Religjioni dhe Magjia
2 posters
Faqja 1 e 1
Religjioni dhe Magjia
Disa studime rreth Religjionit dhe Magjisë
Definimi i religjionit
Religjioni mund të konsiderohet çdo besim në fuqinë absolute dhe mistike nga e cila njeriu varet dhe e cila e kontrollon jeten dhe vdekjen e tij, por në të cilen mund të ndikojë nëse sjellet në menyra të caktuara;Pervojat e veta me atë fuqi mund ti shprehë në mënyrën cognitive, emocionale, praktike dhe mistike, respektivisht në formë të mësimit, ritualit, bashkisë së besimtarëve apo personalitetit karizmatik.
Religjioni është mënyrë personale e jetës që përshkruhet në mësimin e saj, përjetohet në lloj të veqant të pervojes, realizohet në ritualet e saj, shprehet në simbolet e saj, pasyrohet në vlerat kulturore, rregullohet me norma, jetsohet ne bashkesitë/ famullitë apo xhematin e besimtarëve, ndihet në të gjitha vendet dhe në kohën e shenjtë.
Pra, mësimi, përvoja, rituali, simboli, vlera, norma, bashkësia, instutucioni, personaliteti, koha e shenjtë dhe vendi i shenjtë, të gjitha këto janë forma ku ndikon fuqia absolute dhe mistike. Pra, tani po shihet se një realitet i komplikuar fshehet pas nje dukurie- që në shikim të parë duket mjaft e thjeshtë- pas religjionit.
Sociologjia e pergjithshme dhe sociologjitë e veqanta
Te flitet sot mbi sociologjinë e religjionit, në të vërtetë do të thotë të përmbyset mënyra tradicionale e shqyrtimit. Dikur qasja fillonte nga analiza sistematike e teorive dhe hulumtimeve, nga mendimtarët e mëdhenjë dhe konkludimet e tyre- në menyrë që të mund tu qasemi me rend disa temave, siç janë teoria dhe praktika religjioze, raporti i religjionit dhe shoqërisë, kosmosit të shenjtë dhe botës religjioze.
Mirëpo duket se sot do të ishte me e pëlqyeshme ose më e rëndësishme të bëhet përpjekje që të kuptohen ndryshimet e mëdha që po ndodhin para syve tanë në mënyren se si po bëhemi religjioz dhe si e organizojmë jetën religjioze.
Disa hulumtime kane treguar(Girgens dhe Vergot) se- esenca e religjionit nuk është “një dije as një veprim, por një ndjenjë, një mënyrë individuale e ekzistimit pa ndonjë përfytyrim”. E tërë kjo do të thotë se religjioni, nga aspekti psikosocial është një realitet që krijohet nga interaksioni përvojes së brendshme dhe realitetit te jashtëm. Lidhur me këtë mund të shqyrtohen së paku katër nocione themelore:
1. Religjioni i ka themelet e dëshmuara psikologjike
2. Në religjion, së paku pjesërisht ndikojnë kontekstet shoqërore, kulturore dhe instutucionale
3. Përvoja religjioze zbret kufirin e ankthit, frikës nga vdekja
4. Plotësimi i nevojave ose mosplotesimi i tyre shkakton një varg të strategjive psikike.
Përkufizimi i vështirësuar nga shumëllojshmeria e besimeve dhe organizatave fetare në botë. Në perëndim p.sh. shumë njerëz e identifikojne fenë me krishterizmin. Besimi përqendrohet në një qenie të mbinatyrshme- perendinë-që komandon me jetën dhe natyrën. Ne lindja. Varësisht prej cilës pjesë- identifikimi bëhet sipas fesë që mbretëron në atë religjion
Çka nuk është feja?
Për të mos menduar në mënyrë paragjykuese rreth fesë, është më mirë një herë të fillohet duke pohuar se çfarë nuk është feja.
• Së pari, feja nuk mund të identifikohet me monoteizmin( besimin ne nje Zot). Shumica e feve përfshijnë më shumë perendi. Në disa versione të Krishterizmit ka figura te ndryshme me cilesi të shenjta:Zoti, Jezusi, Maria, Shpirti i shenjtë, Engjëjt dhe Shenjtët. E në disa fe nuk ka fare Zotër.
• Së dyti, feja nuk mund të identifikohet me porositë morale, që rregullojnë sjelljen e besimtarëve. Idea që Zotët janë të interesuar se si të sillemi në këtë botë është e huaj për disa fe, p.sh. tek grekët e lashtë, Zotët ishin mjaft indifferent ndaj sjelljeve dhe veprimtarive njerzore.
• Së treti, nuk është e domosdoshme që feja të lidhet me shpjegimin se si bota u bë sikur është.Te krishterizmi miti e Adamit dhe Eves meton të spjegojë origjinën e eksiztencës njerëzore dhe shumë fe kanë mite të origjinës, të këtij lloji, por shumë fe te tjera nuk e kanë.
• Se katërti, feja nuk mund te identifikohet me të mbinatyrshmen, me një univers jashtë mbretërisë së shqisave! Konfuqianizmi, p.sh. lidhet me pranimin e harmonisë së botës e jo me zbulimin e të vërtetës që gjendet prapa saj.
Çka është feja?
Për të dhënë përgjigjie në këtë pyetje, duhet të shikuar karakteristikat e perbashkëta për të gjitha fetë. Nëse nuke respektojmë këtë fakt, atëhere ne do të japim definicione gjysmake.
• Fetë përfshijnë një kompleks simbolesh, që nxisin ndjenjën e nderimit ose frikës dhe janë të lidhura me ritualet ose ceremonialet të kryera nga një komunitet besimtarësh( si p.sh. shërbesat kishtare).
• Nëse besimet në një fe përfshijnë perenditë, atëhere ka me të vërtet gjithmonë një qenie apo objekt që frymzojnë qëndrime të frikës dhe mrekullimit. Në disa fe dominon besimi ne “ forcë hyjnore” e jo ne perendi te personalizuara. Në disa të tjera nuk ka perendi por vetëm figura si mendimtarë të nderuar, sic jane p.sh. Buda apo Konfuqi.
• Ritualet e lidhura me fenë janë të shumëllojshme. Veprimet e tyre mund të përfshijnë të folurit, psallmimin, të kënduarit, ngrënien e llojeve të caktuara të ushqimit,ose të mbajturit krëshme në ditë të caktuar etj.
• Ritualet fetare shpesh kryhen prej individëve në vetmi, por të gjitha fete perfshijnë edhe ceremoniale të praktikuara kolektivisht prej besimtarëve. Ceremonialet e rregullta zakonisht kryhen në vende të veçanta- kisha, tempuj ose sheshe ceremonialesh. Ekzistenca e ceremonialit kolektiv zakonisht është konsideruar prej sociologëve si njëri prej faktorëve kryesor që e dallon fenë nga magjia, meqenëse vija ndarëse nuk është krejt e qartë.
Fuqia
Në çdo religjion hasim në besimin në një Fuqi krejtësisht të ndryshme nga fuqia e njeriut: për atë fuqi, asgjë nuk është e pamundur, kudoqoftë dhe kurdoqoftë dhe ai i cili beson në atë fuqi edhe vetë ndihet më i fortë.
Kjo fuqi fshehet pas një numri të madh të emrave dhe formave, me të cilat emërtohet dhe pasqyrohet kjo fuqi në kultura dhe shoqëri të ndryshme si p.sh. mana, maga, karma, karizma, kami, brman, karaka, el, numen, zemi, oki, vakan, atman, dinamis, te mogat, akombo etj.
Kjo fuqi kuptohet si fillim i plleshëm i të gjitha dukurive. Fuqia nuk ka formë, por mundëson formë, vet nuk ka ndonjë kuptim të caktuar, por është parakusht i çdo kuptimi, vet është e pafund, ndersa mundëson çdo dukuri përfundimtare. Fjala është për një arketip i besimit universal nga i cili sajohen të gjitha format tjera të besimit.
Pra, si po shohim, këtë fuqi, dijetarët dhe njerzit e zakonshëm e quajne me emra te ndryshëm, ne kultura të ndryshme:të gjithë ata emra janë vetëm forma të shumta të një fuqie.
Esenca universale e të gjitha religjioneve mbështetet në idenë se njeriu është i lidhur me një fuqi shpirtërore, jasht vetës apo në vete, fuqi kjo që në fund të gjitha sendet i mbikqyrë dhe u jep një harmoni dhe kuptim më të lartë. Të gjitha religjionet permbajnë idenë se njeriu nuk është fundi i botës, por ekziston edhe diqka pakrahasimisht më e fuqishme se ai, që njeriu duhet ta perfillë në jetën e tij dhe me të cilën duhet të harmonizojë ndjenjën, mendimin dhe veprimin e vet.
Pranë njeriut dhe botës ekziston një fuqi e fshehtë në qeniet dhe një kuptim i fshehur i cili emërtohet me emra të ndryshëm, por mbetet i pakapshëm dhe i pakuptueshëm për konceptin dhe fjalën njerzore.
Fuqia absolute, qoftë e kuptuar dhe e përjtuar si personale apo si jopersonale, femrore apo mashkollore, e parë apo e paparë, në njeriun apo jasht tij, e mirë apo e keqe, autoritare apo humaniste etj.Pikërisht nga fakti se ajo dallon nga fuqi e njeriut dhe pse pafundësisht e tejkalon, ajo për njeriun është mistike. Fillimi i çdo besimi është ndjenja e misterit, fshehtësisë.
Çdo besmitar bëhet i vetdijshëm për fuqinë e kufizuar të tij posa ta krahasoj veten me këtë fuqi të pakufijshme, absolute.Kjo fuqi për njeriun është – jo vetëm shkalla më e lartë e mundshme e fuqisë, por edhe mase e fundit.
Besimi në këtë fuqi ka shkurtuar aq shumë pasoja socialpsikologjike gjatë jetës së njeriut në tokë, që është gati e pamundur të imagjinohet një qenie e vërtetë që do të ishte aq e fuqishme të shkaktojë ndryshime të ngjashme.
Pajtimi se kjo fuqi manifestohet me pervojën e shumicës së njerëzve (4/5 e njerëzimit në botë beson ), atëherë ajo përzihet në jetën e tyre, respektivisht ajo e kontrollon jetën dhe vdekjen e njerëzve.
Ndjenja e varshmërisë nga kjo fuqi, e cila mund ti ndihmojë dhe pengojë njeriut në jetën e kësaj bote apo asaj tjetrës, detyrimisht e nxitë njeriun të ndikojë apo veprojë mbi këtë fuqi në mënyra të ndryshme:
me lutje, rrëfime, agjërim, pendim etj.nëse është fjala për religjion.
Përvoja religjioze
Përvoja e fuqisë absolute është më e vjetër, më e drejtëpërdrejtë dhe më burimore nga të gjitha sistemet fetare : ajo nuk shterret as në forma të besimit as në fenë e shpallur, as në besimin në një apo më shumë perendi. Fuqia absolute është enigmatike, që do të thotë se në rastin më të mirë mund të emërtohet por jo edhe të definohet, përkufizohet. Mirëpo, askush nuk mundet t’a mohojë, sepse qdokush ndjenë në vete diqka nga ajo fuqi, së paku në disa momente të jetës së vet.
Përvojen e vet me fuqinë absolute dhe mistike besimtarët e manifestojnë në mënyra të ndryshme, mirëpo format në të cilat shpirti i tyre e ndëgjon qartë vetën janë:
• Kognitive,
• emocionale,
• të akcionit,
• mistike.
Në sfidë dhe ofertë të fuqisë absolute (“Zoti thërret, njeriu përgjigjet”), besimtarët përgjigjen me arsye, me ndjenja, me vullnet dhe tërë qenien, pra plotësisht.
Format historike të të shprehurit të asaj përvoje jane:
• miti,
• rituali,
• bashkësia fetare- famullia apo xhemati, kisha, sektet, kulti etj.
• personaliteti fetar(karizmatik)
Në religjionet konkrete mund të jetë pak a shumë i theksuar ose edhe të mungojë njëra nga këto forma. Disa religjione nuk kanë nevojë të kenë disa nga këto forma.
Përvoja religjioze:
Përvoja fetare nënkupton përjetimin subjektiv të së shenjtës. Kjo përvojë e cila në thelb është private, njerëzit mundohen ta kumtojnë atë përms shprehjes së besimit, si dhe në rituale.
Lutja, meditimi, vallëzimi, këndimi janë mjete tjera të përgjithshme të përvojes personale fetare.
Përvoja fetare individuale dallohen per nga thellësia dhe fuqia. Ato rradhiten prej ndjenjës kalimtare të shpëtimit dhe frikës e deri te përvojat e jashtëzakonshme mistike. Fetë e ndryshme në mënyra të ndryshme i theksojnë përjetimet fetare.
Përbërja e përvojave fetare është e shumëllojshme. Ato mund të përfshijnë aspekte të krijimit të kënaqësisë, si ndjenja e prehjes, harmonisë, gëzimit, mirëqenies dhe sigurisë. Por si rrjedhim ajo mund të ketë edhe terrorrin, ankthin dhe frikën. Si përvoja e kënaqesisë, ashtu edhe ajo trishtuese nderlidhen me ndjenjën e forcës me të cilen besohet se është e pajisur e shenjta.
Përvoja fetare përbënë edhe një “gjendje tjetër të vetëdijes”, një situatë në të cilën ndërgjegjia e individit largohet prej sferes së realitetit të përditshëm.
Funksionet e religjionit
Shumë filozof të religjionit kanë bërë përpjekje të dëshmojnë veqorinë dhe specificitetin e religjionit në krahasim me format tjera kulturore.Janë përpjekur të ofrojnë argumente të shumta të cilat do ti dëshmojnë këto veqori dhe specifika.Mund të thuhet se religjioni ka tendenc të përfshirjes së qenies dhe ekzistencës së njeriut, dhe që prandaj religjioni ka disa funksione të cilat janë të përbashkëta me format tjera të krijimtarisë kulturore.
Funksioni i parë i religjionit është funksioni i shikimit në botë:
Vërtetë me vet nocionin e tij, të ”qenies së asaj bote”, religjioni hyn në shpjegimin e shikimit të botës, me qenien e vërtetë, reale të kësaj bote.Kjo ndodhë sepse, në pranohet ekzistimi i “ASAJ BOTE”, atëhere ekzistimi i qenies reale të kësaj bote duhet pranuar si product të “ASAJ BOTE TJETËR”. Ky funksion, filozofik lidhet me funksionin e tij PSIKO-EMOCIONAL-ose KOMPENZUES – ky funksion ka të bëjë me negativitetet ekzistenciale në jetën e njeriut.Me negativitetet ekzistenciale nënkuptojmë në ato të cilat nuk mund të jenë realisht të përjashtuar nga jeta e njeriut, sepse i përkasin qenies njerëzore si të tillë dhe burojnë nga pozita e tij në botë.Ketu bënë pjesë”vdekshmëria” ose ”kufizueshmeria” e jetës së njeriut si individum, mandej durimi, dhembja, mosrealizimi i shpeshtë i dëshirave të njeriut, iluzionet për të ardhmen, vuajtjet etj.
Religjioni është njëra prej menyrave të “ tejkalimit” të vdekjes, me ndikimin që bën mbi emocionet të cilat i përcjellin vetëdijen mbi vdekjen. Keto tjekalime arrihen duke u mësuar me aevitueshmërinë dhe njëkohësisht kuptimësinë e arsyeshmërisë së vdekjes. Mirëpo forma më e rëndësishme e tejkalimit të vdekjes me religjion është vetëm me mësim bazë religjioz mbi “jetën pas varrit”, jetën e pasosur, që lidhet me besimin mbi pavdekshmërinë e shpirtit, vetëm trupi është i vdekshëm. Njeriu religjioz me besimin mbi qeniet dhe fuqinë mbinatyrore ka tejkaluar ndjenjën e rrezikshmërisë dhe pafuqishmërisë.
Mendimet e atij qe beson janë mjet psikologjik për zgjidhjen e problemeve eksiztenciale, prandaj gabojme nëse I vlersojmë si të rrejshme apo të gabueshme. Mirepo është plotësisht i pavërtetë pohimi se religjioni është instutucioni i vetëm për zgjidhjen e problemeve dhe situatave të përmendura ekzistenciale. Është e mundur që jetën e kufizuar ta shohim ose ta paramendojmë si fakt shumë natyror. Këtë e mbërrijme duke insistuar që jeta të plotësohet dhe te rritet kualiteti i saj.
Duke krijuar vlera dhe vepra të cilat u shërbejnë edhe njerëzve të tjerë, njeriu e arrinë pavdekshmërinë morale dhe njerëzore. Pra, veprat e tijë vazhdojnë të jetojnë edhe pas vdekjes. Duke u angazhuar për krijimin e vlerave të mëdha njerëzore, njeriu e tejkalon vetëdijen mbi fundin e ekzistencës fizike, e cila nuk është as vepër e as faj i tij, prandaj ajo as që e intereson ate. Me të drejtë Spinoza thoshte: “ njeriu i lirë, në asgjë nuk mendon më pas se në vdekje, mendimi i tij nuk është mendimi për vdekjen, por për jetën.”
Disa hulumtime kanë dëshmuar se roli i religjionit në zvogëlimin e frikës nga vdekja nuk është i vërtetë. Përkundër shumë shpjegimeve dhe bindjeve, religjioni shton friken, e krijon atë! Hulumtimet e H.Faitellit dëshmojnë se “ personi religjioz i krahasuar me atë joreligjioz ishte i frikësuar shumë më tepër. Kjo frikë e fortë nga vdekja, sipas të njejtit autor, shprehet të besimtarët në moshën e pjekurisë dhe të pleqerisë. Por mund të ketë qenë që ata njerëz religjioz në moshë të plakur, e kanë kuptuar se po u afrohet vdekja dhe religjioni i tyre thotë të ruhen nga mëkatet, pas vdekjes do të dënoheni, e ata ndoshta kanë pasur ndonjë ndjenjë fajësije ndaj vetës së tyre, sepse kanë bërë mëkate gjatë jetës së tyre e që feja e tyre ia ka ndaluar ato.
Hulumtimet e këtilla të kufizuara, mendohet se nuk duhet besuar verbërisht, por besoj se religjioziteti nuk është e vetmja mënyrë efikase për evitimin e frustrimeve të njeriut nga vdekja dhe problemet tjera ekzistuese.
Funksioni shoqëror-integrues I religjionit
Shumë mendimtare, ku paraprijnë ata funksionalistë, mendojnë se religjioni ka rol të rëndësishem në integrimin, lidhjen dhe unjisimin ideologjik të vetë shoqërisë globale. Në këtë qendrim paraprinë Emil Dyrkemi, i cili pohon se religjioni ka rol pozitiv, shoqëroro-integrativ.
Religjioni këtë funksion e luan duke iu falendruar faktit që ofron një system të vlerave dhe një shikim në “ sendet e fundit” dhe qëllimet themelore që do të mund të bashkojnë në aspektin shpirtëror dhe ideologjik grupet dhe shtresat e ndryshme te nje shoqerie globale.
Roli i religjionit ndryshon në shoqëri të ndryshme.
Në shoqëritë fisnore, religjioni ishte e vetmja formë e integrimit shoqëror dhe social. Çdo fis e kishte hyjnin e vetë, kështu që bashkësia religjioze dhe bashkësia sociale përputheshin. Mirëpo, me paraqitjen e krishterimit, hyjnitë e vjetra i zëvendësuan shenjtërit krishterë, kështu që çdo fis e festonte shenjtin e vet dhe kështu e vërtetonte veten si bashkësi.
Me krijimin e shoqërisë klasore dhe religjioneve të mëdha monoteiste, të cilat organizohen në kisha, dukshëm ndryshon dhe funksioni shoqëror i religjionit. Tani religjioni i organizuar në kishë, shërben para së gjithash për legjitimimin dhe arsyetimin e rendit klasor.
Religjioni mund të luaj rol jo vetëm integrues, por edhe dezintegrues në një shoqëri globale. Me këtë funksion të religjionit është marrë sociologu amerikan, J.M. Jinger.
Funksioni etik i religjionit
Funksioni etik i religjionit ka të bëjë me formulimin e rregullave themelore morale. Religjioni fillimisht nuk kishte funksion etik, sipas hulumtimeve të hershme. Kjo del nga fakti se: qenia e shenjtë ose ajo që konsiderohet e njentë, fillimisht nuk ishte më e mira. Sipas Rudolf OTT-it, kuptimi i hyjnores në disa religjione si dhe në disa shprehje gjegjëse greke dhe latine, fillimisht kanë domethenien e asaj qe është e ndryshme nga e mira, p.sh. e tmerrshme, diqka para së ciles dridhemi.
Nga historia greke dhe mitologjia romake kemi njohuri se zotrit një kohë nuk janë imagjinuar si moralisht të përsosur apo qenie të mira, por si qenie me vese dhe dobësi njerezore, ngatrrestar, ziliqar.
Etizimi dhe moralizmi i zotrave ka filluar me të madhe fill pas shfaqjes së religjioneve monoteiste, siç janë mojsiimi dhe krishterizmi. Në keto religjione, Zoti paramendohet dhe përjetohet si ligjdhënës moral i njeriut dhe si gjykatës që sipas religjionit krishter, në botën tjetër do të shpërblej të miren dhe do të dënoj te keqen.
Bartja e origjines së normave morale nga jeta reale shoqërore, në autoritetin hyjnor mbitokësor nuk është trillium i njerëzve religjioz, siç mendohej shpesh gjatë histories, por shprehje e vetë nevojave shoqërore dhe i një shkalle të caktuar dhe të nevojave të vetëdijes njerëzore.
Si pasojë e parë dhe themelore e çdo shoqërie për bartjen e normave morale nga jeta reale te autoriteti është nevoja për stabilitet, siguri të çdo shoqërie dhe rendi në raportin ndermjet individëve dhe grupeve brenda shoqërisë. Mirëpo kjo buron edhe nga nevoja që këtyre normave t’u sigurohet respekti dhe autoriteti te individët dhe grupet.
Në shoqëritë parahistorike, tradicionale, rolin e mbikqyrësit dhe kontrolluesit të normave e kishin pleqët, fisnikët, prijësit, të menqurit, karizmatikët etj.

Nga aspekti sociologjik dhe historik, lidhja e moralit dhe religjionit pati pasoja pozitive. Ato shihen në perceptimin e hyjnive si arbitër të pakontestueshëm dhe të gjithëfuqishëm, si autoritet që duhet respektuar. Kjo ndjenjë e kishte si pasojë nxitjen e individit që vazhdimisht të kontrollojë sjelljet dhe veprimtarit e veta.
Magjia
Interesimi shkencor për magjinë ka qenë shumë i madhë, gati sa për religjionin. Ekziston një numër i madh i studimeve shkencore për magjinë. Ato studime mund të ndahen në dy lloje:
• Studimet e karakterit informativë- pershkrues dhe
• Studimet eksplitative- teorike.
Percaktimi dhe definimi i plotë i magjisë mund të bëhen vetëm pas analizes së formave të ndryshme të magjisë dhe permes diskutimit të parimeve të përgjithshme teorike mbi qështjet e përgjithshme të magjisë. P.sh nese dikush sëmuret, ai mund të shkojë te mjeku, por pacienti përveq qe e viziton mjekun ai mund edhe ti lutet Zotit për ndihmë. Mirëpo, ende ekziston një numër i madhë i të sëmurëve të cilët shkojnë te magjistarët. Magjistarët nuk përshkruajnë vetëm barëra, por shpesh kryejnë edhe veprime dhe perdorin objekte ndaj pacientit, të cilat nuk kanë asnjë farë lidhje me sëmundjen.
Pra, magjia është një formë e praktikës, ndikimi praktik mbi natyrën. Ajo që magjinë e dallon nga praktika reale është fakti që shpesh nuk përdor veprime dhe objekte të cilat janë në lidhje logjike dhe relacion shkak- pasojë gjatë qasjes ndaj sëmundjes, por aplikohen metoda të cilat janë nga ana e jshtme të ngjashme me proqesin apo dukurinë e caktuar. Meqë këto objekte dhe metoda të magjisë nuk janë te krijuara në njohjen e kauzalitetit, mund ti quajmë misterioze, misktike.
Format e magjisë-klasifikimin e formave të magjisë mund ta nxjerrim sipas kritereve të shumta si p.sh. sipas kriterit të kuptimit që synohet me veprimet magjike, sipas llojeve të aktivitetit njerëzor në të cilin magjia aplikohet, sipas metodave dhe mjeteve me të cilat shfaqet, sipas paramendimit themelor apo medelit të të menduarit i cili qëndron në bazën e veprimeve magjike.
Sipas karakterit të synimit që duhet arritur, magjia zakonisht ndahet në të ashtuquajturën magji e bardhë dhe të zezë. Magjia e bardhë është ajo me të cilen aynohet të ketë efekte pozitive, ndërsa magjia e zezë ka për qellim të prodhojë të keqen. Mjetet me të cilat magjia shërbehet janë nga më të ndryshmet si: shikim (syri i keq), ndonjë fjalë apo formulë magjike, objekte nga më të ndryshmet, qe gjenden në natyrë apo ndreqen special për veprim magjik.
Qellimet, metodat, logjika dhe psikologjia e magjisë
Sipas antropologut Xhejms Frajzer, si model i parë mund të merret mendimi dhe konkludimi në bazë të ngjashmerisë ose lidhje e shfaqjeve sipas ngjashmërisë.
Modeli i dytë i mendimit në të cilin mbështetet magjia është bindja në lidhjen e përhershme të të gjitha atyre gjërave që një herë kanë qenë të lidhura, që ndryshe quhet edhe magji kontagioze ose sipas prekjes.
Modeli i tretë është i ashtuquajturi model i të menduarit mbi të cilin mbështetet magjia, është modeli i bartjes përcjelljes- transferimit të fuqisë.
Të gjitha këto elemente të magjisë i kanë shty shumë mendimtarë të mendojnë se nuk ka dallim esencial ndërmjet religjionit dhe magjisë (BASTID, ANRI, MANDIQ)
Mirëpo ka mendimtarë si p.sh. Hegeli, që mendojnë se ka dallim dhe ky dallim qëndron ne faktin se religjioni i pershkruan rol “ fuqise së madhe” me të cilën fuqia arrihet kontakti përmes ndërmjetësve, apologjetëve fetarë, klerik, ndërsa magjia nuk njeh asnjë ndërmjetës, asnjë fuqi të madhe e të lartë.

Gon!- 294
Re: Religjioni dhe Magjia
Magjia ka shërbyer shpeshherë në mos për të shpjeguar apo kontrolluar natyrën, të paktën për të zbutur ankthin përballë fenomeneve socialë dhe natyrorë vështirësisht të menaxhueshëm dhe kuptueshëm. Është një mënyrë për të parë.
Është një mënyrë për të parë realitetin e zakonshëm për të gjithë njerëzimin. "Edhe pse në shumë kultura vetë termi nuk ekziston", shpjegon profesor Attilio Mastrocinque, historian në Universitetin e Udines, "aspektet magjikë janë të integruar zakonisht në ritet fetarë, në kurat shëruese të vendasve. Në themel mes vizionit magjik dhe atij fetar ka shumë afërsi. Jo më kot shpeshherë përcaktojmë si 'magji' ritet dhe besimet në mrekullitë që karakterizojnë besimet e të tjerëve".
Magjia ka patur për shumë kohë një funksion praktik. Në lashtësi ishte e bashkuar me shkencën. "Koncepti i magjisë, në sensin negativ, vjen nga grekët. Më pas u mor nga romakët, nga krishtërimi dhe nga Iluminizmi francez", shpjegon Mastrocinque. "Magjia" në fakt është një fjalë me origjinë greke: "mag-ët" ishin priftërinj persë të Zoroastros, ekspertë në parashikimin e të ardhmes me anë të yjeve.
Përveçse një mënyrë për të parë realitetin, magjia përgjatë historisë është konkretizuar në një pafundësi ritesh, praktikash, besimesh dhe metodash, një pjesë e të cilave janë shumë të përhapura edhe sot. Sot magjia mund të jetë "e bardhë", kur përdoret për t'i bërë mirë dikujt ose "e zezë", nëse qëllimi është të dëmtojë. Është tentativa për të transformuar gjërat dhe ngjarjet duke përdorur energji të supozuara, në forma të ndryshme.
Magjia "e kontaktit" përdor ilaçe magjikë dhe filtra. Ajo e "mallkimit" përdor fjalë dhe formula. "Simpatikja" pamje dhe objekte (kukulla etj.), që përfaqësojnë personin që duhet mbrojtur apo dëmtuar.
Hyjnizimi është një teatër e formë e magjisë.

Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi