kuzhine papritur te shperthente ne flake? Pse ajo nuk reagoi, te pakten sipas thenieve te babait te saj? Hetuesit kishin nevoje per pergjigje por nuk dinin se ku t'i merrnin keto pergjigje.
Hetuesit kerkuan ne cdo cep te shtepise te Jennie-t por prape nuk kishin asnje pergjigje per fenomenin e cuditshem qe kishte ndodhur aty. Asgje rreth e rrotull vendit ku ndodhej Jennie nuk ishte djegur fare. Si ishte e mundur qe trupi i saj te digjej aq shume dhe te mos linte asnje shenje rreth e rrotull ne lidhje me kete zjarr? Hetuesit filluan te hetonin me thelle ne vdekjen e Jennie-t nga ana shkencore por nuk arriten ne asnje zgjidhje. Ne fakt ata kishin me shume pyetje. A pinte Jennie Seffin pije alkolike? A kishte ajo nje diete te varfer qe te mund te kishte shkaktuar nje reaksion kimik ne trupin e saj? A po thoshte te verteten babai i saj 82 vjecar?

Similar topics
» Djegia Njerezore Spontane
» Origjina e Njeriut
» EGZISTENCA E NJERIUT !
» Ana magjike e njeriut
» Njeriu - Ujk
» Origjina e Njeriut
» EGZISTENCA E NJERIUT !
» Ana magjike e njeriut
» Njeriu - Ujk
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi