EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Psikologjia Paranormale

Shko poshtë

Psikologjia Paranormale Empty Psikologjia Paranormale

Mesazh  Luli 11.08.14 23:21

Psikologjia Paranormale Parapsikologji-2

Në jetën tonë ndodhin shumë dukuri të veçanta që ne i përkufizojmë thjesht çudira. Por, ka një shkencë e cila merret me studimin e tyre, parapsikologjia, që na bën të kuptojmë domethënien e këtyre çudirave.

Parapsikologjia është një nënbashkësi e disiplinës së psikologjisë, e cila kërkon të studiojë apo t’u japë shpjegim të gjitha atyre dukurive fizike e psikike të supozuara apo të parashikuara si anormale të cilat nuk bëjnë pjesë në ato që quhen eksperienca të përbashkëta dhe që shpeshherë tentojnë të rrëzojnë apo të kapërcejnë ligjet e fizikës.

Termi “parapsikologji” u përdor për herë të parë në vitin 1889 nga filozofi dhe mjeku gjerman Max Dessoir, ku më vonë doktor Rhine do të identifikonte apo përmblidhte me këtë term dhe atë të metafizikës, për të kategorizuar ato funksione të psikikës, të cilat nuk kanë origjinë psikologjike, por paranormale.

Parapsikologjia që në themelet e saj niset me bindjen se mendja humane shfrytëzon vetëm një pjesë të kufizuar të potencialit të saj dhe si rrjedhojë këto fenomene anormale dhe kontradiktore në ato raste kur ekzistojnë me të vërtetë, mund të jenë frut i një aktivizimi spontan i jokoshiencës duke prodhuar kështu dukuri të fshehta të mendjes.

Fjala “parapsikologji” rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “para” – parne, “psuch” – shpirt dhe “logos” – shkencë, dituri, mendim. Parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me studimin e dukurive, të cilat janë jashtë forcës së të kuptuarit të shqisave njerëzore e shpesh i kalojnë dhe ligjet ekzistuese të shkencës bashkëkohore e që në popull merren edhe si çudira. Përveç anëve pozitive që ka për shkencën, parapsikologjia, në qoftë se keqpërdoret, bëhet armë e fortë, me pasoja të paparashikueshme për njerëzimin.

Fatkeqësisht, në shumë institute punohet intensivisht për krijimin e një arme psikike ose si e quajnë ndryshe “gjenerator psikotronik”. Hipotezat për zhvillimin e armëve psikike përfundimisht janë vërtetuar në simpoziumin e dytë “Liritë dhe kufijtë e njeriut”, të mbajtur në Francë. Shkencëtarët ukrainas lajmëruan se ata po krijojnë të ashtuquajturin “gjenerator psikotronik” për kontradimin e gjendjes psikike të njeriut nga largësia. Disa shkencëtarë mendojnë se këto kërkime janë të pavlera, se njeriu nuk mund të ndikojë tek një njeri tjetër nga largësia dhe gjithë diskutimet rreth “gjeneratorit psikotronik” nuk kanë bazë.

Mirëpo me eksperimente të shumta është vërtetuar se, jo vetëm njeriu, por edhe secila qelizë e gjallë zotëron forcë për rrezatimin e informacionit në largësi. Shumica e parapsikologëve parapsikologjinë e ndajnë në disa grupe si: hipnozë, telepati, telekinezë, spiritizëm, adiestezi etj. Pjesa e parë e kompozitës para + psikologjia vetëm në gjuhën shqipe merr kuptimin e mirëfilltë që edhe ka në këtë fjalë.

Njerëzimi me ndihmën e parapsikologjisë do të jetë në gjendje të përcaktojë diagnoza, prognoza dhe profilaksi të tjera mjekësore, të gjejë rrugëzgjidhje të tjera dhe parandaluese për krimet.

Kjo disiplinë, as e njohur, as e pranuar në botën akademike, nuk ka shumë vende dhe institute ku mund të drejtohesh. Në shumicën e rasteve, ajo zhvillohet nga përpjekjet, pak a shumë me vlerë dhe të rastësishme të studiuesve të veçantë dhe amatorë.

Për shkak të mosnjohjes së saj “zyrtare” dhe për pamjen e saj shpesh “amatore”, parapsikologjia vazhdon të shihet si një fushë e lirë, ku mund të gjuajnë amatorë të shumtë, të tërhequr vetëm nga një interes i gabuar për çudira dhe mistere dhe jo nga dashuria për dituri. Parapsikologjia dhe të gjitha fenomenet parapsikologjike sjellin një interes të madh në ditët tona. Në mesin e shekullit të 20-të filluan hetimet e para shkencore për këtë temë, por pa arritur në nivele të plota, në mënyrë që të krijohej një shkencë e re e veçantë. Për këtë arsye parapsikologjia përbën një degë të psikologjisë e të panjohur të shpirtit njerëzor.

Në lashtësi të gjitha qytetërimet e lashta u morën me zhvillimin dhe ushtrimin e këtyre fuqive të njeriut. Dhe madje nuk bëhej fjalë për një studim në fenomene të vështira dhe të pakuptimshme, por për zbatimin e drejtë të ligjeve të natyrës, të dukshme ose të padukshme. Por, për të kuptuar më mirë idenë e parapsikologjisë (të gjendjeve domethënëse që ndodhën përtej dhe më lart psikikës së njeriut), duhet që të studiojmë njeriun si një qenie e ndërlikuar, që, përveç trupit të tij fizik, zotëron dhe një pjesë psikologjike dhe një pjesë shpirtërore. Ky mendim është bashkëkohor, por dhe njëkohësisht edhe shumë i vjetër dhe tradicional. Lidhja harmonike e këtyre pjesëve ose “trupave” përbën krijesën e plotë njerëzore.

Studime dhe mendime bashkëkohore na tregojnë se në të vërtetë njohim shumë pak gjëra për veten tonë. Njeriu zotëron dinamikë, aftësi dhe mundësi që janë gati krejt të panjohura. Le të krahasojmë njeriun me një ajsberg që 10% e ekzistencës së tij ndodhet mbi sipërfaqen e detit (koshiencë), dhe 90% ndodhet e fundosur brenda ujit (subkoshiencë). Në këtë zonë të madhe subkoshiente, pra, ekzistojnë dhe shfaqen të ashtuquajturat fenomenet parapsikologjike. Në këtë mënyrë kuptojmë se parapsikologjia si një shkencë, është studimi i një zone “të errët”.

Sigurisht kjo pjesë e errët subkoshiente, me edukimin e përshtatshëm, hetimin dhe kanalizimin mund të ndriçohet, dhe kështu pjesa koshiente të mund të zgjerohet. Hapi i parë në këtë përpjekje është studimi i botës psikologjike, të quajturit nga ezoterizmi tradicional “trupi yllor/astral”. Ky trup është kaq real sa dhe trupi fizik. Fenomenet e tij janë të dukshme tek vëzhguesit e aftë. Ashtu si njeriu i verbër është i paaftë të shikojë fenomenet fizike ose si shumë fenomene fizike kanë nevojë për makineri të veçanta për t’u bërë të dukshme, kështu dhe “i verbri yllor/astral” nuk shikon asgjë dhe shumë gjendje të tilla i kalojnë konceptimit të tij si të mos ekzistonin kurrë. Nevojitet që ndërgjegjja / koshienca të stërvitet dhe të mësohet të veprojë në këtë nivel.

Dhe kur kjo gjë të ndodhë, duhet të përparojë më tej në studimin e trupit mendor dhe të trupit shpirtëror. Kuptojmë në këtë mënyrë se sa e gjatë është rruga e vetënjohjes dhe të diturisë së vërtetë për fenomenet psikologjike ose metafizike. Por dhe pa këtë zhvillim dhe dije, të quajturat fenomene parapsikologjike ndodhin dhe i përballojmë çdo ditë. Nuk është e nevojshme një njeri i privilegjuar me aftësi parapsikologjike të jetë dhe i zhvilluar shpirtërisht, në mënyrë që të dijë të njohë dhe të kontrollojë këto fuqi të tij.

Më e zakonshmja është të ketë lindur me to dhe me të vërtetë nuk i kontrollon dhe nuk i kanalizon sipas vullnetit dhe dëshirës së tij. Kjo është një arsye e rëndësishme për të cilën shkencëtarët dhe studiuesit nuk kanë arritur në rezultate të caktuara dhe në konkluzione, por vetëm vëzhgojnë, regjistrojnë dhe testojnë gjithçka që u përket këtyre fenomeneve parapsikologjike.

Ezoterizmi jep përgjigjet e tij për këtë temë. Na jep mësime për ligjet universale (karma, rimëshirimi), që ndikojnë në zhvillimin e njeriut dhe përcaktojnë elementet me të cilat ai lind dhe ndjek këtë ecuri.

Na mëson për zonat e padukshme të ndërgjegjes / koshiencës që lidhen ngushtë me nivelin e dukshëm fizik. Na flet për një jetë dhe se si të gjitha qeniet mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën. Sigurisht që këto janë teori të pavërtetuara, sipas mentalitetit tonë, që u nevojiten prova shumë “të dukshme” dhe të kufizuara. Kështu, do të na duhet për shumë kohë akoma të kërkojmë “në errësirë” derisa të mundemi të zgjerojmë mënyrën e konceptimit tonë, të bëhemi më koshientë / ndërgjegjshëm në të gjitha nivelet dhe të fitojmë dijen thelbësore.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi