EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masonët dhe religjioni

Shko poshtë

Masonët dhe religjioni Empty Masonët dhe religjioni

Mesazh  Andi Ballshi 24.09.09 12:30

Masonët kundërshtar të të gjitha religjioneve

Akuzat më të rënda ndaj masonerisë dhe veprimtarisë së saj i janë bërë lidhur më çështjen fetare.

Dënimi dhe qortimi më i ashpër dhe më gjithëpërfshirës kundër masonerisë, siç u tha, është shpallë, më 1884, nga Papa Luani XIII

Masonët akuzohen më së shumti se i vetmi qëllim i tyre është për ta sunduar botën, duke shkatërruar të gjitha fetë, veçmas atë të krishter dhe islamizmin. Ata akuzohen si shkatërrimtarët më të mëdhenj të njerëzimit... Armiqësia e Kishës, veçmas asaj katolike, ndaj masonëve, është shumë e hershme.

Këtë konstatim e vërtetojnë shumë shkrime të vjetra, të hershme, por edhe shkrimet e sotit. Simoni shkruan se qysh në vitin 1312, Klementi V, kishte ndaluar Urdhërin e Kalorësve Tempullarë, që siç u pa më lart, konsiderohet fidanishtja e masonerisë.

ENCIKLIKA (qarkorja) e vitit 1884, e Papës Luani XIII, me të cilën u drejtohet “Të gjithë patrikëve, primatëve; kryepeshkopëve dhe peshkopëve të përndritur të botës katolike...” është vërejtja dhe paralajmërimi më serioz që i bëhet njerëzimit për rrezikun nga masoneria.

Edhe sipas shumë shkrimeve, masonët janë trajtuar, edhe sot trajtohen, si armiqtë më të mëdhenj të të gjitha religjioneve, veçmas atij katolik dhe mysliman.

“Masonët, vazhdon, Papa Luani, luftojnë Mbretërinë e Hyut – gjegjësisht Kishën e Jezu Krishtit, me armë të ndryshme dhe në çdo kohë, edhe pse jo gjithëherë me të njëtin zjarrë dhe të njëtin tërrbim... Sot, ndërkaq, si duket pasuesit e të keqës farkojnë e përgatisin komplote dhe të gjithë së bashku, nën udhëheqjen dhe me ndihmën e disa njerëzve të bashkuar, që ka gjithëkund, e që janë fort të lidhur – që quhen masonë...

Por, i pari që paralajmëroi për rrezikun nga masonët, më 1738, ishte Papa Klementi XII, i cili i shkishëroi masonët dhe i shpalli armiq ndër shekuj, ndërsa në një letër private ata i trajton si shkaktar e përgjegjës për Luterianizëm; Një vit para se Klementi XII të shpallte Bulën kundër masonëve, Luigji XV, më 1737, ua ndalojë veprimtarinë masonëve në Francë, dhe paralajmëroi fisnikët që iu bashkangjiten masonëv se nuk do të pranoheshin në pallatin mbretëror. Megjithatë pak vjet më vonë lejoi disa fisnikë të bëheshin masonë.

Benedikti XIV, në vitin 1751, e kishte gjykuar dhe ndaluar veprimtarinë e masonëv. Piu VII pasoi që të dytë, ndërsa Luani XII përgjithnjë vërtetoi rrezikun nga masoneria... Me të njëjtën gjuhë kishte folur edhe Piu VII, Gërgur XVI, e disa herë edhe Piu IX... Mbreti Ferdinand IV në Napol lëshoi një dekret kundër masonëve, ishte dekreti i parë që pasonte Bulën e Papës të vitit 1751.

Selia Apostolike i ka kërcënua dhe dhe haptas deklaron se sekti mason është konsitituar kundër ligjeve dhe nderit dhe njësoj është i rrezikshëm si për krishterimin ashtu për mbarë shoqërinë në tërësi… Shumë sunduesë dhe shtetarë pajtoheshin me papët, duke mohuar masonerinë para Selisë së Shenjtë, ose duke nxjerrë ligje me të cilat dënonin si një të keqe, siç vepruan në Holandë, Austri, Zvicër, Spanjë dhe Bavari dhe në disa pjesë të Italisë.

Sipas Dr. Sefer Havali, Malarja e zezë, që ishte shkak për vdekjen e miliona njerëzve, ishte pjellë e çifutëve-masonerisë dhe papa, për këtë malarje i akuzonte çifutët, madje ai thoshte se çdo fëlliqësirë ose e keqe që ndodhë në botë, vie nga çifutët, andaj ndërmori një aksion për të pastruar shoqërinë evropiane në shekujt XII, XIV e XV...

Në kët libër, ndër të tjera thuhet edhe kjo: Nuk do të ndodhë Kijameti derisa myslimanët nuk i luftojnë çifutët. Atëherë çifuti do të fshihet pas drurit dhe gurit, kurse guri dhe druri do të thonë: O mysliman, o rob i All-llahut, pas meje kam një çifut, eja dhe vrite...

Mirëpo, edhe pse masoneria, me këtë edhe çifutët konsiderohen si armiq, sidomos të feve monoteiste, Harun Jahja shkruan se antisemitizmi është një gjë e huaj për muslimanin e vërtetë: Çifutët janë ata që për një kohë kanë qenë popull i zgjedhur i Zotit dhe u janë dërguar shumë profetë. Gjatë historisë ata vuajtën shumë mizori, bile kanë qenë të ekspozuar edhe gjenocidit, por ata kurrë nuk e mohuan identitetin e tyre. Në Kur’an, Zoti i quan ata, së bashku me të krishterët, njerëzit e Librit, dhe urdhëron muslimanët që të sillen mirë dhe drejt me ta, përfundon Jahjaja.

Lidhur me armiqësinë me Kishën, M. Popovski, thotë Muratorët e lirë, (masonët) gjithnjë, ndoshta që nga ekzistimi i tyre, kanë qenë armiq të Kishës rimokatolike… (Këtë armiqësi, jo vetëm ndaj Kishës Katolike por edhe të të gjitha feve monoteiste, siç u pa e nënvizojnë të gjithë autorët që janë marrë më këtë temë an).

Ndalesat dhe përndjekjet vazhdojnë

Lidhur me akuzat ndaj masonëve, Ridli shkruan: Masonët në Britani, edhe një herë në vitin 1999, u vunë në shënjestër. U akuzuan se janë një shoqatë e fshehtë e meshkujve të cilët betohen nën kërcënimin e dënimeve më të rënda se do të ruajnë vetëm interesat e veta, në dëm të jomasonëve; që njëri-tjetrin e njohin sipas shenjave të fshehta dhe se pastaj ndihmojnë njëri-tjetrin, edhe përkundër detyrave të tyre publike. Mu për këtë edhe nuk është e dëshirueshme që ata të kanë pozita në pushtet, veçanërisht në polici dhe gjyqe… Natyrisht masonët e mohojnë këtë.

Ç’ka këtu të vërtetë? Nëse hulumtojmë historinë e masonëve në 300 vitet e fundit, do të bindemi se masonët vërtet e thonë të vërtetën; plotësisht është e pavend frika se ata ndihmojnë shokët e tyre në shkeljen e ligjit, përfundon Ridli.

Lidhur me AKUZAT ndaj masonerisë, Emil Çiq shkruan: Gati që nga zanafilla e saj masoneria ka hasur në shumë armiq, të cilët janë sulmuar për shumë shkaqe. Regjistri i këtyre shkaqeve është mjaft i gjatë, dhe përfishinë si herezinë, minimizimin e çështjes nacionale, përhapja e ideve revoliconare dhe të padëshiruara, dëshira për të sunduar botën gjer në sodomi, djallëzimi-satonizmi, magjia etj.

Masonët në shumë shtete janë ndjekur dhe ndaluar nga pushtet e shenjta por edhe ato shtetërore laike.. Sumë pushtetarë të civilizuar i kanë ndjekur; e disa vetë ishin masonë. Në shumë shtete katolike për shumë kohë kanë qenë të ndaluar, në disa shtete i ndoqën për shkak të dyshimit të fshehtësisë së tyre që gjoja nxitë ide çoroditëse. Në kohën e re kështu kanë vepruar Hitleri dhe Musolini.

Në Itali masonët ishin të ndaluar, ndërsa vetë mbreti Viktor Emanuel III, si dhe gjyshi i tij, Emanueli II, ishin masonë, shkruan Ridli. Musolini, me ardhjen në pushtet, në Itali, më 1922, i ndëshkoi masonët, ai nuk mund të toleronte ekzistimin e shoqatave të fshehta që mund të shndërroheshin në organizata revolucionare... Ai Urdhëroi të gjithë fashistët t’i lëshonin lozhat masone. Disa, në fshehtësi, mbetën masonë.

Disa italianë, simpatizuesë të fashizmit, i fajësojnë masonët për organizimin e puçit kundër Musolinit në vitin 1943. Si rëndomë edhe këta e teprojnë sa i përket rolit të masonëve. Grofi Dino Grandi, i cili lozi rolin kryesor në organizimin e kryengritjes kundër Musolinit, nuk ishte mason.

Masonët nuk ishin fajtorë për përmbysjen e tij por fakti që Musolin humbi luftën. Ridli, si dhe Popovski, shkruajnë edhe për Lozhën italiane P-2, themluar nga Luçio Gjeli, dhe rolin e madh të saj, meqë në këtë Lozhë bënin pjesë 43 deputetë, tre prej tyre ministra, 43 gjeneralë, 8 admiralë, e shumë shefa të shërbimeve sekrete...

Në tërë Evropën, në vendet ku vepronte Inkuizicioni masonët janë ndjekur dhe janë torturuar.

Për Kishën, masonët ishin të padëshirueshëm për shkak të bindjeve të tyre kundër fesë, e sidomos pas thirrjes së Volterit: «shkatërronie faqezezën“. Ideja kryesore me këtë rast është shfaqur nga Klementi XII, kur deklaroi: meqë i fshehin mësimet ajo patjetër duhet të jetë një e keqe e madhe, një kob...

Orienti i Madh francez, më 1877 kishte vendosur të mënjanojë nga ceremonialet e veta të gjitha ushëzimet që kishin të bëjnë me Zotin dhe Arkitektin e Madh, po ashtu të heqë Biblën nga lozhat e tyre dhe të pranojnë agnosticistë dhe ateistë. Orijenti i Madh pohonte se pranimi i ateistëve do të thotë hapi i fundit në politikën e tolerancës fetare, të cilës masonët gjithmonë e kishin mbështetur.

Elen Vajt, një shkrimtare amerikane, shkruan se Franca është komb i parë i cili ka ngritur dorën kundër krijuesit të kozmosit… është kombi i vetëm në botë që me vendimin e Kuvendit, (më 1793), shpalli se Zoti nuk ekziston... Lozha e Madhe angleze dhe masonët amerikanë ndërpren marrëdhëniet me Orientin e Madh...

Ridli thekson se muratorët kishin themluar shoqatat sindikale të cilat ishin në kundërshtim me ligj, andaj mbledhjet dhe vendimet e marra ishin të fshehta. Në vitin 1425 qeveria dhe parlamenti nxorën Statutin në të cilin konstatohej se muratorët kishin shkelur ligjin meqë kishin formuar shoqata dhe kishin marrë vendime për një rritje të tepruar të meditjeve…

Mbretërit dhe qeveritë ishin kundër kompanionëv (shoqatave), andaj kundër tyre u nxorën ligje dhe u morën vendime më 1498,1506 dhe 1539… Me Satut të vitit 1601 kompanionëv iu ndalua përshëndetja në rrugë dhe të shkojnë në kafe së bashku, mbi tre veta. Pas vitit 1655, doktorët e Sorbonës, në Fakultetin e Telogjisë, në Paris, kompanionët, i shpallën “njerëz të ulët e me tipare të këqija, që shkelin Ligjin e Zotit”. Ata filluan të vepronin në fshehtësi.

Iva Zhic thekson se në mbretërinë e Napolit, më 1815, u ndaluan lozhat e masonëve, por ata vazhduan të takoheshin në mënyrë të fshetë. Në Rusi. Pas vdekjes së Katarines së Madhe, u ndërpre ndjekja e masonëve, megjithëse pozita e tyre ndërronte shpesh. Në Poloni lozha e parë e masonëve u themelua më 1735, por menjëherë ishte sulmuar. Mbreti Stanislav August Ponjatovski ishte simpatizues i masonëve andaj edhe vetë u bë mason më 1777.

Masonët ishin mjaft në pozitë të veshtirë pas shuarjes së Polonisë si shtet. Në Rusi po ashtu masonët u akuzuan, se janë një maskë për realizimin e planit të sundimit të hebrenjve në botë. Masonët ishin të ndaluar në Rusi gjatë gjithë shekullit XIX , që të gjithë carët rusë ishin kundër masonëve.

Megjithatë liberalët rusë dhe socijalistët iu kishin bashkangjitur ilegalisht lozhave të masonëve. Në Bashkimin Sovjetik Komunist nuk ka pasur ndjekje serioze të masonëve. Në Perandorin Austriake dhe në Çeki, në sh.19, është zhvilluar një luftë e madhe kundër masenorisë Liberali i madh çek, Tomásh Garrigue Masaryk ishte kundër ndjekjeve të masonëve, dhe pas zgjedhjes së tij për kryetar të shtetit të ri të Çekosllovakisë, masoneria lulëzoi...

Lufta qytetare në Spanjë shkaktoi sulmime të reja ndaj masonëve. Frankoja dhe idhtarët e tij, masonerinë e injoruan dhe trajtuan si një forcë që sjell vetëm kob... ndërsa e djathta franceze theksonte se masonët francezë ndihmonin vëllezërit spanjollë që të fillojë revolucioni në Spanjë.

Masonët i dhanë mbështetje të plotë luftës por shumë masonë kanë sulmuar qëndrimet e kryetarit të Orientit të Madh, gjatë luftës së Dytë Botërore që sillej me lajka dhe servilizëm ndaj secilës qeveri që vinte ne pushtet. Në Francë, më 1940, erdhën në pushtet antimasonët, në mesin e të cilëve ishte dhe Philippe Pétain. Ai lëshoi një dekret me të cilin ndaloheshin shoqatat e fshehta, andaj edhe u formua shërbimi për shoqata të fshehta.

Në Gjermaninë naciste, masonët u ndaluan më 1934. Roli që lozën masonët dhe katolikët në lëvizjen e rezistencës mundësoi që më në fund të pushojë lufta duqindvjeçare në mes të masonëve evrapianë dhe të Kishë Katolike. Në Zvicër masonët u sulmuan shumë ashpër. Demonstrata antimasone dhe kontrademonstrata të aktivistëve antifashistë u bën në Bern më 1933 dhe më 1934, pas fjalimit të Hitlerit në tubimin e madh antimasonë në Zürich.

Pas refrendumit të pasuksesshëm mbi ndalimin e masonëve më 1937, lëvizja antimasone pushoi së ekzistuari. Vështirësi për masonët u paraqitën edhe në Japoni. Lozha e parë ishte themeluar nga ushtarët britanikë, më 1864, në Jokoham. Qeveria japaneze ua ndalonte gjithë japonezve të bëheshin masonë.

Megjithatë disa intelektualë japonezë, jashtëvendit, pranuan të anëtarësoheshin në masoneri. Edhe në Japoni, si dhe në shumë vende të tjera, masonët u lidhën me hebrenj andaj i konsideroni revolucionarë të rrezikshëm komunistë. Pas hyrjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, policia e fshehtë filloi t’i burgosë masonët të cilët u ndoqën më shumë se në të gjitha vendet evropiane, nën okupimin nacist.

Ndjekjet u përhapën në të gjitha vendet e pushtuara nga Japonia – në Kore, në Manxhuri, në Kinë, në Hong Kong, në Filipine dhe në Singapur. Edhe sot masoneria është e ndaluar në B. Sovjetik, në Kinë e shumë vende të tjera... Shumica e kishave ndalojnë hyrjen në masoneri... Por kisha anglikane dhe ajo protestane nuk e ndalon... andaj edhe shumë anëtarë të këtyre kishave kanë zënë vende të larata në masoneri dhe kanë ndikim të madh në oprganizatat afariste...

Me të madhe reklamohen ndihmat për qëllime bamirëse, si ngritja e objeketeve të ndryshme: shkollave, spitaleve masone, etj... Iva Zhic shkruan se në vitet e fundit të sh. XIX janë shtuar në parmasa histerike kundërshtarët e masonëve...

Njëri nga kundërshtarët e mëdhenj ishte Gabriel Jogand-Pagès i cili ka shkruar libra dhe artikuj nën pseudonimin Leo Taxil. Ai në fillim ishte mason francez por më vonë ndryshoi mendimin e vet dhe veproi kundër masonëve. Kundërshtarë të masonëve ishin edhe Erich von Ludendorff dhe ithtari i Hitlerit, dr. Custos.

Antisemitizmi në sh. 19 ka pasur ndikim te masonët. Ai deri diku ka tërhequr vërejtjen nga ata. Derisa masonët britanikë rrebtësisht u përmbaheshin rregullave për mospërzierje në politikë, masonët francesë kanë qenë ngusht të lidhur me partitë politike republikane. Pas konflikteve dhe ndjekjeve me shekuj, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur ata ishin në anën e lëvizjeve-rezistencës, masonët gjithnjë më pak janë akuzuar madje edhe nga Kisha....

Pas Luftës së II Botërore, masonët askund nuk u ndoqën, madje thuhet se ata, ndonjëherë, ishin të lidhur me boljshevizmin, sidomos me rastin e propogandës naciste, por më 1922, Kominterna akuzoi masonerinë si një lëvizje të degjeneruar e cila përfaqëson interesat borgjeze dhe kapitaliste.

Andaj në vendet socialiste masoneria nuk ka ekzistuar deri në fillim të viteve të 90-ta të sh. XX. Në këtë kohë filloi edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kishën. Nga viti 1965, nuk vlejnë më rregullat mbi ekskomunikimin e katolikëve që iu bashkangjitëshin masonëve, ndërsa nga viti 1983, veprojnë reciprokisht dhe janë „për dialog dhe nderim të ndërsjelltë“.

Sumë peshkopë të Kishës Anglikane janë deklaruar si masonë, është për të besuar se edhe shumë peshkopë dhe priftërinjë ishin masonë, thekson Emil Çiq. Masonët u akuzuan si organizues, jo vetëm të Revolucionit frances dhe për të gjitha luftërat botërore, për inflacion në Gjermani më 1924, për luftën qytetare në Spanjë... por edhe për gjithë të këqijat që i kanë ndodhur, madje edhe që janë duke i ndodhur njerëzimit, siç u tha në fillim të këtij punimi. Është thënë dhe thuhet se Ata janë: një ogurzi, gogol, njollë e zezë, madje, siç u pa më lartë, edhe malarja e zezë...

Masonët shpesh janë gjetur në shënjestër dhe u akuzuan edhe si lajkatarë, servilë e hileçar, por më së shumti, si u pa, edhe si komplotistë. Ullate Fabo, lidhur me këtë shkruan: “...duhet të themi që kush mohon ekzistencën e këtij lloj komploti është një mendjeshkurtër... këta komplotistë gëzojnë fuqi të fshehta mbinjerëzore.

Të përndriçuarit, framasonët, karbonarët dhe qindra organizata të fshehta i janë kushtuar “komplotit” në hije për të arritur qëllimet e veta, duke angazhuar sa kanë mundur energjitë e tyre dhe duke përfituar nga dobësitë e të tjerëve, përfundon, Fabo.

Harun Jahja thotë se masonët janë kritikuar deri në armiqësi, por, edhe përkundër kësaj sipas Iva Zhic, ata as që çajnë kokën për kritika dhe as që duan t’u përgjigjen kritikave. Mirëpo masonët shumëhere u gjenden në të dy anët e barrikadave, si me rastin revolucioneve ashtu edhe luftërave të tjera. Pas vendosjes së Republikës së Tretë pasoi Komuna e Parisit, disa udhëheqës të saj ishin masonë, por pati të tillë, siç u tha, që e kanë dënuar Komunën.

Gjatë luftës së Dytë Botërore masonët i dhanë mbështetje të plotë luftës por shumë sishë kanë sulmuar qëndrimet e kryetarit të Orientit të Madh. Disa thonë: nacionalistët janë kandidat ideal për masoneri, dhe se masonët kanë dhënë knirtibut të madh në ruatjen e kombësisë, të tjerët të kundërtën - ata nuk njohin komb as fe, dhe se janë shkatërruesë edhe të kombit edhe të religjionit.

Per masonerinë flitet se është organizata më e pushtetshme ne toke, një shoqatë secrete që sundon botën, e përbër nga njerëz të shquar, janë “elita e shoqërisë botërore”, ajo, me pushtetin e parasë, drejton proceset shoqërore dhe krijon historinë... të gjitha vendimet perfundimtare mbi shumicen e çështjeve politike merren ne kuadrin e kësaj shoqate, dhe se ne kurrë nuk kemi per ta marre vesh te verteten... Ajo është forca më e errët që nën hije drejton rrjedhat e historisë... Natyrisht në krye të piramides është një grup i kryesuar nga kryemjeshtri i madh që asnjëri nuk di se cili është!

Edhe pse shumica e kanë emëruar si një organizatë shumë sekrete ka edhe mendime të kundërta që me plotë gojën theksojnë të kundërtën, (sidomos masonët dhe miqtë e tyre) duke theksuar se kjo shoqatë nuk është fare sekrete meqë askush nuk i ndalon që të deklarohen si të tillë… se ekzistojnë regjistrat e anëtarëve të tyre, se të gjitha mbledhjet i kanë publike, etj, etj...
Edhe studentët, madje edhe nxënësit theksojnë se shumica e profesorëve i mbrojnë masonët!!??

Masonët për vete thonë: “gjithnjë kemi një armik, për çdo të keqe na akuzojnë, kurse ne jemi armiq vetëm të së keqes...

Ne jepim ndihmën tonë për nevojtarë... gjithmonë ndihmojmë, u dalim përkrah të pafuqishmëv dhe skamorëve, dhe gjithmonë nga njëra palë shihemi si armiq, ndërkohë që ne jemi armiq vetëm të së keqes” Idhtarët-simpatizuesit e masonëve përfundojnë:

Masonët janë njerëz, që e duan njerëzimin, njerëz që e duan arsimin, njerëz që e duan punën, këtë vërtetojnë edhe simbolet e tyre kryesor të muratorëve, projektuesve dhe ndërtimtarëve të të gjitha veprave në tokë, e këto janë, siç u tha edhe më lart, kompasi, trekëndëshi, vizorja, mistria, lavjerësi, çekani, libela etj.
Andi Ballshi
Andi Ballshi

16


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi