EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meditojmë sëbashku për aktivizimin e epokës së ujorit.

Shko poshtë

Meditojmë sëbashku për aktivizimin e epokës së ujorit. Empty Meditojmë sëbashku për aktivizimin e epokës së ujorit.

Mesazh  Gjithesia Love 20.12.20 12:32

Meditojmë sëbashku në 21 Dhjetorë 2020 ora 19:22

Ky aktivizim ndihmon Forcat e Dritës që të ankorojnë në sipërfaqe të planetit energjinë e Dritës duke stabilizuar akoma më shumë atë sekuencë kohore e cila do të na shpjerë neve drejt Epokës së shumëpritur të Ujorit. Faktori i vetëm me më shumë ndikim në këtë aktivizim është pjesmarrja masive e njerëzve e cila do ta përshpejtonte shumë proçesin.

I gjithë qëllimi i afatit kohor 2020 i portalit yjor të Epokës së Ujorit është që të stabilizojë sekuencën kohore pozitive të Epokës së Ujorit për planetin tonë.
Përgjatë 2020, forcat e errëta janë përpjekur maksimalisht që ta parandalojnë manifestimin e sekuencës kohore pozitive të Ngritjes së njerëzimit. Tani është shansi ynë kolektiv që të ankorojmë në Tokë, sekuencën kohore pozitive të Ngritjes njerëzore, t'a sigurojmë dhe stabilizojmë përgjithmonë dhe që të jemi të sigurtë që pjesa tjetër e çlirimit planetar do të shkojë lehtshëm dhe shpejt.

Kombinimi i madh Jupiter – Saturn me 21 Dhjetor është kombinimi i parë i madh në Ujor qysh nga 1405, dhe po ndodh pikërisht në ditën e solsticit dimëror. Ky është momenti kur energjitë e para të shumëpritura të Epokës së Ujorit do fillojnë të vërshojnë drejt nesh :

https://www.astrotheme.com/Jupiter-Sa...

http://greatbear.mcn.org/aquar.htm

Jupiteri dhe Saturni në 0 gradë e 29 minuta në Ujor do të bëjnë një trini perfekte madhore me Alsionin (dielli ynë qëndror te Plejadat) nw 0 gradë e 17 minuta te Binjakët, dhe te galaktika M87 (një galaktikë madhore te yjësia e Virgjëreshës, si burimi i dashurisë galaktike për këtë sektor të universit) dhe në 1 gradë e 13 minuta te Peshorja. Kjo trini madhore do të sjellë energji shumë të fuqishme të dashurisë kozmike mbi planet dhe ky do të jetë casti i fillimit të ciklit të ri të Epokës së Ujorit. Shkëndija e energjive të dashurisë kozmike do të lindë nga galaktika M87 në yjësinë e Virgjëreshës dhe do të jetë shumë herë më e fuqishme sesa vala që mbërriti në Tokë nga M87 gjatë aktivizimit të portalit AION:

http://2012portal.blogspot.com/2013/1...

Për më shumë mund ta kontrolloni orën tuaj të meditimit këtu:

https://www.timeanddate.com/worldcloc...

Udhëzime:

1. Përdorni teknikën tuaj të preferuar për të hyrë në një gjendje të qetë të vetëdijes.

2. Shprehni qëllimin tuaj që ky meditim të shërbejë si mjet i përbashkët i nismës për të filluar Epokën e Ujorit.

3.Thërrisni Flakën e Purpurt nga burimi i saj primar që t'ju mbulojë me një vello mbrojtëse rreth jush gjatë dhe pas meditimit. Kërkojini asaj që të shpërbëjë çdo gjë që nuk i shërben Dritës.

4. Përfytyroni një shtyllë Drite të bardhë vezulluese që vjen nga Dielli Qëndror Kozmik, që shpërndahet nëpër Diejt Qëndrorë të të gjitha galaktikave të këtij Universi. Pastaj përfytyroni këtë dritë të vërshojë përmes gakatikës M87 dhe pastaj të hyjë përmes Diellit të Galaktikës Qëndrore, e pastaj duke hyrë në Galaktikën tonw, pastaj duke hyrë në Sistemin tonë Diellor e duke kaluar përmes të gjitha qënieve të Dritws në Sistemin tonë Diellor, pastaj drejt hapësirës nën-hënore e pastaj përmes gjithë qënieve në planetin Tokë e pastaj përmes trupit tuaj deri në bërthamën e Tokës.

5. Përfytyroni këtë Dritë ta shndërrojë të gjithë errësirën në Tokë, duke shëruar cdo plagë, zhdukur të gjithë varfërinë dhe duke sjellë begati për të gjithë njerëzimin. Përfytyroni Dritën ngjyrë të lehtë rozë të Perëndisë t'i përqafojë të gjitha gjallesat mbi Tokë duke u shëruar atyre trupat emocional. Përfytyroni fillimin e një cikli të ri madhështor kozmik në Epokën e Ujorit, duke sjellë Dritë të pastër, Dashuri dhe Gëzim për të gjitha qëniet në Tokë. Imagjino jetën tënde perfekte në Epokën e Re të Ujorit.

Fitore Dritës!

Për më shumë të dhëna për Epokën e Ujorit shiko:
http://2012portal.blogspot.com
(Prepare for Change Albania, fb group)

Të gjitha të drejtat i gjeni këtu:

https://we.tl/t-D7lKzovB7r

Video promovuese:

Gjithesia Love
Gjithesia Love

There is no limitation to limit
There is no limit to limitations



97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi