EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Psikologjia e religjiozitetit

Shko poshtë

Psikologjia e religjiozitetit Empty Psikologjia e religjiozitetit

Mesazh  Admin 15.06.09 16:10

Psikologjia e religjiozitetit

Fillimisht “psikologjia e religjiozitetit” nuk merret me religjion, por më tepër mbi ndikimin e religjionit ose fesë te individi, që shfaqjet nëpërmes sjelljes, ritualit, uratës (lutjeve), dëshmive publike; madje religjioni ja jep individit ose grupit stilin e jetës, veshjes si dhe të sjelljes sipas parimeve apo bindjeve e tija etike dhe morale.

Religjioni ndikon shumë në psiken e individit ose grupit duke ia dhënë individit apo grupit ngjyrën si dhe qëllimin e jetës, kuptohet gjithëherë është i ndërlidhur me raportin e individit ose grupit me transcendencën përkatësisht mbinatyrshmen apo me ateizmin.

Psikologji, a (gr. Psyche – shpirt, psike dhe logos – shkencë, fjalë) është shkencë empirike, e cila merret me studimin sistematik të dukurive psikike; më saksish shkencë teorike, empirike apo aplikative, që merret me studimin e proceseve, të dukurive, vetive, gjendjeve psikike të njerëzve e të kafshëve, me mënyra e shfaqjes së tyre dhe me ndikimin e kushtëzimin e ndërsjellë ndërmjet psikes dhe trupores.

Si çdo shkencë tjetër edhe psikologjia synon t’i konstatojë anën teorike dhe t’i aplikojë anën praktike, ligjshmëritë dhe rregullsitë e jetës shpirtërore, si dhe në bazë të studimit të veprimtarisë objektive dhe të përvojës e të përjetimit të saj nga ana e njerëzve.

Këto i studion në procesin e lindjes e të zhvillimit. Proceset dhe dukuritë kryesore me të cilat ka të bëjë psikologjia, janë ndijimet, perceptimet, mendimet, përfytyrimet, kujtesa, imagjinata, vullneti, ndjenjat, karakteri, temperamenti, aftësitë shpirtërore dhe mendore si dhe çështje të tjera të shumta lidhur me zanafillën, kushtëzimin fiziologjik e shoqëror dhe zhvillimin e tyre si dhe ndikimi i mjedisit apo rrethit në formimin e personalitetit.

Sipas disave është edhe komponenti i tretë të menduarit, që ndikon në këtë procesin e formimit dhe të zhvillimit tek njeriu.

Metodat kryesore të psikologjisë si shkencë veçantë, janë metoda të vërejturit, e të vetë vërejturit dhe metoda eksperimentale etj.

Psikologjia është një sistem i disiplinave të psikologjisë, tërësia e degëve të psikologjisë. Kjo përbëhet nga dy grupe të ndërlidhura disiplinash: nga grupi i disiplinave teorike të psikologjisë dhe nga grupi i disiplinave aplikative të psikologjisë.

Religjion, i (lat. religio – detyrë, kujdes, ndërgjegje, përkushtim prej foljes latine religare – lidh ose relegare – mbledh).

Është bindje e mbështetur në ndjenjat, përfytyrime apo mendime se ekziston një qenie e gjithëmbarshme, gjithëdijshme, e gjithëfuqishme etj., mbinatyrore (monoteizmi), që e mban dhe e drejton tërë gjithësinë dhe jetën e fatit e këtë anshme dhe të matanshëm të njeriut (Zoti-Hyji), ose shumë qenie apo fuqi të këtilla; perënditë (politeizmi).

Religjioni është njëra ndër format më të lashta të shpirtësisë, vetëdijes së njeriut dhe njëra ndër çështjet e para me të cilat u ballafaquan mendja e njeriut. Kemi religjioni i zbulesës dhe religjionin natyror.

Ndërsa religjiozitet,i është tërësi e ndërlikuar qëndrimesh, mendimesh dhe ndjenjash që marrin pjesë në formësimin e posaçëm të strukturës së personalitetit. Tërësia e këtillë e nxitë njeriun në veprimtari të posaçme me të cilën plotëson “nevojën” e mësuar apo i firmuar në këtë drejtim për të besuar në diçka të mbinatyrshme.

Sipas Paul Tillhu (Paul Tillich, 1886-1965), njëri ndër përfaqësuesit më të njohur të “teologjisë dialektike”, kundron se besimi fetar (ai këtë e dallon nga religjioni) “është gjendje e kujdesit kulmore”, një “përmbushje kulmore”, “përkushtimi i plotë ndaj objektit të kujdesit kulmor” etj. “Besimi është akti më i përqendruarit i frymës së njeriut.

Ai nuk është lëvizje e një pjese të veçantë apo i një funksioni të veçantë të qenies së gjithëmbarshme njerëzore”, por i tërë personalitetit në tërësi. “Besimi është çështje e lirisë”, për më tepër “liria dhe besimi janë një e njëjta gjë”. “Besimi nuk është shpërthim i ndjenjave… në te ka ndjenja, sikurse në çdo akt të jetës spiritual të njeriut.

Por ndjenja nuk e shkakton besimin. Besimi ka përmbajtjen njohëse dhe është akt i vullnetit. Besimi është unitet i të gjithë elementeve brendapërbrenda vetisë së përqendruar… Besimi u paraprin të thitha përpjekjeve që ky të nxirret nga diçka tjetër sepse vetë këto përpjekje janë të mbështetura në besim”.

Paul Tillihu e përfundon traktatin e tij “Dinamika e besimit” (Dynamics of Faith, New York, 1957) me konstatim se “Besimi qëndron përmbi vetveten e vet dhe e arsyeton veten në lidhje me ata që e sulmojnë, sepse ata mund ta sulmojnë vetëm në emër të ndonjë besimi tjetër. Është triumf i dinamikës së besimit fakti se çdo mohim i besimit, është shprehje e besimit, shprehje e kujdesit kulmores”.

Pothuajse më se një shekull psikologët në mënyrë sistematike e hulumtojnë, e gjurmojnë si dhe e studiojnë përmbajtjet e llojllojshme të religjiozitetit, duke u sjellë ndaj tyre si ndaj fakteve apo materies që eksperimentohet siç është edhe psikja e njeriut.

Kuptohet vetvetiu se historia e psikologjisë religjioze ose religjiozitetit paraqitet në perspektivat e shumta, edhe pse ka qëndrimet të kundërta te shkencëtarët, por nuk u mungon edhe qëndrimet ose pikat e përbashkëta.

Siç thotë në një proverb Allport-i: kemi aq shumë përvoja religjioze, aq sa ka edhe njerëz në tokë, por ne mund të themi: edhe atyre dallimeve të interpretimeve në lëmine psikologjike i nënshtrohen kritikës dhe eksperimentit hulumtues si dhe aparatit shkencorë me të cilën merret psikologjia religjiozitetit.

Edhe pse projekti një lëndës së tillë siç është psikologjia religjiozitetit duket në pamjen e parë utopistë. Por, ajo në njërën anë i përmbahet rregulloreve si dhe i nënshtrohet aparatit shkencorë si çdo shkencë tjetër empirike. Kuptohet se në këtë lëmi kemi mjaft shkolla, si dhe degë e nëndegë psikologjike, bile njëra prej këtyre shkollave është edhe “psikologjia e religjiozitetit”.

Në anën tjetër vetë religjioni është një gjini e veçantë po ashtu edhe ajo ka shumë drejtime. Ashtu psikologjia e religjiozitetit nuk i kalon kufijtë e vet dhe si e tillë nuk merret me religjionit, dogmat, besimet etj. por ajo merret vetëm me sjelljen e njeriut nën këndvështrim religjioz dhe jo me religjionin si të tillë.

Çdoherë kur mundohemi t’a përfshijmë nocionin e religjionit si dhe të religjiozitetit në raportin me dimensionin e besimit të njeriut ndaj Hyjit (Zotit), ballafaqohemi me një mori të madhe nocioneve të ndryshme.

Në çfarëdo rastit besimi shfaqet si një pamje (fenomen) jo vetëm kulturor por edhe domosdoshmëria e njeriut për vlerat shpirtërore:
a) simbolet e llojllojshme të shprehjes së njeriut (gjuha, rituali, lëndët, objektet e kultit, personat e caktuar që e ushtrojnë kultin, liturgjia etj.)
b) bashkësia njerëzore si dhe institucionet sociale dhe së fundit
c) jeta personale dhe frymëzimi nga besimi në të cilin beson.

Me tjera fjalë besimi është një ndër elementet kryesore të raportit njeriut me gjithat ato elemente që e rrethojnë. Raporti i njeriut me Hyjin (Zotin) zakonisht del nga raporti më cilësor si ndaj vetes ashtu edhe ndaj të afërmit me të cilin jeton.

Siç pohon Shën Gjoni Ungjilltar: “Nëse ndokush thotë: E dua Hyjin e këndej e urren vëllanë e vet, është rrenacak. Sepse kush nuk e do vëllanë e vet që e sheh, Hyjin që nuk e sheh, s’mund ta dojë. Prej tij e kemi edhe këtë urdhër: Kush e do Hyjin, duhet ta dojë edhe vëllanë e vet” (1 Gjn 4,20-21).

Detyra e psikologjisë religjiozitetit është vetëm shqyrtimi dhe vëzhgimi psikologjik në fenomenet (dukurit) apo pamjet religjiozitetit pa marrë parasysh mënyrë dhe formën se si ato zbulohen.

Duhet të theksohet se historia e njerëzimi është e pasur me njerëzit e ndershëm të cilët motivohen pikërisht në besimin apo religjionin në të cilin i përkasin si dhe kontribuojnë shumë jo vetëm në rrafshin e religjionit por edhe të qytetërimit si dhe të kulturës.

Siç shprehet Shën Ambrozi në shekullin e katër “çdo e vërtetë, pa marrë parasysh nga vjen, ajo vjen nga Shpirti i Zotit”.

Qëllimi i psikologjisë është për ta kuptuar njeriun në raportin e tij religjioz dhe jo religjionin. Kuptohet vetvetiu se religjioni ka një rëndësi të madhe për jetën si dhe për formimin e tij, i cili zhvillohet apo nuk zhvillohet, dhe jo si i tillë që e “krijon religjioni”.

Religjioni si simbolik ndikon në frymëzimin e njeriut, dhe si i atillë ai (individi) bëhet religjiozë kur e pranon apo miraton si iniciative të vetë personale. Kjo iniciativë e personit nuk është diçka e rastit as e përkufizuar me anën e logjikës, por ajo varet nga zhvillimi psikik që posedon logjiken e vetë specifike.

Pikërisht në këtë rrafsh i intereson psikologjisë religjiozitetit ta hulumtojë njeriun.

Detyra e psikologjisë për t’i vëzhguar me kujdes format e jetës së religjiozitetit, në mënyrë të saktë i përshkruan, ato vetit psikologjike që janë në religjion, i gjurmon, e zhvillon metodologjinë si dhe mjetet për këtë qëllim, e formon konceptin si dhe teorinë që i mundësojnë për t’i tubuar materialin, si dhe për të dhënë interpretimin e duhur, dhe së fundit i definon kornizat në të cilën vepron.

Si shkencë empirike psikologjia e religjiozitetit merret me fenomenet, sjelljet, të cilat i zbulon gjatë vëzhgimit si dhe rolin i tyre në jetën e praktike të një individit apo bashkësisë (grupit).

Për këtë ajo nuk merret me gjërat të cilat i tejkalojnë kompetencën e saj, me gjërat mbinatyrore. Ose me Hyjin, apo me Shpirtin Shenjt (Psikologjisë së religjiozitetit fare nuk i intereson është a nuk është Hyji, është ngjallë Krishti apo nuk është ngjallë, a ekziston Shpirti Shenjt a jo! Por i interesohet se si Hyji (Zoti) apo ngjallja e Krishtit përkatësisht frymëzimi i Shpirt Shenjt ndikojnë në jetën dhe sjelljen e individit përkatësisht grupit – bashkësisë fetare).

Psikologjia është kompetente vetëm për t’a hulumtuar “projeksionin”, ata që luan rolë në religjiozitetin e njeriut, si dhe pasojat e saj që ndikojnë në jetën e njeriut.

Lënda apo materia e psikologjisë religjiozitetit është personi (njeriu), si dhe reagimet e tija ndaj nxitjeve fetare, po ashtu proceset psikike si dhe sjelljet e personit religjioz apo jo religjioz (ateist) ndaj mjedisit apo rrethin në këndvështrimin e bindjeve religjioze apo ateiste.

Pikërisht në këtë rrafsh krijohet një proces mjaft i gjallë dhe dinamik si dhe relacionin ndërpersonal. Psikologjia e religjiozitetit i mbështet po ashtu edhe mbi hulumtimet e bëra nga psikologjia gjenetike, si dhe mundohet për t’a shpjeguar sjelljet e religjioze apo ateiste që shfaqen tek individi (njeriu). Së fundit ajo mundohet ta çlirojë njeriun nga paragjykimet e psikologjizmit, për të cilin besojmë se e ngarkojnë historinë psikologjisë religjioze.

Duhet ta theksojmë edhe faktin se sot kemi dy grupe njerëzish me pikëpamje të kundërta, si fjala bie, psikologët besimtarë dhe psikologët ateistë. Një psikologë ateistë, i cili nuk i jep besimit ndonjë rëndësi, dhe si i tillë mund shumë lehtë t’i shmanget objektit objektiv duke interpretuar njëanshëm për disa dukuri përkatësisht fenomene që shfaqen në sjelljen e besimtarëve.

Konkluzionet e tilla jo vetëm se nuk janë shkencor por ata japin një pamje mashtruese, jo korrekte, mos të themi dezinformim. Sepse kujdesi i tyre është mjaft i cektë apo sipërfaqësor. Ata hyjnë në këtë rrafsh me paragjykime, me ngarkime që nuk kanë çka të bëjnë me realitetin apo faktin shkencor.

Po ashtu është rreziku tjetër nga personat e tillë të nguten për t’i dhënë konkluzione e shpejtuara. Përvojat e tilla religjioze nuk kanë çka të bëjnë me përmbajtjen religjioze.
Ndërsa në anën tjetër një psikolog besimtar, edhe ata shumë lehtë mund t’i japin kësaj shkencës kahet subjektive, njëanshëm si dhe mashtruese.

Po ashtu qëndron rreziku për disa konkluzione të shpejtuara, jo korrte të cilat largohen nga e vërteta dhe në emër të shkencës së psikologjisë religjioze manipulohet duke shti në ujin në mullirin e tyre subjekti!.

Për t’a evituar rrezikun si njërit ashtu edhe tjetrit, që mos të mbesin shkenca në fjalë në duart të manipulueseve, të cilët tentojnë t’a sjellin ujin në mullirin e vet qoftë atij religjionit apo atij ateistë. Se atëherë nuk kemi të bëjmë më me shkencën e psikologjisë së religjiozitetit por për një ideologji në emër të kësaj shkencës.

Atëherë është e nevojshme shkundja nga paragjykimet, nga mendësia ideologjike si dhe nga elementet e nëndheses psikike, me qëllim të hulumtohet e vërteta.

Specialistët e kësaj degës psikologjisë, e kthejnë vëmendjen, se psikologu hulumtues duhet në mënyrë kritike të veprojnë, të gjurmojnë, duke eliminuar rolin e “tifozit” si dhe duke mos t’i mbahet ana e askujt, por të pranohen të gjitha hulumtimet, zbulimet ashtu siç janë në realitet.

Siç e kemi theksuar disa herë, shkenca në fjalë nuk e rrezikohet bërthama apo përmbajtjen e religjionit, pa marrë parasysh të cilit religjion jo religjion i takon individi ose grupi.

Por qëllimi i psikologjisë religjiozitetit është për t’a kuptuar sa më mirë “njeriun religjioz” si dhe atë “jo religjiozë”, si dhe ndikimi i religjionit apo ateizmit në sjelljen, bindjen, pikëpamjet, botëkuptimin, moralin, etiken e individit si dhe të bashkësisë ose të grupit.

Jemi të vetëdijshëm se psikologjia e vëzhgon religjionin me sytë e veta. Ashtu psikologjia nuk do të jetë asnjë farë katalogut të zbulimeve të psikologjisë apo qëndrimeve të saj, por do të mundohemi t’i kuptojmë në mënyrë psikologjike religjiozitetin përkatësisht jo religjiozitetin i njeriut.

Don Nosh Gjolaj
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia e religjiozitetit Empty Re: Psikologjia e religjiozitetit

Mesazh  Admin 15.06.09 17:10

Interesi për dukuritë (fenomenet) religjioze janë që nga fillet e njeriut

Ndërsa psikologjia si shkencë empirike, e cila është relativisht e vonshme (e re) në krahasim me shkencat e tjera, si fjala vjen, psikologjia e religjiozitetit i ka fillet e veta një qind vitet e fundit.

Disa shkencëtarë të kësaj lëmesë “psikologjia e religjiozitetit” e marrin si pikënisje vitin 1882, kur G. S. Hall, e publikoi punimin e famshëm mbi edukimin moral e religjioz, i cili e dokumenton në bazat shkencore empirike rolin si dhe ndikimin psikik e fizik në përjetimet e religjioziteti.

Ndërsa disa të tjerë e marrin si pikënisje kapërcimin e shekullit XIX në XX, dhe këtë e argumentojnë me dy libra e rëndësishëm për këtë fushë: Edwin D. Starbook (1889) “Psikologjia e Religjionit” dhe William James (1902), “Përvojat e llojllojshme religjioze” ( The Varieties of Religious Experience). Po të njëjtë kohë kontribuon për mëkëmbjen e psikologjisë religjioze edhe iniciuesi i revistës amerikane “Psikologjia Religjioze dhe Edukimi” nga Stanley Hall (l904).

Dukurit individuale të religjiozitetit

Në përgjithësi nuk është e thënën se çfarëdo funksionit ka pasur kushtëzimi dhe raporti psikologjik për zhvillimin e religjionit si dhe personalitetin e njeriut religjioz. Por në disa dukuri që shfaqen në personin religjiozë nuk mund t’i shmanget arritjeve të psikologjisë së personalitetit. Në rendin e parë mendojmë për disa dukuri të përgjithshme siç janë urata (lutja.).

Fryti i uratës e ndërron vetëdijen e njeriut si dhe sjelljet e përjetimeve, veprimi “automatik” siç është shkrimi, vallëzimi, thirrje, vrapimi etj., po ashtu ata që bien në pavetëdije, ecja nëpër zjarr, zbulimi, tërbimi, konvertimi etj. që zakonisht këto dukuri i takojmë në praktiken e ordinancave të psikiatrisë.

Po ashtu mund t’i numërojmë në këtë rrafsh edhe dukurit dhe format tjera në mistikë, ekzorcizmin, djallosje apo xhindosje etj. (Spilka, Hood dhe Gorsuch, 1985), që zgjon një interes të madh në mesin e specialistëve.

“Pjesa e errët” e ekzistencës së njeriut

Zakonisht kur flitet për pjesën e “errët të ekzistencës” së njeriut, bëhet fjalë për “vdekjen”, vetëdija e së “keqes”, që është pasoja e ndjenjave të turpit dhe të fajësimit.

Nuk ka ndonjë religjion që nuk e përfshin dukurinë e vdekjes. Disa hulumtime psikologjike (Spilka, Hood dhe Gorsuch, 1985) konstatojnë se “pjekuria” religjioze arrin ta zvogëlojnë friken nga vdekja.

Atë që Jungu e simbolizon “arketipi i hijes”, është një farë lloji “e keqja personale” me pasoja fajësimit dhe të turpit. Psikologët japin disa lloj teori. Të cilat e kanë zanafille që nga mosha e njomë.

Meadow dhe Kahoe (1984, 207) i kanë tubuar të dhënat si dhe dhënat e mbledhura i rendisin:
Së pari, frika nuk është asgjë tjetër por thjeshtë një reagim nga rreziku në mënyrë të “dënimit”, qoftë frika e Hyjit qoftë ajo e rrethit fizik.

Pastaj pason reagimi emocional dhe psikik, pranimi apo mos pranimi. Si bie fjala para të tjerëve të dukemi “të mirë” (kompetent, korrektë, adekuatë dhe në rregull). Ose mos pranimit, që shprehet në kujdesin ndaj personit, apo ndaj grupit ose bashkësisë, që nuk është asgjë tjetër përveç përshtatja (konformiteti) sipas normave të pranuara.

Sepse njerëzit frikësohen se do të përjashtohen apo izolohen nga bashkësia, rrethi apo mjedisi, atëherë pason frika si dhe fajësimi që i shoqëron ndjenjë e izolimin dhe dyshimin në vlerat e veta personale.

Përderisa të tjerët psikolog e shohin jetën e njeriut si një farë rrugët që është shkallë-shkallë e cila është e drejtuar kah më i larti. Individi lëvizë, vepron kah vetëvlerësimi; kërkon që të mbajë vetë respektin pa marrë parasysh personat e tjerë apo grupin. Faksimi pason pas dështimit.

Sa i përket “ndërgjegjes”, ajo merret si “instanca personale” në të cilin përjetohet faksimi në një mënyrë qesharake. Sipas teorisë freuidiane krijohet sipas “instancës” (kryesisht nga mekanizmi i identifikimit me prindërit dhe normat e tyre). Kemi edhe shpjegime të tjera, se kjo vjen nga modeli i mësimit (Arnold, 1960).

Ndërsa përfaqësuesit e “teorisë sociale” nuk i japin aq shumë “fajësimit” dhe “ndërgjegjes”. Sipas tyre kuptimi kryesor është sjellja morale që luhatë prej një situatë në tjetrën (Burton, Maccoby dhe Allin- Smith, 1961).

Ndërsa Allport (1950) pohon se ndërgjegjja e “pjekur” sjelljet sipas dashurisë dhe jo nga frika, ndërsa Meadow dhe Kahoe (1984) e përshkruajnë tipin e llojllojshme të ndërgjegjes. Ato sjellën nga ato ligjshmet, të cilat i marrin parimet e autoritetit si dhe kërkesat e tyre deri ato të orientuara kah “liria autonome”.

Lëmi e ndjeshme (e prekshme) siç janë sëmundjet psikopatologjike në religjion
Nuk është e pa arsyeshme synimet e shumta që i drejtohen të dhënave negative, të cilat janë të ndërlidhur me religjionin, apo atyre që shkojnë në kishë (Allport dhe Ross, 1967; Meadow dhe Kahoe, 1984; Spilka, Hood dhe Gorsuch, 1985).

Është mjaft interesant se sjelljet negative janë të lidhura me religjionin e jashtëm (ekstrinzimi) dhe jo me atë të brendshëm (intrinzimi), të cilat nuk janë të lidhur njëra me tjetër.

Maedow dhe Kahoe theksojnë religjioziteti i jashtëm, të cilët janë të ngarkuar me paragjykime, me dogmatizëm, me autoritarizëm, me kontrollimin e jashtëm në shkallen e ultë, si dhe me një arsimimi të ultë ndërsa religjioziteti i brendshëm është i lidhur me përgjegjësi, me veprimtari efektive dhe me kontrollin e brendshëm (inter) të vetvetes (1984).

Ndërlidhja në mes psikopatologjisë dhe religjionit është i shumë shtresor dhe mjaft i koklavitur (Pöldinger dhe Wittgenstein, 1981; Dörr, 1987). Në disa raste konkrete është vështirë të dallohet pengesat psikike dhe dukurit e veçanta religjioze, siç janë përjetimet mistike, posaçërisht është delikatesë temat e ndjeshme të cilat ende nuk janë të punuara ashtu siç duhen si bie fjala "neuroza e mëkatit"”(Drewermann, 1981).

Me një fjalë tjetër është e nevojshme një bashkëpunim dhe një hapje e sinqertë në mes psikopatologjisë dhe religjionit, për t’i studiuar dhe njohur sa më mirë dukuritë që e ngarkojnë religjionin si dhe shërimin e tyre, ashtu për t'i shpjeguar edhe temat e delikate apo të ndjeshme që ndërlidhen si me psikopatologjia ashtu edhe me religjiozitetin e njeriut.

Pamjet thelbësore dhe rritja kah pjekuria, “integrale” e religjiozitetit personal

Në studimet psikologjike dimë të takojmë teoritë dhe konceptet për t’a hulumtuar dhe studiuar ato vetit e religjionit që mund t’i quajmë të shëndosha, të pjekura, optimale, “integruese”.

Si gjithkund gjeti edhe në këtë fushë nuk kemi një recetë ideal, por kemi arritjet e llojllojshme nga specialistët e shumët të fushave të psikologjisë. Të gjitha arritjet psikologjike, së bashku i krijon një farë mozaikut për një pamjet të një personit të pjekur religjiozë.

Po ashtu e dimë se të gjithë psikologët nuk janë religjioz, që është edhe e mira e kësaj shkencës për t’i dhënë gjykimet sa më objektive. Edhe pse nuk janë të gjithë dakord me një renditjen apo konstatim, siç fjala vjen, të cilat virtytet duhet t’i posedojë individi për një pjekuri fetare apo religjioze.

1. Arritjet psikologjike dhe zhvillimi religjiozë

Në këtë drejtim është mirë të theksohet se arritjet psikologjike si dhe zhvillimi religjioz tek njeriun nuk është vetëm faktori racional aq i rëndësishëm (askush nuk ka arritur deri te feja nëpërmes procesit të menduarit).

Dyshimet fetare janë të nevojshme dhe shpeshherë mirëseardhur, sepse ata janë miqtë e njerëzve religjiozë, dhe nuk është nevoja për t’u frikësuar, po humbet apo komprometohet religjioni. Por sinqeriteti ndaj vetvetes e nënkupton jetën e çdo besimtarit i cilit është i pasigurt.

2. Fajësimi i vetvetes

Ndjenja e fajit dhe rëndësia e raportit ndaj tyre është e pakapërcyeshme, janë elemente përbërëse të shëndetit shpirtëror të njeriut. Zhvillimi i shëndoshë i përgjegjës nuk çon rrugëve të panevojshme të skrupullës as ndëshkimit të vetvetes në mënyrë neurotike, as kah mohimi i fajit, për t’a shkundur nga vetvetja, por është përpunimi një nevojë e pastër psikologjike.

Në këtë kontekst flasim për raportin e shëndosh ndaj fajësimit personal dhe ndjenjave në kontekstin religjiozë dhe psikoterapia. Me tjera fjalë në rolin e rrëfimit, që është baras vlefshëm me atë vlerat vepruese pozitive ashtu edhe atyre negative (Berggren, 1975). Raporti ndaj fajit personal i përket fesë së pjekur si dhe aftësia për t’u shëruar.

3. Përgjegjësia e jetës

Në këtë kontekst është fjala që individi e merr mbi veten përgjegjësinë, që nënkupton një qëndrim personal dhe me një vetëpërmbajtje, i cili e mbanë në dorë “timonin e jetës”. Njeriu i pjekur nuk e fajëson tjetrin, nuk arsyetohet për t’a shkundur fajin nga veta por me përgjegjësi të plotë e merr mbi vete.

4. Arti i dashurisë (të mësohesh të duash)

Njeriu nuk lind me dashuri, por dashuria arritët gjatë tërë jetës, me një orvatje të pa ndërpreshme. Dashuria shpreh si ndaj vetvetes, ndaj të afërmit si dhe ndaj natyrës dhe Hyjit. E cila është e butë, e ngrohtë si dhe pasioni i pazëvendësueshëm.

Për t’u zhvilluar kah pjekuria e dashurisë është me rëndësi kopshti familjar, rrethi apo mjedisi, për t’i fisnikëruar impulset e brendshme, dhe gjithherë në shërbesën e të mirës.

Po ashtu gjithherë gabohet apo mëkatojmë kundra dashurie, atëherë kur mundohemi ta zhvlerësojmë të afërmin, ta përbuzim apo ta manipulojmë për qëllimet tona ndoshta edhe të ultë, si dhe shpifjet dhe dyshimet, kur dyshojmë si bie fjala, se gjoja ai tjetri po e shkel urdhrin e “gjashtë” dhe të “nëntin”!

Religjioni praktik është “frytdhënëse”

Në këtë kontekst mendohet religjioni apo feja praktike është si bie fjala, urata, meditimi dhe rrëfimi të cilat sjellin fryte jo vetëm individit që i kryen por edhe begaton mjedisin, atë tjetrin me të cilin jeton.

Individi i integruar në religjiozitetin e tij sjellë gëzime dhe hare dhe jo shqetësime, kujdesin, po ashtu përpara jep fryte se sa fajësime, qëndron në besimin që i jep qëllim jetës së njeriut, si dhe aftësi për t’i dashur edhe njerëzit e tjerë, vetveten e drejton apo e mban në dorë “timonin e jetës” si dhe di t’i drejtojë vlerat e zgjedhura (Meadow dhe Kahoe, 1984, 266).

Modelet e zhvillimit të religjiozitetit nga ajo e jashtmja (extrinsic), që nuk është asgjë tjetër përveç përmbajtja e ligjeve, detyrimeve, rregulloreve që i japin autoriteti i fesë, i bashkësisë apo i religjionit, ndërsa modeli i religjiozitetit i brendshëm (instrinsic), është besimi i brendshëm, personal, i lirët që çon kah autonomia personale.

Fjala është për zhvillimin e religjiozitetit nga papjekuria kah pjekuria e plotë, rruga që e bënë individi nga religjioni i jashtëm nëpër mes rregulloreve institucionale deri që arrin tek feja personale që është e brendshme e tija, si dha religjiozitetin e tij autonom.

“Observance” (ruajtja) duke e përfshirë edhe autoritetin, besimin, ritualin, liturgjinë, anëtarësinë, bashkëpunimin, vetë bashkësia fetare, në mënyrë sistematike që besimi të njohët dhe të kuptohet (mësimet religjioze në për vende dhe me persona që i ndjekin mësimet e tilla).

Religjioziteti i brendshëm (intrinsic) përmban jetën shpirtërore në mënyrë të brendshëm e përfshirë dhe e ndërron personin, në të cilën lidhje e udhëheqë kah Hyji dhe kah detyrat personale dhe si të tilla e nxisin për vetë aktualizimin apo vetë realizimin e tij si individ.

Zakonisht këtë shkallë nuk i’a arrinin shumë njerëz. Edhe më pak e arrinin “autonominë”, në frymën religjioziteti individualizuar. Është e pavarur qoftë nga menduarit, qoftë nga veprimtaria si dhe raportet e afërta dhe me ideja “humane”, nëpër mes të cilës parim i përmbahen se njeriu në qenien e vet është i mirë, ashtu ai vepron mirë, sa nuk ka më nevojë për Hyjin.

Në këto themele krijohet mozaiku “i fesë së pjekur” në të cilën përkujtohen aspekti kognitiv, motivimi dhe qëndrimi. Pastaj arrin deri te supozimi, se personi apo individi i posedon një “filozofi të jetës”, që nuk i kundërshtohet religjiozitetit të shëndoshtë si dhe është i vëzhguar në mënyrë kritike.

Religjioziteti i shëndoshë i hapë kufijtë “jashtë unit”, produkti i efektit autonom i motivimit, toleranca në rastet e pasigurta dhe tendencat e altruizmit. Kur janë në pyetje qëndrimet, atëherë kërkon objektivitetin ndaj vetvetes, i pranon dobësitë njerëzore, vlerat e “pjekura” dhe vendimet e ndërgjegjes, i shmanget hyjnizimin e gjërave dhe të botës.

Ai nuk mendon për çështje materialiste siç është paraja, as në kënaqësi, pushtet, sukses, mendimin publik, grupet politike, shtetit, shkencës, teknikës, ose as në përfytyrimin e Hyjit të tij personal në të cilin beson (Meadow, Kohoe, 1984; Spilka, Hood, Gorsuch, 1985).

Rezyme

Mund të themi se lënda me të cilën merret psikologjia e religjiozitetit, është kryesisht (kryekëput) empirike dhe merret vetëm me ndikimin e religjionit në jetën, sjelljen, pikëpamjet, botëkuptimet e individualit personal apo bashkësisë, që nxitet nga religjionin subjektiv apo objektiv si dhe ateizmit.

Kuptohet edhe ndikimi i simboleve religjioze nëpër mes të cilave identifikohet jo vetëm individi por edhe fetë apo religjionet e llojllojshme. Pastaj të gjitha proceset psikik dhe dinamika e tyre që kanë zanafillën në religjion apo religjiozitetin e individit.

Po ashtu nuk harrohet edhe profeci dinamik, si dhe konstanta historike e qëndrueshme psikologjike, e cila hulumton fenomenet dhe funksionet e zhvillimit psikik përkatësisht të cilat ndërlidhen me sjelljet e religjiozitetit si ashtu shkarkimi nga paragjykimet, gjykimet pa marrë parasysh të cilit mjedisit religjion i takojnë apo ateizmit, sepse paragjykimet e kanë ngarkuar historinë e psikologjisë të religjiozitetit.

Qëllimi i saj është kryekëput për ta kuptuar qëndrimin e njeriut ose individit që ndërlidhet me qëndrimin religjioz, që ja jep qëllimin e jetës së tij, i cili edhe formohet, zhvillohet ose nuk zhvillohet si dhe aktualizohet si njeri, dhe jo si njeriu i cili “e krijon” religjionin.

Nuk ka dyshim se gjatë historisë së religjionit është plot e përplot me simbole të llojllojshme, po ashtu posedimin e përhershëm të frymëzimeve, por njeriu si person religjioz bëhet atëherë kur e pranon dhe e përvetëson përmbajtjen religjioze si iniciativa e tij personale ose ndryshe ai posedon fenë apo besimin personal, si përcaktim i tij personal.

Pikërisht kjo iniciativë njerëzore e personale për t’a pranuar religjiozitetin nuk është e rastit as një koncekvencë logjike, por varet nga fuqia psikike dhe procesi i saj dinamik, që posedon atë logjiken e vet. Përkatësisht këtë rrafsh apo lëmi e hulumton psikologjia e religjiozitetit.

Siç del nga ky përshkrim, nuk është fusha dhe as kompetenca e psikologëve përkatësisht psikologjisë religjiozitetit për ta definuar apo për ta përcaktuar, në mes tjerave se kush është “Shpirtin Shenjt”!

Kanë kaluar kohët e ideologjive, siç ishte shekulli XIX dhe fillimi i shekulli XX, ku shkenca ka ndërhyrë në fushën e teologjisë, dogmatikës, të religjionit, si ashtu edhe Teologjia në fushën e shkencave empirike. Që nuk kanë kontribuar fare por në kundërtën ka krijuar ndasi dhe hendeqe që edhe sot e kësaj dite pësojmë frytet e tyre ideologjike.

Kurse sot shkencat teologjike si dhe ato empirike nuk janë në kundërshtim njëra me tjetrën por komplementare që e plotësojnë njëra tjetrën. Siç thotë Albert Einstein: “Shkenca pa fe është e ç’altë, kurse feja pa shkencë është e verbët!”

Don Nosh Gjolaj
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi