Simbolika e lëvizjeve në valle
Faqja 1 e 1
Simbolika e lëvizjeve në valle
Nga tradita jonë:
SIMBOLIKA E LËVIZJEVE NË VALLET TONA POPULLORE
Vallet tona popullore janë aq të lashta , sa është i lashtë edhe vet populli shqiptar. Krahas zhvillimit të kulturës së të kënduarit dhe kulturës së luajtjes me instrumente muzikore , është zhvilluar edhe kultura e artit të vallëzimit popullor .
Mu ashtu si që paraqesin ngjarje të ndryshme këngët tona popullore , edhe vallet tona paraqesin ndonjë ngjarje specifike qoftë nga historia, luftërat e ndryshme deri tek motivet e dashurisë , fejesave dhe martesave popullore .
Derisa tematika e ndryshme në këngët tona popullore paraqitet përmes fjalëve poetike të gërshetuara me ritmet dhe meloditë e ndryshme muzikore, vallet tona popullore çdo ngjarje , apo tematikë e zhvillojnë përmes lëvizjeve koreografike të këmbëve, duarve , kokës dhe shtatit në përgjithësi , duke u shoqëruar me ritmet dhe meloditë e ndryshme instrumentale .
Për kah lashtësia , mund të vërejmë se në kohërat kur nuk kishte instrumente muzikore , luheshin valle pa shoqërim instrumental , të cilat shoqëroheshin me ritmin e shuplakave të duarve , me ritmin e të rrahurit të këmbëve, apo edhe me shoqërim të këndimeve vokale nga ana e vetë valltarëve , apo e ndonjë grupi këngëtarësh vokal.
Për kah karakteri në traditën tonë muzikore , dallojmë tri lloj vallëzimesh popullore:
1. Valle të burrave,
2. Valle të grave dhe
3. Valle të përziera
Vallet e burrave janë zhvilluar dhe kultivuar më tepër nëpër vendet rurale , ku ka mbretëruar më tepër fanatizmi dhe kanunet e egra , të cilat nuk ua kanë mundësuar botës femërore bashkimin, argëtimin dhe vallëzimin në shoqëri bashkë me meshkujt.
Vallet e burrave për kah karakteri dhe tematika kanë qenë kryesisht valle luftarake dhe të rënda për t’u vallëzuar nga bota femërore .Ato kryesisht janë luajtur me shoqërim instrumental në përbërje të surleve dhe tupanëve . Shumë më vonë, këto valle kanë fillua të shoqërohen edhe me formacione të gjëra orkestrale .
Edhe vallet e grave (femrave) janë zhvilluar e kultivuar kryesisht nëpër vendet rurale, ku ka mbisunduar fanatizmi dhe kanunet e egra, të cilat nuk ua kanë mundësuar në asnjë mënyrë femrave (grave) që të gjenden së bashku në një ambient argëtues me meshkujt (burrat).
Vallet e grave (femrave) janë shoqëruara tradicionalisht me përcjellje të defeve , këndimit të këngëve dhe shoqërimit me të rrahurit e shuplakave .
Për kah karakteri, vallet e femrave (grave) kanë karakter lirik dhe gazmor . Ato shumë më vonë kanë filluar të shoqërohen edhe me përcjellje të formacioneve të gjëra orkestrale .
Vallet e përziera janë zhvilluar e kultivuar kryesisht nëpër qendrat urbane , ku kanë dominuar emancipimi , civilizimi dhe arsimimi i popullatës .
Vallet e përziera nënkuptojnë vallëzimet e përbashkëta te të dy gjinive .
Karakteri i valleve të përziera është më tepër lirik dhe i përshtatshëm për t’u vallëzuar nga femrat dhe meshkujt.
Vallet e përziera shoqërohen kryesisht me formacione më të kompletuara orkestrale .
Varësisht nga karakteri që trajtojnë vallet tona popullore dhe nga krahinat apo lokacionet ku ato janë krijuar për herë të parë , edhe emërtimet e tyre bëhen në bazë të kësaj natyre, si p.sh. “Vallja e kaçakëve”, “Vallja e komitëve” ,”Vallja e Deli Agushit”,”Vallja e Ibrahim Hoxhës”,”Vallja e Drenicës”, “Vallja e Rugovës”,”Vallja e Gjakovës”,”Vallja e Prizrenit”,”Vallja e Tiranës”,”Vallja e Prespës”,”Vallja e Preshevës”,”Vallja e maramës”, “Vallja e Tërrnocit”,”Vallja e Gjilanit”...etj. etj.
Por, krahas mënyrës së të vallëzuarit të valleve tona , të cilat dallojnë dukshëm prej një vendi në një vend dhe prej një krahine në një krahinë, është karakteristike simbolika e lëvizjeve e cila praktikohet gati se në secilën valle .
Në vazhdim , do të përpiqemi që t’i shpjegojmë simbolikat e këtyre lëvizjeve pas të cilave me siguri se do t’i kuptojmë , do t’i çmojmë dhe do t’i duam edhe më shumë vallet tona popullore:
Vallet krah për krah
Vallet e ashtuquajtura “krah për krah” janë më të shpeshta në vallëzimet tona popullore dhe më të preferuara .
Simbolika e rreshtimit të valltarëve krah për krah ,ka kuptimin e afrisë dhe dashurisë vëllazërore , besës dhe besnikërisë së fortë , ku në asnjë mënyrë vëllai nuk do të heq dorë nga vëllai , por do t’i ndihmojë kudo në punë, në luftë e në jetë duke ia dhënë një krah të fortë më tepër.
Vallet krah për krah i luajnë më tepër burrat.
Vallet dorë për dorë
Vallet “dorë për dorë “ më tepër simbolizojnë dashurinë , besnikërinë , bashkimin dhe unitetin ndërvëllazëror, që ka kuptimin:”Kur jemi të bashkuar – jemi më të fortë”!
Vallet “dorë për dorë” luhen kryesisht në formacione të përziera femra e meshkuj , që ka edhe simbolikën e dashurisë së motrës ndaj vëllait dhe vëllait ndaj motrës .
Valle brez për brez
Vallet “brez për brez” luhen kryesisht nga burrat (meshkujt) dhe ato më tepër kanë karakter luftarak .
Simbolika e kapjes së valltarëve brez për brezi , tregon vendosmërinë e qëndresës nëpër luftëra e sfida të ndryshme, ku vëllai – vëllain do ta rrokë për brezi dhe nuk do ta lëshojë me asnjë kusht që t’ia rrëmbej armiku , por ata do të qëndrojnë e rezistojnë së bashku deri në fitore, ose do të flijohen së bashku !
Vallet gjunjazi
Vallet “gjunjazi” gjithashtu kanë karakter luftarak dhe luhen ekskluzivisht nga burrat (meshkujt).
Simbolika kur valltarët vallëzojnë gjunjazi tregon ngjarjet, apo skenat tragjike kur në luftë plagoset ndonjë luftëtar, apo edhe ndonjë taktikë e ecjes gjunjazi për të mos u hetuar nga sulmuesit – armiqtë !
Vallet zhagas (zvarrë)
Edhe vallet e ashtuquajtura “zhagas”, apo zvarrë , kanë karakter luftarak , që vallëzohen ekskluzivisht nga burrat (meshkujt).
Këto valle kanë dy simbolika:
E para , ka të bëjë me njerëzit – luftëtarët e plagosur rënd nëpër fushëbeteja të ndryshme, dhe e dyta , ka të bëjë me taktikën e ecjes luftarake për të mos u hetuar nga armiqtë dhe sulmuesit e ndryshëm në ndonjë befasi, apo pabesi .
Mbajtja për brezi e valltarit prijës kur shkon zhagas (zvarrë)
Nuk janë të rralla vallet e burrave me karakter luftarak , kur valltarin prijës e mbajnë për brezi valltarët tjerë dhe ai vallëzon duke shkuar zhagas (zvarrë).
Vallëzimi zvarrë i prijatarit të valles , ka simbolikën e plagosjes së prijësit luftarak në fushëbetejë , i cili në asnjë mënyrë nuk do të dorëzohet nga lufta dhe atë do ta mbajnë fuqishëm edhe bashkëluftëtarët e tij, të paepur deri në frymën e fundit të jetës së tij .
Rrahja e tokës me këmbë tri herë
Vallëzimet e burrave me karakter luftarak , shpeshherë shoqërohen me rrahje të këmbëve nga tri herë përmbi tokë .
Këto lloj vallesh kanë simbolikën e betimit për mbrojtjen e atdheut, dashurisë ndaj atdheut dhe qëndresën heroike për te .
Rrahja e tokës nga tri herë me këmbë , ka kuptimin e betimit të luftëtarëve:
- Këtu u linda ,
- Këtu u rrita dhe
- Këtu do të vdes!
Vallja në dysh mashkull e femër
Në traditën e valleve tona popullore , shumë shpesh luhen valle të ashtuquajtura “Valle dyshe”, të cilat zakonisht i luajnë një mashkull dhe një femër.
Vallet e tilla, për motiv kanë kryesisht dashurinë në mes të dy të rinjve dhe vardisjet e tyre ndaj njëri – tjetrit.
Këto valle më tepër luhen nëpër qendrat urbane, ku civilizimi, emancipimi dhe arsimimi është në nivelin më të lartë kulturor .
Vallja me shpata , ose jatagan
Në mesin e valleve tradicionale të burrave, sidomos atyre me karakter luftarak , shpeshherë na ka rënë që t’i shohim nga dy valltar burra (meshkuj) të cilët vallëzojnë me shpata, ose me jataganë .
Simbolika e këtyre valleve ka të bëjë me dyluftimin në fushëbetejë në mes të sulmuesit dhe mbrojtësit, ku lufta zhvillohet me anë të shpatave , ose jataganëve .
Pra, vallet e këtilla i takojnë një lashtësie shumë të largët, kur nuk kishte armë moderne dhe të përsosura sikur që ekzistojnë në kohët e sotme .
Çka simbolizon mindili, apo shamia në dorën e prijësit të valles ?
Në traditën e valleve tona popullore , gjithmonë praktikohet që prijatari , apo prijatarja e valles , ta mbajë në dorën e djathtë një mindil apo shami me të cilën i prinë valles duke e dredhur e valëvitur pa ndalur atë .
Simbolika e këtij mindili, apo shamie në dorën e prijatarit – prijatares së valles paraqet flamurin në duart e një prijësi ushtarak, i cili iu prinë luftëtarëve për në fushëbetejë, ose të një flamurtari dasmorë i cili iu prinë krushqve deri në marrjen e nuses .
Të njëjtën simbolikë e ka edhe shamia në dorën e djathtë të prijatares femër në rreshtin e valltareve femra .
Çka simbolizojnë prijësit e valleve dhe përse ndërrohen ata herë pas here duke ua lëshuar rendin valltarëve tjerë për ta udhëhequr e drejtuar vallen?
Motivi dhe simbolika e prijatarëve të valleve tona popullore, të cilët i prijnë rreshtit të gjatë të valltarëve , është i lidhur drejtpërsëdrejti me motivet politike.
Prijatari, apo prijatarja e valles simbolizon udhëheqësin shpirtëror të popullit, apo të shtetit. Ata herë pas here ndërrojnë pozitat e tyre, duke ua lëshuar vendin udhëheqës valltarit tjetër të radhës , që paraqet tamam traditën e pushtetit demokratik , kur një udhëheqës (prijatar) duhet të ndërrohet herë pas here dhe në vend të tij, të vijë ndonjë prijatar (udhëheqës) tjetër i cili do ta rifreskojë vallen, e në këtë rast , do ta rifreskojë pushtetin , apo qeverinë e një vendi .
U munduam kështu ta japim një shpjegim më detal rreth simbolikës së lëvizjeve në vallet tona popullore, duke qenë të vetëdijshëm se këtu ka edhe shumë lëvizje e simbolika të tjera, të cilat nuk kemi arritur që t’i përmendim të gjitha .
Demir Krasniqi

Elizza- 195
Similar topics
» Simbolika ne muzike
» Simbolika e Bukes
» Simbolika e gjakut
» Simbolika e Unazës
» Simbolika e 1 Prillit
» Simbolika e Bukes
» Simbolika e gjakut
» Simbolika e Unazës
» Simbolika e 1 Prillit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi