EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Piramida misterioze nënujore

+5
Niko_
Odin
neri
etmond
Neo
9 posters

Shko poshtë

Piramida misterioze nënujore Empty Piramida misterioze nënujore

Mesazh  Neo 05.12.09 1:08

Piramida misterioze nënujore, besohet 10 mijë vjeçare

Piramida misterioze nënujore Yonagu10

Kjo strukturë është mbytur në fund të epokës së akullnajave, e cila daton rreth 10 mijë vjet më parë dhe që do e bënte këtë strukturë disa herë më të vjetër se ato të Egjiptit.

Një ndërtim misterioz nën detë, që i ngjan thuajse në gjithçka piramidave dhe gjendet në brigjet e Japonisë, ka shkaktuar përplasje dhe debate të forta. A mos është kjo vetëm një formim natyral, një fenomen gjeologjik apo dicka e krijuar prej dorës së njeriut që do të ndryshonte historinë që ne kemi mësuar deri më tani?

Piramida misterioze nënujore 1-12

Më 1986, një zhytës pranë ishullit të Yonaguni Jima, në cepin jugorë të Japonisë, gjeti ndërsa notonte struktura të çuditshme rreth 25 metra nën detë. Ata dukeshin si struktura me shkallë me tarraca dhe shkallë.

Një nga këto pjesë të kësaj piramide dhe më e madhja pjesë e saj është rreth 600 këmbë e gjërë dhe 90 këmbë e lartë, me të paktën pesë nivele blloqesh gurësh që duket se rrethojnë strukturën. Zhytësit kanë zbuluar në të edhe shumë shenja të tjera që sipas tyre tregojnë se kjo piramidë nënujore është krijuar nga dora e njeriut. Në një nga fotot e bëra në të tregohet një imazh i gdhendur në strukturë që i ngjan një sfinksi, me kokë luani.

Gjithashtu në vend janë gjetur shenja të tjera dhe gdhendje të çudistshme në gurë, të gjitha të dokumentuara, të cilat në një farë mënyre për mbrojtësit e kësaj teori tregon se bëhet fjalë për diçka të ndërtuar nga dora e njeriut.

Masaaki Kimura, një gjeolog marine nga Univeristeti i Ryukyus University në Japoni, ka studiuar dhe shkruar për më shumë se 15 vjet strukturën masive dhe beson që ajo është 5 mijë vjeçare, por është mbytur gjatë një tërmeti të 2 mijë vjetëve të shkuara.

Piramida misterioze nënujore Yonaguni-ruine

Të tjerë besojnë se kjo strukturë është edhe më e vjetër, përfshi këtu edhe Teruaki Ishii, profesor i gjeologjisë në Universitetin e Tokios që beson se kjo strutkturë është mbytur në fund të epokës së akullnajave, e cila daton rreth 10 mijë vjet më parë dhe që do e bënte këtë strukturë disa herë më të vjetër se ato të Egjiptit.

Piramida misterioze nënujore Yonaguni1

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë librat tonë të historisë duhet të rishihen dhe të merret në konsideratë se një kulturë e Lindjes ëzhtë zhvilluar shumë më herët se sa ajo e Perëndimit (në këtë rast Egjiptit). Është interesant të thuhet se mjaft mjete janë gjetur rreth ndërtimit por edhe në tokë pranë bregut ku është gjetur ajo.

Pranë strukturës së piramidës është zbuluar një skelet njeriu disa këmbë i gjatë dhe njëkohësisht hiroglife të panjohura më parë.

Sidoqoftë jo shumë njerëz janë të gatshëm të pranojnë këtë, mjaft studiues thonë se bëhet fjalë për një shkëmb të krijuar në atë formë natyralisht, prej tërmeteve të një zone të njohur tektonike. Kundërshtimet kanë bërë që ende struktura të mos njihet si vend i vlefshëm arkeologjik. Ndërsa vetëm studime të mëtejshme do të tregojnë nëse ajo është apo jo, piramida më e vjetër në planet.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Piramida misterioze nënujore Empty PIRAMIDA MISTERIOZE NËNUJORE

Mesazh  etmond 06.12.09 22:49

Ka disa fakte shumë të fuqishme të dala në pah viteve te fundit përsa i përket evolimit të njeriut dhe të zhvillimit të tij në tokë, gjithashtu ka edhe shumë mbetje qytetrimesh të trashëguara nga natyra, të cilat njeriu "modern" nuk arrin dot ti spjegojë, nuk spjegon dot prejardhjen e këtyre qytetrimeve të cilat më shumë për njeriun "modern" mbeten një mister i madh.

Dhe pa dyshim që lind pyetja: Çfarë na kanë fshehur dhe vazhdojnë të mbajnë sekret sektet e ndryshme dhe organizma shtetrore? Ky saiti ketu i përket një grupi njerëzish në Greqi të cilët janë shumë të apasionuar mbas fenomeneve të këtilla, duke i ndjekur ato me shumë vëmëndie, edhe pse në të shumtën e rasteve ato mund të jenë të stisura, por kjo nuk eleminon dhe ato të cilat janë mëse të sakta, vetë personalisht besoj se fuqi të ndryshme ndër vite e shekuj, për interesa të qëllimshme kanë ndikuar shumë në devijimin e së vërtetës.
etmond
etmond

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Piramida misterioze nënujore Empty Re: Piramida misterioze nënujore

Mesazh  neri 18.12.09 16:50

Edhe une mndoj se jo e gjithe e verteta eshte treguar.

Ndoshta per te mos hapur panik ose per shume arsye te tjera gjithmone e verteta nuk tregohet. Psh ne momentin qe Klinton erdhi ne pushtet e para gje qe kerkoi nga shkenca ishte te zbuloheshe nqse ekzistonin ufot ose jo.

U bene kerkime dhe rezultuan materiale qindra faqeshe por publiku asnjehere nuk mori vesh per to. E njejta gje vlen e per rastin konkret. Eshte thjesht ceshtje interesash qe nuk duhet te preken.
avatar
neri

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Piramida misterioze nënujore Empty Re: Piramida misterioze nënujore

Mesazh  Odin 10.01.11 23:59

Kjo strukture eshte artificiale, kete e deshmojne kendet e saja te drejta, pra edhe nje deshmi se e gjithe historia jone eshte e rreme.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Piramida misterioze nënujore Empty Re: Piramida misterioze nënujore

Mesazh  Niko_ 05.02.11 17:33

Vetëm 25 metra nën det dhe u zbulua kaq vonë?! Nuk ka patur vallë asnjë shkrim të lashtë apo rrëfenjë për këto vende?
avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Piramida misterioze nënujore Empty Sources

Mesazh  syagrius 23.02.11 12:39

Bonjour,

Site intéressant, mais n'oubliez pas de citer notamment la source ce vos images:
http://www.projet22.com/archeologie/monuments/article/yonaguni-complexe-sous-marins

Vous pouvez utiliser le contenu et photos, du moment que vous citiez juste la source.


Merci
Syagrius
avatar
syagrius

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Piramida misterioze nënujore Empty Re: Piramida misterioze nënujore

Mesazh  Zattoo 15.01.14 1:17

Piramida misterioze e fundosur e Japonise

Piramida misterioze nënujore Yonaguni_pyramid

Nje strukture misterioze nenujore ne gjirin e japonise, ka shkaktuar nje mosmarreveshje historike. Struktura megalitike njohet si "Yonaguni Pyramid."

Edhe pse nuk llogaritet aktualisht si nje piramide ne kuptimin popullor, struktura masive duket si nje mal i vogel, i perpunuar per te permbushur nevojat e nje civilizimi te lashte por te panjohur.

Ne vitin 1986, nje zhytes ne ishullin Yonaguni Jima, afer Okinawa-s, zbuloi struktura te cuditshme rreth 25 metra nen nivelin e detit.

Keto struktura jane te pajisura me tarraca dhe te lemuara pjerrtas. Nje prej strukturave me te medha eshte rreth 183 meter te gjera dhe 27 meter te larta, me 5 nivele te ndara te blloqeve te gurit, qe duket te jene rruget per te lidhur ndertesat dhe per t’i rrethuar ato nga jashte.

Piramida misterioze nënujore Chiseled_stairs_yonaguni

Shenja te perdorimit te mjeteve dhe gdhendje jane zbuluar afer gureve (qe tashme jane dokumentuar) dhe tregojne me teper per faktin se jane te ndertuara me teper se natyrale.

Ne kete zone jane gjetur edhe mjete te nevojshme per operacionin e gdhendjeve.

“Zbuluesit japoneze kane dokumentuar shenja te gureve te latuar. Jane gjetur ne kete zone edhe mjetet me te cilat mendohet te jete zhvilluar ky proces. Nje shkallare e gdhendur ne gur gjithashtu tregon se teoria e te qenit blloqe natyrore guresh, eshte e pambeshtetur nga faktet.”

Ndodhen dy harqe te cilat mendohen te jene portat e vendbanimit, dhe ka edhe nje tunel qe te con ne shkallet e gdhendura.

Masaaki Kimura, gjeolog marinar nga Universiteti Ryukyus i Japonise, e ka studiuar dhe hartuar kete vendbanim per 15 vite dhe besohet se eshte me teper se 5 mije vjet i lashte. Por, ky vendbanim llogaritet te jete zhytur nen uje vetem gjate 2 viteve te fundit per shkak te termeteve.

Te tjere kane vleresuar se struktura eshte shume me e vjeter, perfshi ketu edhe Teruaki Ishii, profesor i gjeologjise ne Universitetin e Tokyo-s, i cili ka percaktuar fundosjen e vendbanimit te kete ndodhur ne epoken e fundit akulljore te Tokes, pra rreth 10 mije vjet me pare.

Nese kjo eshte ceshtja, atehere historia jone duhet ripare, pasi historite qe kemi lexuar deri tani, nuk perbajne njohuri cilesore per civilizimet e avancuara te epokes se para 10.000 viteve me pare.

Piramida misterioze nënujore Yonaguni

“Problemi me gjithe keto civilizime perendimore eshte se nuk pasqyrojne faktin se kultura lindore (pervecse eshte e panjohur) ka zhvilluar ne nje shkalle te larte organizimin e njerezve ne mijera vitet e kaluara perpara civilizimeve perendimore. Gjeologjikisht, piramida e Yonaguni-t, eshte fundosur nen oqean gjate epokes akullnajore te fundit, rreth 10.000 vjet me pare.”

Per shak se komunitetet shkencore perendimore ngurronin te pranonin zbulimet e bera nga dora e njeriut, keto mbetje nuk jane njohur as nga zyrtaret japoneze si nje vendbanim me rendesi kulturore, pra te vlefshme per t’u mbrojtur nderkombetarisht dhe per te vazhduar kerkimet ne to.

Ne 5 prill te vitit 1998, nje termet masiv 7.7 balle i shkalles Rihter, goditi zonen perreth piramides. Nese keto struktura jane demtuar apo jo gjate termetit, kjo mbetet e pasqaruar.

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Piramida misterioze nënujore Empty Re: Piramida misterioze nënujore

Mesazh  Kundalini 15.01.14 1:31

Ne fakt civilizimet lindore kane pasur zhvillim ne shume sfera dhe sot e kesaj dite vazhdon te ruhet nje fare tradite e trasheguar. Pak me veshtiresi se ka humbur interesi dhe ka shkuar i gjithi ne perendim andej nga eshte dhe propaganda me e madhe.
Kundalini
Kundalini

I am not here to prove I am God. I am here to prove YOU are God!

Paramahamsa Sri Nithyananda

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Piramida misterioze nënujore Empty Re: Piramida misterioze nënujore

Mesazh  ijj 15.01.14 12:51

po kto njerzit i nderuatn:o ,kto pirmaida jan ndertuar 14mij vjet me par ne kohen kur njerzit jetonin ne shpella .A SMENDONI
ijj
ijj

Asgje muk eshte e pamundur...

41


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Piramida misterioze nënujore Empty Re: Piramida misterioze nënujore

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi