Pesë teoritë konspirative që nuk shuhen
Faqja 1 e 1
Pesë teoritë konspirative që nuk shuhen
Pesë teoritë konspirative që nuk shuhen
Shumë debate zhvillohen se kush në të vërtetë kreu sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, pavarësisht se lideri i organizatës më të madhe terroriste, “Al-Qaedas”, Osama bin Laden, ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e më shumë se tre mijë personave.Mirëpo kjo është vetëm njëra prej pesë teorive që nuk do të vdesin kurrë.
Teori konspirative janë ngritur edhe për shkaktarët e vërtetë të krizës së fundit globale financiare, për të cilën adhuruesit e teorive konspirative thonë se e kanë nxitur bankierët çifutë; se një grup elitash transnacionale po përgatisin një rend të ri botëror; se Barack Obama nuk ka lindur në SHBA, që do të ishte në kundërshtim të plotë me Kushtetutën amerikane që nuk lejon të bëhet president një person që lind në një tjetër shtet; dhe teoria e fundit konspirative, sipas së cilës virusi HIV është krijuar nga shkencëtarë të mbështetur nga Qeveria amerikane.
11 shtatori
Përkrahës të teorive konspirative ngulmojnë se sulmet e 11 shtatorit që janë kryer nga “Al-Qaeda” ose kanë marrë “izën” e Qeverisë amerikane, ose kjo e fundit ka orkestruar kryerjen e tyre.
Detaje të shumta janë publikuar lidhur me dyshimin se kush në të vërtetë i kreu sulmet. Për shembull një rrjet satelit arab ka raportuar se mbi katër mijë hebrenj nuk ishin në vendin e tyre të punës në momentin kur u përplasën aeroplanët e “Al-Qaedas”. Shumë libra dhe revista të tjera në Evropë dhe në Lindje të Mesme kanë dalë me pretendimin se sulmet ishin në “flamuj të rrejshëm” brenda Qeverisë amerikane, me qëllim që të krijohej një bazë dhe arsyetim për fillimin e luftës në Irak.
Është e dhimbshme që dezinformata të tilla janë plasuar menjëherë pas sulmeve terroriste. Por ajo që është edhe më tragjike është rezultati i një ankete, i cili ka treguar se shumica e të anketuarve të 17 shteteve nuk janë të bindur që prapa sulmeve qëndron “Al-Qaeda”. Një dokumentar i famshëm televiziv i vitit 2005, “Loose Change”, pretendonte se aeroplanët që u përplasën në kullat binjake nuk mund të shkaktonin rrëzimin e tyre në mënyrën qysh ato u rrëzuan.
Kundërthënia për të vërtetën u rrit edhe më shumë para pak ditësh kur “cari i klimës”, Van Jones, u detyrua të jepte dorëheqjen nga kabineti ministror i Barack Obama, pasi u mësua se ai kishte nënshkruar një peticion që bënte thirrje për një hetim të ri se kush i kreut sulmet e 11 shtatorit. Këtë peticion e kanë nënshkruar edhe figura të njohura publike amerikane.
Por e vërteta është se Komisioni i 11 shtatorit i përbërë nga të dyja partitë amerikane kreu një hetim, i cili faktoi se “Al-Qaeda” ishte përgjegjëse për sulmet. Edhe vetë Bin Laden më 2004 e ka pranuar përgjegjësinë.
Bankierët çifutë
Sipas kësaj teorie, bankierët çifutë kontrollojnë sistemin botëror të financave dhe ishin ata që shkaktuan krizën e fundit ekonomike. Teori të ndryshme komploti kanë arsyetuar dhunën e përdorur kundër çifutëve nga koha e carëve rusë e deri te fushata e “Al-Qaedas” me “argumentin” se bankierët çifutë kontrollojnë sistemin botëror të financave.
Por tani përsëri është ngjallur një teori konspirative, sipas së cilës çifutët nxitën krizën e fundit financiare.
Ky version komploti kësaj radhe ka ardhur nga Kina, ku këshilltari i inxhinierëve të teknologjisë dhe historiani amator Song Hougbing ka publikuar më 2007 një libër të titulluar “Lufta e parave”.
Ai ka thënë se që nga koha e Napoleonit, bankierët çifutë kontrollojnë sistemin financiar të botës, dhe duke akuzuar ata për kolapsin financiar të vitit 1997. Hougbing po ashtu ka fajësuar çifutët për nxitje të Pekinit ta hapë tregtinë.
Mirëpo e vërteta është se shumë faktorë kanë shkaktuar krizën, duke filluar me rënien e çmimeve të patundshmërive e deri te shkeljet e mëdha të rregullave financiare. Në mesin e humbësve të kësaj krize ishin edhe miliona çifutë.
Rendi i ri botëror
Është krijuar një teori e cila pretendon se një grup elitash transnacionale po mundohet të krijojë një rend të ri botëror.
Konspiracionistët ka kohë që kanë dyshuar se shoqëri sekrete si “Freemasons” dhe “Illuminati” nga prapaskena kanë kontrolluar qeveri kombëtare. Por globalizimi i të gjithë sektorëve të ekonomisë ka betonuar bindjen e përkrahësve të teorive konspirative se këto elita tashmë po mundohen të krijojnë një qeveri botërore. Madje disa janë të bindur se ajo tashmë ekziston në mënyrë sekrete.
Emra të njohur të jetës publike amerikane, si nikoqiri i një emisioni në radio, Alex Jones, mendojnë se Komisioni Trilateral, Bilderberg Group dhe Këshilli i Punëve të Jashtme, dhe Forumi Botëror Ekonomik po përdoren nga elitat për të ndikuar në botë, në luftëra e deri te tregjet financiare.
Mirëpo e vërteta është se lindja e një elite botërore është përshkruar nga Karl Marks e deri te drejtuesi i revistës së famshme “Foreign Policy”, David Rothkopf. Nëse një elitë e tillë do ta merrte pushtetin, do të kishte tregti më të lirë në mbarë botën.
Barack Obama
Shumë është çuar pluhur për vendlindjen e presidentit Barack Obama. Përkrahësit e konspiracioneve pretendojnë se Obama nuk ka lindur në territorin amerikan, që do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën amerikane. Po të ishte kështu, Obama nuk do të kishte të drejtë kandidimi për president të superfuqisë botërore.
Me familjen e tij me prejardhje të përzier, nga tri kontinente, dhe formën e ngritjes së tij, Barack Hussein Obama është bërë një cak i mirë për teoricienët e konspiracionit, të cilët mendojnë se Obama po fsheh diçka që do të tregonte se ai nuk është i lindur në SHBA.
Gjatë fushatës primare të nominimeve partiake, një ueb-faqe e njohur bënte fushatë kundër Obamas, duke theksuar se ai ishte mysliman, por e mbante sekret përkatësinë fetare. Numri i amerikanëve që i kanë besuar kësaj teorie konspiracioni nuk ka ndryshuar krahasuar me kohën e nominimeve partiake. Në një anketim të kryer në muajin mars, kur Obama nuk kishte bërë ende dy muaj në presidencë, 11 për qind e amerikanëve besonin se presidenti është mysliman. Në studimin e kryer nga “Pew Research”, vetëm 48 për qind e amerikanëve ishin të sigurt se Obama është i krishterë.
Një tjetër konspiracion i ngritur kundër Obamas ishte ai që pretendonte se presidenti kishte lindur ose në shtetin e babait të tij, Keni, ose në vendin e njerkut, Indonezi. Edhe pse Obama e argumentoi nëpërmjet certifikatës së lindjes të lëshuar në Hawaii dhe një shkrimi të një gazete, komplotistët thonë se lindi jashtë SHBA-së.
Një anketë e kryer gjatë qershorit ka dëshmuar se 77 për qind e amerikanëve(42 për qind prej të cilëve republikanë) besojnë se Obama u lind në SHBA.
E vërteta është se Barack Hussein Obama u lind më 4 gusht të vitit 1961 në Honolulu të Hawaiit. Derisa një numër i familjarëve të tij janë myslimanë, ai është ushtrues i besimit të krishterë.
SIDA
Komplotistët thonë se virusi i SIDA-s është prodhuar nga Qeveria amerikane dhe shkencëtarët nuk e thonë të vërtetën kur tregojnë se si është shpërndarë ajo.
Kjo teori është aktive që nga vitet e tetëdhjeta, kur profesori i biologjisë në Gjermaninë Lindore, Jakob Segal, ka thënë se virusi HIV është prodhuar në një laborator të Qeverisë amerikane. Ky pretendim ka gëzuar përkrahje më të madhe në mesin e afrikano-amerikanëve. Një anketë ka treguar se 25 për qind e afrikano-amerikanëve besojnë se virusi u prodhua me përkrahje të Qeverisë amerikane dhe u shpërnda në komunitetin zezak.
Një tjetër teori komploti pretendon se SIDA në fakt nuk shkaktohet nga ndonjë virus i veçantë, dhe thjesht është një gjendje e krijuar nga faktorë të jetës, si çlodhja e sjellë nga përdorimi i barnave. Derisa këta teoricienë janë diskredituar në pjesën më të madhe, ata kanë marrë përkrahjen e disa figurave të njohura si presidenti jugafrikan, Thabo Mbeki, i cili për vite me radhë ngulmon se konsensusi ndërkombëtar për HIV/AIDS-in ishte një gabim i madh dhe se sëmundja është shkaktuar më shumë nga varfëria dhe papastërtia sesa nëpërmjet bartjeve seksuale.
Kurse të dhënat shkencore dëshmojnë se HIV/AIDS-i bartet nga njeriu në njeri gjatë shkëmbimit të lëngjeve trupore. Shkencëtarët besojnë se virusi ka origjina nga Afrika në fillim të shekullit të njëzet.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» Teori të reja konspirative
» Teoritë konspirative të vitit 2014
» Teoritë konspirative për avionin e rrëzuar në Ukrainë
» Ylli me pesë cepa
» Pesë rregulla për gjumin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi