EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Religjioni

3 posters

Shko poshtë

Religjioni Empty Religjioni

Mesazh  Admin 12.05.08 15:09

Ç’ESHTE RELIGJIONI?


Religjioni J2ktbhru

Ne perendim, religjioni eshte marredhenie. Definohet si marredhenia me transcendencen.

Ndersa ne lindje është udhë. Definohet si udha e transformimit.

Ne pergjithesi mund te thuhet qe religjioni u pergjigjet pyetjeve tona te fundit per kuptim.

Theo Sundermeier definon: “Religjioni eshte pergjigja qe bashkesia i jep përjetimet te transcendences, e cila gjen formë ne mite dhe ne etike.”

Ne fete paresore (te fiseve), religjioni është jeta e bashkësisë.

MANIFESTIMET

Manifestimet e fesë mund te ndahen ne 5 dimensione:
- Dimensioni teologjik (doktrina e besimit)
- Dimensioni historik (historia)
- Dimensioni spiritual i perjetimit personal (ndjenja)
- Dimensioni ritual (sherbesa / lutja / meditimi / ritet e kalimit / festat)
- Dimensioni sociologjik (bashkesia, marredhenia me shoqerine dhe me religjionet e tjera)

DOKTRINAT

Doktrinat ose mesimet e besimit kanë te bëjnë me:
- Transcendencen (teologjia ne kuptim te ngushte)
- Imazhin e njeriut (psikologjia)
- Imazhin e kozmosit dhe natyres (kozmologjia)
- Dijen per doktrinat e besimit (besimi autoritar, perjetimi personal)
- Mendimin (epistomologjia )
- Etiken

INTERPRETIMI

Ka interpretime te ndryshme te doktrinave te besimit dhe te praktikave:
- Nga denominacione te ndryshme (p. sh. Kisha te ndryshme)
- Nga fundamentalistet, konservativet, te moderuarit, liberalet, radikalet
- Nga ateistet
- Nga „tradita e madhe“ (teologet e bazuar ne traditat intelektuale dhe ne shkrimet) dhe nga „tradita e vogel“(religjioni popullor i bazuar ne ndjenja dhe ritual)
- Nga pikepamja etnike
- Nga pikepamja feministe
- Nga pikepamja spirituale apo mistike

(interpretimet e fundit merren me kuptimin e gjërave fetare ne nivele te ndryshme)

Dr.Erika Wilson
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Religjioni Empty Re: Religjioni

Mesazh  Jon 07.06.09 0:52

Ç’ është religjioni?

Në kuadër të debateve filozofike dhe sociologjike, nuk ekzisotn ndonjë definicion i përbashkët për religjionin. Megjithatë, nga definicionet e ndryshme që janë propozuar, ekzistojnë disa elemente të përbashkëta.

Religjoni, i cili etimologjikisht lidhet me fjalën latine religere i referohet “lidhmshërisë”. Religjioni është ai që lidh besimearët me diçka “absolute”, të konceptuar, qoftë sipas konditave personale qoftë sipas atyre jopersonale.

Zakonisht përfshin një përmbledhje të riteve dhe ritualeve, rregullave dhe rregullimeve, të cilat ua mundësojnë individëve ose bahkësive ta lidhin ekzistencën e tyre me një “Zot” ose disa “Zota”. Sipas Millton J. Jinger (Milton J. Yinger), religjioni mund të jetë “një sistem i besimeve dhe praktikimeve përmes të cilave një grup i njerëzve lufton problemet më të mëdha të jetës.”

Sa për krahasim, Black’s Law Dictionary, e definon religjionin si :

“Marrëdhënie e njeriut ndaj Hyjnorës, adhurimit, kultit, bindjes dhe nënshtrimit ndaj mandatit dhe porosive të krijesave supernatyrore ose superiore. Në kuptimin e tij më të gjerë, religjioni përfshin të gjitha format e besimit për ekzistimin e krijesave superiore, të cilat ushtrojnë pushtet mbi njerëzit përmes dhunës, imponimit të rregullave të sjelljes dhe shpërblimeve ose dënimeve të ardhshme.”

Ky dhe të gjitha definicionet e tjera, përfshijnë pranimin e ekzistimit të një diçkaje të personalizuar ose jo, që është superiore, e shenjtë, absolute dhe e jashtëzakonshme. “Supremja” ose “e para” ka funksion normativ dhe nga besimtarët pritet t’i respektojnë mësimet dhe rregullat e sjelljes sipas religjionit të tyre, si rrugë drejt këtij “absolutizmi”.

Gjithashtu, nga besimtarët pritet t’i shprehin besimet e tyre religjioze të ndryshme përmes adhurimit ose kryerjes së kultit. Në përgjithësi, por jo gjithëherë, janë themeluar kisha ose institucione të tjera, me qëllim të organizimit të grupit ose praktikimit të adhurimit.

Ç’ është besimi?

Besimi është koncept më i gjerë sesa religjioni. Besimi përfshin religjionin, por nuk kufizohet vetëm në kuptimin e tij tradicional. Black’s Law Dictionary, e definon atë si “besim në të vërtetën e një propozimi, që subjektivisht ekziston në mendje dhe është nixtur nga agumenti, bindja ose prova e adresuar ndaj gjykimit.”

Përkundër këtij koncepti eurocentrik të besimit si një akt i mendimit, besimi nënkupton të besosh në supremen, shenjtërinë, absoluten dhe të jashtëzakonshmen.

Në dokumentet ndërkombëtare, termi besim është adaptuar për t’i përfshirë edhe të drejtat e personave joreligjiozë, siç janë ateistët (të cilët nuk i besojnë Perëndisë), agnostikët (të cilët janë të pasigurt për ekzistimin e “Zotit”) dhe racionalistët. Besimet e karaktereve të tjera, qoftë politike, kulturore, shkencore ose ekonomike, nuk përfshihen në kuadër të kësaj mbrojtjeje, por duhet të adresohen ndaras.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Religjioni Empty Re: Religjioni

Mesazh  Neo 16.06.09 6:03

ÇËSHTJE TË RELIGJIONIT

Margaritarë nga Elifas Levi, që kanë të bëjnë me çështjen e religjionit.

Nevoja për besim është shumë afër nevojës për dashuri.

Besimet e ndara (të veçanta) s’janë gjë tjetër, pos dyshime...

Besimi s’e trillon veten, nuk e imponon veten, nuk e promovon veten me çfarëdo aktivesh politike; mu si jeta, ai shfaqet përmes një lloj fataliteti.

Religjioni zë vend shumë më të rëndësishëm në realitetin jetësorë, se sa mendojnë ata që mundën pa të, ose së paku ashtu thonë. Tërë idetë që njeriun esencialisht e dallojnë nga shtazët: morali, dashuria, nderi, janë ndjenja religjioze.

Kulti i atdheut dhe familjes, të cilave njeriu kurrë nuk do të mund t’u hiqet e që veten të kos e ulë, kurrë nuk do të mund të ekzistonin pa besim në diçka që e tejkalojnë jetën vdektare, me efemeritetin, paditurinë dhe mjerimin e saj.

Nga të gjitha pasionet, ai i religjionit është më i fuqishmi. Ai vetveten e lind, qoftë përmes pohimit apo mohimit.

Religjioni ekziston pavarësisht nga të tëra shqyrtimet, si veti e shpirtit njerëzor. Gjithnjë, derisa ekziston njeriu, do të ekzistoj edhe religjioni. I vetmi ky bënë që virtyti e nderi të mos jenë fjalë të zbrazëta, roli i vetëm i të cilëve do të ishte shfrytëzimi i paaftësive së të dobëtëve dhe marroqëve në dobi të të fortëve dhe të mençurve.

Mu kjo nevojë e lindur për besim mund të quhet religjion natyror. Çdo përpjekje për t’ia prerë krahët këtij besimi, në nivelin religjioz,i kundërvihet natyrës (të natyrshmes).

Esenca e religjionit është misteri, sepse ai fillon nga e panjohura.

Dyshimi është ar,ik për vdekje i besimit. Por që akti i besimit të mos jetë marrëzi, arsyeja kërkon që ai të jetë i orientuar. Por me çka? Me shkencë?

Shkenca këtu është e pamundësishme. As pushteti publik s’kryen punë. Ç’mbetet atëherë? Autoriteti moral, që i vetmi në gjendje të themelojë dogmën religjioze. Klerikët paraqesin autoritetin moral.

Po që se shkenca do të fillonte të vërtetojë atë që nuk e njeh, do ta asgjësonte vetveten. Vërtetimi i besimit me anë të shkencës do të paraqiste absurd.

Vetëm religjioni mund ta definojë Zotin; shkenca s’është në gjendje ta mohojë, as ta pohojë ekzistencën e tij.

Po ç’është Zoti, vallë, do pyesin kureshtarët. Zoti është supozim, por supozim aq i domosdoshëm, se pa të, të gjitha teoremat janë absurde dhe të pasigurta.

Zoti...Ai është, domosdoshmërish, më së paku i njohur...Ai është çdo gjë që ne s’jemi.

Vetë natyra na bënë të besojmë; por, formulimi i besimit është në të vërtet shprehje shoqërore (i epokave të caktuara).

Besimi, si dhe shpresa e dashuria, janë aq të lira e spontane, sa jo vetëm që s’mund t’ua imponosh të tjerëve, por madje as vetes.

Të mendosh si besimtar, d.m.th. të mendosh iracionalisht, meqë objekti i besimit ndodhet jashtë botës së arsyes.

Nëse dikush do më pyeste: “A ka Zot?” do t’i përgjigjesha: “Unë besoj në atë”. E nëse ai do të thoshte: “po a je i sigurt se ai ekziston?” do t’i thoja: “Po të isha i sigurt, s’do të besoja, do ta dija.” Pra, besimi fillon atje ku shkenca përfundon. Ai është vërtetim i asaj që nuk e njohim.

Ekzistencën e Zotit - as që mund ta pohojmë e as ta mohojmë. Ai është supozim logjik, i arsyeshëm në të cilin besojmë.

Thjesht: njeriu është trajtë e mendimit hyjnor, kurse Zoti sintezë e idealizuar e mendimit njerëzorë. Për këtë fjala e Zotit zbulon njeriun, kurse fjala e njeriut zbulon Zotin. Njeriu është Zot i botës, kurse Zoti njeri i qiejve.

Por që ta kuptojmë e ta nderojmë Zotin, së pari duhet të jemi të lirë, sepse mbretëria qiellore i takon inteligjencës dhe dashurisë - fëmijëve të lirisë.

Zoti e krijoi Lirinë e Njeriut në trajtën e femrës së bukur, dhe që ta sprovojë guximin e tij, bëri që fustani i vdekjes të kalojnë mes atyre dyve. Njeriu dashuroi dhe u ndie posi Zoti; e dha për të - atë me të cilën Zoti e pajisi: Shpresën e përjetshme. Vrapi pas së dashurës nëpër hijet e vdekjes. Njeriu posedoi lirinë, përqafoi jetën...

...Një ditë përfundimisht do të zgjohemi nga ëndrra e dhembshme e jetës së mundimshme. Atëherë do të jetojmë në krijuesin jetën e vërtetë, do të jemi të lindur me pëshpëritjen e pafund të dashurisë së tij.

Si lajmëtarë qiellor do të bredhim hapësirave, sakaq yjet do t’i kemi vaporë të shkëlqyer...Do të shndërrohemi në vizione të ëmbla, të cilat na i qetësojnë sytë lotarë dhe do t’i mbledhim gonxhet rrezore nga luadhet e panjohura, nga do të freskohemi me vesën e tyre...

Hasan Hamëzbala
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Religjioni Empty Re: Religjioni

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi