Njeriu lakuriq
Faqja 1 e 1
Njeriu lakuriq
Ishte një kohë kur perënditë tashmë ekzistonin, por racat nuk ekzistonin akoma. Kur erdhi koha e lindjes së tyre e fiksuar nga fati perënditë i krijuan ato në brendësitë tokës, duke realizuar një përzierje të dheut, të zjarrit dhe të gjithçkaje që përzihet me zjarrin dhe dheun.
Pastaj, kur erdhi momenti i përftimit të dritës, perënditë ngarkuan Prometeun dhe Epitemeun, për të shpëmdarë aftësitë ndërmjet gjithë llojeve, me një rregulli të plotë ashtu siç duhet. Epitemeu i kërkoi me ngulm Prometeut që ta linte vetëm në procesin e ndarjes. Kur të mbarojë procesi, ti eja ta kontrollosh, i tha ai të vëllait. Pasi arriti ta bindë, ai e kreu vetëm operacionin.
Dhe gjatë shpërndarjes, ai u dhuroi disave një forcë, por jo shpejtësinë; por të dobtëve u dha shpejtësinë. Ai armatosi disa, kurse atyre që nuk kishin armë, u dha një aftësi tjetër për të mbijetuar. Ndërkaq atyre që u dha forma të vogla, i pajisi me krahë, në mënyrë që të iknin në rast rreziku, ose u krijoi një strofull të nëndheshme. Atyre që ua zmadhoi shtatin, ndjeheshin të mbrojtur e të sigurt në vetvete.
Kësisoj, gjatë aftësitë e tjera në të njëjtën mënyrë. Ai vepronte në këtë mënyrë, për të mënjanuar asgjësimin e çdo race, duke u dhënë atyre aftësi dhe siguri, për të shmangur duke ikur, shkatërrimin e dyanshëm dhe po ashtu u krijoi mundësi që të mbrohen nga rreziqet që mund të sillnin stinët e Zeusit duke i mbuluar me qime të dendura dhe duke ua bërë lëkurën të trashë, si një mbrojtje të mjaftueshme për dimër, por të afta edhe për tu mbrojtur nga vapa e madhe duke përfshirë edhe një shtrat të përshtatur të natyrshëm për secilin, për të fjetur. Ai i mbathi disa me këpucë druri dhe disa të tjerë i bëri me lëkurë të trashë.
Pastaj, ai i caktoi secilit një ushqim të ndryshëm, disave bimë të tokës, të tjerëve fruta pemësh, dhe të tjerëve akoma rrënjë. Por disave ai u caktoi si ushqim mishin e kafshëve të tjera, prandaj këtyre ai u dha një pjellori më të pakët ndërsa presë së tyre, ai u dha një pjellori të madhe, për të siguruar kështu moszhdukjen e llojeve.
Megjithatë, meqenëse ai nuk ishte me të vërtetë i mençur dhe i urtë, Epitemeu, pa bërë kujdes, i harxhoi gjithë aftësitë që kishte në dispozicion për kafshët që nuk flasin; por mbeti akoma raca njerëzore që nuk kishte marrë asgjë, dhe ai nuk dinte çfarë të bënte.
Atëherë, ndërsa ai ishte në hall, arriti Prometeu për të kontrolluar shpërndarjen, dhe ai pa se gjithë llojet ishin pajisur në mënyrë harmonike, por vetëm njeriu kishte mbetur lakuriq, pa këpucë, pa mbulesë, pa armë. Dhe tashmë ishte pikërisht dita e caktuar nga fati, që njeriu duhet të dilte nga toka dhe të dukej në dritë.
Përballë këtij halli, duke mos ditur si ta ruante racën njerëzore, Prometeu ia vodhi dijen termike Hefestit dhe Atenës, domethënë zjarrin, sepse pa zjarrin nuk kishte mënyrë tjetër për të fituar e shërbyer, dhe prandaj ai ia dhuroi atë njeriut. Në këtë mënyrë, njeriu kishte në zotërim dijen që i përkiste jetës, por ai nuk kishte dijen politike, sepse në të vërtetë kjo gjendej te Zeusi.
Por Prometetu nuk kishte më kohë për të hyrë në Akropol, ku banonte Zeusi, dhe natyrisht atje ishin gjithashtu edhe rojet e Zeusit, të cilët ishin të tmerrshëm; por ai arriti të hynte pa u vënë re në banesën e përbashkët të Hefestit e Atenës, ku ata dëshironin të praktikonin artet e tyre, dhe kështu ai e vodhi zjarrin që i përkiste Hefestit si dhe artin e Atenës, dhe ia dhuroi njeriut. Kështu ndodhi që njeriu u gjend i pajisur mirë për jetën dhe që më vonë, për shkak të Epitemeut, Prometeu, siç thuhet, u akuzua për vjedhje.
Meqënëse njeriu kishte pjesën e tij në fatin hyjnor, ai ishte pikë së pari për nga afërsia e tij me Zotin, i vetmi ndër të gjallët që i njihte perënditë, dhe kështu ai ndërmori ngritjen e altarëve dhe statujave të Perëndive, dhe më pas, në saj të artit që zotëronte, ai nuk vonoi të nxjerrë e shqiptojë tinguj e fjalë, si dhe shpiku banesa, rroba, këpucë, mbulesa, dhe ushqime që vinin nga toka.
Të pajisur në këtë mënyrë, njerëzit jetonin në fillim të shpëmdarë, dhe nuk kishte qytete, ata vdisnin nga sulmet e kafshëve të egra, sepse ishin më të dobët se ato, dhe arti i tyre prej artizani që përbënte një ndihmë të mjaftueshme për të siguruar ushqimin, tregohej i pamjaftueshëm në luftën që ata duhej të bënin kundër kafshëve të egra. Në të vërtetë, ata nuk zotëronin akoma artin politik, pjesë e të cilit është arti i luftës. Natyrisht, ata kërkonin të grumbulloheshin për të shpëtuar dhe për të ndërtuar qytetet e tyre.
Por çdo herë që ata grumbulloheshin, silleshin në një mënyrë të padrejtë njëri ndaj tjetrit, sepse nuk zotëronin artin politik, dhe kësisoj, gjithnjë shpërndaheshin përsëri dhe zhdukeshin.
Kështu Zeusi, nga frika se mos raca jonë zhdukej krejtësisht, dërgoi Hermesin që tu sillte njerëzve Turpin dhe Drejtësinë, për të krijuar rregullat e qyteteve dhe vendeve të rniqësisë që i bashkoriin njerëzit.
Hermesi pyeti atëherë Zeusin për mënyrën se si duhet t’ua jepte ai njerëzve Drejtësinë dhe Turpin. A duhet t’i shpërndaj ato ashtu siç janë shpërndarë artet? Shpërndarja e tyre ishte bërë në këtë mënyrë: një njeri i vetëm që zotëronte artin e mjeksisë kishte mjaftuarpër një numër të madh njerëzish që nuk kishin njohuri të tilla, dhe kështu ishte vepruar edhe për artizanët e tjerë.
A duhet ta shpërndaj atëherë kështu edhe Drejtësinë e Turpin, ndërmjet njerëzve, apo duhet ta shpërndaj për të gjithë?
Zeusi u përgjigj: Shpërndaje ndërmjet të gjithëve, në mënyrë që të gjithë të kenë pjesën e tyre, sepse nuk do të mund të ketë qytete, nëse vetëm një numër i vogël njerëzish do të kishin pjesë në to, siç është rasti për artet e tjera; prandaj të vihet në emrin tim një ligj i tillë: që të çohet drejt vdekjes, si një fatkeqësi për qytetin, njeriu që tregohet i paaftë të marrë pjesën e tij të Turpit e të Drejtësisë.
PLATONI
gjilanasi- 361
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi