Simbolika e Bukes
2 posters
Faqja 1 e 1
Simbolika e Bukes
Simbolika e Bukes ne traditën shqiptare nder shekuj
Buka si emërtim e ka prejardhjen nga latinishtja buça (bukka), (gojë, faqe e fryrë, bulshia), po me kuptimin “kafshata”.
Por ndër Ilirë e paraardhës të këtij populli si ushqim ngrënie, është përdorur shumë më parë, së paku që nga Neolitiku, por me përdorim shumë më të gjerë në periudhën e metaleve (Bakër, Bronz e sidomos në Periudhën e Hekurit), por natyrisht, me emra të tjerë që janë fshirë pa lënë gjurmë.
Dëshmitë e shumta të prodhimit e të depozitimit të drithërave, po dhe mjetet e pjekjes së bukës na flasin qartë e saktë për ato periudha të përdorimit të grurit, të elbit, të thekrit e me radhë për bukë e nënprodukte të tjera të drithërave.
Emri bukë edhe në ditë të sotme, në të folmen popullore është tepër i përdorur në kuptime frazeologjike e në shprehje urtësie, në simbolika nga më të ndryshmet, si në kuptimin e ngrënies, në shprehje të mikpritjes, në përshëndetje, në betime, në urime, në mallkime, në shprehje të lidhjeve sociale, në përshëndetje, në shprehje miqësie, në shprehje mosmirënjohjeje e me radhë.
Janë formuar dhe fjalë të ndryshme me simbolika të caktuara nga fjala bukë: bukëshkalë, shtëpi buke, bukëdhënës, bukojmë bashkë (hamë bukë bashkë), këta nuk bukojnë bashkë (nuk u puqen aspak mendimet mes tyre), ose bukojnë bashkë, pra kanë gjithnjë mendime të njëjta për çdo gjë.
Që te F. Bardhi gjejmë (në fjalor, 1635) shprehjet figurative interesante: "Për bukët e për krypët!", "Zotynë s'na ep gurë për bukë", "Dheu i zi ban bukënë e bardhë", “Kallëxon udhën e drejtë, pash bukën!”, "Kush ve ndë mulli ma parë, ai ma parë blo".
Në popull dëgjohen dendur shprehje të tilla me simbolika të caktuara: "Për këtë bukë!", "Për këtë bukë që na mban gjallë!", "Më vraftë buka që kam ngrënë!", "U vrava në bukën tënde" (në besën tënde), "Pashë bukën, më kallëzo se si kanë ndodhë ato punë!". Në dasëm: "U trashëgofshi! Me bukë të ëmbël!" e sa e sa shprehje të kësaj natyre, me kuptime figurative tepër interesante.
Buka ka qenë ndër shekuj ushqim i pranishëm, kryesues, si shprehje simbolike në ngrëniet e caktuara të ditës. Gatuhej nga miell i dalë nga bluarja e drithërave, që pasi bëhej i qullëzuar me ujë, zbruhej (ngjishej) me duar, ose me mjete teknike e, pasi disa herë bëheshin mbi të dhe zbukurime me kuptime simbolike, me mjete të caktuara a me gishta, pra me shtypje, piqej, sipas rastit, vendit dhe kohës në prushin e zjarrit të vatrës, në çerep të ngrohur e mbi bukë hidhej shpuzë, në çerep me saç të ngrohur e ku mbi të hidhej shpuzë (hiri me thëngjij të zjarrtë), në tepsi mbi kamaz (pirusti) e me saç, ku poshtë tepsisë e mbi saç hidhej shpuzë.
Përgjithësisht, më së shumti në shek. XVIII-XX, në fshatra buka është pjekur në furrë që e kishte çdo shtëpi në anën ndarëse të grave e, në më pak raste, më së shumti në verë e për të mos pasur vapë brenda, furra bëhej në oborr të shtëpisë.
Vetëm në qytete, para një shekulli, me ndonjë përjashtim të rradhë në fshatra, buka është përgatitur në furra publike. E kjo e fundit në fshatra u bë masive shkallë-shkallë vetëm pas viteve 1950-1970.
Buka e grurit nё jo pak raste ёshtё bёrё e mbrume (e mbufatur) duke i futur tharm (esencё qё e mbufat); bёhen tё mbrume dhe bukёt rituale prej gruri. Nga drithёrat e tjerё pёrgjithёsisht nuk bёhen tё mbrujtura. Bukët bёhen dhe duke pёrzier miell gruri e misri, ose dhe elb e qiqra ose misër bashkë, për të dalë më e këndshme në të ngrënë. Në Malësi të Gjakovës (Tropojë) është bërë buka dhe nga gështenja të miellëzuara, në mungesë të drithit.
Buka është përdorur dukshëm në paraardhësit e Shqiptarëve: te Arbrit e Mesjetës, ndër Ilirë të Antikitetit e më parë në kohë. Për këtë na flasin gjetjet arkeologjike: drithëra të karbonizuar nga nxehtësi e zjarrit që në Neolit e më vonë, qypa (rezervuarë drithi me kokrra të karbonizuara) janë gjetur në fusha e në malet shqiptare, mokrat e bluarjes së drithit, njoftimet për drithëra: grurë, elb, thekër e mel nga shkrimet e autorëve grekë e romakë, ose nga shkrime e regjistra kadastralë të Mesjetës.
Në Iliri dëshmohen nga Vitruvi e autorë të tjerë mullinjtë me ujë për bluarje drithi që në shek.II para Kr. e kjo dëshmon për përdorim të shumtë, në masivitet të bukës për ngrënie, si një ushqim kryesor në Ilirë; pronarët e lirë, si dëshmohet në shkrime të kohës antike, e punonin vetë tokën për drithëra, ose me skllevër; e punonin shumë herë me punëtorë me pagesë (Oberari). Në njoftimet e regjistrat kadastralë te Mesjetёs për taksa na dëshmohet masiviteti i drithërave të mbjellë, mullinjtë me ujë të bluarjes: një, dy a tre, të thuash se në çdo fshat, edhe në ata më malorë.
Pra buka ka qenë e përditshme e kryesore në çdo shtëpi, prej gruri kryesisht, po dhe, më pak: elbi, thekri, meli, thierza. Më së miri masivitetin e drithërave ndër Shqiptarë, të bukës e tregojnë: regjistri venedikas i Shkodrës (1416-1417), shumë regjistra kadastralë osmanë të shek.XV-XVII, shumë shkrime udhëtarësh të ndryshëm.
Në shek.XVII filloi të prodhohet dhe misri i ardhur nga Meksika në Egjipt e përmes Perandorisë Osmane në Shqiptarë.
Në shek.XVIII e deri në vitet '70-të shek.XX u bë drithi më masiv i bukës nga që prodhohej më me shumicë e në kushte më të përshtatshme klimatike, në ultësira fushore, në bregdet e në male. Kaq masive u bë mbjellja e misrit e buka e misrit, sa fjala "drithë" në malësitë shqiptare u përdor me kuptimin misër. Nga vitet '90 e këtej misri mbillet shumë pak për bukë e diçka më shumë për nevojat industriale (pije).
Ndër Shqiptarë (është fjala jo vetëm për ata në Shqipëri, por për ata që banojnë si autoktonë në jug e në lindje të Malit të Zi, në Kosovë, në Luginën e Moravës, në Maqedoninë Perëndimore e në disa vise në jug të Shqipërisë, jashtë kufirit, ashtu si ka bashkësi greke e sllave në Jug e në Veri të Shqipërisë, ku tërë Shqiptarët në hapësirat e përmendura bëhen rreth 8 milionë, me zakone e doke, tradita e rituale familjare e festa ka ngjashmëri e njëjtësi nё traditat e bukës.
Në këto ngjashmëri e njëjtësi përfshihen dhe minoritetet greke e sllave në Shqipëri, ku bukën e kanë bërë rrotullame (të rrumbullakët, në formë tepsie) e kurrë në formë gjatoshe: si shkop, si top, katrore e në forma të tjera, qoftë bukët e përditshme, ose kuleçët për fëmijë ose ata ritualë, po kështu çfarëdo bukësh a kuleçësh ritualë.
Kolendrat, si kuleçë ritualë për kullanat e 23-24 dhjetorit janë bërë të rrumbullakët e me vrimë në mes nga që ata futeshin me radhë në një shkop me dy degë (diçka si cfurk druri) që kolendarët e mbanin mbi supe në ecje e vizita.
Me vrimë bëhej dhe buka a kulaçi ritual i Ujtë të Bekuar (më 6, 12 a 18 janar), ku ujtë ritual nga një grykë qypi pihej përmes asaj vrime nga tërë anëtarët e familjes, me siguri kjo një mbetje e lashtë pagane "e krishterizuar".
Aty nga viti 1930 një malësor nuk kishte bukë për t'i dhënë fëmijës, po vetëm bulmetra e zarzavate që ai ashtu nuk pranonte t'i hante. Fëmija qante për shumë kohë e kërkonte bukë. Për psikologjinë malësore fëmija është jeta, është lumturia, është e ardhmja, është hyjni e qiellit, e i zënë ngushtë nga kjo e nga frika se fëmija do t'i pësonte ndonjë batërdi, i mërzitur së tepërmi, vrau veten. U largua vetë nga kjo jetë.
Buka është respektuar si gjë e shenjtë: para saj bëheshin lutje, përdorej si betim për të treguar të vërtetën ashtu si përdorej dhe Ungjilli, Kurani e objekte të tjera të shenjtërisë pagane ose monoteiste. Konsiderohej mëkat i rëndë të mallkosh bukët "se kështu të vret Zoti".
Ndalohej që mbetjet e bukës të hidheshin në banjo a në vende të ndyra, ndalohej që ato të shkeleshin më këmbë. Ato mund të hidheshin në hirin e zjarrit, në vende ku nuk i shkel njeri, ose dhe varroseshin në tokë, po edhe u jepeshin shpendëve a bagëtive për t'i ngrënë. Të gjitha këto flasin qartë për një traditë të lashtë të përdorimit të saj në ngrënie.
Bukët rituale ishin kudo të pranishme në festa me rite pagane, në ato krishtere a islame, që shoqëronin ritualet e urimet për mbarësi, për shëndet, për fat të mirë në të ardhmen. Me interes ka qenë "kulaçi i nuses" ku hanin tërë dasmorët nga pak e uronin çiftin që martohej.
Me interes ka qenë buka rituale që bëhej më 24 dhjetor e që shoqërohej me shumë rite pagane, edhe pse kjo ishte festë e Krishtlindjeve. Buka aty ku përdorej si e tillë, mbushej brenda me copëza të shumë perimeve, të pemëve, me lëng të thelbëve të arrave, me yndyrna. Me të bëheshin shumë rite në hardhi, në ara, në hambar të bukës e në bagëti.
Bukët rituale, a hashuret janë përdorur shumë në të Kremte e rituale islame, si Nata e Kadrit, Nata e Hashures dhe me radhë. Në fshatra të ndryshme të Labërisë, diku-diku dhe në Kosovë, a në vise të tjera shqiptare, ditën e parë të mbjelljes së të lashtave kryhej një rit i tillë: Zonja e shtëpisë atë ditë në mëngjes herët gatuante një kulaç të cilin e fuste në trastën e farës që dërgohej në arë për mbjellje. Kur fillonte brazda e parë, merrnin kulaçin, e thyenin mbi bririn e njërit ká, në katër pjesë.
Dy nga copat ua jepnin qeve për t'i ngrënë, një pjesë e hante bujku i parmendës dhe pjesën e katërt e hidhnin në brazdën që hapte së pari parmenda e që aty mbulohej me dhe nga brazda e dytë e parmendës. Si simbol i prodhimit të bukës, në kohët të kaluara, kau i lërimit të tokës nuk bëhej pastërma, po kur ngordhte varrosej si njeri.
Eshtra qeshë të varrosur janë gjetur diku-diku dhe në gërmime arkeologjike.
Në fshatrat e Kosovës, në viset fshatare në Veri dhe Jug të Shqipërisë, në jo pak vise, kremtohej festa e bukës që diku quhej edhe festa e të Korrave, e bëhej në përfundim të mbledhjes së bereqetit, në verë a në vjeshtë.
Ajo ka qenë simbol i shenjtë i mikpritjes: "bukë e krypë e zemër për mikun", pra pritje me përzemërsi të madhe. Familja mund të mos kishte bukë për të ngrënë, po Bukën për mikun, si racion, e ruante me emrin "Buka e mikut", madje dhe për një kohë të gjatë. Ka ndodhur një herë në fillim të shek.XX që një shtëpie në malësi t'i vijë një mik në mesnatë mbasi njerëzit kishin rënë për të fjetur. Ata atë mbrëmje nuk kishin pasur bukë për të ngrënë, por vetëm gjellë perimesh e bulmetrash.
Dalin në shtëpia afër e sigurojnë bukë për mikun. Erërat e mishit të fërguar e të fërgesave të tjera zgjuan një fëmijë 4 vjeç nga gjumi e ai filloi të qajë me të madhe e të thotë se nuk ka ngrënë bukë në mbrëmje. Miku me të i kuptoi të tëra e me të ngrënë një kafshatë e la bukën që atë ta hanë fëmijët. Të zotit të shtëpisë i tha vetëm se kishte ngrënë vonë e nuk mund të hante më.
I zoti i shtëpisë, i emocionuar shumë nga kjo, nguli këmbë që ai të hante. Në pamundësi për ta bindur mikun të hante e duke menduar se djali që nxori sekretin nuk kish faj, i dëshpëruar në kulm për atë që ndodhi, doli jashtë shtëpisë e vrau veten.
Një herë e një kohë, Pasha i Shkodrës e kish dënuar me varje një malësor për veprimet e tij kundër shtetit e rregullave të kohës. Disa minuta para se të varej Pasha e pyet malësorin: "A e ke ndjerë veten ndonjëherë tjetër në siklet sa sot që po varesh në litar?". "Po!", - i tha ai, "Kur më ka ardhur miku e nuk kam pasur bukë për t'i dhënë.
Ajo nuk harrohet kurrë se mikpritja e buka për mikun janë të shenjta e kujtohen ndër shekuj, kurse kjo që po më ndodh sot hyn në zhurmë, për një kohë e pastaj harrohet". Pasha i Shkodrës u mrekullua nga kjo përgjigje që kurrën e kurrës nuk e priste.
Nga kjo përgjigje Pasha urdhëroi të falet e të përcillet me kujdes deri te fisi i tij, deri në shtëpi ku banonte. Këtë ngjarje të kujtesës gojëdhanore e kanë përshkruar në veprat e tyre shkencore për etnokulturën shqiptare: etnologu i shquar Mark Krasniqi, po më herët dhe Mark Milani, Terenc Toçi, At Kolë Berisha e disa të tjerë.
Gjithandej dëgjohej ndër pleq e kjo ka një simbolikë të veçantë. Sot kjo duket si e pakuptimtë, por për ato kohë buka e miku ishin të shenjta e cënimi i tyre ishte dënim nga Urdhëruesi i Qiellit.
Në Frashër të Përmetit në nëntor 1940, si na tregon T. Toçi në librin e tij, "Shqiponja Arbënore", ushtarë shqiptarë e italianë nuk kishin fare ushqim e bukë për të ngrënë. Banorët e atyshëm u jepnin gjithë ç'kishin nga rezervat ushqimore e bukë, po dhe ato po mbaroheshin.
Atë bënte, me shumë dhunti, edhe familja e mësuesit Skënder Frashëri, por i kishte mbetur bukë vetëm për atë mbrëmje. Fëmija i shtëpisë, Shëndeti, duke i parë ushtarët shumë të uritur, shkon në shtëpi dhe kërkon që pjesën e bukës që ai do të hante në darkë, t'ia jepnin që t'ua çonte ushtarëve për ta ngrënë.
Familjarët, të prekur nga kjo përzemërsi e djalit, një pjesë të bukës së mbrëmjes ia dhanë që t'ua çonte ushtarëve. Ai ua çoi atyre e ata donin t'ia mbushnin duart me para, po ai nuk pranoi se "buka mikut s'i jepet me para". Në mbrëmje familjarët kërkuan të ulej në tryezë për të ngrënë me të tjerët, po ai nuk pranoi kurrën e kurrës nga që pjesën e tij ua kish dhënë me dëshirë ushtarëve.
Familjarët, të mrekulluar, të mallëngjyer nga ky gjest i Shëndetit, edhe ata vendosën të mos hanë darkë asnjëri e bukën e ushqimin t'ua çonin ushtarëve ku qëndronin pranë zjarreve në natyrë. Kjo është zemër e mirësisë shqiptare, gjest shumë mbinjerëzor që të mrekullon.
Buka e drithërat nga ajo prodhohet, po dhe mjetet e prodhimit të saj kanë zënë vend të posaçëm dhe në mitologji e besime vendëse shqiptare: Dragoi me forcën e mbinatyrshme të tij, në luftë me Kuçedrën mbron arat, drithërat nga stuhitë e mëdha e nga breshëri. Ai sjell ujërat që kuçedra i ndalon e kështu ujiten arat.
Armë të tij të fuqishme janë parmenda, zgjedha e parmendës, furkëza me të cilën ngarkohet drithi në kalë. Në kohë stuhie e breshëri, që binin shkatërrimin e të korrave nxirrnin jashtë tryezat e bukës, qerepin, pirustinë, e objekte të ndryshme të prodhimit të drithërave e të bukës.
Simbolikat rituale që lidhen me prodhimin e drithërave e të bukës është e pranishme gjithandej. Edhe kjo flet qartë për një traditë shumë të lashtë të të ushqyerit të stërgjyshërve tanë Ilirë e Parailirë me bukë e prodhime drithërash. Kjo flet shumë për popull a fise sedentare ku është zhvilluar etnokultura përkatëse që ka mbajtur e ka përforcuar unitetin etnik që nga lashtësia e deri në kohën tonë.
Është me shumë rëndësi që të studiohet kjo anë e të ushqyerit sedentar, për të dëshmuar më në thellësi evolucionin e identitetit etnik e kulturor të këtij populli që nga lashtësia e deri në kohë të re e të sotme.
Këto tradita të shenjta për bukën sot i takojnë përgjithësisht së kaluarës e shumë pak prej tyre kanë mbetur në jetesë, në të tashmen. Sot buka bëhet me mjete e me teknika të reja në furra e sipërmarrje publike.
Prof. Dr. Mark Tirta

Jon- 1159
Re: Simbolika e Bukes
Ne nje kohe buka ishte e shenjte kurse sot eshte e shenjte paraja.
Cdo gje ndryshon ne kohe.
Cdo gje ndryshon ne kohe.
gjilanasi- 361
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi