EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Magjia kozmike

Shko poshtë

Magjia kozmike Empty Magjia kozmike

Mesazh  Magus 17.03.10 1:17

Magjia kozmike

Magjia kozmike Energj11

Para ca kohesh beme ca muhabet lidhur me fillimin e dynjase dhe c'thonte shkenca dhe fete per kete pune.

Tashti meqe edhe mund ta rrisim ca dozen e spekullimit, dua te flas mbi nje nga te "krisurit" qe jo tamam me ane te shkences, por me shume te "magjise" ka guxuar te shpjegoje fillimin, bile dhe te shkoje me tej, ku mbase asnjeri s'ka per te shkuar dot ndonjehere.

Ky mjeshtri quhet John Dobson.

Gjyshi i tij ka themeluar universitetin e Pekinit, e vete eshte i famshem per shpikjen e nje teleskopi te lire e funksional qe mban emrin e tij (Dobsonian). Po te googloni ca gjeni shume materiale per te.

Dobson niset nga nivelit i larte i energjise qe na rrethon. Simpas llogarive te tij, nje kilogram lende permban energjine e njemije bombave atomike.

Kuptohet po te merren parasysh permasat e universit qe njohim, sasia e energjise eshte jashtezakonisht e madhe.

Dhe pyetje eshte: nga erdhi gjithe kjo energji? Aq me shume qe ne nuk njohim asnje proces natyror qe krijon energji.

Ne fakt, gjithe dynjaja jone bazohet vec ne transformime energjish, por ne asnje rast energjia nuk krijohet. Mesa duket Prometeu i vodhi Mjeshtrit zjarrin, por jo formulen e tij.

Nje pjese e mire e shkences thote qe gjithe kjo energji u cliruar ne Big Bang, por kuptohet, pa mundur te thote nga u gjet si fillim. Kurse feja ja le Zotit misterin.

Kurse Dobson, gjen nje rruge te mesme, dmth "magjine" per te shpjeguar super cudine.

Nga llojet e energjise qe njohim, dy me te konsiderueshmet jane ajo e gravitetit dhe ajo elektrike. E para na ben te peshojme mbi dysheme, sic ben te terhiqet cdo gje ne dynja, dhe e dyta na pengon qe te mos biem neper dyshme, sic ben te shtyhen objektet me ngarkese te njejte, apo te terhiqen ato me ngarkese te kundert.

Perpara se te bejme (dmth. Dobson) kercimin magjik per shpjegimin e origjines se gravitetit dhe elektricitetit, le ta shohim ceshtjen nga nje ane tjeter.

Po sikur te gjithe gjerat ne univers te bashkohen ne nje gje te vetme, a do te kemi me energji graviteti? Pjesa me e madhe e kesaj energjie do te shenderrohej ne forma te tjera.

Ne menyre te ngjashme, do te transformohej dhe energjia elektrike.

Per ta sqaruar me nje shembull "magjine," le te mendojme ne suste, qe dikush e terheq nga te dy anet. Le te themi se susta sherben si univers per disa qenie nanoskropike, le t'i quajme sustore.

Pra, sustoret do te mund te venin re se universi i tyre (susta) ka energji qe tenton ta mbledhi susten. Dhe mbasi susta leshohet, ajo vertet mblidhet, dhe energjia mbledhese transformohet ne te tjera.

Ne menyre te ngjashme, ne universin tone, graviteti, thote Dobson, eshte energjia qe tenton te coje gjene ne gjendjen fillestare, ate te bashkuar. Po ashtu energjia elektrike ben qe gjeja e pafundme te paraqitet si gjera te ndara ne grimca.

Pra, sipas Dobson, gjithe kjo energji sherben per te paraqitur te pandashmen e te pafundmen si te ndashme e te fundme, sic e shofim ne kasollen tone.

Me tej, Dobson e shtrin magjine e tij dhe mbi hapesiren e kohen, keto pjese perberese te dynjase. Gjithmone sipas tij, hapesira duhet per te paraqitur te ndashmet, dhe koha per ndryshimet, apo transformimet e energjise.
Pa hapesire gjerat nuk mund te ndahen, dhe pa kohe ato nuk mund te ndryshojne.

Magjise se tij te "krijimit," Donson i ka gjetur dhe nje emer: "apparitional causation," apo shkakesi paraqitese (mbase ka ndonje perkthim dhe me te mire).

Shkenca zyrtare e sheh Dobson si heretik apo te krisur. Dhe nuk ka faj, shkenca nuk ka si te merret me magji. Por, nga ana tjeter Dobson thote se s'ka rruge tjeter per te shpjeguar krijimin, apo per te shkuar me tej akoma, vecse me magji apo fantazi.

Edhe une i prura ketu keto ide jo per t'i perkrahur apo shpjeguar me to boten,se sa per te ndare shijimin e nje fluturimi aq te guximshem te fantazise njerzore, sic eshte ajo e Dobson.

Keto ide te Dobson, ngjajne me ide te feve indiane, dhe kjo nuk eshte koincidence, Dobson ka kaluar nja 25 vjet ne nje manastir Vedanta.

I pyetur mbi mardheniet shkence-fe, Dobson thote se ato duhet te ulen e t'i japin doren njera tjetres.
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi