EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ekziston qytetërimi në Mars?

+4
Migen Mema
Ruhan
abdullah
Neo
8 posters

Shko poshtë

A ekziston qytetërimi në Mars? Empty A ekziston qytetërimi në Mars?

Mesazh  Neo 22.03.10 11:17

A ekziston qytetërimi në Mars?

A ekziston qytetërimi në Mars? Mars10

Kërkimi i jetës fillon nga Marsi

Ekzistojnë apo a kanë ekzistuar forma jete inteligjente dhe antropomorfe në planetet e tjera të sistemit tonë diellor?

Sipas autorit, është e mundur dhe jo në rrugë hipotetike, por prej paraqitje - deduksionit rigorozisht logjiko - matematik. Nuk ka pasur asnjë zbulim të rastësishëm, por një kërkim ndërdisiplinor, të kryer sipas rregullash të paracaktuara, në brendësi të një kuadri organik referimi.

Në këtë vëllim të dokumentuar dhe ilustruar me bollëk, fryt 10 vitesh kërkime, autori u jep si lexuesve të motivuar, ashtu dhe studiuesve të fushës, pse jo dhe pedagogëve dhe studentëve universitarë, e gjitha një seri gurësh dhe të vërtetash objektive, duke sqaruar përkufizimin e jo pak termave me dykuptime dhe të po aq teorive kontradiktore dhe duke ju përgjigjur bashkëbiseduesit kërkues që dëshiron të njohë pa rezerva dhe sidomos pa diskutime të errëta e të komplikuara, të vërtetën lidhur me Planetin e Kuq.

1. Jeta në univers

Në të kaluarën mendimtarët e mëdhenj nuhatën se njerëzimi tokësor përfaqësonte një prej shprehjeve të shumta të jetës në univers.

Filozofi Anaksagora (499/98 - 428/27 B.C.) shprehu bindjen se, Hëna ishte jo shumë e ndryshme nga Toka dhe në Greqinë e lashtë, filozofë të caktuar demonstruan se posedonin bindjen e pluralitetit të botëve. Midis këtyre parasokratikët Talesi nga Mileti (624 - 540 B.C.), Ksenofoni nga Kolofoni (570 - 475 B.C.), Heraklidi nga Hefesi (544 - 484 B.C.), Demokriti nga Abdera (460 - 371 B.C.), Epikuri nga Athina (341 - 271 B.C.) dhe Metrodori nga Kio, jetuar midis viteve 330 dhe 278 B.C., i cili pohonte se "të besosh që mund të ekzistojë një botë e vetme e banuar është po aq e çmendur sa të theksosh se në një fushë të madhe me grurë mund të rritet vetëm një bimë plot me kallëza".

Filozofi Origjen nga Aleksandria (183/85 - 252/53 A.D.) theksonte se Toka "është një prej botëve të vogla midis të tjerave në hapësirat e pafundme qiellore". Tri shekuj pas vdekjes së tij, mendimtari i madh u deklarua heretik dhe shkrimet e tij u vendosën në Indeks.

Në shekullin e XV-të, në një epokë në të cilën kërkimi shkencor kundërshtohej shumë, një gjeni tjetër tentoi që ta daravisë errësirën e imponuar nga obskurantizmi mbytës. Ky njeri qe Kardinali Nicolò da Cusa, i quajtur "Cusano" (1401 - 1464), Peshkop i Bressanone, pararendës i Kopernikut. Cusano pohonte se "nuk ka asnjë yll, për sa është i ndryshëm nga bota jonë, për të cilin mund të ndjehemi të autorizuar të përjashtojmë se mund të jetojnë në të krijesa njerëzore".

Vetë Galileo Galilei (në fillimet e shekullit të XVII-të) pyeste nëse planetët e tjerë prisnin forma jete të ngjashme me ato tokësore dhe, në mënyrë më eksplicite, shprehej gjenia e Xhordano Brunos në veprën e tij "Për universin e pafundëm dhe për botën": "Universi është i pafundëm dhe qendra e tij gjendet në çdo anë dhe në asnjërën në të njëjtën kohë.

Në hapësirën e pamatshme dhe të pafundme ka diej të panumërt, yje të rrethuar nga planetë të ngjashëm me ato që rrotullohen rreth diellit tonë dhe është budallallëk të mendosh, se në këto planete nuk banojnë qenie inteligjente dhe më shumë inteligjente se ne".

Kartezi e gjykoi "të guximshme, por jo absurde" hipotezën e pranisë së jetës inteligjente jashtë Tokës. Nga ana e tij, Kant e mbështeste (bile edhe Goethe), ndërsa astronomi dhe matematikani Pierre La Place, duke i apeluar pikërisht teorive të propozuara nga Kant, arriti në fakt që t'u paraprijë astrofizikanëve modernë, duke pohuar se: "Njeriu i bërë për temperaturën tokësore, sipas çdo gjase, nuk do të mund të jetonte në botë të tjera.

Por, a nuk duhet të ekzistojë një pafundësi organizmash lidhur me temperaturat e ndryshme të globeve dhe të universeve? Nëqoftëse diferenca e vetme e elementëve dhe e klimës provokon kaq shumë larmi në krijesat tokësore, aq më shumë duhet të dalin nga format që njohim ato të planetëve dhe të satelitëve të tjerë!".

At Angelo Secchi (1818 - 1878), Drejtor i Specola Vaticana, në epokën në të cilën operonte pranë Akademisë Parisiane, ku tallej me njerëz që mbështesnin ekzistencën e meteoritëve, pohonte me kurajë: "Kush nuk beson në banueshmërinë e yjeve të tjera, është njëlloj si banori i Perandorisë Qiellore, i cili, i mbyllur brenda Murit të Madh, mendon se në botë ekzistojnë vetëm kinezë".

Veprat apasionante të shkrimtarit Camille Flammarion i kanë dhuruar njerëzimit intuita të mrekullueshme, akoma sot të mbetura shumë të vlefshme: "Guxojmë të shpresojmë - pohon Flammarion në fillimin e librit të tij kushtuar Marsit - se do të vijë dita në të cilën mjete të panjohura për shkencën tonë aktuale do të na japin dëshmi të drejpërdrejta rreth ekzistencës së banorëve të botëve të tjera", dhe i shtojmë pionierit të aeronautikës dhe të astronautikës, fizikanin dhe matematikanin rus Kostantin Ziolkovskij, gjuha e të cilit, në vitin 1896, mban tashmë përpunime të gjera të tipit shkencor: "Në planete të ndryshëm mund të gjenden të gjitha fazat e evolucionit të jetës (...) Kishte njerëz në Tokë, mijëra e mijëra vjet më parë: do të zhduken pas disa miliona vitesh? I njëjti proces mund të zhvillohet edhe në botë të tjera".

2. Nuk është e mundur, kështu që nuk është!

Vetëdija se në galaktikën tonë, përveç Tokës, ka shumë botë të tjera të banuara nga qenie të gjalla sot është pasuruar nga një seri elementësh shkencorë të fituar nga kërkimi modern. Megjithatë, edhe pse mund të duket e habitshme, një vetëdije e tillë nuk buron nga vëzhgimi i trupave qiellorë të afërt me Tokën, domethënë të planeteve të sistemit diellor, por nga vëzhgimi i planeteve jashtëdiellore.

Tentativa për të studiuar planetet diellore u bë në kohën e saj (dhe me shumë bonsens) nga disa astronomë të shekullit të kaluar, por ajo e kërkimit sot duket sa ka marrë dënimin nga ana më pak e "kulturuar" e shkencës së sotme.

Në pozicione goxha të ndryshëm vendoseshin dy shkencëtarët e mëdhenj, studiues të Marsit, Slovskij e Sagan, sovjetik i pari dhe amerikan i dyti, në veprën (e shkruar sëbashku) "Jeta inteligjente e universit": "Idea se nuk jemi të vetmit, ka rezultuar një prej më pjellorëve të shkencës moderne. Atomet e pranishëm në Tokë janë identikë me ata ekzistues në një galaktikë që gjendet në 3 apo 10 miliard vite drite larg.

Njëlloj ndodhin të njëjtat ndërveprime, të njëjtat ligje të natyrës i qeverisin lëvizjet. Formula që shpreh tërheqjen, dhe sfera prej plumbi me masë të madhe në një laborator tokësor mund të përdoret edhe për të parashikuar me saktësi lëvizjet e yjeve binare apo orbitën e Hënës.

Një prej midis intelektualëve revolucionarë kryesorë të Rilindjes, për të cilën luftuan Koperniku e Galileo dhe për të cilën Giordano Bruno humbi jetën, qe ideja se Toka nuk ishte gjë tjetër veçse një prej planetëve të shumtë në sistemin tonë diellor e më tej".

Doktor Ludwig Mirzoyan (1973), astronom pranë observatorit Byurakan (Armeni), ka pohuar se, "ekzistojnë 100 miliard yje ose diej vetëm në galaktikën tonë, disa prej këtyre natyrisht që posedon sigurisht planetë si i joni. Në një rreze prej 100 vitesh drite, mund të ekzistojnë të paktën 10 Toka si kjo e jona".

Pavarësisht kësaj, shumë midis shkencëtarëve që e konsiderojnë të mundur dhe shumë probabël praninë e jetës inteligjente në univers, e konsiderojnë megjithatë joprobabël që mund të ndodhë ose që tashmë ka ndodhur një kontakt me Tokën.

Ashtu si në shumë raste të tjera, "njeriu i shkencës", duke kundërshtuar premisat galileane, të cilave logjika shkencore duhet t'i referohet, për të justifikuar një paragjykim të sajin, gjendet e shtrënguar në afirmime falas që ngatërrohen prej paqartësisë së formulimit dhe prej varfërisë së përmbajtjes.

Për këtë motiv, në disa raste të veçanta, nuk është e mundur të dallohet opinioni i "arsyeshëm" i një kërkuesi nga mendimi "jokompetent" i një gazetari, duke qenë se si njëri, ashtu dhe tjetri, bëjnë garë se kush t'ia fusë më kot.

Kështu, aspektin e një teksti divulgues, lexojmë: "Për sa i përket mundësisë së një kontakti pakashumë të drejtpërdrejt midis nesh dhe të jashtëtokësorëve eventuale pengesa kryesore, edhe në këtë rast, përbëhet nga distanca e madhe që e ndan Tokën dhe pjesën tjetër të sistemit diellor nga yjet e tjera të pajisur me planetë në gjendje që të presë dhe zhvillojë jetën (...) kështu që mund të pohohet me arsye se asnjë jashtëtokësor nuk ka ardhur ndonjëherë të na gjejë (...) në çdo rast, edhe pse nuk kemi marrë asnjëherë vizita nga ana e jashtëtokësorëve, kjo nuk do të thotë se nuk është interesante të kërkoheshin".

Pa asnjë justifikim, planetet e sistemit diellor, fqinjët tanë të shtëpisë, janë përjashtuar në mënyrë sistematike dhe e gjitha kjo konfiguron një operacion që do të presupozonte të paktën elementë të qëndrueshëm në favor të këtij referimi i pabesueshëm. Dhe, në fakt, kërkimi i jetës fillon pikërisht nga Marsi.

3. Kërkimi i jetës fillon nga Marsi

Njeriu tokësor e ka vëzhguar kozmosin qysh nga kohërat më të lashta. Fillimisht ishte i kufizuar vetëm në përdorimin e syve, nga shekulli i XVII-të e më pas ka përdorur instrumenta dora-dorës gjithnjë e më të përsosura. Akoma në shekullin e XVII-të, instrumenti i vetëm në dispozicion të njeriut për vëzhgimin e qiellit ishte dylbia dhe, në disa raste, teleskopi.

Në atë kohë, njeriu ishte i vetëdijshëm për faktin se, dritarja e vetme nga e cila mund të shikonte kozmosin përfaqësohej nga instrumentat, lidhur me të cilët, nga ana tjetër, ishte absolutisht i bindur se ndodhej përballë mjetesh shumë të kufizuara. Mjafton të konstatosh pakënaqësinë e shprehur nga Schiaparelli, kur profetizonte se të gjithë misteret e Marsit do të mund të zgjidheshin vetëm kur të ishte e mundur të merreshin masa të sakta lidhur me imazhet fotografike të Planetit të Kuq.

Duket e pabesueshme, por Schiaparelli u referohej fotografive të afërta të ardhshme, megjithëse akoma nuk ishte në gjendje të bëhej fjalë për imazhe që do të mund të kryheshin nga instrumenta afër me planetin. Praktikisht, deri në atë moment, astronomët kishin kërkuar të afronin Marsin me Tokën, duke qëndruar në këtë të fundit.

Ishte si të hidhej një litar dhe të lidhej Planeti i Kuq, për të kërkuar që të vëzhgohej më mirë. Kjo ishte bërë me teleskopët dhe gjëja arrinte në mënyrë shumë të përafërt, pasi Marsi mbetet gjithsesi një planet mjaft i vogël dhe distanca megjithëse minimale nga Toka nuk është asnjëherë më e vogël se 55 milion kilometra.

Megjithatë, e gjitha kjo mbetet një pengesë e madhe për atë që do të donte të përdorte instrumentat optike për një studim sistematik (më mirë për një "vëzhgim pa pretendime") i asaj pike ngjyrë të kuqe të vendosur në qiell!

Kështu që duhet pranuar se, puna e kryer nga astronomët e shekujve të kaluar ishte një punë e madhe, një impenjim i madh i kryer me përdorimin maksimal të të gjitha mjeteve në dispozicion të shkencës dhe, jo për faj të tyre, ata pionierë të astronomisë deskriptive (planetologji) siguruan rezultate të ndryshme dhe, shpesh kontradiktore.

Kështu qenë zbuluar tashmë kallotat polare të Marsit, domethënë prania e akullit (jo domosdoshmërisht i përbërë nga uji), ishte vëzhguar ai që më pas do të quhej "Mali Olympus", mali më i lartë i Marsit dhe ndoshta i të gjithë sistemit diellor (që Schiaparelli e pagëzoi "Nix Olimpica", duke i ngatërruar retë me akull, duke qenë se ky vullkan i shuar ngrihej në një lartësi prej rreth 27 kilometrash nga niveli mesatar i Marsit), qenë vërejtur të ashtuquajturit kanale, të gjykuar nga disa me natyrë artificiale, më pas, në një kohë të dytë, të konsideruar joekzistentë, megjithatë më pas të rezultuar, pjesërisht, konsistues në rrugë me origjinë lumore apo në vargmale të mëdha.

Ndodheshim kështu përballë të dhënash që provokonin debate dhe konfuzione, tronditje të mëdha dhe reagime të palidhura kryesisht të markës konservatore, ku vetëm disa kuptonin se ishte e drejtë të qëndrohej në pritje kontrollesh të mëtejshme. Kemi theksuar zbulimin e mëparshëm (të ndodhur në shekullin tonë) e natyrës lumore të disa midis kanaleve të vëzhguara në shekujt e kaluar.

Në mënyrë korrekt, pas formulimit të hipotezave të para lidhur me kanalet, është proceduar më pas me zbulimin e shumë strukturave lumore, në meritë të së cilës ekzistenca, në epokën e vëzhgimeve të para, nuk kish qenë e mundur të formulohej asnjë lloj hipoteze. Si ishte arritur në këto zbulime të reja? Ishte tani në posedim teleskopësh të rinj dhe më të fuqishëm? Aspak.

Mjafton të mendosh se sot teleskopi tokësor më i madh, "Hubble", që operon jashtë nga Toka (duke qenë i vendosur në orbitë rreth planetit tonë), nëqoftëse vendoset në drejtim të Marsit, arrin mezi që të dallojë disa prej formacioneve më të mëdha malore e asgjë tjetër, kuptohet me asgjë tjetër të detajuar.

Një e dhënë duhet nxjerrë në pah: në zbulimin e natyrës lumore të disa kanaleve, pse jo dhe në zbulimin e të tjerëve, gjithmonë me origjinë lumore, krejtësisht të panjohur nga vëzhgimet e astronomëve të shekujve të kaluar, nuk është arritur nëpërmjet vëzhgimeve astronomike nga Toka (astronomi pozicioni).

Është e mundur kështu të kryhet menjëherë një diferencim i parë: rezultatet e para të referuara studimit të Marsit u siguruan në shekullin e XIX-të prej meritës së disa astronomëve të mëdhenj, pionierë të vërtetë të shkencës moderne dhe pionierë të vërtetë të studimit të planetit Mars. Momenti i dytë operativ u bë i mundur në fakt nga vëzhgimet e kryera nga instrumenta të vendosur në orbitë rreth Planetit të Kuq.

Kështu, fluturimet hapësinore i kanë hequr astronomisë klasike dhe astronomisë deskriptive (që nuk dispononte foto satelitare) monopolin e vëzhgimit të Marsit, megjithëse nuk duhet harruar se, misionet hapësinore u bënë të mundur pikërisht nga përpunimi i masës së madhe të të dhënave të grumbulluara më parë nga astronomët.

Do të dukej e natyrshme të imagjinohej një vijueshmëri metodologjike midis studimeve të kryera (midis fundit të shekullit të XIX-të dhe fillimeve të atij të XX-të) nga kërkuesit nëpërmjet vëzhgimesh astronomike dhe studimeve që astronomët kanë (ose do të kishin pasur) mundësi që të kryenin nëpërmjet përdorimit të instrumentave më të kërkuar të montuara në bordin e anijeve hapësinore të vendosura në orbitën rreth Planetit të Kuq.

Thamë "do të dukej", pasi në fakte kjo vijueshmëri nuk ka ndodhur. Në praktikë, astronomët që në shekujt e kaluar merreshin me Marsin e shtynin kërkimin deri në rezultatet maksimale të mundshme: kjo nuk nënkuptonte braktisjen e ndonjë logjike shkencore, por (siç e ka demonstruar gjerësisht vijimi i ndodhisë) hapja ndaj zgjidhjeve të mundshme të problemeve, gjithmonë duke mbajtur parasysh të dhënat në dispozicion dhe nivelin e arritur nga kërkimi në atë kohë.

Kurse astronomët e sotëm (i referohemi këtu asaj pjese astronomësh që në praktikë vazhdojnë të operojnë me një metodologji tashmë të bërë të kotë nga teknologjitë e reja të vëzhgimit), thjesht kanë hequr dorë nga pranimi i realitetit të ri në vijim të fillimit të erës hapësinore.


Nga vëzhgimi i parë në zbulimet e para shkencore

Marsi është një prej nëntë planeteve të njohur të sistemit diellor dhe i katërti, duke numëruar nga Dielli, duke pasur, në renditje: Mërkur, Afërditë, Tokë dhe Mars. Ka një diametër pak më shumë se gjysma e atij tokësor dhe, midis planeteve të sistemit diellor, është ai që paraqet ngjashmëritë më të mëdha fizike me planetin që banojmë. Ky planet u ka përfaqësuar gjithmonë një enigmë për shkencën dhe, gjatë tri shekujve të fundit, është vëzhguar me ndihmën e instrumentave optikë, ndërsa më parë vëzhgimi i ka qenë besuar vetëm syrit të lirë.

U njoh qysh nga kohërat e lashta, sëbashku me Mërkurin, Afërditën, Jupiterin dhe Saturnin, të tjerët duke qenë të zbuluar (apo rizbuluar!) vetëm më pas: Herschel zbuloi Uranin në vitin 1781 nëpërmjet vëzhgimit, Le Verrier zbuloi Neptunin në vitin 1846, duke llogaritur perturbacionet e Uranit dhe Lowell, studiues i madh i kanaleve të Marsit, në vitet e para të nëntëqindës, llogariti pozicionin e Plutonit, më pas i zbuluar në vitin 1930 nga C.W. Tombaugh. Thuhej më sipër se mund të kemi të bëjmë me zbulime, por me rizbulime.

Praktikisht, duket se sumerët, ashtu si edhe popuj të tjerë, qenë në dijeni "të paktën" të planetëve të sistemit diellor aktualisht të njohur për shkencën tokësore. Disa studiues theksojnë veç të tjerash se në kohërat e lashta disa popuj qenë në dijeni të planeteve të tjerë përveç atyre të zbuluar në kuadrin e sistemit diellor.

Në një epokë të hershme u vëzhgua në Kinë një "vënie në linjë: e Hënës me planetet Mars, Jupiter, Saturn dhe Mërkur. Ishte në kohërat e Perandorit Huang - Ti, në vitin 2441 B.C. Kinezët quanin Mars "yllin e kuq" apo "dritën verbuese".

Në Indi quhej "Angaraka" (qymyr i ndezur) dhe "Lohitanga" (trup i kuq) dhe i atribuohej një influence të keqe. Në Arabi, konsiderohej një luftëtar qiellor gjithmonë në lëvizje për të goditur njerëzit me ushtat e tij të pagabueshme.

Egjiptianët e quanin "Harmakhis" dhe në Persi emërtimi ishte "Pahlavani Siphir", domethënë "luftëtari qiellor". Pranë kaldeasve merrte emrin "Nergal" dhe konsiderohej heroi i lumnueshëm, zot i betejave dhe i vdekjes. Në vitin 1845, arkeologu Henry Layard zbuloi qytetin legjendar të Ninives në afërsi të Mossul (Iraku aktual), qytet i harruar për 2400 vjet nën shtresat e tokës, të shndërruara në kodrina.

Zbulimi më i madh i takoi bibliotekës së tij shumë të madhe të tabelave që përbënin libra në kuptimin e vërtetë të fjalës, shumë prej të cilëve u kushtoheshin yjeve. Një vepër e tërë i ishte kushtuar vëzhgimeve të Marsit. Viti i hartimit ishte llogaritur rreth vitit 1700 B.C. "Libri i Marsit" rezultoi se bënte pjesë në një vepër më të gjerë të mbiquajtur "Vëzhgime të Bel".

Bëhet fjalë për vëzhgimet më të drejtpërdrejta të Marsit, për të cilat ka njoftim lidhur me periudhën e lashtë. Është e njohur se observatorët e përdorur nga kaldeasit qenë tempuj të përbërë nga kulla të mëdha me kopshte të pamata për t'u mundësuar zotave që të zbrisnin midis të vdekshmëve.

Pjesa më e madhe e këtyre monumenteve u ngrit në Babiloni dhe është e njohur me emrin e "Kullës së Babelit" (emri i vërtetë ishte Etenemanki). Kjo kullë qëndroi në funksionim për një periudhë të shkurtër në shekullin e VI-të B.C. sëbashku me qytetin që dominonte. Ishte 90 metra e lartë dhe atje sipër priftërinjtë kaldeas ndiqnin rrugëtimin e planetit Mars.

Grekët e quanin "Ares" dhe ky emër ishte në marrëdhënie me pamjen e flakës pulsuese që planeti emeton shpesh kur ndodhet afër vijës së horizontit, njëlloj si yjet. Në shekullin e IV-ët B.C. Aristarchus of Samos, hipotekoi praninë e Diellit në qendër të një sistemi në të cilin Toka ishte e vendosur midis Afërditës dhe Marsit, me tri planetet që rrotulloheshin përreth Diellit.

Në vitin 357 B.C., sipas llogaritjeve të Kepler, Aristoteli pa Hënën që të kalojë nën Mars: në realitet filozofi grek vëzhgoi një okultim të Marsit nga ana e Hënës. "Ares" u bë "Mars"-i i latinëve dhe atij ju kushtua muaji mars (i pari i kalendarit romak). Marsi - i konsideruar baba i Romulit, themeluesit mitik të Romës - ishte zoti kombëtar i romakëve dhe, për këtë qëllim, Livi referonte se "ajo romake ishte më e fuqishmja e perandorive, pas asaj të qiellit (...) populli romak pohon se babai i tij, babai i perandorisë, nuk është gjë tjetër veçse Marsi".

Kështu që, duhet e arsyeshme të mendohet se, nëqoftëse romakët imagjinonin një fillim të aktivitetit të Marsit në epokën e themelimit të Romës, atëherë kjo mund të nënkuptojë se ata transmetonin një traditë, sipas së cilës qyteti latin do të fillonte të ekzistonte gjatë një brezi dëshmitar i ndonjë evenimenti lidhur me Marsin (planetin) që, aktualisht, ne nuk e njohim.

Përpara shpikjes së dylbisë, studimi i Marsit mbeti i kufizuar në spekulime të pastra filozofike që pushuan me zbulimin e shtypit dhe afirmimin e idesë heliocentrike, e shprehur në vitin 1543 nga abati polak Nikola Kopernik (1473 - 1543).

Astronomi gjerman, Johannes Kepler (1571 - 1630) e pranoi dhe e zgjeroi sistemin kopernikian, duke e përsosur nëpërmjet studimit të lëvizjes së Marsit dhe, nëpërmjet kësaj të fundit, i qe e mundur të zbulonte ligjet e lëvizjes së planeteve, domethënë mekanikën qiellore. Koperniku kish parathënë se, shpikja e dylbisë astronomike, e projektuar në shekullin e XVI-të, do të mundësonte të studioheshin planetet.

Megjithëse, askush nuk e ka shkruar kurrë historinë e këtij instrumenti të rëndësishëm, është e qartë se ai u konceptua atëherë kur u bënë të njohur ligjet e thyerjes së dritës. Sipas P. Borel, autor i një vepre të dalë më 1660 ("De vero telescope inventore"), dylbia do të shpikej rastësisht në vitin 1590 nga dy djem të një fabrikuesi syzesh në Middlebourg (Gjermani), njëfarë Zaccaria Jansen. Burime të tjera përmendin si shpikës të dylbisë zotin Jan Lepperskey, me profesion opticien.

I pari, që studioi qiellin me dylbi qe patjetër Galileo Galilei, i cili në vitin 1610, në moshën 46-vjeçare, ndërtoi një model personal, sot i ruajtur pranë Akademisë në Firence. Ai e vëzhgoi Marsin dhe kuptoi se planeti nuk dukej përsosshmërisht i rrumbullakët. Ia komunikoi këtë vëzhgim të tij me një letër të 30 dhjetorit 1610 Benedetto Castelli, një benediktini mësues matematike në Pisa, dishepulli i tij.

Gjithsesi, vëzhgimet e para për të cilat ka njoftim u kryen nga italiani Francesco Fontana (1580 - 1656). Ky studiues u quajt shpikës i dylbisë (dhe i mikroskopit) që do ta realizonte në vitin 1608 (dhe mikroskopin më 1618). Në vitin 1632, realizoi dizenjon e parë të Marsit, zbuloi një njollë të paformë të rrethuar nga një rreth.

Së fundi, në vitin 1636, ndërtoi një model të përsosur dylbie. Zbuloi lëvizjen rrotulluese të Marsit dhe i botoi punimet e tij në vitin 1655. Studime me një rëndësi të caktuar u kryen edhe nga dy jezuitë: Zucchi në vitin 1640 dhe Daniele Bartoli në vitin 1644. Astronomi Evelio (Hevelius), i cili në kohën e tij kish hartuar hartën e parë hënore, e kuptoi se duhej të hiqte dorë nga paraqitja e Marsit, pasi dylbia e tij nuk e mundësonte që të shikonte detaje domethënëse.

Astronomi holandez, Cristian Huygens (1609 - 1695), me mjetet e veta, ndërtoi një dylbi nëpërmjet të cilës arriti që të dallojë në planet kontraste drite në kuptimin e vërtetë të fjalës. Huygens vëzhgoi se, disa parte të errëta nuk zinin gjithmonë të njëjtin vend: ato lëviznin nga Perëndimi drejt Lindjes. Deduktoi se planeti rrotullohej rreth vetes, sipas një cikli që i ngjante atij tokësor.

Për pasojë, Marsi njeh suksesionin e ditëve dhe të netëve. Në një shënim të ditarit të tij të 1 dhjetorit 1659 gjejmë të shkruar: "Debet Martis conversio fieri spatio circiter diurno, sive 24 horarum nostrarum quemadmodum item Telluris" (Rrotullimi i Marsit duket se ndryshon, ashtu si ai i Tokës, në 24 orë). Pasoi ajo që është menduar dizenjoja më e vjetër që paraqet një aspekt të përcaktuar të sipërfaqes së Marsit.

Veç kësaj, një dizenjo e vitit 1672 konsiderohet e para që e tregon qartë kallotën polare të Marsit. Astronomi Giandomenico Cassini (1625 - 1712), pasi është interesuar gjatë për kometat, u mor me themel me planetin Mars me një "dylbi prej 25 pëllëmbësh" (rreth 7 metra).

Me këtë instrument arriti që të individualizojë suksesionet e njollave, të cilat përbëjnë një sekuencë mjaftueshmërisht karakteristike për të konfirmuar hipotezat fillestare të Huygens lidhur me kohërat e rrotullimit të Marsit.

Një periudhë të gjatë studimi e shtyu Cassini që të konsideronte se Marsi rrotullohej rreth vetes në 24 orë e 40 minuta. Kohëzgjatja reale do ta kalojë vetëm me 1 minutë atë të llogaritur nga studiues bolonjez. Rezultatet e arritura nga Cassini u përcollën në "Journal de Savants" të 31 majit 1666.

Nja 100 vjet më vonë, nga fundi i Shtatëqindës, u vërejt se aksi i rrotullimit të Marsit paraqiste një vlerë shumë të afërt me atë të Tokës, gjë që bëri të nuhatej se Marsi duhej të posedonte të katra stinët si planeti ynë.

Nga ai moment do të jetë e zakonshme të flitet për mundësinë e jetës në Planetin e Kuq dhe Marsi do të bëhet kokëçarja e shkencës "ortodokse", një enigmë e pazgjidhur, por vetëm në nivel zyrtar, edhe pas fillimit të erës hapësinore.

Vëzhgime të reja interesante u kryen në vitet 1777, 1779, 1781 e 1783 (vite të opozicionit të Marsit) nga studiuesi William Herschel, i cili përdori teleskopë më të fuqishëm të ndërtuar personalisht.

Punët e tij u botuan në organin "Philosophical transactions" (1781 - 1784) dhe midis titujve të shumtë kemi: "Mbi konfigurimin e rajoneve polare të planetit Mars, përkulja e aksit të tij, pozicioni i poleve të tij dhe dukja sferoidale e tij, me disa aludime lidhur me diametrin real dhe atmosferën e tij".

Traktatet e Herschel janë më të rëndësishmit përpara studimeve të kryera nga kërkues të ndryshëm të shekullit të XIX-të dhe në kohën e tyre u konsideruan si gurë themeli të vërtetë, të minuara vetëm nga zbulimet e mëpasme të vitit 1879. Midis viteve 1785 dhe 1802 (vite të opozicionit të Marsit) u kryen disa vëzhgime nga Johann Hieronymus Schroeter, i cili kishte ndërtuar vetë një observator në Lilienthal, në afërsi të Bernës.

Duket se ky studiues ka qenë i pari që ka përdorur termin "areografi" (nga Ares: Mars) korrespondues i termit "gjeografi" (nga Gea: Tokë). Në observatorin astronomik funksionues pranë Tiergarten të Berlinit operonte Wilhem Beer, vëllai i kompozitorit Jakob Meyerbeer, i cili, në bashkëpunim me J.H. von Madler, redaktoi një hartë të Hënës (1834) dhe një të Marsit.

Por kjo e fundit ishte patjetër inferiore nga ajo e Hënës, megjithatë përfaqësonte tentativën e parë për të bashkuar në një kuadër të vetëm të gjitha informacionet mbi morfologjinë e Marsit të fituara deri në atë moment.

Në këtë periudhë studiues të tjerë u morën me Marsin: F. Kaiser në Holandë, Sër Joseph Norman Lockyer në Angli, Dominique François Arengo në Francë dhe At Angelo Secchi (i Specola Vaticana) në Itali. Ky i fundit në veçanti është studiuesi i parë që ka përmendur kanalet e Marsit (më pas të marrë nga Schiaparelli e Lowell në vitin 1877).

Në vitin 1864, vit tjetër kundërvënieje të Marsit, planeti u vëzhgua nga rev. W.R. Dawes (i cili operonte në observatorin Hopefield të Haddenham në Buckinghamshire) dhe në vitin 1867, për meritën e një astronomi tjetër anglez, Richard Anthony Proctor, "hartën e parë të Marsit" e kompletuar me emrat e disa veçantive të zbuluara në sipërfaqen e tij. Proctor qe i pari që u atribuoi karakteristikave të sipërfaqes së Marsit (siç ishte bërë tashmë për Hënën) emrat e studiuesve të famshëm të planetit: Kepler, Tycho Brahe, Madler, Cassini dhe Herschel.

Astronomi italian, Giovanni Virgilio Schiaparelli përpunoi "toponomastikën e parë të Marsit" të pranuar universalisht. Puna e parë e hartografisë e kryer nga Schiaparelli përcillte pothuajse 62 karakteristika të rëndësishme. Zonat më të qarta që Proctor i kishte quajtur "toka" apo "kontinente" emërtoheshin tani nga Schiaparelli me emrat e vendeve të vërteta apo mitike të Tokës: Arabia, Syria, Arcadia, Utopia, etj.

Zonat më të errëta qenë emërtuar me emra detare: Mare Tyrrhenum, Aurorae Sinus, Aonis Sinus, Margaritifer Sinus, etj. Në fund të shekullit të XIX-të, studiuesit më së fundi patën në dispozicion instrumenta optike të fuqishme sa të mund të dallojnë ndonjë karakteristikë të rëndësishme në sipërfaqen e planetit dhe elementët e parë të konsiderueshëm të vërejtur qenë kanalet e famshme (1877), nga disa të konsideruar "artificialë", përveçse një serie fenomenesh drite (1886) të zbuluar deri në ditët tona (1976).

Në raport me fuqinë e rritur të rezolucionit të vëzhgimeve teleskopike, u zbuluan veç të tjerash dy satelitë të Marsit, më pas të quajtur Phobos e Deimos (1877). Nga ky moment e prapa, do të shfaqen shumë punime lidhur me planetin Mars.

Pothuajse 2 vjet pas vëzhgimeve të rëndësishme të kryera nga Schiaparelli (në vitin 1877), u shfaq në Gjermani libri "Marsi, një Tokë e dytë" e Profesor J.H. Schmich nga Këlni, klimatolog. Në vitin 1892, astronomi i famshëm francez Flammarion, botoi traktatin e madh "Planeti Mars dhe kushtet e tij të banueshmërisë" dhe, 6 vjet më vonë, realizoi një hartë të përgjithshme të Marsit, në atë kohë e gjetshme nëpër librari, sëbashku me hartat e përgjithshme të Tokës. Një mbështetës i teorisë sipas së cilës Marsi do të ishte një planet i banuar qe Percival Lowell, i cili në vitin 1895 botoi një libër të titulluar "Marsi".

Në të njëjtën periudhë, shkrimtari Otto Dross botoi në Austri (1901) librin "Marsi, një botë në luftë për mbijetesën", në sintoni me teorinë që i shikonte "marsianët" të impenjuar në një garë të fortë me natyrën, të prirur që të ruanin në minimum, kushtet e jetueshmërisë së planetit nëpërmjet përdorimit të ujit të pakët ekzistues atje.

Në vitin 1902, M.A. Mercier organizoi një kongres lidhur me planetin Mars, i cili u mbajt pranë Bashkisë së qytetit Orléans (Francë). Gjatë kongresit u propozua që të gjehej një mënyrë për të komunikuar me planetin Mars, por gjithçka përfundoi në hiç nga momenti që nuk u gjet një teknikë e përshtatshme që të mund të arrihej qëllimi.

Përgatiti:A.Tirana
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekziston qytetërimi në Mars? Empty Re: A ekziston qytetërimi në Mars?

Mesazh  abdullah 04.12.10 11:35

Tani nuk ka me jete ne Mars.
Por kam par me nje dokumentar se kan mbetur disa fosile te shtepive te tyre te cilat kan qen me pare...dhe ne gur ishte numri 12.
Per kete thonin se numri ne te cilin eshte shkruar ka qen numri i nje shtepie ne Mars..supozohet se cdo shtepi ka pasur numrin e vet !
abdullah
abdullah

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekziston qytetërimi në Mars? Empty A ka jete ne Mars?

Mesazh  Ruhan 05.12.10 0:48

Zbulimi i mikrobit që në ADN-në e vet ka të inkoporuar arsenin që njihet si helmues, le të hapur mundësinë që edhe në planetët tjerë të ketë forma jete të panjohura për ne deri më sot. Por, nuk duhet harruar se uji është njëri nga sekretet e jetës dhe ku ka ujë ka edhe jetë.
Sipas shkencëtarëve të NASA-s, sonda kozmike ‘Feniks’ për herë të parë para dy vjetësh regjistroi borë në Mars. Shkencëtarët e NASA-s në Los Anxhelos paralajmëruan se këtë e regjistroi paisja speciale me lazer e sondës.
Gjatë eksperimenteve që kryhen nga mostrat e sipërfaqes së Marsit më parë ishin gjetur edhe dy minerale, të cilat janë në gjendje të lëngët.
Ruhan
Ruhan

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekziston qytetërimi në Mars? Empty Re: A ekziston qytetërimi në Mars?

Mesazh  Migen Mema 09.03.11 10:38

ca jane keto... nuk ka jete ne mars
avatar
Migen Mema

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekziston qytetërimi në Mars? Empty Re: A ekziston qytetërimi në Mars?

Mesazh  labita45 17.03.11 20:56

Besoj qe po, ekziston .
labita45
labita45

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekziston qytetërimi në Mars? Empty Re: A ekziston qytetërimi në Mars?

Mesazh  las vegas 09.10.11 15:33

Eshte zbuluar nje zone me nje diameter rreth 1500 km qe e kane quajtur "Gropa e Nilit" dhe mesa duket ka shenja jete pasi perberja eshte prej karboni anhidrik i cili eshte i ngjashem me ate te Tokes ne fillimet e evolucionit. Gjithashtu jane marre proveza nga planeti i kuq ku jane konstatuar gjurme te shirave te rene rreth 3.5 miliarde vjet me pare. Gjithsesi, asgje nuk eshte 100 % e sigurt por presupozohet qe ne mars, ne qofte se nuk ka jete tani,mund ka patur shume kohe me perpara.
las vegas
las vegas

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekziston qytetërimi në Mars? Empty Re: A ekziston qytetërimi në Mars?

Mesazh  Nikolaos 09.10.11 16:00

S'ka se si te kete jete ne Mars sepse jeta varet nga largesia e duhur me Diellin dhe ne sistemin tone vetem Toka i ploteson kushtet per nje jete normale. Sot per sot eshte e sigurt qe s'ka jete. Por a ka pasur me perpara dhe a do kete ne te ardhmen, kjo varet nga nxehtesia qe merr Marsi prej Diellit per te krijuar jete. Pra jeten ne dore e kane kushtet e pershtatshme. Me teknologjite qe shkenca po krijon jeta ne te ardhmen edhe mund te krijohet atje, por me kusht qe te kontrollohet prej nesh. Nese jeta ne Mars do te krijohet vetvetiu prej Diellit, ashtu siç ka nisur ne planetin Toke, atehere jeta ne toke do te jete shuar dhe planeti yne do te jete bere si Venusi (Aferdita). Marsi eshte planet me i vogel se Toka jone dhe deri tani nuk jane gjetur gjurme te jetes. Ndoshta ne te kaluaren e larget eshte Aferdita ajo qe ka pasur jete, ajo i ka permasat e Tokes.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekziston qytetërimi në Mars? Empty Re: A ekziston qytetërimi në Mars?

Mesazh  maqomaqo3 10.10.11 2:44

nuk mendoj se ka jete ,eshte nje planet pa uje ,pa oqeane ,pa bimesi .nqs ska uje dhe bimesi ska jete .jete quaj qenie te gjalla dhe jo mikrobaktere apo gjera te tilla mikroskopike .
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekziston qytetërimi në Mars? Empty Re: A ekziston qytetërimi në Mars?

Mesazh  maqomaqo3 10.10.11 2:50


asgje nuk eshte 100% e sigurte , djelli nuk luan ndonje rol te rendesishem .mund te egzistojne specje te tjera qe jetojne aty .jeta se dyti nuk eshte krijuar rastesisht sepse eshte nje misjon dhe nje ide e pamundur ne cdo aspekt . smundte formohet njeriu prej mishi e gjaku ,me nje trup perfekt ,me organe ,me nje inteligjence super te larte nga rastesia .kto jane idjotesira qe eshte budallek ti shkosh ne mendje e jo me ti thuash .as edhe nje milingone nuk krijohet nga rastesia e jo me qeniet e gjalla ,gjitaret ,peshqit,zogjte . teoria e evolimit eshte nje teori e deshtuar edhe ne shkollat fillore e jo me lart qe inteligjenca e nxenesve ritet .
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekziston qytetërimi në Mars? Empty Re: A ekziston qytetërimi në Mars?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi