EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qytetërimi Inkas

+2
Neo
Admin
6 posters

Shko poshtë

Qytetërimi Inkas Empty Qytetërimi Inkas

Mesazh  Admin 02.05.08 1:16

Maçu Piçu - enigmë apo qartësi

Maçu Piçu është një nga vendet arkeologjike më mahnitëse në Tokë dhe ndodhet në zemrën e Andeve në Peru të Amirkës së Jugut. Ky vend 500 vjeçar tërheq 300’000 turistë në vit.

Rrënojat e Maçu Piçut ndodhen në provincën Urubamba të Perusë. E futur si në folë mbi rrëpirat lindore të rrethinave të malit Vilcanota, Maçu Piçu ndodhet në lartësinë 2350 metra mbi nivelin e detit me një klimë nëntropikale me shira dhe pyje të dendur.

Por mbështetur në qytetërimet e lashta me histori të shkruar, është vështirë të kuptohet se si qe e mundur që një vend i tillë madhështor nuk pat qenë zbuluar prej spanjollëve kur ato pushtuan Perunë

I quajtur “qyteti i humbur i Inkasve”, Maçu Piçu u zbulua në vitin 1911, domethënë rreth 400 vjet pas hyrjes së kolonizatorëve spanjollë në Peru.

Maçu Piçu nuk ishte një qytet me qëllim administrative, tregtar apo ushtarak. Ai më shumë ishte një qendër e shenjtë mbretërore e ndërtuar nga mbreti Inkas Paçakuti gjatë tërheqjes përballë pushtuesve mizorë spanjollë në vitet 1460-1470.

Udhëtimet në rrugët pothuaj të pakalueshme që të dërgonin në këtë vend kryheshin vetëm me lejen mbretërore.

Me vdekjen e Paçakutit, vendi i shenjtë mbeti nën kujdesjen e kushërinjve të tij dhe me kalimin e kohës numri i njerzve që kishin njohuri për atë vend u zvoglua ndjeshëm, derisa u shua fare.

Shtohet këtu edhe fakti se Inkasit nuk kishin gjuhë të shkruar, por përdornin shenja dhe vizatime të veçanta dhe një takëm litarësh të ngjyrosur me nyje për leximin e të cilave egzistonte një grup i caktuar njerzish.

Me shkatërrimin e shtetit të Inkasve me ardhjen e pushtuesve spanjollë, këta lexues të posaçëm u shpërndanë dhe u harruan.

Spanjollët e shkelën Perunë në vitin 1532 dhe vala e parë e tyre përbëhej nga njerëz të pashkollë dhe mizorë, të cilët kishin pak interes për gjërat që nuk sillnin pasuri dhe pushtet.

Derisa në ato rrethina u dukën shkollarët, njohuria për Maçu Piçun kishte humbur.

Gjithashtu, më 1536 Inkasit bënë një kryengritje por dështuan dhe në tërheqje e sipër dogjën e shkatërruan ngulmimet Inkase përgjatë udhës që të çonte tek Maçu Piçu.

Ndërkaq, shirat e vazhdueshëm, klima e ngrohtë dhe prishjet e rrugëve nga rrëshqitjet e dherave e fshehën përfundimisht Maçu Piçun për rreth 400 vjet.

Vendodhja dhe pamja e zakonshme e Maçu Piçut jepet në figurat bashkëngjitur. Ajo që e bën sa enigmatik dhe po aq të qartë këtë vend është rrotullimi me 90o i pamjes së zakonshme.

Kështu, pamja e rrotulluar shfaq tiparet e fytyrës së njeriut dhe ndërtimet (e rrënuara tani) përmbri përfaqsojnë flokët ose shaminë e kokës e shtrirë anash.(E ngjashme me fytyrat e lashta të Egjyptit?)

Këto tipare dhe ky kuptim tokësor i këtij vendi mahnitës mund të shihen prej lartësive ku fluturojnë helikopterët e më lart.

Dr. Saimir Lolja


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 24.05.14 12:27, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetërimi Inkas Empty Inkasit

Mesazh  Admin 23.05.09 18:21

Qytetërimi inkas

Kodi inkas

Qytetërimi inkas ishte një mrekulli teknologjike. Me mbërritjen e tyre në vitin 1532, konkuistadorët spanjollë kanë gjetur një perandori që shtrihej për pothuajse 6000 kilometra, nga Ekuadori në Kilin aktual, i shërbyer nga terrene që përfshinin urë të varura në 60 metra lartësi dhe të bëra me rrënjë pemësh.

Kanë qenë inkasit ata që kanë ndërtuar Machu Picchu, një qytet transhe i vendosur mbi një rrip të pakët toke midis dy majave andeane.

Kanë arritur të vënë së bashku edhe një lloj interneti të epokës së bronzit, një sistem nyjesh transmetimi që ojniste arteriet kryesore të mbretërisë. Në një ditë të vetme, lajmëtarët andeanë, falë gjetheve të kokës, arrinin të përcillnin turravrap lajmet duke përshkuar deri në 300 kilometra.

Megjithatë, nëqoftëse duhet besuar në shekujt e studimeve lidhur me çështjen, ky popull, i ardhur 2000 vjet pas Homerit, nuk ka mësuar asnjëherë të shkruajë. Është një enigmë e njohur sesi paradoksi i inkasove dhe për pothuajse 500 vjet ka mbetur një prej mistereve kryesore të historisë së Amerikës.

Sot duket sikur një antropolog i Harvard University, Gary Urton, më së fundi është afër zbulimit. Studimet e tij përqendrohen mbi rripa të çuditshëm dhe dikur shumëngjyrëshe litarësh të mbushur me nyje të quajtura quipu. Pushtuesit spanjollë i kanë vërejtur pak kohë pas mbërritjes së tyre, por nuk ua kanë kuptuar asnjëherë domethënien dhe funksionimin.

Në fillimet e shekullit XVII, një grup spanjollësh që vizitonte rajonet qendrore të Perusë lindore të Limas aktuale kanë takuar një indian të vjetër që transportonte një quipu dhe theksonte se ai litar ruante dëshminë e "gjithçkaje që spanjollët kishin bërë, si në të mirë, ashtu dhe në të keq". Të zemëruar, vizitorët ia kanë djegur dhe në vitet e mëpasme kanë bërë të njëjtën gjë me shumë prodhime të tjera të ngjashme.

Por disa kanë mbijetuar dhe për shekuj me radhë është bërë pyetja nëse plaku kish thënë të vërtetën. Më pas, në vitin 1923, një antropolog i quajtur Leland Locke, ka dhënë një përgjigje: quipu-t nuk qenë gjë tjetër veçse dokumenta.

Çdo nyje përfaqësonte një numër, të strukturuar sipas një shkalle decimale, dhe çdo nyje ka mundësi që përmbante të dhëna lidhur me censimentet apo iventaret e magazinave.

Rreth një e treta e quipu-ve ekzistuese nuk i respekton rregullat e individualizuara nga Locke, por këtu hipotekohej se "anomali" të tilla zhvillonin funksione ceremoniale apo të ngjashme. Misteri konsiderohej pak a shumë i zgjidhur.

Më pas, në fillimet e viteve '90 të shekullit XX, Urton, një prej ekspertëve më të mëdhenj të qytetërimit inkas në botë, ka individualizuar detaje që e kanë bindur për faktin se quipu-t përmbanin shumë më tepër informacione nga sa mendohej. Për shembull, disa nyje janë të formuara nga e djathta në të majtë dhe të tjera nga e kundërta.

Për Urton, kjo duhej të nënkuptonte diçka. Ishte e mundur që këto litarë t'i korrespondonin ndonjë forme shkrimi? Në vitin 2003, ka shkruar një libër në të cilin shprehte teorinë e tij dhe në vitin 2005 ka botuar një artikull tek "Science", që demonstronte se çdo quipu korresponduese me kriteret e Locke, përveç numrave, mund të përmbante edhe emra vendesh.

Urton e dinte se zbulimet e tij qenë vetëm një hap shumë i vogël drejt deshifrimit të kodit dhe se për ta arritur objektivin e tij kish nevojë për ndihmën e teknikëve me kompetenca të ndryshme.

Kështu, në fillim të vitit të kaluar, ai dhe një studente e vitit të fundit, Carrie Brezine, kanë paraqitur një bangë të dhënash informatike të quipu-ve, një katalog elektronik shumë të gjerë që përshkruan në detaj çdo nyje të rreth 300 quipu-ve. Në këtë pikë, të dy kanë përfshirë në projektin e tyre kërkues të tjerë, që nuk dinin kushedi se çfarë për antropologjinë, por jashtëzakonisht shumë për matematikën.

Ekipi, i drejtuar nga kriptografi belg Jean-Jacques Quisquater, aktualisht po kërkon që të nxjerrë një kuptim nga nyjet nëpërmjet një serie algoritmesh, disa të frymëzuara nga ato të përdorura për të analizuar rripat e ADN-së, të tjera të ngjashme me ato të përdorura nga Google për të klasifikuar mijëra sekuencat e përsëritura që mund të jenë për të treguar fjalë apo deri dhe shprehje.

Kështu që është afër kodifikimit të një sistemi shkrimi aq origjinal, sa ka arritur të fshihet prej shekujsh. Nëqoftëse iniciativa do të ketë sukses, projekti mund të barazojë për nga rëndësia deshifrimin e hieroglifëve egjiptiane, duke i mundësuar ekipit të Urton-it që të rishkruajë historinë. Por si ia bëhet të deshifrohet diçka që nuk i ngjan asnjë gjuhe të shkruar të njohur dhe që kur nuk je as i sigurtë se praktikisht mund të ketë një domethënie?

NYJE

Urton punon pak minuta larg nga Harvard Yard, në një ndërtesë që mirëpret edhe Muzeumin e Historisë Natyrore të universitetit. Ama, zyra e tij të kujton më shumë Liman sesa Cambridge, plot siç është me statujëza peruane dhe postera në spanjisht. Çdo objekt në dhomë është një kujtim i udhëtimeve të tij të shumtë në Amerikën e Jugut për të studiuar quipu-t. Në ditën e sotme mbijetojnë të paktën 750 quipu, të ndodhur nëpër muzeume dhe në koleksione private.

Secili prej tyre është i përbërë nga një litar kryesor, përgjithësisht i trashë gjysëm centimetri, nga e cili varen disa "varësa" të vegjël, nganjëherë një palë, nganjëherë me qindra. Varësit janë të ndërthurur në një seri nyjesh. Fillimisht të ngjyrosur me ngjyra të ndryshme, në ditën e sotme quipu tipik është tashmë i çngjyrosur deri sa arrin të paraqitet si kafe e zbërdhulur.

Si ka mundësi që inkasit të përdornin litarë për të shkruar? Në njëfarë kuptimi, çdo dokument i shkruar është regjistrim aktesh fizike. Vihet pena mbi letër dhe pastaj zgjidhet midis një serie opsionesh të paracaktuara sesi ta lëvizësh dhe kur ta ngreshë.

Çdo vendim çimentohet nga boja e shkrimit. E njëjta gjë mund të ndodhë me një litar. Kush shkruan, bën zgjedhje të paracaktuara dhe i regjistron me nyje, të cilat mund të lexohen nga ata që i njohin rregullat e një mënyre të tillë të shkruari. Në vitet '20, Locke ka filluar të vëzhgojë se inkasit i lexonin quipu-t e tyre duke përdorur tri tipologji nyjesh.

Ishte një nyje "tetëshe", e cila përfaqësonte unitetin. Ishte një nyje e "gjatë", nga dy në nëntë rrotullime, që përfaqësonte shifrat, pikërisht nga 2 deri tek 9. Pastaj vinin nyjet e "veçanta", që përfaqësonin dhjetëra, qindra, mijëra apo dhjetëra mijëra, në varësi të vendit ku shfaqeshin në litar. Duke shtrirë një quipu përdhe, fija e poshtme është vendi i pozicioneve të para decimale, ndërsa të mëtejshmet tregonin decimalet më të larta.

Për shembull, numri 327 do të kishte 3 nyje të veçanta mbi radhën e qindësheve, pak më poshtë 2 nyje të veçanta dhe më poshtë akoma një nyjë të gjatë me 7 rrotullime. Për pjesën më të madhe të antropologëve ishte gjithçka këtu. Deri në vitin 1992.

Ka qenë atëhere kur Urton-i kaloi një ditë të tërë duke vëzhguar quipu-t e Muzeumit Amerikan të Historisë Natyrore të New York së bashku me mikun e tij Bill Conklin, arkitekt dhe ekspert tekstili. Duke studiuar, litarët, Conklin ka pasur një frymëzim: nyjet që lidhin varësat më të vegjël me litarin kryesor janë gjithmonë të ndërthurura në të njëjtën mënyrë, por nganjëherë janë të rrotulluara nga njëra anë dhe nganjëherë nga ana tjetër.

I befasuar, Urton shumë shpejt ka filluar të vërejë veçanti të mëtejshme ndërtimi, si për shembull faktin që një fibër ishte e ngjyrosur me blu në vend se me të kuqe, duke hasur 7 tipologji të reja informacioni binar që do të mund të tregonin diçka.

Ndoshta ndoshta, njëra prej tyre do të thoshte "lexo si fjalë dhe jo si numër". Ndoshta kodi binar shërbente si një lloj identifikimi, duke u mundësuar inkasove që t'u shtonin shënime sistemit numerik të individualizuar nga Locke. Dhe ndoshta rreth 200 quipu anormale nuk ndiqnin kriteret e Locke, sepse i tejkalonin ato.

Pjesa më e madhe e ekspertëve të qytetërimit inkas janë magjepsur nga hipotezat e Urton-it, por disa skeptikë saktësojnë se nuk ka prodhuar akoma asnjë provë se kodi i tij binar ka një domethënie, për të mos folur për faktin që quipo-ja mund të ruajë histori.

Profesori i Harvard-it e pranon se disa prej informacioneve që po kërkon mund të mos nënkuptojnë asgjë, por është i bindur se quipu-t kanë diçka për të treguar dhe nga ana e tij ka një dëshmi historike.

José de Acosta, një misionar jezuit, të cilit shpesh i referohet si Plini i Botës së Re, në fund të shekullit XVI ka shkruar një përshkrim të quipu-ve, duke pohuar se përdoreshin për të regjistruar transaksione financiare, por që vendasit duket se i konsideronin "dëshmi dhe një formë e vërtetë shkrimi".

"Kam parë një torkë", shkruan ai, "në të cilën një grua kish përcjellë të gjithë jetën e saj dhe e përdorte për t'u rrëfyer, ashtu siç do të kisha përdorur një copë letër të mbushur me fjalë".

Hieroglifet egjiptiane, linearja B, shkrimi i vjetër Maya: deshifrimi i të gjithë këtyre kodeve ka qenë fryt i një kombinimi logjik dhe intuite, këmbënguljeje dhe fleksibiliteti. Të deshifrosh një tekst, nuk është si të kërkosh kombinacionin që hap një dry.

Është më shumë si të ngjisësh një mal: gjendet një pikë, shtyhet përpara dhe shpresohet që të paraqitet një tjetër. Jean-Jacques Quisquater mund të hyjë në Olimpin e zgjidhësve të enigmave të mëdha. Drejton një laborator kriptografie në Universitetin Katolik Historik të Louvain-it në Belgjikë, ku është bërë i famshëm për punën e tij mbi fuqizimin e smartcard-ave.

Qytetërimi Inkas Myster10

Në vjeshtën e vitit 2003, ka shkuar në MIT për të marrë një vit sabatik akademik. Në atë kohë, kujtonte me nostalgji një udhëtim në Greqi të 40 viteve më parë, kur kish admiruar të famshmin dhe asnjëherë të deshifruar Disk të Festit, një disk i vogël kafe të kuqe të mijëvjeçarit të dytë përpara Krishtit i shfaqur në të dyja faqet e një spiraleje figurash: një peshk, një guackë, një degë ulliri.

Shpresonte të gjente diçka po aq magjepsëse dhe komplekse mbi të cilën të punonte. Kur mësoi për misterin e quipu-ve ka mbetur menjëherë si i goditur. Shumë shpejt ka njohur Urton-in dhe të dy kanë vendosur të krijojnë një ekip me dy informaticienë të MIT-it, babë e bir, Martin dhe Erik Demaine. Kanë filluar të konfrontohen dhe matematikanët kanë ekspozuar projektin e tyre për të arritur të klasifikojnë të dhënat.

Kanë rënë në konkluzionin se një prej studentëve të vitit të fundit të Quisquater-it, Vincent Castus, fillimisht kish tentuar një analizë të mbiquajtur pema e prapashtesave. Metoda shfrytëzon një kompjuter për të identifikuar blloqet e karaktereve që përsëriten në një tekst.

Për shembull, në praktikë fjala "Mississipi" përmban blloqe të ndryshme që përsëriten: issi, iss dhe ss. Pemët e prapashtesave përdoren në analizën gjenetike për të individualizuar sekuencën minimale të një kampioni të ADN-së.

Duke karikuar bangën e të dhënave të quipu-ve në kompjuterin e tij Mac, Castus ka nxjerrë një pemë prapashtesash nga nyjet, duke lënë menjanë të dhënat binare më komplekse të kalimit të parë.

Ka filluar në maj të vitit 2006. Në tetor i kish deduktuar të gjitha të dhënat duke hasur një numër të jashtëzakonshëm përsëritjesh: 3000 grupe të ndryshme sekuencash prej 5 nyjesh. Përsëritje më të shkurtra shfaqeshin edhe më shpesh. Ka gjetur mjaft palë quipu-sh të lidhura nga çiftime të ndryshme, gjë që u sugjeronte korrelacione të mundshme përmbajtjeje.

Asgjë për momentin nuk mund të thotë nëse efektivisht quipu-t tregojnë histori. Është e mundur që kërkuesit të kenë gjetur quipu që vetëm rastësisht paraqesin sekuenca të përsëritura me asnjë interes të veçantë apo që disa quipu janë me dashje kopje të të tjerave. Por Urton beson se ka shumë më tepër. E di se përsëritjet janë aleatet më të mirë të deshifruesve të kodeve.

Gjatë Luftës së Ftohtë u vërejt një sekuencë e përsëritur tepër shpesh dhe u arrit të mendohej se mund të ishte për të treguar Moskën apo Hrushovin. Ka qenë individualizimi i përsëritjes së emrave të vendit ai që ka përbërë hapin e parë drejt deshifrimit të Lineares B mikenase.

Sot, ekipi posedon një çelës për çdo quipu të përfshirë në bangën e të dhënave, gjë që mundëson të identifikohen menjëherë pikat në të cilat një skuencë përsëritet. Ekziston edhe një listë mikrosekuencash të zakonshme, kandidatet e privilegjuara për rolin e fjalëve.

Përparimet e para të ekipit të Urton-it i dedikohen individualizimit të lidhjeve midis nyjeve dhe, për pasojë, Brezine, me formim matematicien, por rastësisht edhe e apasionuar pas rrobaqepësisë.

Ka qenë ajo që ka konceptuar bangën e të dhënave, në tentativën për të gjetur shembuj të linjave numerike që t'i korrespondonin shumës së nyjeve në quipu të tjerë, duke zhvilluar një algoritëm të thjeshtë, nëpërmjet të cilit të kalohen në sitë të dhënat. Kërkimet e saj kanë çuar në individualizimin e një tërësie quipu-sh të ndërlidhur midis tyre, të zbuluara të gjitha në vendin arkeologjik afër Lima, në Puruchuco.

Në thelb, litarët e zbuluara dukeshin regjistra të azhurnuar në kohëra të ndryshme nga tri funksionarë të lartë inkas të mëtejshëm. Duke mbledhur numrat në një quipu sigurohej shuma fillestare e nyjeve të një tjetri e kështu me radhë. Le të imagjinojmë, për shembull, që një prej produkteve të prodhuara me dorë të dokumentonte rezultatin e një censimenti.

Numërohen banorët e një fshati dhe dërgohet në një quipu tjetër në totalin e rajonit. Rajoni regjistron popullsinë e një tërësie fshatrash dhe nga ana e tij ia dërgon të gjithë shtetit. Urton e Brezine nuk e dinin se çfarë po numëronin (Njerëz? Kafshë?), por artikulli i tyre i botuar në vitin 2005 tek "Science" demonstronte për herë të parë se quipu-t transmetonin informacione nga njëri tek tjetri.

Të dy kanë identifikuar edhe atë që mund të kish qenë fjala e parë e shqiptuar në këtë gjuhë të lashtë. Dy quipu-të e nivelit të dytë dhe të tretë pëdornin një sekuencë hyrëse prej tri nyjesh që nuk shfaqej tek i pari, i atribuuar fshatit.

Nga kjo është deduktuar se ndoshta një sekuencë e tillë ishte e pranishme vetëm në quipu-t superiorë, sepse ishte për të treguar një vend specifik, të përdorur në hartimin e informacioneve të nxjerra nga burime të ndryshme. Ndoshta, sugjeronin kërkuesit, simboli i parë për t'u lexuar në një quipu mund të ishte pikërisht: Puruchuco.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetërimi Inkas Empty Re: Qytetërimi Inkas

Mesazh  Admin 23.05.09 18:21

NJË HAP LARG

Ndërkohë, ekipi i Quisquater-it po punon në një mënyrë tjetër, ndoshta akoma më shumë ambicioze, për të siguruar të dhëna lidhur me përmbajtjen e quipu-ve. Bazohet në konsiderimin e çdo nyjeje si një nyje transmisioni dhe çdo quipu si një rrjet: linqet përfaqësohen nga gjatësia e litarit.

Një prej aspekteve më të çuditshëm të sektorit emergjent të teorisë së rrjetit përbëhet nga fakti se roli i një nyjeje të veçantë mund të sintetizohet - në mënyrë domethënëse - nga një numër i veçantë. Një shembull i shkëlqyer është algoritmi i klasifikimit të faqeve të Google. Forca e motorit të kërkimit buron nga aftësitë e tij për të renditur faqet ueb sipas rëndësisë së tyre. Në ueb, çdo link synon nga një faqe tek tjetra, tamam si një shigjetë.

Algoritmi e interpreton si një votë pozitive të atribuuar nga faqja e parë tek e dyta. Analiza e planifikuar e ekipit studiues të quipu-ve nuk riprodhon saktësisht sistemin Page Rank të Google.

Në fund të fundit, litarët që lidhin nyjet nuk janë njëdrejtimorë; një nyje nuk synon në mënyrë univoke drejt tjetrës, ama koncepti është njëlloj: duke marrë në konsideratë një sasi të madhe informacioni si një rrjet dhe duke e analizuar si të tillë duke kërkuar të individualizohen mijërat e nyjeve në të cilat tipologjitë e ndryshme të të dhënave mund të lidhen njëra me tjetrën, vërehet diçka që në rast të kundërt nuk do të vërehej.

Vincent Blondel, Docent i matematikës belge, mike e Quisquater-it, kohët e fundit ka përcaktuar ligjet matematike mbi bazën e një qëndrimi që i mundëson kompjuterit të llogarisë gradientin e ngjashmërisë midis nyjeve të të dy rrjeteve të veçanta. Procedura, ashtu si Page Rank, shfrytëzon vlerësim/votën, por duke i caktuar çdo nyjeje pikë të ndryshme në vend të një pike të vetme dhe duke zbatuar një skemë më komplekse për të llogaritur totalët.

Shtypni "baseball" tek Google dhe kërkuesit e tij do të vërsulen në internet, do të gjejnë linqe dhe do t'ju përgjigjen se yankees.com është faqja e njëmbëdhjetë më e dobishme e kërkimit tuaj dhe seattlemariners.com e njëzet e dytë.

Nëqoftëse algoritmi i Quisquater-it do të përdorej në ueb, mund të vendoste edhe analogjitë midis nyjeve të ndryshme, duke demonstruar se faqet e Yankees e dei Mariners janë të ngjashme, sepse të dyja përmbajnë feed-et e majorleaguebaseball.com dhe linqet e faqeve internetore të 29 skuadrave. Duke zbatuar algoritmin e Quisquater-it mbi një quipu, zbulohen grupe nyjesh që luajnë një rol dominues në raport me të tjerat.

Mund të jenë marka apo shenja formatimi apo tregues përmbushjeje. Për shembull, mund të rezultojë se disa quipu fillojnë me sekuenca të veçanta nyjesh që janë për të treguar që t'i "lexosh si kalendar". Ose që vijnë nga e njëjta zonë gjeografike. Apo që ato anormale fillojnë të gjitha me paralajmërimin "lexoje këtë histori".

Përgjigjet do të vijnë shpejt, në fund të këtij viti dhe do të japin tregues domethënës, edhe pse nuk do të arrijnë ta zgjidhin paradoksin inkas në një periudhë afatshkurtër. Intuita e Urton-it ka qenë thelbësisht ajo që t'i trajtojë quipu-t jo si një punim i thjeshtë tekstil apo si një llogaritës, por si një teknologji e huaj dhe e sofistikuar.

Do të ishte tejet e lehtë ta likuidoje si vepër e një qytetërimi më pak të avancuar. Prej më shumë se 10 vjetësh, ai vazhdon të theksojë se, përkundrazi, është shenja e një zhvillimi të shoqërisë inkaso, të cilin ne nuk arrijmë akoma ta kapim.

Edhe Acosta, misionari i shekullit XVI, ishte i bindur. Kish vizituar Amerikat dhe kish regjistruar dëshmi të ndryshme lidhur me përdorimin e quipu-ve, duke përshkruar fetarët që i përdornin për të memorizuar lutjet, të tjerë që i shfrytëzonin për të përfunduar llogari komplekse "pa asnjë gabim" dhe përfundonte se "për sa i përket faktit, që disa janë akoma në dyshim nëse këta njerëz janë të ndriçuar apo akoma në gjendjen e të egjërve, sigurisht atë që e bën, e bën maksimalisht mirë".
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetërimi Inkas Empty Re: Qytetërimi Inkas

Mesazh  Neo 10.08.09 0:10

Si i kopjuan evropianët urat e varura të inkasve

Çfarë i solli civilizimit teknologjia e peruanëve të vjetër, të cilët ndërtonin me bimë e drurë

Kolonizatorët nga Spanja shkuan në Amerikën e jugut dhe kur mbërritën atje thonë se mbetën pa fjalë. Ata kurrë nuk kishin parë në Evropë ura si ato të Perusë. Kronikanët e asaj kohe shkruanin se ushtarët spanjollë u tmerruan për vdekje kur u vunë përpara kushtit për të kaluar mbi këto ura bërë prej bimësh zvarritëse, që lidhnin rrëpirat e thella të Andeve.

Ende në kohën e kolonive, urat e varura të inkasve ishin shumë të rëndësishme dhe ato ishin pjesë e kulturës së Andeve edhe në qindvjeçarin kur në tokën e tyre mbërritën spanjollët, pra më 1532. në këto vende nuk ishte e njohur praktika e ndërtimit të urave prej guri ose mjetet me rrota, por ata ishin përshtatur përsosmërisht në përpunimin e fibrave bimore për tekstile, varka dhe armë si dhe ishin mjaft të familjarizuar me sistemin me nyje, për matjen e largësive.

Kështu urat e bëra prej litarëve të fibrës, aq të trashë sa busti i një njeriu, ishin një zgjidhje teknologjike, sepse inkasit jetonin në një terren të rrëshqitshëm ku nuk mund të zhvillohej ndërtimi me gurë. Sipas disa përcaktimeve, në territorin e Perusë së sotme kishte të paktën 200 ura të varura deri në shekullin e 16-të. Ndonjëra prej tyre u bë edhe njohur përmes letërsisë; shkrimtari Thornton Uilder fliste për një urë të tillë në lumin Apurimac, në një nga novelat e tij.

Gjithashtu studjuesit janë marrë me sistemitn e rrugëve në qytetërimin e Inkasve, në periudhën para Kolumbiane. Xhon Oshendorf nga Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit thotë se historianët dhe arkeologët e kanë lënë pas dore rolin e urave në qytetërimet e vjetra.

Kërkimet e Oshendorfit në fushën e urave të varura inkase, filluan ndërsa ai ishte ende student në Universitetin e Kornelit, teksa i duhej të ilustronte për një detyrë kursi të inxhinierisë me drejtim arkeologjik, ku qëllimi ishte të kombinoheshin njohuritë shkencore, të eksperimentohej duke u mbështetur në atë që dihej dhe në vrojtimin e asaj çka ishte tradicionale në këtë fushë, pa harruar të dhënat e zbulimeve arkeologjike. Shumë bashkëstudentë të tij u morën me këtë temë, por për studjuesin urat e varura u bënë qëllimi i jetës.

Materialet e eksperiencës njerëzore

Tashmë, pas kërkimesh dhe studimesh të gjata, studentët e sotëm janë duke ndërmarrë një detyrë hetuese që përfshin gjetjen e çelësit të teknologjieve të lashta të ndërtimit, detyrë që fillon me hetiemt nga mënyra se si mund të jenë ndërtuar piramidat e Egjiptit e që shkon deri tek urat e varura peruane.

Ky lloj kursi që quhet tashmë “Materialet e eksperiencës njerëzore”, ka filluar të projektojë në ditët tona, ndërtime të ngjashme me ato të të stërgjyshërve tanë, që i përdornin me lehtësi këto mjete të natyrës. Kursi i studentëve amerikanë që merren me studimin e teknologjive të lashta të ndërtimit, është duke përgatitur tashmë një pjesë ure të varur, njëlloj si ato të inkasve të dikurshëm.

Studntët kanë arritur të ndërtojnë një gjatësi prej më shumë se 18 metrash. Ata po përpiqen të ndërtojnë në kampusin e universitetit një urë eksperimentale këtë fundjavë. Ura do të lidhë dy nga ndërtesat uiversitare dhe të kalojë mbi një basen të thatë midis.

Teknologjia që u kopjua

Në rastin e urave të varura perune vetë spanjollët e pohuan se sa kuptimplote dhe komode ishte kjo teknologji për rrethanat dhe burimet që inkasit kishin. Ata jetonin në harmoni me natyrën dhe pikërisht kjo harmoni demonstrohej edhe në urat e tyre. Vetë spanjollët, e vlerësuan së tepërmi këtë mënyrë ndërtimi të inkasve.

Dr. Oshendorf, specialist i arkitekturës dhe inxhinierisë së lashtë, thotë se qeveritë e kolonizatorëve filluan të praktikonin në Evropë këtë lloj ndërtimi, për të lidhur brigjet e kanioneve. Por ndërtiemt e tyre dështuan, derisa në teknikën e ndërtimit të urave hynë materialet si hekuri dhe çeliku.

Njohuritë peruane nuk kishin fare lidhje me teknikat evropiane të ndërtimit, por peruanët njihnin mirë matrialet e tyre dhe forcën e rezitencën e tyre. Ata i njihnin përsoshmërisht fibrat e bimëve të mjedisit të tyre dhe bazoheshin tek kjo njohuri. Fibra pambuku, bari, fidanësh, lëvore dhe shkopinj si dhe fije të holla si lesh, që ishin mbështjellëse bimësh, u bënë materialet e tyre bazë për të krijuar urat e varura.

Urat e varura inkase ishin të gjata deri në 45 metra, mbase edhe më të gjata. E kjo gjatësi isht absolutisht më e madhe se e çdo ure evropiane në kohën kur ato u zbuluan nga kolonizatorët. Ura romake më e gjatë në Spanjë asokohe ishte maksimumi më pak se 30 metra. Dhe asnjëra nga urat e ndërtuara deri atëherë në Evropë nuk kishte lidhur kanione aq të thella sa ato që lidhinin urat e inkasve.

Evolucioni i ndërtimeve

Peruanët duket qartë se e kanë zhvilluar shpikjen e tyre të fibrave si materiale ndërtimi për urat e varura, krejt të pandikuar nga kultura të tjera. Por ndërtimet e mëvonshme të urave të varura u dedikohen atyre dhe prandaj nuk mund të quhen arritje krejt të pandikueshme të botës moderne, thotë Dr. Oshendorf. Ai ka parasysh urat e Amerikës moderne, e sidomos urat e njohura në SHBA.

Ai shkruan: “ Inkasit janë i vetmi qytetërim i lashtë amerikan që zhvilluan ura të varura. Siteme të ngjashme urash të varura ekzistojnë edhe në rajone të tjera të botës, për shembull, ndër më të njohurat janë ato në Himalajë dhe në Kinën e lashtë, ku ura e parë e varur me zinxhirë hekuri, ekzistonte që në shekullin e tretë përpara Krishtit”.

Versioni i parë modern i urës së varur u ndërtua në Britani në fund të shekullit të 18-të, në fillim të revolucionit industrial. Më e gjata urë e tillë në ditët e sotme është ajo që lidh dy ishuj të Japonisë, me një gjatësi më shumë se 1800 metra. Ajo dhe urat e llojit të saj mund të quhen pa frikë rrugë të varura dhe jo ura të varura. Ato ndërtohen mbi kulla mbështetëse, që vendosen në konstruksion në disa pika e kanë gjithashtu sisteme portative për të ulur dhe ngritur krahët, në varësi të tafikut.

Olimbi Velaj
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetërimi Inkas Empty Re: Qytetërimi Inkas

Mesazh  Luli 15.10.11 10:23

Kështjellat gjigande të Inkasve, si u ndërtuan ato?

Qytetërimi Inkas Sacsayhuaman_1-300x199

Sacsayhuaman-i është një fortesë shumë mbresëlënëse, e ndërtuar për të mbrojtur banorët e saj. Kjo fortifikatë kaq fantastike dhe mitike, sa e bukur aq mistike, sa e gjigande aq e mrekullueshme, është ndërtuar dhe ndodhet në një kodër pranë …

kryeqytetit të vjetër të Inkasve, në Cuzco. E vendosur në një lartësi prej 3500 metra, shumë më lartë dhe nga Machu Picchu. Muret e fortifikatës përbëhet nga mure tepër të lartë, të gjerë dhe me gurë gjigantë.

Është e vërtetë e habitshme, se si këto gurë kanë lëvizur, janë transportuar e më pas të ndërtohet kjo fortifikatë e mrekullueshme. Sidomos duke pasur parasysh aftësitë teknologjike të asokohe. Shumë gurë e kalojnë peshë e 50 tonëve, ndërsa guri më i madhe arrin mbi 120 ton peshë.

Spanjollët, kur pushtuan këtë vend të rrallë e të çuditshëm thoshin se Inkasit thoshin se, nuk ishin ata që ndërtuan ‘mrekullinë’ në Sacsayhuaman, por “gjigandët”. Sipas mitologjisë së Inkasve, ka pasur njerëz të (gjigand) mëdhenj që kanë jetuar në Cuzco dhe ata kanë kryer transportimin e gurëve të mëdhenj.

Qytetërimi Inkas Sacsayhuaman_2-300x220

Qyteti i Cuzco-s, është ndërtuar në formën e një Puma, një kafshë e shenjtë në traditën e Inkasve. Kreu i Puma-s është Sacsayhuaman. Kjo kala e madhe mund të strehojë 5.000 ushtarë.

Qytetërimi Inkas Sacsayhuaman_8-300x225

Qytetërimi Inkas Sacsayhuaman_3-300x200

Qytetërimi Inkas Sacsayhuaman_4-300x225

Qytetërimi Inkas Sacsayhuaman_6-300x197

Qytetërimi Inkas Sacsayhuaman_91-300x220

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetërimi Inkas Empty vereni ket foto?

Mesazh  xxl 16.10.11 2:41

e keni para sish kete foto,koncentrohi disa sekonda do shifni se cfar do shifniQytetërimi Inkas Gesicht-inka-32


Edituar për herë të fundit nga xxl në 16.10.11 2:47, edituar 2 herë gjithsej
xxl
xxl

patrolla_mkd@hotmail.com
.................................................

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetërimi Inkas Empty Re: Qytetërimi Inkas

Mesazh  Odin 01.02.13 0:24

Zbulohet nje dere e fshehte ne Maçu Piçu

Qytetërimi Inkas Machu_pichu

Per me shume se pesembedhjete vjet Thierry Jamin, arkeolog dhe aventurier Francez, po eksploron xhunglat e Peruse Jugore ne cdo drejtim te mundshem, duke kerkuar per te dhena te pakundershtueshme te prezences se Inkasve ne pyllin e Amazones, dhe qytetin e humbur te Paititi.

Pas zbulimit te rreth 30 vendeve te jashtezakonshm arkeologjike, te vendosura ne Veri te Cusco, ndermejt 2009 dhe 2011, ku perfshihen fotesa te ndryshme, qendra dhe qytete te vogla Inkase te perbera nga qindra ndertesa, dhe shume rruge, Thierry Jamin fillon nje udhetim te pabesueshem per ne Machu Pichu.

Disa muaj me pare, Thierry Jamin dhe ekipi i tij menduan qe kishin bere nje zbulim te jashtezakonshem arkeologjik ne qytetin Inka te zbuluar nga Hiram Bingham ne vitin 1911. Ky zbulim u be i mundur fale nje inxhinieri Francez i cili jeton ne Barcelone, Spanje, David Crespy. Ne vitin 2010, kur ai ishte duke vizituar qytetin e humbur, David Crespy vuri re prezencen e nje 'strehimi' te cuditshem te vendosur ne zemer te qytetit, ne pjesen me te poshtme te nje prej ndertesve kryesore.


Per te, nuk kishte asnje dyshim ne lidhje me te; ai ishte duke pare nje 'dere', nje hyrje te mbyllur nga Inkasit. Ne gusht te vitit 2011, David Crespy, gjeti rastesisht nje artikull mbi Thierry Jamin dhe punen e tij ne gazeten Franceze Figaro. Menjehere ai vendosi te kontaktonte me arkeologun Francez.

Thierry Jamin, i cili ka hetuar vende te ndryshme varrimi ne Veri te Cusco, e degjoi me kujdes historine e David Crespy. Menjehere ai donte te konfirmonte faktet pas historise. I shoqeruar nga arkeologe te Zyres Rajonale te Kultures ne Cusco, ai mundi te vizitonte vendin disa here. Gjetjet e hershme tregojne qe ne fakt ajo ishte nje hyrje ashtu si ishte dyshuar, por qe eshte bllokuar nga Inkasit ne nje moment te papercaktuar te historise.

Ne menyre qe te mund te konfirmonin ekzistencen e hapjeve ne dyshemene e nderteses, ne dhjetor te vitit 2011 Thierry dhe ekipi i tij i bene nje kerkese zyrtare Ministrise se kultures ne Lima, per te perdorur instrumenta me konduktivitet elektromagnetik. Leja ju dha disa muaj me vone.


Kerkiet qe u ben eme pajisjet e nevojshme treguan jo vetem prezencen e nje dhome te nendheshme, por te disa dhomave te nendheshme. Menjehere pas hyrjes se famshme, u zbuluan edhe disa shkalle. Dy rruget kryesore duket se te cojne ne dhoma specifike. Teknikat e ndryshme te perdorura nga kerkuesit Franceze, i lejua ata qe te zbulonin prezencen e materialeve te rendesishme arkeologjike, duke perfshire edhe depozita metali dhe sasi te medha floriri dhe argjendi.


Thierry Jamin tani eshte duke u pergatitur per hapin e ardhshem: hapjen e nje hyrje te mbyllur nga Inkasit me shume se peseqind vjet me pare. Ai ka bere nje kerkese per autorizim nga autoritetet Peruviane.

Projekti i tij eshte quajtur "Maçu Piçu 2012". Do te jete nje thesar i jashtezakonshem arkeologjik me te reja ne lidhje me historine e harruar te Perandorise Inkase. Shume shpejt do te mund ta shihni Maçu Piçu-n nga nje prespektive krejt tjeter...
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetërimi Inkas Empty Re: Qytetërimi Inkas

Mesazh  Flavius 11.09.13 21:27

Misteri më i madh i Perandorisë Inka ishte ekonomia e saj

Qytetërimi Inkas Macu-picu

Në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, Perandoria Inkase ishte më e madhja që kishte parë Amerika e Jugut. Ata ishin të pasur në ushqime, tekstile, flori dhe koka (kokainë). Inkasit ishin mjeshtër të ndërtimit të qyteteve por pavarësisht këtyre ata nuk kishin para. Në fakt, ata nuk kanë patur as tregje.

Me qendër në Peru, territori Inka shtrihej përgjatë majave të maleve të Andeve dhe deri poshtë në bregdet, duke përfshirë këtu toka të Kolombisë, Kilit, Bolivisë, Ekuadorit, Argjentinës dhe Perusë - të gjitha këto të lidhura nga një sistem rrugor kompleksiteti i të cilit rivalizonte të gjitha simotrat e Botës së Vjetër. Perandoria Inka mund të jetë i vetmi qytetërim i përparuar në histori që nuk ka patur klasa sociale dhe asnjë lloj tregtie të ndonjë lloji brenda kufijve të saj. Si e bënë këtë ata?

Shumë aspekte të jetës inka mbeten në mister, pjesëerisht sepse informacioni që kemi vjen nga pushtuesit spanjollë të cilët i shfarosën me efikasitet të madh. Konkistadori Fransisko Pixaro udhëhoqi pak burra në një mposhtje të pabesueshme kundër ushtrisë inka në Peru, 1532. Por nuk ishte lufta ajo që i dëmtoi më shumë. Goditja e vërtetë erdhi rreth një dekadë më parë, kur pushtues europianë padashur lëshuan një epidemi fruthi e dila besohet se vrau rreth 90 përqin të popullsisë inkase. Dijet tona për këto ngjarje dhe ajo që kuptojmë ne për kulturën e erës inkasë vijnë nga pak vështrues, shumica e të cilëve ishin misionarë spanjollë dhe një prifti me prindër të të dyja vendeve dhe historian inka i quajtur Blas Valera, i cili lindi në Peru dy dekada pas rënies të perandorisë inkase.

Pasuri pa para

Qytetërimi Inkas Pacakamak

Dokumentet nga misionarët dhe Valera i përshkruajnë inkasit si mjeshtër të ndërtimit dhe planifikimit të tokës, të aftë për agrikulturë jashtëzakonisht të sofistikuar malore dhe për ngritjen e qyteteve të mëdha që t'i përgjigjeshin "fushave". Shoqëria inka ishte aq e pasur sa mund të përballonte të vinte me qindra njerëz të specializuar për të planifikuar përdorimi agrikulturor të zonave të sapopushtuara. Ata ndërtoni ferma në formë tarracash në anë të maleve me të korra të ndryshme si, patate, misër, kikirikë dhe kungull. Këto vendosish me kujdes që të kishin prodhimtarinë më të lartë sipas temperaturave mesatare që varionte nga lartesia e malit. Ata gjithashtu mbillnin pemë për të mbajtur tokën në kushte sa më të mira.

Arkitektët inka ishin gjithashtu shumë të talentuar, ata palanifikonin dhe ngrinin piramida të stërmëdha, me kanalizime uji të sofistikuara si ato që gjenden në Tipon dhe krijonin tempuj të mëdhenj si Paçakamak bashkë me fortesa malore si ajo e Maçu Piçus. Arkitektët përdornin një sistem me litarë me nyje për të bërë llogaritjet e nevojshme për të ndërtuar në shpate.

E megjithatë, pavarsisht prodhimtarisë së tyre, inkat ja dilnin mbanë pa para apo tregje. Në librin "Inka : Perspektiva të Reja" Gordon Frensis Mekiuan shkruan :

Me disa përjashtime të vogla të gjendura në qytezat bregdetare pjesë e perandorisë, nuk ka pasur ndonjë klasë tregtarësh në shoqërinë inka dhe zhvillimi i pasurisë personale nëpërmjet tregtisë ishte i pamundur ... Disa produkte që ishin të rëndësishëm për inkasit dhe nuk mund të prodhoheshin lokalisht duhej të importoheshin. Në këto raste praktikoheshin disa strategji, si psh ngritja e kolonive në zona prodhimi specifike dhe lejimi i tregtisë të distancave të gjata. Prodhimi, shpërndarja dhe përdorimi i të mirave kontrollohej në mënyrë të qendërzuar nga qevera Inka. Çdo qytetari i jepeshin të mirat për të jetuar nga hambarët e qeverisë ku përfshiheshin ushqime, vegla, materjale bazë dhe të mbathura, ata nuk duhej të blinin asgjë. Duke qënë se nuk kishte dyqane apo tregje nuk kishte nevojë as për valutë apo para dhe nuk kishte asnjë vend ku mund të shpenzoje apo të tregtoje.

Pra, Inkasit e dinin çfarë ishte tregtia, por tregti bëhej vetëm me të huaj jo brenda perandorisë. Sekreti i pasurisë së madhe Inka mund të ketë qënë sistemi i tyre i pazakontë i taksave. Në vend që të paguante taksa në para, çdo qytetar Inka duhej të punonte për vendin. Në shkëmbim të punës së tyre në perandori ata do të merrnin të mirat materjale.

Sigurisht, jo të gjithë duhej të paguanin taksat-punë. Aristokratët dhe oborri i tyre përbënin përjashtim, si disa individë të tjerë të shoqërisë inkase. Një tjetër detaj i çuditshëm i ekonomisë Inka ishte se aristokratët që vdisnin mund të ishin gjithësesi pronarë dhe familjet e tyre ose mirëmbajtësit e pronës mund të vazhdonin të mblidhnin pasuri për të vdekurit. Vërtetë, tempulli i Paçamakut në vetvete ishte një pronë e mirëmbajtur më së miri e një aristokrati të vdekur. Duket sikur inkasit kishin arritur të krijonin idenë e korporatave si persona pavarsisht mungesës së ekonomisë të tregut.

Ushqim, jo pazare

Qytetërimi Inkas Ferma%20tarrace%202

Një nga pyetjet më të përsëritura nga shkencëtarët dhe historianët që studjojnë Inkat është si mundi kjo kulturë e ndërlikuar të zhvillohet shkencërisht dhe kulturalisht pa krijuar kurrë tregje. Një përgjigjë mund të jetë se jetesa ishte aq e vështirë në mjedisin e tyre sa zhvillimi i tyre u vendos mbi agrikulturë se sa ekonomi. Në fjalë të tjera, Perandoria Inka u optimizua për të parandaluar urinë se sa për të ushqyer tregtinë.

Disa vjet më parë, një grup arkeologësh morën kampione nga lugina Kusko në Peru dhe gjetën prova për aktivitet agrikulturor mijëra vjeçar në zonë, duke përfshirë edhe prova blegtorie, më shumë mundësi të lamave. Në një shkrim ku përmblidheshin gjetjen e tyre, arkeologu A.J. Çepstou-Lasti dhe ekipi i tij sugjeruan se i fokusonin institutet e tyre teknologjike dhe kluturore rreth prodhimit të ushqimit dhe kujdesit të tokës se sa për ekonominë e tregut. Kjo mund të ketë qëtë e nevojshme në një rajon ku thatësirat me shumë mundësi kishin shfarosur një qytetërim të mëhershëm (Uarit) dhe levizjet klimaterike ishin një rrezik i vazhdueshëm. Lulëzimi i Perandorisë Inka rastisi me një periudhë klime relativisht të qëndrueshme, por njerëzit e asaj zone e dinin se kjo nuk do të zgjaste përgjithnjë.

Çepstou-Lasti dhe kolegët e tij shkruajnë :

Shkalla e manipulimit antropologjik dhe transformimi i peizazhit në jugun qendror të Andeve u rrit pas vitit 1100, me shumë mundësi si përgjigje e një sfondi klimaterik të ngrohtë, i thatë dhe deri diku i qëndrueshëm. Zhvillimi i kanaleve ujore nëpër tarracat malore mund të ketë qënë një nevojë në rritje për të mënjanuar kushtet e ujrave sezonale, duke sjellë kështu një prodhim agrikulturor efiçent në lartësi të mëdha. Rezultati i këtyre strategjive ishte siguria afatgjatë e ushqimit dhe mundësia për të ushqyer popullsi më të mëdha. Zhvillime të tilla u shfrytëzuan nga inkasit e Luginës Kusko, të cilët po dilnin si grupi etnik më mbizotërues i rajonit rreth 1200-ës.  Një tepricë e shëndetshme agrikulturore e mbështeti potencialin e tyre ekonomik dhe politik duke i mundësuar të nënshtronin shtetet e tjera lokale të pavarura dhe për të centralizuar me efikasitet pushtetin në rajonin e Kuskos deri në 1400-ën.

Pra, si mund të bëhesh zot i një kontinenti pa para? Në rastin e inkasve, me shumë mundësi falë teknologjive që u jepnin terpicë ushqimesh dhe materjalesh tekstile ishin arsyeja e shtrirjes dhe ndërtimit të perandorisë. Ushqimi ishte monedha e tyre; forca e krahut strukturoi ekonominë e tyre.

Debate rreth faktit që Perandoria Inka ishte shteti ideal socialist apo monarki autoritare vezhdojnë ende. E me të vërtetë, inkasit me shumë mundësi patën një perandori si gjithë të tjerat. Udhëheqësit e saj ishin të hutuar nga luftat civile dhe intrigat e vazhdueshme të aristokracisë. Skllevërit dhe punotërt e ngritën perandorinë, por ajo që të bën përshtypje është se ata skllevër e puntorë ishin të mirëushqyer. Ajo që të bën më shumë përshtypje në një kohë ku ekonomia e tregut drejton fatin e kombeve të tëra, një perandori e madhe si ajo Inka u ngrit pa shpenzuar as një qindarkë.
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetërimi Inkas Empty Re: Qytetërimi Inkas

Mesazh  Odin 24.05.14 12:35

Machu Picchu: Qyteti i Humbur i Inkas

Qytetërimi Inkas 20140524115044389646

Nëse gjithmonë keni dëshiruar që ta shihni këtë qytet të bukur të Inkas, përgatituni për këtë udhëtim të shkurtër pesë minutësh...

Devin Graham është autor i falshëm i kanalit “Devinsupertramp” në YouTube.

Devin është një aventurier që merret me video incizimet, dhe shumica e veprave të tij të publikuara në kanalin YouTube kanë miliona klikime dhe brenda pak kohësh bëhen hite virtuale.

E njëjta gjë mund të ndodhë me videot e tij.

Devin kohët e fundit ka përmbushur ëndrrën e tij të përjetshme dhe shkoi në Peru për të vizituar Machu Picchun.

Qyteti i shenjtë i Humbur i Inkas padyshim është destinacioni i preferuar nga të gjithë për t’u parë, mirëpo nuk e kanë të gjithë atë mundësi, prandaj Devin përmes kësaj videoje u ofroi atyre që të shohin nga afër një vend mistik e me bukuri të shumta.

Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetërimi Inkas Empty Re: Qytetërimi Inkas

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi