Misteri i një anije kozmike
Faqja 1 e 1
Misteri i një anije kozmike
Misteri i një anije kozmike
Zoti Wilson ndërtoi anije kozmike kur avionët nuk ishin shpikur
Misteri më i madh i aeronautikës amerikane është një episod gati i harruar, por ende i pashpjeguar, i cili nisi në vitin 1896 dhe përfundoi në maj të vitit pasues.
Që nga Kalifornia deri në Maine, mijëra e mijëra amerikanë raportuan se kishin parë "anije kozmike" shumë të mëdha dhe të ndryshme nga çfarëdo lloj mjeti që mund të fluturonte në atë kohë.
Bëhet fjalë për shumë vjet para se vëllezërit Wright t'i mbyllnin gojën njëherë e përgjithmonë historisë, duke bërë të mundur që objektet me peshë më të madhe se ajri të fluturonin. "Anijet kozmike" ngjallën një çudi dhe mahnitje rreth identitetit të shpikësit të tyre eventual, nëse bëhej fjalë për një person të vetëm.
Edhe sot në ditët tona, asnjëri nuk ka arritur të zbulojë emrin e tij pavarësisht kërkimeve dhe investigimeve të shumta. Gjithçka që është zbuluar rreth këtij fakti misterioz, janë vetëm disa aludime, vërtetësia e të cilave është tejmase e dyshuar. Më e qëndrueshmja e tyre ka lidhje me një person shumë të çuditshëm të quajtur Wilson.
Zoti Wilson doli në skenë për herë të parë më 19 prill 1897. Një i ri nga Lake Charles, Louisiana, po drejtonte një tufë me kuaj kur papritmas vuri re një aeroveturë gjigante t'i kalonte sipër kokës, e cila i trembi aq shumë kafshët e gjora, të cilat u tërbuan dhe duke u hedhur e përplasuar këmbët, e rrëzuan djalin misterioz përtokë.
Në këtë pikë, objekti i çuditshëm fluturues u ndal dhe qëndroi duke pluskuar në ajër (aftësia për të qëndruar dhe për t'u ndalur në ajër ishte një nga vetitë e mjetit misterioz më të paperceptueshme në atë kohë), ndërkohë që dalëngadalë lëshohej një shkallë e vogël prej litari.
Dy nga pasagjerët e mjetit fluturues vendosën të ndihmonin dëshmitarin të çohej. "Ishte me të vëretetë shumë ngushëllues fakti që njerëzit e zbritur nga ai objekt i çuditshëm ishin të thjeshtë, normalë dhe amerikanë si unë", raportoi më pas i riu. "Aeronautët" i kërkuan ndjesë djaloshit për aksidentin që kishin shkaktuar.
Për të shlyer në një farë mënyrë fajin e tyre, e ftuan të hipte në mjetin e tyre fluturues duke u prezantuar me emrat Scott Warren dhe "Zoti Wilson". Ky i fundit më pas kishte thënë se ishte pronari i "anijes kozmike".
Kur hipën bashkë me djalin e ri në bordin e saj, Wilson dhe Warren i shpjeguan atij sistemin e propulsionit të mjetit fluturues, por përshkrimi ishte aq teknik saqë djali nuk kishte arritur të kuptonte asgjë.
Një ditë më pas, në afërsi të Uvalde, një provincë e vogël e Teksasit, u vu re një anije kozmike, e cila zbarkoi në një zonë të pabanuar dhe u pa nga sherifi i zonës, H. W. Bayler, i cili bisedoi me disa pjesëtarë të ekuipazhit gjithashtu. Njëri prej tyre i kishte thënë se quhej Wilson dhe se kishte lindur në Goshen, në shtetin e New Yorkut. Më pas Zoti Wilson kishte pyetur rreth C. C. Akers, i cili ishte një banor i zonës.
Më pas, Akers i tha një gazetari: "Mund t'iu siguroj se kur banoja në Fort Worth në vitin 1976 dhe 1977 njihja mirë një person me emrin Wilson, i cili vinte nga New Yorku. Ishim miq shumë të mirë. Ishte një person gjenial i cili shërbente për aeronautikën.
I prirur për mekanikë ai thoshte se po punonte rreth një diçkaje, një projekti që mendonte se do të mahniste të gjithë botën. Në atë kohë ishte vetëm njëzet e katër vjeç dhe kishte një formim shkollor të shkëlqyer. Përveç kësaj, dukej se kishte të ardhura të mjaftueshme për të financuar vetë shpikjet dhe projektet e tij të cilave i kushtonte të gjithë kohën.
Në bazë të bisedave të shpeshta që kryeja me Zotin Wilson në kohën kur banoja në Fort Worth, mendoj se nëse ai do të kishte arritur të krijonte një "anije kozmike" të vërtetë dhe të aftë për të fluturuar, do të kishte ardhur patjetër të më kërkonte për të më vërtetuar se nuk ishte aq i ekzagjeruar dhe i çekuilibruar sa mendoja unë në atë kohë.
Anija kozmike u shfaq përsëri një apo dy ditë më pas kur u ul në tokë për shkak se kishte nëvojë të kryente disa riparime në Kountze, Teksas. Dy dëshmitarë të rastësishëm biseduan me pilotët të cilët thanë se quheshin "Wilson dhe Jackson".
Në datën 25 të të njëjtit muaj, ndërmjet mesnatës dhe orëve të para të mëngjesit u vërejt diçka misterioze dhe e pazakontë. Ditën tjetër gazeta "San Antonio Daily Express" raportoi: "Qielli ishte i mbushur plot e përplot me re dhe ishte e pamudur të shihej sikur edhe një yll i vetëm.
Kjo bëri që të gjallërohej më shumë shkëlqimi i mrekullueshëm i dritës së bardhë të prodhuar nga fenerët e anijes kozmike dhe ndriçimi i madh i përhapur që e rrethonte atë.
Kjo dritë e madhe pengonte edhe pamjen e qartë të strukturës, por ndërkohë që objekti afrohej duke u rrotulluar, të paktën një dyzinë dritash më të ulëta, ndër të cilat dhe disa fenerë jeshilë në anët e anijes kozmike të drejtuara nga qyteti dhe një tjetër grupim shumë i madh dritash të kuqe të shndritshme, treguan qartë që bëhej fjalë për një objekt artificial".
Gazeta vazhdonte të raportonte duke thënë, pa shpjeguar se si kishte arritur ta merrte vesh, që "shpikësit e këtij objekti misterioz ishin Hiram Wilson, nga New Yorku, biri i Willard W. Wilson, i cili punonte si kryemekanik i hekurudhës qendrore të New Yorkut dhe inxhinieri elektrik C. J. Walsh nga San Francisco.
Të dy burrat kishin punuar për një kohë të gjatë rreth projektit të tyre dhe kur ky i fundit arriti drejt përfundimit, porositën prodhimin e pjesëve të ndryshme të anijes në lokalitete të ndryshme të vendit, të cilat më pas u dërguan në pikën e takimit në San Francisco dhe më pas u montuan në ishull".
"Daily Express" pohoi gjithashtu se anija kozmike, pasi ishte kolauduar në Kaliforni, fluturoi drejt Utah-ut dhe u fsheh "në një vend të izoluar dhe të pabanuar në pjesën perëndimore të qytetit" për t'u përfeksionuar.
Më pas rifilloi fluturimin e saj drejt lindjes, mespërmes Shteteve të Bashkuara. Më pas askush nuk dëgjoi më asgjë rreth Zotit Wilson dhe makinës së tij të jashtëzakonshme.
Kush ishte Zoti Wilson?
Janë bërë kërkime dhe studime për vite e vite me radhë duke mos arritur asgjëkundi. I vemti studim që ka arritur të hedhë pak dritë mbi këtë ngjarje tejmase të çuditshme është ai i vitit 1987 rreth anijeve kozmike.
Rezultatet e studimit na japin fakte për të dyshuar se Zoti Wilson është edhe më shumë misterioz nga ç'mund të kuptohet nga shfaqjet e tij të para në publik.
Sipas shkrimtarit Daniel Cohen, autor i librit "Misteri i anjes së madhe kozmike", "ka shumë gjëra rreth episodit të këtij Zotit Wilson që duken çorientuese dhe kontradiktore.
Çdo tentativë për të rindërtuar itinerarin e plotë të anijes kozmike të tij mespërmes Teksasit qendror gjatë një apo dy javëve të fundit të prillit të vitit 1897, ka rezultuar e dështuar. Dukej sikur anijet kozmike po shfaqeshin kudo nga hiçi.
Duhet të kishin qenë të paktën dy ose tre të ndryshme, të gjitha duke fluturuar drejt disa itineraresh tejmase kapriçoze për të shpjeguar të gjitha shfaqjet dhe takimet e tyre. Përveç emrit Wilson, i cili shfaqet në të paktën pesë raporte të ndryshme, emrat e pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit variojnë.
E njëjta gjë ndosh edhe me numrin e tyre pasi njerëzit kanë raportuar një numër ekuipazhi që varion nga një në tetë. Për më tepër, edhe pse të dhënat tregojnë se shpikësi kishte bërë të ditur se shumë shpejt do ta bënte publike anijen e tij kozmike, e cila në atë kohë ishte shpikja më e madhe e njerëzimit, asnjëherë nuk e bëri këtë".
Një tjetër studiues, Jerome Clark, ka vënë re diçka edhe më të çuditshme. "Gjendemi përballë një fakti thjesht të pamundur, i cili është vet i mjaftueshëm për të ngritur pikëpyetje të thella për sa i përket rolit të Wilsonit në këtë anije kozmike misterioze", vëren Clark. "Veçanërisht, kapiteni Akers pohon se njëzet vjet më parë shfaqjes së Wilsonit dhe Uvaldes, të dy ishin njëzet e katër vjeç.
Në shfaqjet e tij në Lake Charles, gjatë vitit 1897, përshkruhet si një person i ri në pamje". Ky është një këndvështrim interesant pasi edhe në ditët e sotme, me rritjen e jetëgjatësisë mesatare të jetës, një dyzet e pesë vjeçar nuk mund të konsiderohet kurrë i ri, vetëm në rastin kur flitet në sensin relativ të fjalës. Pra, në atë kohë, Zoti Wilson duhet të kishte hyrë prej kohësh në gjendjen e moshës së mesme".
Disa studiues kanë ngritur hipoteza se episodi nuk ishte ai që dukej: anijet kozmike dhe ekuipazhi i saj, të cilët për më tepër kishin pamje njerëzore, nuk ishin shpikës gjenialë amerikanë që në mënyrë të pashpjegueshme nuk u shfaqën asnjëherë publikisht për të marrë shpërblimin e merituar për shpikjen e tyre sensacionale, por prodhimi i një inteligjence aliene enigmatike, të cilët u munduan të maskoheshin duke veshur rroba që kultura amerikane e asaj kohe mund të pranonte.
Ky është një shpjegim fantazioz dhe në një farë mënyre është e pamundur të dish me saktësi nëse i korrespondon apo jo të vëretetës, ndërkohë që kanë kaluar gati më shumë se dy shekuj. E vetmja gjë për të cilën mund të jemi të sigurt, është se Zoti Wilson dhe anijet e çuditshme kozmike që lidhen me shfaqjet e tij, vazhdojnë të mbeten enigma.
KB

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» Apollo 20: anije kozmike aliene në Hënë?Misteri vazhdon!
» Magjia kozmike
» Histori me entitete
» Energjia kozmike vepron në Piramida
» Pas planetit Elenin fshihet nje anije aliene

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi