Teoritë konspirative të vitit 2014
Faqja 1 e 1
Teoritë konspirative të vitit 2014
Ka një shprehje tepër të veçantë në shkencat kompjuterike që thotë: “Mos e shihni me sy të keq diçka që shpjegohet përmes budallallëkut apo marrëzisë”.
Por në botën e politikës globale, kjo është vetëm një mënyrë e lehtë për t’ju zënë sytë njerëzve. Ekzistojnë 8 ngjarje të mëdha që kanë ndodhur këtë vit, për të cilat ka patur keqkuptime të shumta, aq sa janë krijuar disa teori të cilat nuk kanë kuptim. Ja cilat janë ato:
1. Qeveria e SHBA-ve e mbuloi jugun me borë plastike. Në se rikthehemi në fillim të këtij viti, do të kujtojmë se SHBA-të u mbytën nga një "vorbull polare", që bëri të binin reshje të mëdha në të, madje edhe zonat e ngrohta si Atlanta, Georgia. Por jo gjithkush e pa këtë si një fenomen natyror. Një numër i përdoruesve të Youtube, besonin se qeveria federale është duke përdorur teknika "gjeo-inxhinierike" për të mbuluar jugun me dëborë të rreme.
2. David Cameron fshehu një zbulim të madh nafte, dhe manipuloi referendumin. Më 22 korrik, David Cameron dhe Sekretari i Shtetit për Skocinë, Alistair Carmichael, bënë një vizitë në Shetlands. Asnjë paralajmërim nuk ishte bërë paraprakisht për udhëtimin, dhe vetëm një pjesë e vogël e gazetarëve ishin me të. Vetëm pak ditë më parë, 75km në perëndim të ishujve, ishin zbuluar rezervat më të mëdha të naftës. Punëtorët u dërguan menjëherë në shtëpi, me pagë të plotë dhe, atyre iu tha që të mos kthehen deri pas referendumit të pavarësisë. Menjëherë lindën teoritë se po fshihej një “gjigant nafte” që do të shpërthente ekonominë e vendit, po jo vetëm kaq, u rritën dyshimet për manipulimin e referendumit.
3. Anija kozmike e “Virgin Galactic” u sabotua nga NASA. Rrëzimi i anijes hapësinore në Kaliforni gjatë një udhëtimi prove, ku një nga pilotët humbi jetën dhe tjetri mbeti i plagosur rëndë, i është atribuuar NASA-s. Anija kozmike, e ideuar nga Branson për të çuar turistët e pasur në hapësirë, u përplas gjatë një fluturimi prove. Por sipas teorive, NASA ka qenë e zhveshur nga financimi administratës liberale dhe mbështetja e tyre, dhe me rritjen e konkurrimit në hapësirë, mendohej se ajo ka sabotuar.
4. Kometa që u kap nga anija Rosetta ishte një anije e jashtëtokësorëve. Për 3 ditë në nëntor bota mbajti frymën teksa anija Rosetta arriti pranë kometës 67P, dhe humbi gjurmët në të. Por menjëherë pas kësaj u përfol se 67P nuk ishte një kometë, por një anije kozmike e jashtëtokësorëve.
5. Ebola është një bio-armë që Obama do ta përdorë si justifikim për ligjin ushtarak. Jo shumë kohë pasi shpërtheu Ebola, një artikull i Daily Observer të Liberisë, pohoi se virusi ishte një armë e projektuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara për të shpopulluar planetin. Louis Farrakhan, kreu i Kombit të Islamit, tha se virusi kishte qenë projektuar për të vrarë njerëzit me ngjyrë specifikisht. Dyshimet shkuan deri të Partia Republikane, ku Steve Stockman, një kongresmen nga Teksasi, spekuloi se Obama po e përdorte sëmundjen, në mënyrë që ai të mund të përdorë "fuqitë emergjente për të marrë përsipër kontrollin e ekonomisë". Një transmetues në radio, Rick Ëiles, kishte frikë se Presidenti do ta përdorë Ebolan që të "mbledhë patriotë" dhe të ngrejë "kampet e ri-edukimit".
6. Avioni MH-17 dhe MH370 janë i njëjti. Rrëzimi i avionit të Malaysia Airlines MH-17, prodhoi një pasuri të teorive konspirative. Ndërsa fajësohej gjerësisht Rusia, kishin nga ata që filluan të dyshonin se i dyshuari kryesor ishte vetë SHBA-ja. Të tjerët u përqendruan në një ngjashmëri mes MH370 dhe aeroplanit zyrtar presidencial të Vladimir Putin (të dy janë të bardhë me vija të kuqe dhe blu). Teoria ishte se SHBA apo qeveria e Ukrainës ishin përpjekur të vrisnin Putinin. Por teoria më krijuese ishte ajo e të njëjtit aeroplan. Njerëzit mendonin se aeroplani që ra në Ukrainë mund të ishte MH-370, që kishte humbur mbi oqeanin Indian në muajin mars.
7. ISIL është një krijim i përbashkët i Izraelit dhe CIA-s, dhe lideri i saj është një agjent i fshehtë hebre. Mos u çudisni, e lexuat si duhet: udhëheqësi i ISIL, Abu Bakr al-Baghdadi, nuk është një mysliman, por një aktor hebre me emrin Elliot Shimon i trajnuar nga Mossad dhe CIA. Kjo ishte teoria më qesharake që u përfol.
8. Rihanna, Jay Z, Kanye West dhe Beyonce janë të gjithë anëtarë të Iluminatit. Iluminati në të vërtetë ishte një shoqëri sekrete e themeluar në 1776 nga një administrator universiteti i frustruar me kontrollin e Kishës mbi të mësuarit. Simboli i Iluminatit është syri në piramidën. Të gjithë këngëtarët e sipërpërmendur e kanë përdorur këtë simbol. Beyonce ka bërë vazhdimisht një gjest të njëjtë me simbolin gjatë koncerteve, dhe njerëzit mendojnë se ata i përkasin kësaj shoqërie sekrete.
gjilanasi- 361
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi