EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tempulli i epokes se Gurit

Shko poshtë

Tempulli i epokes se Gurit Empty Tempulli i epokes se Gurit

Mesazh  Androo 08.01.12 11:10

Tempulli i epokes se Gurit 08stonehenge_0801120939_1

Tempulli i epokës së gurit në Orkney, 800 vjet më i vjetër se Stonehenge

Një tempull 5000 vjet i vjetër në Orkney mund të jetë më i rëndësishëm se Stonehenge, sipas arkeologëve.

Zona e njohur si Ness of Brodgar është hetuar nga dokumentari i BBC2 “A History of Ancient Britain”, me prezantuesin Neil Oliver, duke e përshkruar atë si “zbulim më të madh ndonjëherë”.

Deri tani janë gërmuar mbetjet e 14 ndërtesave të kohës së gurit, por teknologjia e gjeofizikës termale ka zbuluar që ka gjithsej 100, duke formuar një lloj të territorit të tempullit.

Deri tani Stonehenge është konsideruar të jetë qendra e kulturës neolitike, por ky titull tani mund t’i kalojë zonës së Orkney, e cila përmban pikturat e murit më të hershme të Britanisë.

“Gërmimi i një rrjeti të pafund të ndërtesave në Orkney është duke na mundësuar të rikrijojmë një botë të tërë të periudhës së gurit”, tha Oliver.

“Është duke hapur një dritare në misteret e religjionit neolitik”.

Ekspertët besojnë që zona do të na tregojë se çka kanë besuar njerëzit neolitikë për botën dhe universin.

Nick Card, arkeolog nga University of the Highlands and Islands, tha: “Është një zonë ëndërr e çdo arkeologu. Entuziazmi i kësaj hapësire nuk zbehet asnjëherë”.

“Zona është diçka që ndodhë vetëm një herë.”

Profesor Mark Edmonds nga Universiteti i York ndërkohë përshkruan gërmimin si një “zone me rëndësi ndërkombëtare’.

Disa pjesë të tempullit janë 800 vjet më të vjetra sesa Stonegenge, i cili shtrihet 500 mile në jug të Wiltshire.

Zona është shumë afër me rrethin e gurëve të Ring of Brodgar dhe gurët në këmbë të Stenness dhe është i rrethuar nga një mur që besohet të ketë qenë 10 këmbë i lartë.

Arkeologët kanë gjetur vija të kuqe zigzage në disa nga muret e brendshme të ndërtesave që ata besojnë se është art i epokës së gurit – më i vjetri i gjetur ndonjëherë.

Deri tani është ekzaminuar vetëm rreth 10 për qind e zonës– dhe mund të duhen dekada për të zbuluar dhe analizuar gjithçka në të.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi