EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Facebook, si një filial i CIA-s

+20
Blak Devill
legal
toni_bbb2000
Neo
Arsenic
Berti69
yasmin
Equinox
Luli
gjilanasi
ajnshtajni
Ufo
cObRa
Fikrro
3lisa
Elizza
soni
Odin
Zattoo
Jon
24 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  toni_bbb2000 08.05.11 15:02

jam shum dakord me ty neo , social network jan yahoo msn google (facebook = usa spy )

toni_bbb2000

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Luli 07.06.11 11:32

Facebook, mjet identifikimi për policinë gjermane

Policia gjermane përdor Facebook dhe Twitter në rastet e mos gjetjes së identitetit të shoferit i cili kapet nga radari.

Fotografia e bërë nga radari krahasohet me fotografinë në Facebook të personit dhe në këtë mënyrë policët arrijnë të gjejnë se kujt i përket gjoba e radarit.

Personat të cilët kapen nga radari për shkak të kalimit të shpejtësisë mund të përcaktohen lehtë nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter. Policia përdor faqet sociale për të zgjidhur problemin e shfaqur në rastet e ngatërrimit të shoferit me pronarin e vërtetë të makinës. Më parë autoritetet dërgonin gjobat e shpejtësisë në emër të pronarit të makinës dhe e kishin shumë të vështirë të përcaktonin personin tjetër kur merrnin vesh se nuk kishte qenë pronari i makinës.

Duke vendosur fotografinë e radarit në faqet e Facebook dhe Twitter, policia tashme arrin të identifikojë lehtë personin e kërkuar. Policët arrijnë deri tek personi që duhet të paguajë gjobën e radarit edhe duke kontrolluar listën e miqve në Facebook.

Procedura fillon në rastet e ngjashmërisë në mes fotografisë së policisë me fotografitë në faqen sociale Facebook. P.sh në rast se qytetari në fjalë lejon një shok apo të afërm të tij të përdorin makinën dhe kur i vjen gjoba e radarit shprehet me fjalë si “nuk kam qenë unë, mund ta ketë përdorur ndonjë shok apo i afërm”, policia fillon kërkimin që nga ky moment.

Policia merr emrin e zotëruesit të makinës, hyn në faqen e tij në Facebook dhe krahason fotografinë e radarit me ato të miqve të tij. Ndërsa një mënyrë tjetër kërkimi është vendosja e fotografisë në faqet sociale dhe kërkimi i drejtpërdrejtë.

Edhe qytetari Frank Hacker me banim në Hamburg, ishte fotografuar nga radari në qytetin Munster por nuk ishte gjetur akoma nga ana e policisë. Identiteti i tij u përcaktua pas kërkimit në Facebook.

“Kush vendos emrin dhe fotografitë në faqe sociale atëherë pasqyron dhe informacionet private para shoqërisë”, u shprehën organet e drejtësisë duke paralajmëruar personat që vendosin emrin dhe fotografitë në faqet sociale.

Luli

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  legal 07.06.11 13:20

Une per vete nuk mendoj se CIA e perdor Facebook-kun per spiunazh sepse CIA nuk merret me hajduta shpiash apo njerez qe shesin drog te nivelit te ulte sepse CIA nuk merret me hajduta apo ku ta dij une, por merret me kreret e medhenj, por ata kokat e mdhaja nuk merren me facebook sepse kan mjete te posacme komunikimi. une mund te them se policia e thjesht e perdor, por jo CIA e FBI. Mos i ekzagjeroni gjerat aq shum.

legal

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Luli 20.06.11 20:52

Përfundoi epoka “Facebook”?


I lodhur nga rrjeti shoqëror? Dëshiron të dalësh nga Facebook?
Ndoshta ju nuk jeni i vetmi.

Të shqetësuar për privatësinë ose ndoshta thjeshtë të mërzitur nga përdorimi i kësaj faqje, 100.000 britanikë janë shprehur se kanë ç’aktivizuar profilin në facebook muajin e fundit.

Të dhënat janë negative për drejtuesit e këtij rrjeti edhe në SHBA, ku 6 milionë njerëz janë larguar prej tij (numri i përdoruesve ka rënë nga 155.2 milion në 149.4 milion).

Afrimi i përdoruesve të rinj është ulur në dy muajt e fundit dhe tashmë facebook do të përqendrohet tek vendet në zhvillim për të arritur objektivin e saj – 1 miliard përdorues.

Më herët, këtë vit drejtues të rrjetit bënë të ditur se në Britaninë e Madhe kishin arritur 30 milion përdorues, pra gjysma e popullsisë.

Kohët po ndryshojnë dhe duket se po vjen ajo që kishin parashikuar ekspertët. Përdoruesit e rrjeteve shoqërore janë të përkohshëm, ata zakonisht mërziten shpejt nga përdorimi i tyre. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në të kaluarën. Numri i përdoruesve ka rënë dhe në Kanada, me 1.5 milion si dhe në Rusi dhe Norvegji me nga 100.000.

Por nuk ka vetëm lajme të këqija për drejtuesit e facebook, pasi në vendet në zhvillim si Meksikë dhe Brazili, numri i përdoruesve vazhdon të rritet.

Luli

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Neo 13.08.11 15:00

Hakerët kërcënojnë Facebookun

Më pesë nëntor nuk do të këtë më Facebook.

Ky është kërcënimi që ka ardhur nga një grup hakerësh, të cilët kanë kërcënuar se më 5 pesë nëntor, ditën kur parlamenti britanik u kërcënua se do të hidhet në erë nga një grup rebelësh me 1605, kurse tani në mënyrë anonime ata kërcënojnë Facebookun në të njëjtën datë.

Në një video që e kanë paraqitur edhe në youtube.com, grupi i hakerëve ka thënë se ata do të rrëzojnë për tokë rrjetin social. Anonimët kanë thënë se Facebook i ka hedhur hije të keqe jetës private të njeriut duke i bërë njerëzit e varur nga ai dhe se ata e dinë se do të jetë vështirë për njerëzit pasi që ata t’i shlyejnë llogaritë e tyre.

“Përdoruesit merren me detaje, flasin shumë për jetën e tyre private, përderisa pronarët kanë bërë miliona me sinqeritetin njerëzor. Kjo realisht edhe ka krijuar perandorinë e Zuckut (Mark Zuckerberg) që ne do ta rrëzojmë”, kanë thënë hakerët.

Neo

1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Blak Devill 13.08.11 15:02

Edhe une kame degjuare per kete

Blak Devill

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Ufo 13.08.11 16:53

blak devill shkruajti:Edhe une kame degjuare per kete
Do ishte e bukur por se besoj, hakeret veçse luajnë mendjendriturin pa ju ngrënë hakun kur i thonë por..Miliardat e Markut janë edhe për këto punë e jo vetëm për qejf..;-)

Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Ufo 15.08.11 12:20

Facebook-u i “vjedh” numrat e telefonit nga celulari juaj
Përdoruesit e facebook-ut përballen me një kërcënim të ri të sigurisë. Përderisa e përdorni rrjetin e famshëm social, nëpërmjet aplikacionit për telefon, facebook-u pas sinkronizimit i “merr” të gjitha numrat e telefonit të cilat i keni të ruajtura në celularin tuaj!

Ky lajm u përhap në internet me një shpejtësi të madhe dhe nuk duheshte shum kohë që të përhapen edhe spekulimet se lista juaj e kontakteve telefonike mund të arrijë shum lehtë edhe tek të gjithë përdoruesit e tjerë të facebook-ut. Por kjo gjë shumë shpejt u demantua në lajmërimin që e shpalli Wahington Post.
Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Facebook-celular

“Zërat sipas të cilave se kontaktet e celularëve tuaj janë të arritshëm për të gjithë përdoruesit që janë në facebook janë të rrejshme. Lista jonë e kontakteve egziston që moti. Numrat telefonike që janë aty shokët tuaj vet i kanë regjistruar ose i kanë sinkronizuar me facebook-un. Njejtë ashtu si edhe tek telefoni juaj, ju jeni të vetmit që mund ti shihni numrat”, u shprehën nga stafi i Facebook-ut.

Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Blak Devill 17.08.11 23:20


Kjo eshte vidjoja e hedhur ne you tube qe kercenon facebook

Blak Devill

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Ufo 18.08.11 8:49

Facebooku bashkon nënë e bijë pas 63 vjetësh

Një nënë nga Kalifornia në Shtetet e Bashkuara ka mundur të ribashkohet me vajzën e saj biologjike 63 vjet pas dhënies së saj për adoptim, vetëm në sajë të ndihmës së Facebookut.

Vajza më e vogël e zonjës Helen Torres, Deenen krijoi një faqe në rrjetin e famshëm social Facebook, me shpresën se do të mund të njihej me motrën e saj të cilën nuk e kishte takuar asnjëherë.

Znj.Torres, 80 vjeçe, u shpreh se ajo ishte vetëm 17 vjeçe kur u detyrua ta dorëzonte Christinën e vogël për adoptim, ndërsa vetë ishte detyruar të jetonte në shtëpinë e nënave të pamartuara, një qendër sociale shtetërore. Znj.Torres disa vite më pas u martua dhe lindi pesë fëmijë të tjerë.

Ajo e kishte shënuar datën e lindjes së vajzës së saj të parë dhe çdo 8 Mars rikujtonte dhimbjen e madhe që nisi të përjetonte që kur iu desh të hiqte dorë prej saj.“Unë e kujtoj çdo 8 Mars ditëlindjen e Christinës. Çdo vit e uroj me veten time “Gëzuar Ditëlindjen” dhe i uroj gjithë të mirat.” – shprehet ajo.
Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Helen_Torres


Ajo e kishte shënuar datën e lindjes së vajzës së saj të parë dhe çdo 8 Mars rikujtonte dhimbjen e madhe që nisi të përjetonte që kur iu desh të hiqte dorë prej saj.“Unë e kujtoj çdo 8 Mars ditëlindjen e Christinës. Çdo vit e uroj me veten time “Gëzuar Ditëlindjen” dhe i uroj gjithë të mirat.” – shprehet ajo.

Fillimisht Znj.Torres tha se ishte në gjendje ta njihte vajzën e saj nga një largësi, pasi ajo i kishte humbur gjurmët e saj që në moshën 12-vjeçare.

Pas shume viteve, kur kërkimet ishin bërë tashmë të pashpresa, Dennen vendosi të bëjë diçka ndryshe.

Në muajin Janar, ajo hapi një faqe Facebook duke përdorur të gjitha emrat e mundshëm për Christinën, të shoqëruar nga ndonjë fotografi e mundshme që ajo mund të gjente.

Ndërkohë, që pak muaj më pas përpjekjet rezultuan të vlefshme.

Takimi nëpërmjet Facebookut përfundoi në muajin Prill me një bisedë telefonike mes Dennen dhe Chiristina Gray, e cila ndodhej në Riverside, Kaliforni, 70 milje në Lindje.

Lajmi erdhi si një goditje për Zonjushën Gray, pasi prindërit adoptues të saj, të cilët tani kishin ndërruar jetë, nuk i kishin treguar asnjëherë për adoptimin e bërë.

Në Qershor nëna dhe fëmija u bashkuan për herë të parë në Aeroportin Ndërkombëtar Sacramento.Për Znj Torres, takimi ishte tepër emocional, pasi kërkimi i gjatë 63-vjeçar për të gjetur vajzën e saj, pas shumë humbjeje shprese, më në fund i kishte ardhur fundi.

“Ajo, sapo më pa, u drejtua drejt meje dhe filloi të më përqafonte. Dhe pastaj më thirri mama. Dhe thashë: “Oh, Perëndia ime. Ajo më thirri nënë. “ – ngashërehet e moshuara.

Zonjusha Gray ka vendosur që të shkojë në Yuba muajin e ardhshëm në mënyrë që të jetë sa më afër familjes së saj të rigjetur. “Unë e kam kërkuar gjithmonë një familje. Jam rritur vetëm, pa vëllezër apo motra. Ky lajm ishte më i miri që mund të merrja ndonjëherë.” – tha ajo
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Marlboro 21.08.11 10:19

Facebook shton veçorinë e re Ticker

Përditësime në kohë reale do të shfaqen paralel me vendin kryesor prej nga furnizoheni me të rejat më të fundit nga ky rrjet.



Facebook ka filluar paraqitjen e një veçorie të re të quajtur Ticker, që do të shfaq përditësime në kohë reale. Funksionaliteti i ri do të veçohet me përditësime të statusit, likes, postime fotografish dhe çka nuk po ndodh, gjersa çdo gjë ndodh në Facebook.

Ticker nuk do të zëvendësojë furnizuesin e tanishëm me lajme, por në vend të kësaj ai do të shfaqet në anën e djathtë të tij. Facebook News Feed do të fokusohet çdo herë e më shumë në gjërat kryesore apo në top temat, ndërsa përsëritja do të tentohet të evitohet.

Deri tani vetëm pak përdorues kanë arritur ta shohin këtë ndryshim të ri, por besohet se të gjithë përdoruesit do të jenë gati me kohë për të bërë kalimin. Ticker pritet që të nxis edhe më shumë komentimin dhe pëlqimin e postimeve, por kjo mbetet të shihet.Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Thumbnail.php?file=facebookk_941710817
Marlboro
Marlboro

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Zattoo 14.10.11 21:27

Facebook-u monitoron gjatë gjithë kohës përdoruesit e tij

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Monitor-system

Prestigjiozja Daily Mail ka raportuar një skandal të rëndë në të cilin është përfshirë Facebook ku cënohet rëndë privatësia e përdoruesve të këtij rrejti social. Ka qenë një ekspert i teknologjisë nga Australia I cili e zbuloi këtë hile të Facebook, i cili vendos të ashtuquajturat ‘cookies’ në kompjuterin tuaj për të monitoruar se çfarë do të shihni.

Të gjithë këto të dhëna dërgohen sërish në serverat e rrjetit social, duke bërë të mundur që Facebook të fitojë miliarda nga reklamat për shkak se një informacion i tillë është tejet i vlefshëm.

Edhe vetë Facebook ka pranuar se monitoron çdo faqe në internet që shohin anëtarët e saj, edhe kur ata nuk janë duke përdorur Facebook. Pra me pak fjalë , Facebook vëzhgon çdo lëvizje online të 750 milion përdoruesve të tij.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Androo 19.10.11 21:41

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Images

/Facebooku është në gjendje t’iu ndryshojë trurin\

Vjen një lajm i mirë për adhuruesit e Facebooku-t: rrjeti i famshem shoqërore mund të jetë n? gjendje të ndryshojë fizikisht trurin dhe madje ka një lidhje direkte midis numrit të miqve në internet e sasisë së lëndës gri në zonat cerebrale që i dedikohen socializmit.

Këtë ka verifikuar një ekip kërkuesish të “University College” të Londrës, përmes një studimi të publikuar në revistën Proceedings della Royal Society Biological Sciences.

Shkencëtarët kanë kryer një vëzhgim të trurit në 3D të 125 studentëve universitar të Londrës. Kërkuesit kanë numëruar numrin e miqve të Facebooku për secilin vullnetar, ashtu siç vlerësuan edhe përmesat e rrjetës së miqve të tyre të vërtetë. Një lidhje e fortë është gjetur mes numrit të miqve të Facebook dhe sasisë së materies gri në disa pjesë të trurit të tyre.

“Kemi gjetur disa zona që duket se kanë një lidhje me numrin e miqve që kemi, si realë, edhe virtual”, ka shpjeguar doktor Kanai Ryota, një nga kërkuesit e Universitetit. “Interesant do te jete fakti nëse këto struktura ndryshojnë në kohë. Kjo do të na ndihmojmë t’i përgjigjemi pyetjes nëse interneti ndryshon trurin tonë”.

Pprofessor Geraint Rees, i cili ka udhëhequr kërkimin, deklaron që kuptohet ende pak mbi impaktin e rrjeteve shoqërore në tru: “Studimi ynë do të na ndihmojë të kuptojmë sesi ndërveprimet tona me botën janë të ndërmjetësuara përmes rrjeteve sociale.

Kjo duhet të na lejojë të nisim të ngrejmë pyetje inteligjente mbi raportin midis internetit dhe trurit. Çështje shkencore dhe jo të tipit politik”.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Odin 05.11.11 14:56

CIA përcjell rrjetet shoqërore

Ekipi i njohur si “bibliotekarët hakmarrës” përcjell me miliona tweet për çdo dit. Ata përcjellin dhe Facebookun dhe rrjetat tjera shoqërore nga mbarë bota në të gjitha gjuhët e botës.

Pasqyra e të gjitha këtyre ndodhive shpaloset në nivelet më të larta në Shtëpinë e Bardhë, shkruan agjencia Associated Press.

Ajo krijohet në Open Source Center, që është pjesë e CIA-s, e drejtori i qendrës, Dag Nakvin, thotë se kjo pasqyrë ua mundëson që të parashikojnë se çfarë do të ndodhë. E dinin se do të ketë revolucion në Lindjen e Afërme, vetëm nuk e dini se kur me saktësi do të ndodhë.

Ai në një intervistë për AP tha se pjesa më e madhe e analistëve ndodhet në Virginia, në qendrën e tyre, por se ka pjesëtarë në mbarë botën. Në mesin e qindra analistëve, ndërsa numri i saktë i tyre mbetet sekret, më të suksesshmit janë hakerët kompjuterik të cilët dinë me saktësi të gjejnë gjërat për të cilat të tjerët as që dinë se ekzistojnë, tha Nakvin.

Qendra ka filluar të fokusohet në Twitterin pas vitit 2009 dhe ngjarjeve në Iran, tha ai, e raportet e tyre çdo mëngjes ndodhen në tavolinën e presidentit Barack Obama.

Gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin rrjetat shoqërore, madje edhe ata të cilët më herët nuk kishin kompjuter dhe Internet në vendet e pazhvilluara të botës, tani qasen përmes telefonave celularë. Kjo ndihmon që të kihet një pasqyrë në situatën momentale.

Lokacioni i saktë i qendrës nuk është i ditur, për të parandaluar sulmet e mundshme, shkruan AP.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Androo 06.11.11 11:15

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 F.1106000010625_210

Miliona fëmijë të varur nga Facebook

Gati një milion fëmijë në të gjithë botën, të moshës prej 7-12 vjet janë bërë të varur nga rrjetet sociale si Facebook, dhe hyjne të paktën një herë në ditë në këtë faqe, thotë një studim.

Më saktë, rreth 970.000 fëmijë janë të rregullt në faqe, dhe Facebook-un e kanë bërë një pjesë integrale të jetës së tyre të përditshme, raporton gazeta angleze The Sun.

Të paktën 46 për qind e tyre thonë se ata përdorin Facebook herë pas here. Raporti i analizuar nga Mintel tregon se përdorimi i përditshëm i Facebook është më i zakonshëm në mesin e vajzave të moshës 10 deri në 12 – pasi që 54 për qind e tyre qasen në rrjetin më të madh social në botë.

Rrjetet tjera më të njohura sociale janë Twitter dhe Club Penguin, por frekuenca e vizitave është shumë më e ulët, me më pak se 10 përqind.

Ekspertët thonë se presioni i moshatarëvve është 'motivimi kryesor' për përdorimin e një rrjeti të veçantë shoqëror.

Gati dy të tretat e fëmijëve prej 7 deri në 12-vjeç e përdorin një rrjet social, vetëm sepse edhe miqtë e tyre bëjnë një gjë të tillë.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Luli 21.11.11 13:27

Harroje privatësinë, Facebook monitoron gjithçka!

FACEBOOK po bëhet i frikshëm.

Rrjeti më i madh social saktësisht mund ta di secilin prej website-ve që 800 milionë përdorues në botë e kanë vizituar në 90 ditët e fundit. Këtë e tramsneton USA Today në një shkrim eksluziv. Madje Facebook mund të monitoroj edhe ata që nuk kanë një profil të tyre. Drejtori për zhvillime, Arturo Bejar ka pranuar se Facebook mund të monitoroj njerëzit që përdorin interenetin përmes teknologjisë e njohur si "cookies".

"Është e njëjta teknologji që përdoret për qëllime marketingu nga Google, Adobe, Microsoft, Yahoo dhe kompani të tjera. Ju mund të shqetësoheni pse cdo kush mund ta dinte cfarë web-site po vizitoni? Për para, natyrisht" ka thënë drejtori Bejar.

Megjithatë ai ka pranuar se të dhënat mbesin "shumë konfidenciale" dhe Facebook është shumë i vetëdijshëm. por kush do të garantonte se një ditë, ato nuk do të bëhen publike apo edhe të përdoren pa e ditur njerëzit.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Androo 27.11.11 18:51

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 27tracking_2711111457_1

Cilat tracking informata i mbledh Facebook

Facebook më në fund është përgjigjur publikisht për akuzat e shumta në llogari të trackingut të të dhënave për shfrytëzuesit, posaçërisht atyre që kanë të bëjnë me komunikimin e kompjuterit klient me serverët e Facebook kur shfrytëzuesi është larguar nga shërbimi (logged out).

Arturo Bejar, drejtor i zhvillimit në Facebook, ka bërë të ditur sa vijon: kur shfrytëzuesi logohet, shërbimi ruan listën e shënjuar kohore të të gjitha URL-ve që viziton shfrytëzuesi, dhe i çiftëzon me emrin, listën e miqve, parametrat e Facebook, e-mail adresat, IP adresat, rezolucionin e ekranit, sistemin operativ dhe browserin – në bazë të kësaj fitohen edhe të gjitha ato widgetet si “Miqtë tuaj tani...”

Kur shfrytëzuesi nuk është i loguar, Facebook i ruan të njëjtat të dhëna, por pa emër të shfrytëzuesit, të cilin e zëvendëson me një numër unik, dhe pa listën e miqve dhe parametrave të Facebook. Me këtë rast, kjo kompani ruan të gjitha URL-të të cilat i viziton shfrytëzuesi, dhe në të cilat gjendet ndonjë nga Facebook widgetet si Like ose Share.

Edhe pse Bejar “nxirret” që kjo nuk paraqet tërë internetin, vështirë që sot të gjendet ndonjë faqe që nuk i ka këta butona. Po ashtu, Bejar pohon që Facebook do të mund të ndërlidhte kodin unik me emrin e shfrytëzuesit kur ai logohet, por kanë vendosur që megjithatë të mos e bëjnë këtë.

Nëse krejt këto ju duken tepër ofensive, ekzistojnë disa pluginë për browserët me të cilët mund të pengoni mbledhjen e të dhënave pasi që jeni çloguar nga Facebook.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Androo 30.11.11 20:29

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Images

Politika “e jashtme” e Facebook

Nga fundi i vitit 2008, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zukerberg, mendonte për një tubim politik në Kolumbi. Djaloshi i ri krijoi grupin për të shprehur revoltën kundër lëvizjes guerile FARC.

Dhe, vetëm një muaj më vonë, miliona njerëz në mbarë Kolumbinë dhe botën u tubuan në kundërshtim të kësaj lëvizjeje. Protestat anti-FARC ishin gurgullimat e para të asaj që do të bëhej vala globale e këtij viti. Nisi në Lindjen e Mesme, me miqtë e zemëruar të Facebook-ut, ndërsa reagimi zinxhiror çoi në demonstrata dhe ndryshime jo vetëm në Tunizi, Egjipt dhe Libi – ku despotët tashmë janë rrëzuar – por edhe në Siri, Jemen e Bahrejn, ndërsa më vonë edhe në Spanjë, Izrael, Indi, Britani, SHBA e gjetkë.

Facebook-u vlerësohet të jetë një damar i përbashkët në të gjitha këto lëvizje - ai është shndërruar në infrastrukturë të re të protestave. Por, gjëra më të mëdha pritet akoma të vijnë. Zukerbergu ka nisur të studiojë dialektet Mandarin, për të përgatitur shtytjen e Facebook-ut edhe në Kinë.

Dhe, kush e di se çfarë ndryshimesh mund të ndodhin. Zukerberbu, tre vjet më parë, kishte një aluzion të asaj që do të vinte. “Pas 15 vjetësh, ndoshta do të ketë çdo ditë gjëra të tilla, si ato që ndodhën në Kolumbi”, parashikonte ai.

Duket qartë se korniza e tij në atë kohë ishte shumë më tepër konservatore. Ndërsa, në vitet e ardhshme, ka të ngjarë të shihet ndikim më i madh i këtyre mjeteve online, që po evoluojnë dita-ditës. Facebook-u shumë shpejt do të arrijë 1 miliard përdorues aktivë.

Twitter mund të jetë më i vogël – me 100 milionë përdorues – por grumbullon një turmë të elitës mediatike, politike dhe biznesore. Ajo që e bën Facebook-un aq efektiv në politikë, është fakti se ai fillimisht është mjet social. Në Facebook ju vetëm mund të thoni se “do të jeni në një qendër tregtare” dhe sistemi këtë do t’ua tregojë miqve.

Pra, ju mund t’u thoni edhe miqve në Tunizi se jeni lodhur nga presidenti Ben Ali dhe mesazhi përhapet me shpejtësi të madhe. Por, natyrisht, as Facebook-u dhe as Twitter-i nuk kanë shkaktuar Pranverën Arabe. Mediat sociale mund t’i ndihmojnë njerëzit të organizohen, por nuk mund t’i detyrojnë ata të vënë në rrezik jetën e tyre. Këto dy veçse janë një kombinim nxitës.

Megjithatë, kjo është ajo që si duket i pamundëson Cukerbergut të përsërisë mendimet e 2008-ës, pasi Facebook-u është i ndaluar, pak a shumë me sukses, në Burma, në Kubë, në Iran, në Korenë e Veriut dhe në disa vende të tjera.

Pikëpyetje e madhe mbetet edhe Kina. Derisa Zukebergu thotë se hyrja në këtë shtet është njëri nga prioritetet strategjike të Facebook-ut, është vështirë të imagjinohet se shërbimi do të operojë brenda Kinës pa filtrime dhe censura, të cilat tashmë aplikohen ndaj mediave të tjera sociale në vend.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Odin 03.12.11 19:34

Facebook po nxit vesin e kumarit

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 TexasHoldempoker-300x192

Facebook mund të kthehet shumë shpejt në një makth për të gjithë. Aktualisht rrjeti social po akuzohet se po nxit fëmijët që të luajnë kumar.

Shumë prej të rinjve që janë përdorurit të Facebook një pjesë të mirë të kohës e kalojnë duke luajtur në lojëra fati, ku kreditet virtuale përdoren në vend të parave të vërteta.

Por duke parë suksesin e arritur Facebook po planifikon zëvendësimin e “krediteve virtuale” me para të vërteta dhe kërkon model për këtë transformim.

Kjo mund të ndërtoj një gjeneratë e cila beson se kumari është i sigurt dhe argëtues edhe pse në të vërtet ky ves po shkatërron miliona familje. Studiuesit shprehen që edhe deri tani Facebook ka dhënë efekt pasi ka nxitur që të rinjtë të luajnë kumar virtual duke krijuar idenë se ata mund të fitojnë edhe në kumarin real.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Androo 26.01.12 15:45

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Sherrfacebook

Sherret që nisin nga Facebook-u

Rrjeti social “fytyrë-libër” është kthyer shpesh në arenë sherresh “me libër shtëpie” mes adoleshentëve. Nxehja e parë mes një konflikt fillon virtualisht e më pas të prekurit zbresin në botën reale duke e vazhduar sherrin, këtë herë jo duke goditur tastat e tastierës së kompjuterit, por duke goditur njëri-tjetrin me thika dhe shpesh me armë zjarri.

Sherri i fundit ishte në 18 të këtij muaji ku disa të rinj nga Kashari kanë nisur të shahen në “facebook” e më pas kanë marrë thikat dhe e kanë kaluar këtë histori në realitet. Njëri nga ata është plagosur rëndë, ndërsa dy të tjerët më lehtë.

Sherre të tilla për motive banale ndodhin kryesisht mbrëmjeve pranë ndonjë qendre interneti. Një rast tragjik që ka pasur si zanafillë të njëjtën pikë, është edhe ai i datës 9 shkurt 2010.

Ngjarja ka ndodhur në Kamëz ku autori B. Muçeku 18-vjeçar, nxënës i vitit të katërt në gjimnazin e këtij qyteti, i cili vrau me thikë një 22-vjeçar. Motivi: i kishte ngacmuar motrën në “facebook”.

Në fillim u mendua se ishte një krim në grindje e sipër, por gjithçka u sqarua kur trupi i R. Dishmemës u dërgua në morg, ndërsa Muçeku me pranga në polici. Ai pranoi autorësinë e krimit duke u shfajësuar se vrasjen e kishte kryer pasi 22-vjeçari i kishte ngacmuar motrën në “facebook”.

Ndonëse e reja nuk kishte treguar personalisht, vetë autori duke pasur akses në profilin e së motrës, lexoi disa komente në fotot e saj. Fjalë që nuk i pëlqyen dhe, për më tepër, i kishin lexuar edhe miqtë e tyre të përbashkët në këtë profil.

Një tjetër histori e ngjashme është edhe ajo e ndodhur në Farkë, Tiranë. Dy kushërinj ishin konfliktuar me njëri-tjetrin dhe përdorën fjalë fyese në profilet përkatëse në “facebook”.

Duke ditur moshën që mund të bëjë çudira dhe hatara, më të rriturit tentuan të shuajnë sherrin. U takuan në një lokal të lagjes, por pas disa minutash tentative për të sqaruar e gjetur fajtorët, shpërtheu zënka mes të rriturve, ndërsa dy adoleshentët aq kërkonin për sherrin.

Tragjedia arrin kulmin në rastin e juristes 32-vjeçare Aurora Trashani. Vajza kishte njohur një djalë nëpërmjet rrjetit social dhe pikërisht prej tij do gjente edhe vdekjen. Ajo u qëllua 60 herë me thikë dhe më pas, banesës ku jetonte iu vu flaka për të mbuluar gjurmët.

Sipas hetuesve, ngjarja u zbardh gradualisht pasi u futën në profilin e saj në “facebook”. Aty panë se ndërmjet Trashanit dhe një djali që jetonte në Gjermani, kishte pasur konflikte. E reja nuk jeton më dhe shkak u bë një njohje e gabuar në rrjetin social.

Dhe si shumicën e frymëzimeve të këtyre sherreve, edhe këtë herë në mes është femra. Në 13 gusht të vitit të kaluar në orën 2:45 të natës ka plasur një sherr në lagjen “Komuna e Parisit” ku kanë marrë pjesë 15 adoleshentë, dhe shkaku kanë qenë disa fyerje që ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin në rrjetin social “facebook”, pasi kishin ngacmuar të dashurat e njëri-tjetrit.

Facebook mund të çojë në divorc!

Në jo pak raste faqja sociale po kthehet në shqetësim shoqëror. Kjo duket edhe nga konfliktet mes çifteve të të rinjve. Nëse një adresë elektronike mbetet thuajse krejtësisht personale, faqja “facebook” mundëson akses edhe për të tjerët, jo vetëm miqtë, por edhe miqve të miqve… Çifte të rinjsh shpesh kalojnë me imtësi faqet e njëri-tjetrit, të shtyrë nga interesi, por edhe dyshimet e xhelozisë.

Ajo çfarë gjejnë, mund të jetë një shkak për të nisur një konflikt. Nëse shohin që bashkëshorti ose bashkëshortja ka në listën e miqve ish-të dashurin ose të dashurën, ky mund të jetë një motiv për të nisur debate. Po ashtu komentet që bëhen publike mund të interpretohen në forma të ndryshme. Dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur “fajtori facebook” ka nxitur dyshime bashkëshortore që kanë sjellë divorcin.

Ka edhe të mira…

Joshja kryesore e rrjetit më të suksesshëm social, padyshim ka qenë mundësia që të jepte për të rilidhur kontaktet me miq e të afërm të larguar, shokë të vjetër e të rinj. Por me kalimin e kohës, ndodh e njëjta gjë që ndodh në jetën reale, në gjimnaz, universitet apo në punë: “Miqtë” dhe “shokët” fillojnë të seleksionohen dhe mbeten vetëm ata me të cilët vërtet të lidh diçka.

Ndërsa ana tjetër e medaljes është më dramatike: Teprimi me “facebook”-un dhe qëndrimi nonstop para kompjuterit apo celularit shndërrohet në neurozë, fiksim dhe, në fakt, bën efektin e kundërt. Sepse të shkëput nga miqtë dhe jeta e vërtetë.

16 shtator 2009

Një adoleshent është plagosur me thikë nga moshatari i tij në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri”, në Tiranë. Sherri mes dy 14-vjeçarëve kishte nisur pas disa fyerjeve në “Facebook” dhe më pas ka përfunduar në thika. Adoleshenti R. Elezi ka dalë jashtë rrethimit të shkollës dhe është kthyer me një thikë, duke plagosur nxënësin E. P.

28 janar 2010

Një sherr i nisur në “Facebook” mes dy gjimnazisteve ka përfshirë në konflikt edhe familjarët e tyre në një shkollë të Farkës në Tiranë, të cilët kanë shkuar për të zgjidhur problemin mes nxënësve, por janë përfshirë edhe vetë, duke u goditur me grushte. Protagonistë të ngjarjes kanë qenë vëllezërit e nxënësit B.Topçiu, që kanë plagosur kushërinj të gjimnazistit G. Mustafa.

9 shkurt 2010

Bukurosh Muçeku, 18 vjeç, nxënës i vitit të katërt në gjimnazin e Kamzës, ka vrarë duke qëlluar me thikë një emigrant i cili i kishte ngacmuar motrën në Facebook. Viktima Robert Dishmema, 22 vjeç, i cili sapo ishte kthyer nga Greqia, është qëlluar për vdekje nga adoleshenti, i cili ka pranuar autorësinë duke thënë se Dishmema i ka ngacmuar motrën në Facebook.

29 prill 2011

Ngjarja në shkollën “Lapraka e Re”, në Tiranë, ka ndodhur pas një zënke mes dy shokëve të klasës, në rrjetin social të “Facebook”. I dëmtuari, 15-vjeçari Olsi Belba, ka debatuar në “Facebook” me bashkëmoshatarin e tij dhe, sipas deklarimeve që shoku tjetër i klasës ka dhënë në polici, Belba i ka sharë motrën.

Sipas tij, debati fillimisht ka nisur me shaka, duke shkëmbyer batuta të ndërsjella në profilet e tyre të “Facebook”-ut, derisa situata është tensionuar, kur i dëmtuari i ka sharë motrën shokut të klasës. Më pas, ky i fundit ka lajmëruar për ndihmë dy kushërinjtë e tij më të mëdhenj, Kreshnik Ferrollarin, 22 vjeç dhe Fatjon Hysën, 21 vjeç, duke u ankuar se Olsi e kishte ofenduar nga nderi i motrës.

6 mars 2011

Ngjarja e bujshme për juristen e Autoritetit të Konkurrencës, Aurora Trashani, ka si zanafillën rrjetin social. Ajo u vra nga një person të cilin e ka njohur në “Facebook”, disa kohë para 2 shkurtit 2011, kur 32-vjeçarja u gjet e vdekur në banesën e saj në Tiranë. Gjatë kryerjes së veprimeve për zbardhjen e vrasjes së Trashanit, është arritur të gjenden një numër mesazhesh të shkëmbyera mes saj dhe autorit të vrasjes në postën e rrjetit social.

Mesazheve e shkëmbyera mes të dyshuarit dhe viktimës në “Facebook”, Trashani pak ditë para vrasjes, i kishte komunikuar personit tjetër se donte të shkëpuste marrëdhënien me të. Pasi ka marrë këtë lajm, i dyshuari ka ardhur në Shqipëri nga Gjermania dhe mbrëmjen e 1 shkurtit rreth orës 09:30, ka shkuar në banesën e Aurora Trashanit. Aty dyshohet se mes viktimës dhe vrasësit ka nisur një debat, i cili ka përfunduar me vrasjen e 32-vjeçares. Të nesërmen ajo u gjet pa jetë, ndërsa banesa ishte djegur.

13 gusht 2011

Një grup adoleshentësh janë përfshirë në një sherr masiv teksa ndodheshin në një qendër interneti, në zonën e Tiranës së Re. Sipas policisë, 15 persona kryesisht të moshave 13, 14 dhe 15-vjeçare janë përleshur me njëri-tjetrit, fillimisht në lokalin ku ndodheshin e më pas janë zhvendosur jashtë. Nga përplasja fizike kanë mbetur të plagosur dy protagonistët kryesorë, edhe i dëmtuari, edhe autori.

Sherrit mes 15 adoleshentëve kanë qenë disa fyerje që ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin në rrjetin social “Facebook”, pasi kishin ngacmuar të dashurat e njëri-tjetrit. Nga këqyrja në vendin e ngjarjes u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë dhe një tullë që kanë shërbyer si mjetet e krimit.

18 janar 2012

Një konflikt që ka si zanafillës rrjetin social “Facebook” ka shkaktuar një përplasje fizike mes disa të rinjsh. Ngjarja ka ndodhur në Kashar. Si pasojë Andi Hyka, 19 vjeç, ka mbetur i plagosur me thikë ndërsa dy të tjerë kanë marrë disa dëmtime të lehta nga përplasja fizike.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Ushtari i krishtit 26.01.12 19:30

facebook eshte mjeti me i mir per te pergjuar njerezit edhe per ti pasur nen kontroll produkt masonik
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  tetari 26.01.12 21:30

Facebooku ia ka lehtesuar punen dhe koston sherbimeve sekrete
tetari
tetari

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Berti69 10.02.12 0:36

Facebook dhe ndikimet e tij

Shoqëria përbëhet nga grupe të ndryshme njerëzish të cilët kanë marrëdhënie të ndryshme me njëri tjetrin. Këto marrëdhënie kanë ardhur duke u bërë më të komplikuara në botën e sotme.

Si pasojë e zgjerimit të mediave publike, janë zgjeruar edhe marrëdhëniet sociale dhe tashmë sociologët propozojnë mënyra të reja komunikimi të cilat janë të lidhura ngushtë me mediat dhe në veçanti me internetin.

Mediat e reja duke krijuar një botë të re sidomos në fushën e marrëdhënieve sociale mes njerëzve kanë shkaktuar ndryshime të konsiderueshme në komunikimin mes njerëzve. Mund të thuhet se metoda më e re e komunikimit janë “rrjetet sociale” në internet të krijuara vitet e fundit.

Këto rrjete kanë ndikuar shumë në shkurtimin e distancave mes abonentëve të tyre duke u krijuar atyre mundësi të shumta. Në pamje të parë, në rrjetet sociale të gjithë abonentët duken sikur janë në të njëjtin nivel dhe shfrytëzojnë këto rrjete përtej kufijve politikë dhe gjeografikë.

Prirja gjithnjë në rritje e abonentëve për të përdorur këto rrjete sociale, dëshmon se këto rrjete po ndikojnë shumë në zgjerimin e botës kibernetike. Në këtë mes rrjeti social Facebook është në pararojë dhe konsiderohet si rrjeti social më i madh në botë.

Facebook u krijua në vitin 2004 nga një i ri i quajtur Mark Zuckerberg. Ai e projektoi këtë sajt në dhomën e tij në universitetin Haward në SHBA si njëwebsajt social vetëm për studentët e Hawardit. Por sajti i tij i kaloi kufijtë e një universiteti dhe brenda një jave në këtë sajt u abonuan miliona njerëz duke e kthyer këtë sajt në një rrjet social të gjerë dhe me ndikim.

Ky rrjet social përveç krijimit të mundësisë për krijimin e njohjeve dhe miqësive të reja, u kthye në një forum për shkëmbimin e mendimeve mes njerëzve dhe sidomos të rinjve. Mundësia që një i ri të shkëmbejë mendimet dhe idetë e tij me të rinjtë e tjerë në mbarë botën nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook, u bë shkak për zgjerimin e këtyre rrjeteve në internet.

Kjo u bë shkak që të krijohen lidhje më të afërta e më të gjera duke i kthyer rrjetet sociale në pjesë të pandarë të jetës së shumë njerëzve duke lënë ndikime pozitive dhe negative në jetën e tyre. Disa ekspertë janë të mendimit se me ndihmën e këtyre sajteve komunikimi mes njerëzve hyri në një fazë të re dhe njerëzit mund të mësojnë më lehtë dhe më shpejt mbi njëri tjetrin.

Por nga ana tjetër, disa ekspertë janë të mendimit se rrjetet sociale si Facebook krijojnë edhe shumë probleme. Mbi bazën e studimeve të reja të kryera nga LarryRosen, profesor i psikologjisë në universitetin shtetëror të Kalifornisë, përdorimi tej mase i Facebook-ut mund të forcojë ndjenjën e mendjemadhësisë, të shtojë sjelljet antisociale, të krijojë emocione të forta dhe stres tek të rinjtë.

Në studimin e Rosenështë vërtetuar se përdoruesit e Facebook-ut, si fëmijët ashtu edhe të mëdhenjtë janë prekur nga sëmundje psiqike. Sipas sajtit Facebook, çdo ditë në këtë sajt shtohen 200 mijë abonentë të rinj dhe ky rrjet i madh social ka qindra miliona abonentë.

Popullariteti në rritje i këtij sajti me abonentë kryesisht të rinj, ka krijuar një perspektivë të konsiderueshme për lojtarët e mëdhenj e të pangopur të fushës së internetit dhe duket se secili prej tyre synon të kontrollojë një pjesë të këtij sajti.

Nga ana tjetër, ky sajt po shfrytëzohet edhe për realizimin e programeve politike dhe sociale. Rrjetet sociale si Facebook, në pamje të parë duket se janë ndërtuar për krijimin e një atmosfere për praninë elektronike të njerëzve në shoqëri. Por në brendësi, të gjitha këto rrjete janë në shërbim të qendrave mediatike dhe informative.

Megjithëse regjistrimi në këto sajte është falas, në realitet asgjë nuk është falas dhe abonentët një pjesë të madhe të informacioneve të jetës së tyre private i vënë në shërbim të këtyre sajteve. JulianAsange, themeluesi i sajtit Wikileaks thotë:”Facebook është mjeti më i urryer i spiunimit i krijuar deri tani.

Çdokush që shton në këtë sajt informacionet e tij dhe të shokëve dhe të afërmve të tij duhet ta dijë se po u shërben falas organeve informative të SHBA.” Sipas tij, Facebook është një thesar informacioni me emrat dhe të dhënat e njerëzve të cilat abonentët në mënyrë të pavetëdijshme i vënë në shërbim të këtij rrjeti social i cili shfrytëzohet nga shërbimet informative dhe agjenturore të Amerikës.

Shfrytëzimi i informacioneve të regjistruara në Facebook nga ana e shërbimeve sekrete amerikane, e bën këtë sajt një mjet të rrezikshëm kundër popujve. Nga ana tjetër, shumë specialistë janë të mendimit se rrjetet sociale si Facebook shkaktojnë probleme të rënda për të rinjtë dhe për familjet.

Kohët e fundit disa avokatë amerikanë deklaruan se Facebook ka qenë shkaktari i 1/5 së divorceve në Amerikë. Mundësitë e shumta që ofron ky sajt janë bërë shkak qëbashkëshortët të kenë më shumë mundësi për të tradhtuar njëri tjetrin. Madje gratë dhe burrat përdorin Facebook-un për të mësuar mbi tradhtitë e njëri tjetrit.

Gjithashtu të rinjtë e përdorin këtë sajt për marrëdhënie jonormale dhe fatkeqësisht informacionet e tyre shfrytëzohen nga njerëz oportunistë duke i dhënë një goditje të rëndë shpirtërore të rinjve.

Sipas statistikave të publikuara në Maj 2011, numri i abonentëve në Facebook i ka kaluar 700 milionë njerëz ku 70 % e tyre janë abonentë jashtë SHBA. Numri më i madh i abonentëve janë nga SHBA, ndërsa vendin e dytë për abonentë në këtë sajt e ka Indonezia.

Padyshim nuk mund tëpengohet anëtarësimi i këtij numri të madh njerëzish në këtë sajt, por mundet që ndaj tyre të veprohet me më shumë ndjenjë dhe përgjegjësi. Do të ishte mirë që sajte të tilla si Facebook të shfrytëzoheshin për forcimin e ndjenjës së miqësisë dhe harmonisë mes njerëzve dhe për reformimin e shoqërisë.

Rasti i publikimit të fotos së të riut tunizian Muhamed BuAzizi 26 vjeçar në Facebook, ndihmoi shumë në fillimin e protestave kundër regjimit diktatorial në Tunizi dhe të valës së zgjimit të popujve.

Të rinjtë tunizianë të irrituar nga kjo foto dolën nëpër rrugë duke shprehur urrejtjen kundër regjimit të diktatorit Zejnulabedin Ben Ali. Kanë kaluar 9 muaj nga fillimi i valës së zgjimit islamik tek vendet muslimane dhe popujt e sidomos të rinjtë, përkundër dëshirës së padronëve të Facebook-ut,po e shfrytëzojnë këtë sajt për organizimin e protestave kundër regjimeve totalitare në vendet arabe.

Kjo ka ndodhur edhe në vendet perëndimore dhe gjatë protestave në Angli të rinjtë e shfrytëzuan Facebook-un për organizimin e protestave të tyre. Për këtë arsye, disa qeveri perëndimore i kërkuan këtij rrjeti social që në rastet kur kërcënohen interesat e tyre, të ndalë disa shërbime dhe kjo kërkesë është pranuar nga padronët e këtij sajti.

Në përgjithësi mund të thuhet se megjithë ndikimet negative të Facebook-ut, popujt gradualisht po e përdorin këtë rrjet të gjerë social në rrugën e interesave të tyre dhe të vendeve të tyre.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Zattoo 12.03.12 17:43

“Facebook”, shkak për 1/3 e divorceve në Britaninë e Madhe

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Facebook_divorce1

Një e treta (33%) e divorceve në Britaninë e Madhe në vitin 2011 kanë ndodhur për shkak të “Facebook”-ut, nga një e pesta (20%) në vitin 2009.

Sipas një studimi të kryer nga uebsajti “Divorce-Online”, i cili hetoi të dhënat e 5 000 divorceve, tre ishin sjelljet kryesore “të paduruara si argumentet në gjykatë nga partnerët” në lidhje me “Facebook”-un.

1.Sjellje të papërshtatshme kundrejt seksit të kundërt.

2.Sjellja ose veprimet e bashkëshortit/es dalin në “Facebook”, ndërkohë që personi në fjalë nuk e kishte informuar partnerin lidhur me këtë.

3.Çiftet e ndara më parë rifillojnë komunikimin, dhe bëjnë komente të papërshtatshme mbi njëri-tjetrin.

Sjellja ose veprimet e bashkëshortit/es dalin në “Facebook”, ndërkohë që personi në fjalë nuk e kishte informuar partnerin lidhur me këtë.

Siç ndodh me përqindjen e përdorimit, “Facebook” tregon supermaci kundrejt rrjeteve të tjera sociale edhe në ndarjen e çifteve. “Twitter”raportohet të ketë qenë shkak për ndarjen e vetëm 0.4 për qind të çifteve të divorcuara.

“Rrjetet sociale janë kthyer në një mjet primar komunikimi, duke tejkaluar mesazhet dhe e-mailet. Nëse ndokush kërkon të ketë një marrëdhënie apo flirt me seksin e kundërt, atëherë ‘Facebook’-u është rruga më e lehtë”, tha një opinionist i “Divorce-Online”.

“Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm për atë se çfarë shkruajnë në murin e tyre pasi gjykatat po i përdorin këto të dhëna gjithnjë e më shumë si prova në gjyq qoftë për ndarjen e pasurisë qoftë për kujdestarinë ndaj fëmijëve”, shtoi ai.

Fatjon Prroni
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Zattoo 12.03.12 17:50

"Facebook-ut", shkak depresioni

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Facebook10

Një studim i realizuar në Suedi ka treguar se një e katërta e përdoruesve të “Facebook”-ut hyjnë në depresion ose mbyllen në vetvete duke parë fotot e lumtura të të tjerëve.

Sipas një ankete të zhvilluar nga një grup i degës së psikologjisë në universitetin e Göteborgut, bëhet e ditur se përdoruesit e “Facebook”-ut hyjnë në depresion kur krahasojnë jetën e tyre me jetën e personave të tjerë në këtë rrjet social.

“Njerëzit ndajnë në ‘Facebook’ momentet dhe fotot më të bukura të jetës së tyre. Shpërndarje të tilla ndikojnë në keqkuptimin e të tjerëve. Sepse në ‘Facebook’ ju nuk mund të shihni "realitetin" apo çastet e hidhura por vetëm momentet e bukura.

Të bëhesh xheloz për jetën virtuale të dikujt tjetër ka hyrë në mesin e problemeve të përhapura tek personat që frekuentojnë faqet sociale” u shpreh, Leif Dent (pjesëtar i grupit) duke e krahasuar këtë situatë me një jetë të rreme.

Sipas një lajmi të “DegensNyheter” në të cilin theksohet se gjysma e popullsisë së Suedisë ka një adresë të hapur në “Facebook”, femrat rezultojnë më të varura sesa meshkujt.

Aisa Kokiçi

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Zattoo 21.05.12 13:53

FBI ndërhyn në Facebook e Google+

Hetuesit në FBI mund të thuhet që nuk janë të lumtur që rrjetet shoqërore si Facebook ose Google+ nuk e kanë të njëjtin lloj të aftësisë për të përgjime që telefonat i kanë pasur për dekada të tëra

SHBA- Nëse kontaktet në industri që janë përmendur nga CNET janë të sakta, stafi i lartë në zyre ka qarkulluar një amendament që do të kërkonte që uebfaqet e mbështetura në komunikime me bazat me përdorues të shumtë të përfshijnë një derë të pasme për agjentët federalë për të futur hundët tek të dyshuarit, shkruan “pcworldalbanian”.

Kjo ende do të përfshinte të njëjtën kërkesë për një urdhër gjykate si për thirrjet telefonike, edhe nëse bartësit në Shtetet e Bashkuara e gëzojnë imunitetin për bashkëpunim me ndonjë përgjim të paarsyetuar.

Ashtu siç mund të pritet, ndërmarrjet teknologjike dhe avokatët për të drejtat e njeriut e pëlqejnë objektin e Fondacionit për Kufijtë Elektronikë për të thelluar qasjet e mëtutjeshme të Asistencës së Komunikimeve për Aktin për Zbatim të Ligjit (CALEA) dhe Apple mendohet që do të lobojë kundër ndonjë përkufizimi tjetër që mund të kërkojë një kanal të pasëm për qeverinë për shërbimet audiovizuale si FaceTime ose Skype.


Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Fikrro 06.06.12 14:53

Facebooku është duke iu mërzitur njerëzve

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Images

Njerëzve është duke iu mërzitur Facebooku. Këtë ka zbuluar një sondazh Reuters/Ipsos, që ka regjistruar sesi rreth 34% e përdoruesve e përdor më pak rrjetin shoqëror, sesa e bënte 6 muaj më parë, ndërkohë që vetëm 20% e përdorin më shumë.

Një rënie e pritshme, përdersa pjesa më e madhe e përdoruesve të instrumenteve të reja kalon një fazë të parë të dashurisë me lojën e re dhe më vonë, pas një kohe, interesi bie. Ndodh për videolojërat, apo edhe produktet e tjera, por ndodh edhe për rrjetin shoqëror.

Kjo vjen si një lloj alarmi për kompaninë dhe për investitorët, që nga futja në Bursë kanë regjistruar një humbje të rëndësishme. Debutimi në Bursë nuk i ka pëlqyer 44% të të intervistuarve në sondazh dhe që tani, shoqëruar edhe me lajmet e funditn negative, rrezikon të fundoset edhe më shumë përsa i takon kuotimit.

Problemi i rrjetit të famshëm shoqëror, tashmë është të ndezë interesin e 900 milionë të regjistruarve, ndonëse shumë prej tyre janë thjesht virtualisht, përderisa një pjesë e mirë e tyre është regjistruar dhe nuk hyn prej kohësh. Arsyeja kryesore përse 34% e përdoruesve ka reduktuar praninë në Facebook rezulton se është pikërisht fakti i të bërit të mërzitshëm.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Jon 18.12.12 23:06

Gjermania kundër “Facebook”

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Faccebook007

Autoritetet gjermane përballen me rrjetin shoqëror “Facebook”, mbi emrin e përdoruesve të kësaj faqeje, raportoi “BBC” të martën.

Rrjeti shoqëror detyron përdoruesit e tij që të vendosin emrin e tyre të vërtetë ose të paktën, një emër standart, me emër dhe mbiemër, në profilet e tyre.


Megjithatë, sipas ligjit gjerman, përdoruesit e internetit kanë të drejtë të përdorin nofka në aktivitetin e tyre virtual dhe Gjermania pretendon nga rrjeti që të lejojë aplikimin e pseudonimeve, për të respektuar ligjin vendas.

Në kundërpëgjigje, “Facebook” u shpreh se do të luftojë me vendosmëri këtë ligj dhe se mënyra se si bëhen emërtimet aktuale në faqe, përmbush kriteret e kërkuara nga autoritetet europiane.

Sipas rrjetit shoqëror, aplikimi i këtij ligji dhe lejimi i përdoruesve që të fshiheshin pas pseudonimevë të tyre, do të ndryshonte karakterin e faqes dhe do të inkurajonte përdorimin e paligjshëm të saj, pa pasur frikë nga rrjedhojat që mund të vijnë si një shkelës i identifikuar.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Odin 16.06.13 1:17

16.06.2013
Facebook merr 1500 kërkesa spiunazhi në muaj

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Facebook-data

Facebook ka marrë rreth 9000 apo 10000 kërkesa për të dhënat e përdoruesve nga entitetet qeveritare amerikane, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2012, bën të ditur kompania.

Firma në fjalë, një rrjet social gjigant në mbarë botën, ka thënë se kërkesat kishin të bënin me 18-19 mijë llogari përdoruesisht dhe mbulonin cështje kriminale dhe ato të sigurisë kombëtare.

Raportet e rrjedhura nga një ish-punonjës qeveritar, i CIA-s, gjatë këtij muaji, kanë sugjeruar një operacion spiunazhi elektronik shumë herë më të madh, nga sa ishte menduar më parë.

Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se programet kanë ndihmuar të ndalen disa sulme terroriste.

Ted Ullyot, pjesë e stafit të Facebook, tha përmes një postimi në “blog”-un e kompanisë, se kërkesat i përkisnin një rangu të gjerë hetimesh, përfshi fëmijë të humbur, të arratisur federalë, krime të vogla lokale dhe kërcënime terroriste.

Ullyot nuk tregoi se deri në çfarë mase kompania plotësoi kërkesat amerikane, por tha se Facebook ka mbrojtur “me agresivitet” të dhënat e përdoruesve të tyre.

“Ne kemi refuzuar vazhdimisht disa kërkesa të tilla të drejtpërdrejta, ose kemi kërkuar nga qeveria të ulë ndjeshëm kërkesat e saj, ose thjesht i kemi dhënë qeverisë shumë më pak të dhëna nga sa kërkonin”, tha ai.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Odin 26.06.13 8:19

Njerëzit mund të gjejnë lehtësisht informacionet tuaja në Facebook


Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Facebook-siguri_501804

Një zhvillues i telefonëve mobil i quajtur Brandon Copley deklaroi pas një kërkimi se më shumë se 2.5 milionë numra telefonësh ishin lehtësisht të gjendur në opsionin e Facebook Graph Search, ku përdoruesit nuk i kishin ndryshuar parametrat e sigurisë publikë të informacioneve të tyre.

Copley tha se ia raportoi kërkimet rrjetit social Facebook sepse ai e konsideronte mundësinë për të gjetur informacione mbi numrat, për shkak të rrjedhjes së sigurisë.

Por rrjeti social deklaroi se kërkimet mbi numrat e telefonit nuk janë një problem.

Aktualisht avokatët e kompanisë Facebook akuzojnë Copley se ka marrë informacione pa shpërblim. Por akuzuesi u mbrojt duke u vetëquajtur si personi i cili po përpiqet të ndihmojë përdoruesit për të ruajtur të dhënat.

Si të përdorim parametrat e sigurisë?


Facebook-u në janar prezantoi Graph Search, duke mundësuar që të dhënat në Facebook të jenë në kërkim nga të tjerët, në rastet kur informacioni publik është lehtësisht i gjendur.

Ju mund të kontrolloni për sigurinë e informacionit tuaj duke ndryshuar dhe punuar mbi parametrat e sigurisë dhe duke siguruar që mund të mbroni çdo të dhënë tuaj.

Ekzistojnë shumë konfuzion me parametrat e sigurisë, gjithsesi mundohuni të siguroni sa më shumë që të mundeni.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Zattoo 30.06.13 13:28

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 03_10010
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Zattoo 15.03.14 20:31

Facebook kritikon Obamën për privatësinë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Markvsobama_thumb_medium400_0

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg i shprehu zhgënjimin e tij Presidentit amerikan, Barak Obama për përgjimet e Internetit.
I cilësuar si “Ati” i rrjetit të parë social, Zuckerberg postoi një mesazh në faqen e tij, ku dukej qartë se ishte i revoltuar për mënyrën se si administrata e Barak Obama po menaxhon çështjen e survejimit të privatësisë.

“I kam kërkuar personalisht Obamës më shumë transparencë, por për momentin çdo reformë më duket edhe më e largët. Qeveria amerikane- tha 29-vjeçari – duhet jetë kampion i Internetit dhe jo një kërcënim për të. Kur motorët tanë punojnë pa u lodhur për të përmirësuar sigurinë- tha ai- ne mendojmë se po ju mbrojmë kundër kriminelëve dhe jo nga qeveria jonë”.

Komentet e tij vijnë një ditë pas raportimeve se Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA, kishte imituar serverin e Facebook-ut për të “infektuar” kompjuterët që ishin vënë në shënjestër. Për NSA, këto raportime nuk janë të sakta. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kejtlin Hejden tha se Presidenti kishte folur me Zuckerberg-un të mërkurën në mbrëmje, pas publikimit të raportimeve të fundit në media, mbi aktivitetet e fundit të shërbimeve sekrete të SHBA-se. Por ajo nuk dha detaje te tjera.

Të gjitha faktet që lidhen me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë janë publikuar nga ish-nëpunësi i saj, Edward Snowden. Sipas dokumenteve që ai zotëron, agjencitë kishin mundësi te hynin në nëntë kompanitë më të mëdha të teknologjisë: Microsoft, Yahoo, Google, Facebook, AOL, Skype, YouTube dhe Apple. Të gjitha kompanitë e përmendura, mohuan të ishin të përfshira në këto operacione përgjimi.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Luli 13.07.14 15:48

Facebook më i mirë se FBI për identifikim të fytyrave

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 20140713152048803646

Teknologjia e falënderon “tag”-un ku përmes së cilës ju mund t’i gjeni shumë lehtë miqtë tuaj në Facebook përmes fotove, dhe duke u bazuar në këtë, FBI ka paguar rreth një miliard dollarë për të krijuar një sistemin të ri i cili bën identifikimin e fytyrave.

Testimi i dy teknologjive është bërë nga fondacioni “Electronic Frontier” dhe zbuloi se vetëm 85 për qind e sistemit të ri “NGI” që përdor FBI, krahasohet me sistemin e Facebookut, i cili punon në 97 për qind të rasteve.

Sistemi i FBI-së gaboi, kur është fjala për fotografitë e të dyshuarve, në shtatë përpjekje vetëm një herë.

Nga ana tjetër, ekspertët ankohen se baza e të dhënave e Facebookut ka 250 miliardë foto, ndërsa e FBI-së vetëm 50 milionë.

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 20140713152042969
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Berti69 21.07.14 14:45

Julian Assange: Facebook është një "makinë spiunimi"

Julian Assange, themeluesi i Wikileaks rreth Facebook-ut ka thënë:

"Këtu kemi bazën e të dhënave më të plota të popullsisë së botës, emrin e tyre, marrëdhëniet, adresën e tyre, vendndodhjen dhe komunikimet e tyre me të afërmit e tyre, të gjitha të hapura për shërbimet e inteligjencës amerikane ".
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Zattoo 14.08.14 12:46

5 arsye pse duhet ta mbyllni Facebook-un

Të gjithë personat që janë ‘të varur’ pas Facebook-ut, duhet ta pranojnë, Facebook-u është një problem. Të kesh një adresë në Facebook mund të jetë një gjë e mirë, pasi lidhesh me miqtë e tu që ndodhen afër dhe larg. Por nga ana tjetër mund të jetë tepër e bezdisshme kur sheh postime të të tjerëve, jeta e të cilëve duket me e bukur se e jotja. Kështu që ne po ju japim disa arsye, që vërtetojnë se përse të mbyllësh një adresë në Facebook është një gjë e mirë.

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Facebo10

Më tepër kohë për veten

Ideja për të mbyllur Facebook-un është gjëja e duhur për të bërë. Varësia ndaj këtij rrjeti social, bën që në çdo kohë e në çdo moment të jesh i varur pas manisë për të kontrolluar mesazhet, lajmet dhe komentet. Të mbyllësh një adresë në Facebook, do të thotë të kesh më tepër kohë për veten dhe për të tjerët.

Shpëton nga statuset ‘e lumtura’ të të tjerëve

Ajo që tek Facebook është pozitive, është mënyra për të të kujtuar mbi ditëlindjet e shokëve dhe shoqeve apo edhe kohën dhe datën e aktiviteteve të tjera me rëndësi. Por kur ti je duke punuar, dhe dikush poston foto dhe statuse me temë pushimesh dhe qejf, kjo nuk duket gjë e mirë. Një tjetër arsye pse të mbyllësh Facebook-un është një gjë e mirë, është se shpëton nga lajme të tilla.

Mund të jesh më produktiv

Të themi të drejtën, Facebook të merr kohë shumë. Nëse e llogarisni kohën që mund të shpenzoni me të, nga mëngjesi deri në darkë do të habiteni. Nëse e mbyll adresën në Facebook do të kesh mundësinë që të jesh më produktiv në angazhime të tjera, të lexosh një libër ose të stërvitesh.

Më tepër i pranishëm

Kur nuk mendon se si të përshkruash një moment tëndin në Facebook në një postim, gjatë kohës që ke dalë me shokët, mund të përjetosh më tepër atë moment. Ideja për të postuar gjithçka në Facebook, ku ndodhesh, çfarë po bën etj, të shkëput nga shijimi i momentit.

Do të kurohesh nga varësia pas Facebook-ut

A ka ndonjë rrugë për ta përdorur Facebook-un në një mënyrë më të shëndetshme për veten? Ju duhet ta gjeni këtë rrugë, dhe të mos krijoni varësi ndaj Facebook-ut.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  gjilanasi 14.02.15 23:32

Etja për të dhëna e Facebook-ut

Facebook kërkon sa më shumë të dhëna. Përdoruesit ose do ta pranojnë këtë, ose do të largohen prej tij. Pakti faustian midis gjigantëve të internetit dhe përdoruesve bëhet gjithnjë e më i qartë. mendon Matthias von Hein.

"Ti nuk je klient i koncerneve të internetit, ti je produkti i tyre". Kështu është shprehur në mënyrë konçize pionieri i internetit Jaron Lanier. Këtë mesazh qendror e bën të ditur që në faqen e parë libri i tij "Kujt i përket e ardhmja?" Në këtë libër Lanier - që vitin e kaluar mori Çmimin e Paqes të Tregtisë Gjermane të Librit- analizon tendencat aktuale në ekonominë e rrjetit. Rezultati: tendenca ecën në drejtim të "Big Data", në drejtim të përgjimit total dhe shfrytëzimit të mëtejshëm komercial. Facebooku e nxit këtë tendencë me rregullat e reja të biznesit.

Përsa i përket së ardhmes: janë tregjet financiare ato që bëjnë biznes me shpresat për të ardhmen. Dhe ato e vlerësojnë Facebook-un aktualisht me rreth 200 miliardë dollarë, 65% më tepër se një vit më parë. Bursistët duken shumë të bindur: Facebook-u do të ketë një pjesë të rëndësishme në të ardhmen. Dhe nuk mund t'i keqkuptosh për këtë që thonë: vitin e fundit, fitimi i pronarit të rrjetit më të madh social ishte rreth tre miliardë dollarë: me reklama. Me reklama të personalizuara. Të orientuara qartë te cilësitë vetjake të përdoruesve- ashtu si i llogarisin ato algoritmet e Facebook-ut. Ato janë sekrete. Po sa mund të mësosh për një njeri, vetëm nga klikimi që ai i bën butonit "Like", këtë e publikuan në mes të janarit shkencëtarët e universiteteve Stanford dhe Cambridge.


Likes zbulojnë personalitetin

Ekipi amerikano-britanik ka zhvilluar një algoritëm, i cili pasi analizon 100 deri 150 "Likes" arrin në informacione më të sakta për karakterin e një njeriu se sa bashkëshorti apo bashkëshortja e atij personi. Dhe Facebook-u nuk njeh vetëm "Likes" tonat: ne postojmë lajme, fotografi, transmetojmë mesazhe, pasione, interesa. Gati 900 milionë përdorues kujdesen që me përdorimin e përditshëm profilet të jenë gjithmonë aktuale, rreth 1,4 miliardë janë një herë në muaj aktiv në Facebook. Lakminë për të dhëna të Facebook-ut nuk e kënaq dot as kjo rrjedhë e majme me informacione personale.

Tani te Facebook-u po hyjnë në fuqi rregulla të reja të biznesit. E reja kryesore: në të ardhmen Facebook-u kërkon të dijë se ç'bëjnë përdoruesit e tij edhe jashtë Facebook-ut. Dhe Facebook-u kërkon të dijë edhe se ku ndodhemi ne në një moment në jetën reale. Në fund të fundit, një e katërta e përdoruesve i përdor me smartfon shërbimet e Facebook-ut. Dhe çfarë tjetër mund të sillte më shumë sukses për Facebook-un se sa vërshimi i reklamave nga firmat përreth vendit ku ndodhemi?


"Ha ose vdis"

Madje edhe Bundestagu u mor me rregullat e reja. Në Komisionin Juridik deputetë dhe specialistë të të dhënave e kritikuan Facebook-un për mënyrën si i përdor të dhënat e përdoruesve. Por në të kaluarën Facebook-u e ka bërë veshin shurdh ndaj kritikave të tilla - njësoj si edhe Google dhe kompani. Gjigantët e internetit janë mësuar që t'i përcaktojnë vetë rregullat për botën digjitale.

E vetmja alternativë që i mbetet përdoruesit: largimi nga Facebook-u. Po këtë do ta bëjnë shumë pak. Sa më gjatë që ka qenë dikush në këtë rrjet, sa më shumë fotografi që ka postuar atje, aq më pak do të ketë dëshirë të largohet prej atje.

Nga Matthias von Hein.

gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Luli 16.04.15 23:29

Facebook po përgjon në mënyrë të jashtëligjshme përdoruesit e internetit

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 20150402101948571620

Facebook po përgjon në mënyrë të jashtëligjshme përdoruesit e internetit, edhe nëse ata nuk kanë një llogari në këtë rrjet social. Kompania po përdor të dhëna gjurmuese për të mbledhur informacione rreth aktivitetit të njerëzve në internet, kohën që ata vizitojnë një uebsajt që përmban një buton të Facebook-ut.

Ekspertët belgë të sigurisë pretendojnë se rrjeti social i Mark Zuckerberg po shkel ligjet evropiane të privatësisë, duke vendosur disa përmbajtje përgjuese në kompjuterë pa miratimin e përdoruesit për të regjistruar të dhënat e shfletimit.

Butonat e Facebook-ut gjenden në më shumë se 13 milionë uebsajte të zakonshme, duke përfshirë këtu ata që kontrollohen nga qeveria dhe Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, dhe lejon përdoruesit të “pëlqejnë” një uebsajt, ose të “shpërndajnë” një lidhje në faqen e tyre të Facebook-ut. Facebook ka më shumë se dy vjet që po i përgjon përdoruesit e internetit.

Ekspertët mendojnë se Facebook ka vendosur përmbajtje përgjuese tek laptopët, kompjuterët dhe telefonat e përdoruesve të internetit kur ata vizitojnë faqen facebook.com.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook, si një filial i CIA-s - Faqe 2 Empty Re: Facebook, si një filial i CIA-s

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi