EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cilat janë mënyrat e komunikimit me alienët

Shko poshtë

Cilat janë mënyrat e komunikimit me alienët Empty Cilat janë mënyrat e komunikimit me alienët

Mesazh  Neo 30.05.08 13:18

Cilat janë mënyrat e komunikimit me alienët

Më 16 nëntor, 1974 astronomi Frank Drake hapi një observator të ri në Arecibo, në Puerto Riko, nga ku dërgoi transmetimin e parë njerëzor të paramenduar në drejtim të jashtëtokësorëve.

Mesazhi i përbërë nga 1679 zero dhe njësha ishte më i shkurtër se katër paragrafët e këtij artikulli, por u deshëm tre minuta që të dërgohej. Ndërkohë që mesazhi filloi udhëtimin e tij në kozmos, një udhëtim 24 mijë vitesh drejt grumbullimit yjor M-3 në yjësinë "Herkuli".

Njerëzit kanë diskutuar ndër shekuj për të gjetur mënyrat më mira për të kontaktuar me fqinjët tanë ndëryjorë. Në vitin 1820, matematikani gjerman, Karl Friedrich Gauss propozoi që të pritej trekëndësh i madh në pyllin e pishave siberian, duke krijuar kështu një monument të madh të teoremës së Pitagorës, në mënyrë që të shihej nga hapësira. Njëzet vite më vonë, astronomi austriak Joseph von Littrou e zgjeroi këtë ide duke sugjeruar gërmimin e hendekëve të mëdhenj në shkretëtirën e Saharasë, të cilët duhej të mbusheshin me vajgur dhe t'u vihej flaka. Trekëndëshat në flakë, rrathët dhe katrorët do të shërbenin si fenerë për fqinjët tanë diellorë, të paktën deri sa zjarri të shuhej.

Në një shkallë të gjerë, teknologjitë moderne i kanë bërë këto sugjerime të pavend. Që prej vitit 1920, transmetimet televizive dhe radiofonike janë përhapur në galaktikë dhe kushdo që i ka dëgjuar e ka marrë mesazhin. "Në një kuptim, kjo është krejtësisht akademike sepse ne kemi transmetuar për alienët prej dekadash tashmë", shprehet Seth Shostak, astronom në institutin "SETI", një organizatë jofitimprurëse, e cila i dedikohet kërkimit të inteligjencës jashtëtokësore.

Por çfarë ndodh nëse vendosim se duam të dërgojmë një mesazh me qëllim të qartë, diçka që tregon më shumë për ne? Cila është mënyra më e mirë për të krijuar një mesazh që do merret, kuptohet dhe do jetë i dobishëm. Transmetimi i Arecibos përfaqëson një qëndrim të këtij lloji. Ato 1679 zero dhe njësha kishin kuptim të fshehtë për çdo specie inteligjente, e cila vinte re se 1679-ta është prodhukt i dy numrave primë, 73 dhe 23. Nëse mesazhi vendoset në 73 radhë me 23 numra, tabloja shfaqet e qartë në moment. Tentativa ishte e një lloji të ri, por mesazhi ishte i fshehur dhe varet nga logjika e alienove për ta deshifruar atë.

Arecibo s'ishte hera e parë që Drake mendonte se si t'i drejtohej audiencës aliene. Në mars të vitit 1972, një pllakëz që ai skicoi bashkë me astronomin legjendar Carl Sagan, u hodh në hapësirë nga bordi i anijes kozmike "Pioneer 10". Disa vite më vonë, Drake dhe Sagan formuan sërish një skuadër me një projekt shumë më ambicioz, të ngjisnin një disk me muzikë dhe foto në dy sondat "Voyager". Këto përpjekje janë të shquara për arsyen se janë bërë shumë pak tentativa për t'u dërguar një mesazh qytetërimeve aliene. Por si përpjekje për komunikim, pllakat bien poshtë sepse janë shumë të bogla për t'u vënë re. Deri tani, alternativa më e mirë është përdorimi i një sinjali në transmetim që lëviz me shpejtësinë e dritës, të cilin mund ta përqendrojmë në një yll të caktuar, dhe

Ne mund të përdorim të njëjtat frekuenca radiofonike si ato të mesazhit të Arecibos, por pse të mos bëjmë diçka më dramatike? Universi është mjaft transparent ndaj dritës optike - kjo është dhe mënyra se si ne shohim galaktikat e largëta. Nëse përdorim një pirg lazerash me fuqi të madhe, ne mund të dërgojmë një mesazh ndriçues në gjithë kozmosin. Dhe kjo do të ishte një mënyrë komunikimi mjaft elegante. Më pas lind pyetja se cila do të jetë përmbajtja e mesazhit. Drake është shprehur se nëse do të mund të dërgonte sërish një mesazh, ai do të mblidhte një komitet ndërkombëtar shkencëtarësh, artistësh, politikanësh dhe figurash fetare, për të prodhuar një film holografik të mbi jetën në tokë. Diskutimi mund të duket akademik, por shumë astronomë kanë besim se shumë shpejt, brenda disa dekadave, do të arrijnë të kontaktojnë me inteligjencë jashtëtokësore.

Menyrat e deshifrimit

Numrat
Numrat nga 1-10 shfaqen në format dyjor. Kodimi i numrave mund të mos jetë i deshifrueshëm që në pamje të parë për shkak të mënyrës si ato janë vendosur. Për t'u lexuar shtatë shifrat e para, s'duhet marrë parasysh radha e dytë dhe duhen lexuar si tre shifra dyjore nga fillimi në fund.

Elementët e ADN-së
Në mesazh shfaqen numrat 1, 6, 7, 8 dhe 15. Këto janë numrat atomikë të hidrogjenit (H), karbonit (C), nitrogjenit (N), oksigjenit (O), fosforit (P), të cilët janë përbërës të ADN-së.

Spiralja e dyfishtë
Spiralja e dyfishtë e ADN-së - shiriti vertikal përfaqëson numrit e elementëve përbërës, por vlera e vizatuar është rreth 4.3 milionë, kur në fakt janë rreth 3.2 miliardë çifte bazë).

Njerëzimi
Elementi në qendër përfaqëson një njeri. Elementi në të majtë tregon gjatësinë mesatare të një njeriu. Elementi në të djathtë tregon masën e popullsisë së botës në vitin 1974, rreth 4.2 miliardë. Në këtë rast, numri është i orientuar horizontalisht dhe jo vertikalisht.

Planetët
Sistemi diellor, ku shfaqet dielli dhe planetët sipas pozicionit të tyre. Toka është planeti i tretë nga dielli. Përveç pozicionit, pamja grafike jep dhe referenca të masës së çdo planeti dhe të diellit.

Teleskopi
Pjesa e fundit përfaqëson teleskopin e Arecibos me diametrin e tij.

Mënyrat e komunikimit

CETI (Communication with Extraterrestrial Intelligence - Komunikimi me Inteligjencën Jashtëtokësore) është një degë e institutit "SETI". "CETI" fokusohet në kompozimin dhe deshifrimin e mesazheve që mund të kuptohen teorikisht nga qytetërime të tjera teknologjike. Eksperimenti më i njohur i "CETI" ishte mesazhi i Arecibos në vitin 1974. "CETI" fokusohet në tre fusha komunikimi: gjuhët matematike, sistemet e ilustruara me figura, dhe sistemet e algoritmit të komunikimit:

GJUHËT MATEMATIKE DHE SHKENCORE

"Astraglossa"
E publikuar në vitin 1953 nga Lancelot Hogben, përshkruan një sistem të kombinimit ët numrave në disas seri pulsimesh të shkurtra dhe të gjata. Në sistemin e Hogbenm pulsimet e shkurtra përfaqësojnë numrat ndërsa pulsimet e e gjata shenjat e

Lincos (Gjuha kozmike)
"Lincos: Skicimi i një gjuhe për komunikim kozmik", i publikuar në vitin 1960 nga Hans Freudenthal është një zgjerim i "Astraglossa" për të krijuar një gjuhë me qëllim të përgjithshëm që buron nga simbolet e matematikës bazë dhe logjikës.

GJUHA E BAZUAR NË FAKTET THEMELORE TË SHKENCËS

Mesazhet e ilustruara me figura
Sistemet e komunikimit të ilustruar me figura synojnë të përshkruajnë koncepte matematikore apo fizike nëpërmjet diagrameve të thjeshtuara. Këto mesazhe nënkuptojnë se marrësit kanë të njëjtat aftësi vizuale dhe mund të kuptojnë matematikën dhe gjeometrinë bazë. Një kritikë e zakonshme e këtyre sistemeve është se ato pretendojnë një kuptim të përbashkët të formave specifike, të cilat nuk mund të jenë të tilla për speciet me vizion të ndryshëm.

Pllakat në sondat e "Pioneer"
Dy pllakat u lëshuan bashkë me "Pioneer 10" dhe "Pioneer 11" në vitin 1972 dhe 1973, duke përshkruar vendndodhjen e tokës në galaktike dhe sistemin diellor, si dhe formën e trupit njerëzor.

Pllakat në sondat "Voyager"
E lëshuar në hapësirë në vitin 1977, sondat e "Vyoager" mbanin dy disqe, mbi të cilat ishte gdhendur një diagramë që përshkruante formën e trupit të njeriut, sistemin diellore dhe vendndodhjen e tij.

MESAZHET KOZMIKE

Mesazhet kozmike përbëhen nga disa seksione dixhitale. Mesazhi konsiston në mesazhe nga matematika bazë e deri në koncepte progresive komplekse, duke përfshirë proceset fizike dhe objektet. Ky lloji mesazhi është i skicuar me format rezistent ndaj zhurmës. Këto lloj mesazhesh janë transmetuar në vitin 1999 dhe 2003 nga "Evpatoria Planetary Radar" nën udhëheqjen shkencore të Alexander Zaitsev.

Marrë nga revista "Forbes"
Përgatiti Blendina Cara
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi