EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu i Akullit

Shko poshtë

Njeriu i Akullit Empty Njeriu i Akullit

Mesazh  Estilen 15.04.10 21:37

Njeriu i Akullit

Njeriu i Akullit Attachment

U gjet në shtator të vitit 1991 nga një çift gjerman në Alpe tek kufiri autriako-italian.

Kufoma e tij ishte ruajtur mjaft mirë në brendësi të akullnajës dhe pas një shkrirje të akullit rastësisht është gjetur. Njeriu i Akullit jetoi përafërsisht mes viteve 3350 dhe 3100 pes.

Padyshim kjo kufomë ishte mashkull. Ai ishte rreth 45 vjeçar. Ishte i gjatë 1.60, që është gjatësia mesatare e njerëzve të asaj kohe. Kishte ndërtim të dobët (i hollë) me sasi të vogla dhjami, dhe peshonte rreth 50 kg.

Ai kishte flokë ngjyrë gështenje dhe të valëzuara, mbante mjekër, dhe nuk ka dallime raciale me popullësinë e sotme të Alpeve. Flokët e tij ishin vetëm 9 cm që do të thotë se njerëzit e asaj kulture prenin flokët rregullisht. Sytë edhepse ishin tharë, qartë shiheshin se kanë qenë të kaltër. Atij i mungojnë dhëmbët e pjekurisë.

Ai ka disa shenja në trup që janë menduar si tatuazhe, por më vonë është zbulu se janë praktikë e akupunkturës për shkak të një sëmundje që kishte ky njeri.

Flokët e tij janë gjurmuar për përmbajtje metali, dhe është zbuluar sasi më e vogël e plumbit sesa tek njerëzit e sotëm.

Në anën tjetër sasia e arsenikut ishte më e madhe. Sipas të gjitha gjasave Njeriu i Akullit herë pas here ka marrë pjesë në shkrirjen dhe përpunimin e bakrit.

Pas një ekzaminimi të stomakut është zbuluar se në shujtën e fundit para vdekjes ka ngrënë qull gruri, mish dhe perime. Poashtu drithi mund të jetë ngrënë edhe në formë të bukës.

Një hulumtim me rreze X ka treguar që ky njeri u vra me një shigjetë, dhe maja e shigjetës ka mbetur në krahun e tij të majtë.

Shigjeta ka shpuar trupin duke bërë një vrimë 2-cm të gjerë dhe iu ka afruar zemrës për pak cm. Organet jetësore nuk janë dëmtuar por maja e shigjetës ka shpuar damarin kryesor të gjakut, duka shkaktuar gjakderdhje të madhe, dhe ka paralizuar krahun e majtë. Mbase pas këtij sulmi Njeriu i Akullit vdiq për pak minuta.

Nga poleni i gjetur brenda organizmit të tij, dihet që ka vdekur në pranverë ose në verën e hershme.

Njeriu i Akullit Attachment

Njeriu i Akullit Attachment

Rikrijimi i fytyrës
Njeriu i Akullit Attachment

Rikrijimi i rrobave të tij (këtu fytyra nuk është e tij)
Njeriu i Akullit Attachment

Thika e gjatë 13 cm, përbëhej nga një teh guri, dhe dorëza nga druri i ahut, së bashku me këllëfin.
Njeriu i Akullit Attachment


Vegla më e rëndësishme e Njeriut të Akullit ishte sëpata e bakrit. Bishti i saj është 60 cm i gjatë, ndërsa tehu 9.5 cm. Në atë periudhë, sëpata e bakrit ishte simbol i statusit të lartë. Ndoshta Njeriu i Akullit ishte prijës i fisit ose luftëtar.

Njeriu i Akullit Attachment

Njeriu i Akullit mbante harkun 1.82 cm të gjatë, ndërsa shigjetat ishin 84 deri 87 cm të gjata.

Njeriu i Akullit Attachment
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi