Simbolika e gjakut
2 posters
Faqja 1 e 1
Simbolika e gjakut
Gjaku, simboli i jetës
Gjaku është vetë jeta. Është forca më e lashtë që ushqen fuqinë e lindjes, të tmerrit të sëmundjes, të luftës dhe të vdekjes brutale. Qytetërime të tëra janë ndërtuar mbi lidhje gjaku. Fise, klane dhe mbretëri janë mbështetur në lidhje të tilla.
Nuk mund të ekzistojmë pa gjakun, në kuptimin e plotë të fjalës. Gjaku është magjik, është mistik, është alkimi. Shfaqet që në fillimet e historisë njerëzore si një symbol thellësisht fetar dhe tregues i nivelit të qytetërimit.
Popujt e lashtë e përdornin si simbol të përkushtimit dhe të unitetit. Që nga kohërat më të lashta, gjuhëtarët bënin ceremoni për të hequr shpirtrat e kafshëve që vrisnin, duke lyer me gjakun e tyre fytyrën dhe trupin e vet.
Gjaku i deleve përdorej si simbol mbi kasollet e skllevërve hebrenj në Egjipt që të kalonte andej ëngjëlli i vdekjes. Thuhet se Moisiu i ktheu ujërat e Egjiptit në gjak, në përpjekje për të çliruar popullin e vet.
Simboli i gjakut te Jesu Krishtit është sot dhe 2000 vjet elementi qëndror i ceremonisë më të shenjtë të krishtërimit. Gjaku zgjon dhe ngacmon emocione kaq të thella dhe të shenjta, sepse është gjithashtu, dhe mjaft i mahnitshëm.
Jo vetëm që ushqen sistemet tona të ndërlikuara të mbrojtjes së organizmit dhe shpërndarjen e supstancave ushqimore që janë të domosdoshme për jetën tonë, por dhe njëkohësisht na jep një element themelor për vetë njerëzimin, nëpërmjet së cilës mund të ndjekim gjurmët e evolucionit të racës sonë njerëzore.
Duke mësuar për popujt e lashtë, për përshtatjen e tyre ndaj sfidave të ndryshme klimaterike, mikrobeve, epidemive dhe ushqimeve të ndryshme, mësojmë dhe për veten tonë gjithashtu. Ndryshimet në klimë dhe në ushqimet e mundshme të konsumit, lindën dhe tipet e ndryshme të gjakut.
Përfundimisht, ndryshimet në grupet e gjakut janë dhe tregues të aftësive njerëzore për t'ju përshtatur ambienteve të ndryshme klimatike dhe kushteve të të ushqyerit. Këto, në pjesën më të madhe, ndikuan në sistemin mbrojtës të organizmit: diçka e prishur mund të të vriste, një e prerë apo e gërvishtur, mund të kthehej në një plagë me infeksion vdekjeprurës. Por, megjithatë, raca njerëzore mbijetoi.
Historia njerëzore është historia e mbijetesës. Më konkretisht është historia ku jetonin njerëzit dhe historia e ushqimeve që ato mund të gjenin në këto vende. Ka të bëjë me ushqimin, të kërkuarit dhe te shpërngulja e tyre për të gjetur atë ushqim.
Nuk jemi akoma të sigurt se kur filloi për herë të parë evolucioni njerëzor. E dimë se parahistoria njerëzore filloi në Afrikë, ku u shfaq njeriu si evloucion i qenieve të natyrës njerëzore. Jeta atëherë ishte e ashpër, e shkurtër dhe e egër.
Njerëzit vdisnin nga mijëra shkaqe, nga infeksione të rastit, nga parazitë, nga sulmet e kafshëve të ndryshme, nga lindjet e këqija dhe nga vdekjet në moshë të re.
Jeta njerëzore filloi nga një popull me grupin e gjakut 0, i cili është dhe grupi i paraardhësve tanë. Është i pashpjeguar akoma misteri se kur është shfaqur saktësisht për herë të parë njeriu me grup gjaku A, apo ai me grup gjaku B. Nuk e dimë.
Në shohim vetëm vijat e trasha të penelit, nga pikëpamja e historisë njerëzore, por nuk dimë hollësirat. Interneti na fton çdo ditë. Dijet dhe njohuritë tona zgjerohen në mënyrë të jashtëzakonshme. Tashmë jemi të qytetëruar, të zhvilluar si kurrë ndonjëherë. Ndodhemi në kulmin e zhvillimit tonë gjenetik. Jeta dhe kujtesa jonë janë të shkurtra.
Në udhëtojmë të gjithë përmes kohës së pafundme dhe ngjarjeve të tilla, të pafundme. Revolucioni nuk ka mbaruar akoma. Evolucioni është i padukshëm. Struktura jonë gjenetike dhe e fëmijëve tanë vazhdon të ndryshojë në mënyrë të padukshme dhe të pa parashikueshme që ne nuk e kuptojmë dot.
Shumë persona mendojnë se tashmë evolucioni ka mbaruar. Revolucioni vazhdon. Nga vjen fuqia e jetës sonë? Çfarë na bën të jemi gjallë dhe të mbijetojmë ndaj çdo sfide? Është gjaku ynë fuqia jonë jetike?
Së fundi, janë shfaqur viruse dhe sëmundje të ndryshme infektive, të cilat tashmë janë shtrirë deri në cepat e fundit të planetit tonë. A do të arrijë trupi ynë t'i përgjigjet këtyre faktorëve të rinj, sfidave të reja? Ja se cilat janë sfidat e reja që përballojmë ne sot:
Rritja e vazhdueshme e rrezatimeve diellore për shkak të rënies së shtresës së ozonit. Rritja e ndotjes së ajrit dhe ujit. Rritja e vazhdueshme e ndotjes së ushqimeve. Mbipopullimi dhe shtrirja në masë e urisë. Përhapja me ritme të shpejta e sëmundjeve infektive dhe epidemive të ndryshme, të cilat nuk mund t'i kontrollojmë.
Sëmundjet të panjohura ngjitëse që krijohen për shkak të kushteve të lartpërmendura
Lind pyetja, a do të mbijetojmë? Gjithnjë kemi mbijetuar. Çfarë forme do të marrë mbijetesa jonë, dhe cila do të jetë bota e re, në të cilën do të jetojnë njerëzit e evoluar, këtë nuk e dimë.
Në një botë ku do të mbizotërojë mbipopullimi dhe ndotja, në një botë ku mundësitë e mbijetesës janë të kufizuara, grupet e vjetra të gjakut vetvetiu do të fillojnë të shuhen në një ambient gjithnjë e më armiqësor, në të cilin ato nuk do të mund të përshtaten.
Ose mund të zhvillohet një skenar ndryshe, në të cilin dijet tona shkencore do të na lejojnë të çlirohemi nga gabimet e pakontrolluheshme të racës njerëzore dhe prirjet vetëshkatërruese, të cilat duket se po na udhëheqin sot.
Gjatë gjithë historisë njerëzore, tek shumë popuj të civilizimeve të lashta, e posaçërisht në Greqinë Antike, është besuar se me derdhjen e gjakut nga organizmi i të sëmurit, do të largohen toksiket e dëmshme nga trupi, dhe së bashku me to, do të eliminohen edhe të gjitha të këqijat që e kanë çuar të sëmurin tek kjo gjendje e çrregulluar.
Me futjen e gjakut në organizëm, është konsideruar se mund të shërohen 386 sëmundje, prandaj, jo rastësisht marrja e gjakut të freskët të njeriut, aplikohej shpesh si ilaç efikas tek mjekimi i shumë sëmundjeve, e veçanërisht të epilepsisë.
Duke u nisur nga ky besim, është krijuar bindja se pirja e gjakut të njeriut fizikisht dhe shpirtërisht forconte organizmin. Me këtë bestytni është shkuar aq larg, saqë mendohej se, përmes ritualit me gjak, mund t'ju bëhet shërbim jo vetëm të gjallëve, por edhe të vdekurve: në mitologjinë greke, besohej se duke stërpikur me gjak varrin e të vdekurit mund të shkaktohet paraqitja e hijes së atij që ka vdekur dhe të komunikohet me të.
Po ashtu, këta popuj të lashtë, kanë besuar se gjaku i njeriut si ilaç, i qetëson "demonët" që konsideroheshin si shkaktar të çrregullimeve të ndryshme organike, sikurse janë: shtrëngim muskujsh, anemia (pagjakësia) dhe dobësim të organizmit në përgjithësi, prandaj, jo rastësisht në kohën e inkuizicionit famëkeq, xhelatëve që i ekzekutonin dënimet me vdekje, si privilegje e veçantë, ju ishte lejuar që të tregtojnë me gjakun e njeriut.
Romakët e vjetër, luftëtarëve të dalluar me trimëri nëpër beteja, para daljes së shpirtit, ia pinin gjakun, duke besuar kështu se me këtë akt ata në vete do ta fusin afshin e fuqisë trimërore të luftëtarit që veç po vdiste.
Në bazë të mësimeve islame gjaku konsiderohej si para - ekzistencë. Ndërsa, në mitologjinë biblike, gjaku paraqitet si thelb i forcës jetësore ku është i koncentruar shpirti. Në një pasus të saj thuhet: kur Kaini e vrau të vëllain Abelin, Zoti i tha: "Çfarë bëre kështu?!…Zëri i gjakut të vëllait tënd më thërret!"
Në testamentin e vjetër, gjakut i jepej funksion kataraktit dhe thuhej: "Jeta e trupit tuaj është në gjakun tuaj, andaj, me qëllim që shpirtrat e juaj të jenë të pajtuara, unë atë jua dhashë në altar!" Për krishterët gjaku paraqet ndërmjetësuesin e një bashkimi të ngushtë që krijohet në mes Zotit dhe njerëzve. Në një shkrim biblik thuhet: "... kur të tretet vera në bukë, ajo shndërrohet në trupin dhe gjakun e Jezusit, dhe me këtë bashkim besimtari lidhet me Zotin".
Më shumë mistike se sa medicinale kanë qenë të njohura eksperimentet me gjak të alkimistëve në shekullin 16 dhe 17. Ata kanë tentuar që përmes zjarrit dhe distilimit të gjakut, të zbulojnë të gjitha të fshehtat që kjo tretje ngërthen në vete.
Vetë mjeku personal i mbretit Ludvigut XIV, ka raportuar për dy bashkëkohësit e vet, të cilët kanë distiluar gjakun e njeriut, sepse atë e kanë trajtuar si materie adekuate, nga e cila mund të separohet "eliksiri i urtësisë filozofike të krijimit"
Në anën tjetër, shumë ritualet e çmendura të shoqatave dhe vëllazërive të ndryshme të fshehta magji zezë, si njërën prej principeve të traditës karakteristike të veprimit të tyre, praktikonin derdhjen e gjakut të freskët, e veçanërisht gjakun e fëmijëve dhe femrave virgjëre që i flijonin si viktima.
Do të ishte e paevitueshme të theksohet se, gjaku si në kuptim fizik, ashtu edhe metaforik, në të gjitha kohërat e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, por edhe sot, konsiderohet si identifikim i gjenezës së përkatësisë racore, sikur bie fjala, gjaku i pastër fisnik, gjaku i pastër mbretëror, gjaku aristokrat...
Po ashtu, me ritualin e përzierjes së gjakrave që bëhej në lëng të ujit apo verës, e cila më pas pihej, është besuar se arrihej vëllazërimi dhe binjakëzimi. Kështu, vëllezërit sipas gjakut betoheshin në besnikëri deri në vdekje.
Jashtë këtij artikulli, sigurisht që me një kaptinë të veçantë duhet trajtuar simbolika dhe domethënia e gjakut tek tradita e gjakmarrjes te ne shqiptarët. P.sh., në disa troje shqiptare, posa të vritej një i afërm u familjes, merrej gjaku i tij dhe ruhej në një vend të caktuar ku pritej deri në momentin e vlimit të saj. Kur ky gjak fillonte të vlonte nga ena, atëherë kjo merrej si shenjë për kryerjen e hakmarrjes.
Edhe pse për simbolikën dhe domethënien metaforike dhe substanciale të gjakut, mund të thuhet dhe shkruhet mjaft, shikuar përgjithësisht, gjatë tërë historisë njerëzore, gjaku është konsideruar si simbol i forcës, ripërtëritjes, jetës, fuqisë, ngritjes hyjnore…. Pa marrë parasysh a ka të bëj si eliksir i ripërtëritjes jetësore, apo si simbol i së keqes dhe vdekjes, historia e njerëzimit është përplot me dëshmi paradoksale që kanë të bëjnë me gjakun. Në to shihet qartë se, disa popuj, në ritet e tyre, atë e kremtojnë dhe madhështojnë, ndërsa, disa të tjerë, i frikon dhe ajo ju shkakton tmerr.
Sido që të jetë, vlerat e vërteta të gjakut, një kohë të gjatë kanë mbetur të panjohura, por njerëzit, shumë vonë kanë kuptuar një realitet të pamohueshëm se, gjersa gjaku rrjedh vazhdimisht nëpër organizëm, në realitet aty ekziston edhe jeta.
Grupet e gjakut
Dijet tona janë më të vërtetë të jashtëzakonshme dhe kemi çdo arsye për të shpresuar se shpirtrat altruistë të epokës sonë do të gjejnë një mënyrë për të përballuar ralitetet e vështira të kohës sonë: dhuna, luftrat, injorancën, kriminalitetin, kotësinë, urrejtjen, sëmundjet, dhe kështu do të na nxjerrin nga kjo vorbull helmuese. Asgjë nuk ka mbaruar.
Evolucioni vazhon dhe do të vazhdojë me ne apo pa ne. Koha na sheh vetëm si një moment jetëshkurtër dhe është ky karakter i kufizuar që e bën atë kaq të çmuar.
Grupet e gjakut me kuptimin që njohim ne sot janë zbuluar rreth viteve 1940 kur është parë se jo të gjithë organizmat e të sëmurëve pranonin të njëjtin gjak. Shpesh herë ata e refuzonin atë, duke u bërë shkak i një sërë reaksionesh që lindin prej këtij fenomeni.
Është vënë re se, në gjakun e njeriut krijohen antikorpe (antitrupa) kundër çdo lloj antigeni (trup i huaj) që nuk gjendet tek vetja. Kur ju merrni një gjak tek i cili ka qeliza që transportojnë antigene, të cilat trupi juaj nuk i njeh, atëherë antitrupat tuaj do t'i sulmojnë ato qeliza.
Grupi juaj i gjakut ka të bëjë me atë se, cilat antigene transportojnë rruazat tuaja të kuqe. Ka katër lloj grupe gjaku A, B, AB dhe O.
Çdo grup ndahet edhe në dy nën grupe Rh + dhe Rh-. Këto grupe trashëgohen prej prindërve tek fëmija. Në ditët e sotme për të shmangur problemet gjatë dhënies së gjakut kryhet analiza e gjakut mes dhënësit dhe marrësit të tij.

Jon- 1159
Re: Simbolika e gjakut
Gjaku, ky mister i psikikes njerezore e i vete natyres
Gjak... fjale qe ndjell ndjesi te kunderta, qe nenkupton afrim e njekohesisht largim; burim i pashtershem idesh te frikshme e idealesh fisnike, ngjizes i individit me te tjeret e njekohesisht ndares i pameshirshem i njerezve.
Gjaku justifikon gjithcka, gjaku moralizon gjithcka, gjaku spiritualizon gjithcka; lindim me gjak te ngrohte e vdesim kur gjaku ftohet.
Gjaku kerkon drejtesi, gjaku deshmon per padrejtesi, gjaku justifikon derdhjen e gjakut.....
Perhere gjaku eshte pare si dicka teper e shenjte, si pjesa me fisnike e trupit njerezor, aty ndodhej jeta. Mbi shenjterine e gjakut u bazua krejt hyjnorja e vjeter pagane, mbi shenjterine e tij u bazua vete e drejta, mbi shenjterine e tij bazohet ende sot vete familja.
Zemra eshte pare perhere si pjesa me e shenjte e trupit, thjesht sepse eshte 'organi i gjakut', vete shpirti thoshin se e ka shtepine ne zemer; njeriut qe dashurojme i themi zemer, ne njefare menyre i japim statusin e njeriut te afert mbi parimin e vete lidhjes se gjakut.
Njeriu me gjak (dore) te ngrohte eshte i sinqerte, ai me gjak (dore) te ftohta eshte mashtrues. Gjaku ketu perdoret si mates i sinqeritetit te tjetrit.
Pse spiritualiteti eshte lidhur perhere me zemren e me gjakun ?
Ka dicka misterioze ne konceptimin pagan te hyjnores; ashtu si njeriu lidhej nepermjet gjakut, vete njeriu me hyjnine nuk mund te mos lidhej nepermjet gjakut, sepse gjaku ishte e vetmja gje hyjnore qe ndodhej ne trupin njerezor e sigurisht zemra si organ i gjakut e vendqendrimi i shpirtit luante edhe rolin e ndermjetesit midis njeriut dhe hyjnive.
Hapi zemren dikujt, nenkupton hapjen e botes shpirterore dhe sekreteve, qe perseri ndodhen ne zemer; hapi zemren Zotit e Ai do hyje tek ti, thone vete shkrimet monoteiste.
Hyjnorja me antike donte gjak, biles edhe gjak njeriu, pasi keshtu lidhja njeri-hyjnore shenjterohej. Pastaj hyjnorja u mjaftua me gjakun e kafsheve te shenjta, qysh prej periudhes se fundit te paganizmit e deri me sot.
Ky gjak i kafsheve sherben per te lidhur serisht njeriun me hyjnoren, sepse ku ka gjak, ka shenjteri.
Gjaku i martireve qe vdiqen per idealin fisnik, sherben per te mos harruar vete idealin. Cdo ideal i larte ka martiret e vet, vete shkenca permend Xhordano Brunon.
Gjaku sherben si nxites per kujtesen individuale apo te mbare bashkesise. Vete historia eshte shkence qe bazohet mbi gjakun.
Ngjarjet ku derdhet gjak jane ngjarjet e parapelqyera te historise. Mitet e njerezimit bazohen rendom mbi gjakun e derdhur, trimi qe derdhi gjakun e tij apo te armikut, perbindeshit,kucedres per te miren e bashkesise.
Mediat e sotme, gjuajne ngjarjet qe lengojne gjak sepse njeriu do ate 5 minuteshin e tij kushtuar gjakut.
Sado qe sot, gjakut i ka rene vlera, perseri njeriu nuk mund te mos i kushtoje sadopak kohe, sepse gjaku eshte i shenjte; gjaku lidh njerezit, gjaku i ben njerezit te barabarte e njekohesisht i ndan njerezit e i ben te ndryshem.... Gjaku ky mister i psikikes njerezore e i vete natyres.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi