Sekreti, që njerëzit me Fuqi Psikike nuk e thonë kurrë
Faqja 1 e 1
Sekreti, që njerëzit me Fuqi Psikike nuk e thonë kurrë
Ekzistojnë shumë sekrete në jetë.
Dikush mund të mësojë thelbin duke studiuar vazhdimisht. Nga i gjithë subjekti i metafizikës, ekziston vetë një studim bazë i njohur në anglisht me termin "vibe", në shqip mund të përkthehet si "vibracion" në kontekstin e gjendjes emocionale, ose ndyshe "atmosferë emocionale".
Në vijim, këtë fjalë do ta përdorim me termin "vibracion".
Fjala "vibracion" zakonisht do të thotë një vibrim apo dridhje e energjisë që përhapet nga një qenie apo objekt, e cila nxjerr në pah një ngjyrë të vërtetë të formëns së ndjenjës dhe prekjes që lëshohet nga ky objekt ose kjo qenie.
Në rrethana të caktuara, mund të kemi vënë re shpesh kur dikush ka thënë diçka si:
Nuk më pëlqen kjo atmosferë;
Më dhuron një gjëndje të mirë shpirtërore;
Ka një çehre të çuditshme që i bën njerëzit për të qeshur;
Ka një lloj energjie që i jep njerëzve pozitivitet.
Çfarë mendoni se do të thonë këto fjalë? Këto fjalë tingëllojnë si fraza të zakonshme për të përshkruar se si ndihet dikush përballë një personi që sheh atë çast.
Në raste të ngjashme, keni thënë ndonjëherë edhe ju të tilla fraza? Nëse po, çfarë vibracione ndjetë atë çast? Ishte ndjenjë pozitive apo negative? Secila nga ndjenjat do të rrezatojë një vibracion të caktuar që zakonisht i referohen si energji. Nuk duhet ngatërruar energjia me vibracionin, por në ditët tona të dyja tregojnë të njëjtën gjë. Kur përdorin fjalën "energji", është sikur flasim më shumë në gjuhën e shkencës se sa metafizikës. Sidoqoftë, të dyja temat adresojnë subjekte të ngjashme.
Pra, më tej do flasim për sekretet, të cilat njerëzit e mençur nuk do jua "thonë" rreth vibracionit. Çfarë është kjo ekzaktësisht?
Ajo që shumica e njerëzve me zotësi psikike nuk do ta ndanin kurrë me shoqërinë është se: ata besojnë në mënyrën se si shohin dhe ndjejnë, besojnë në atë se çfarë percepton shqisa e tyre e gjashtë përmes prekjes së vibracionit. Ajo që s'do tua thonë kurrë është se: vibracioni ka një ngjyrë të caktuar, dhe kjo varet nga subjekti që shohin atë moment.
Por si ka mundësi? Si mundet që vibrimi të ketë ngjyrë kur supozohet se duhet të ndjehet, dhe jo të shihet me sy? Ky është fenomeni sekret që njihet gjerësisht nga të mençurit, psikikët, njerëzit shpirtërorë, etj.
Arsyeja sepse vibracioni mund të shihet si ngjyrë është sepse ngjyra e vibracionit na tregon identitetin më të vërtetë të mundshëm të subjektit. Nuk mund të gënjesh me vibracioninn, sepse është një vibracion energjie që nuk mund të kamuflohet, siç është pamja fizike që mund të kamuflohet me "makeup".
Megjithëse metoda e identifikimit nuk mund të realizohet lehtë nga fillestarët; kjo bën që gjithkush që dëshiron të studjojë se si të identifikojë vibracionin e dikujt, ta bëjë përmes një sërë vëzhgimesh dhe mësimesh.
Pse të shqetësohemi për ngjyrën? Po, sepse përmes ngjyrës mund të identifikojmë burimin e energjisë; është pozitive apo negative? Dhe jo vetëm kjo, mund të marrim informacione se nga buron, cilat janë pëlqimet e tyre në jetë, janë në rrugën e dritës apo errësirës.
Njerëzit psikik nuk do ta ndanin kurrë këtë gjë me shoqërinë, sepse është shumë e vështirë për t'u kuptuar, megjithëse mund të tingëllojë si diskriminuese për kategoritë që i përkasin vibracionit pozitiv (dritës) apo atij negativ (errësirrës.
Sidoqoftë, ekziston një art në çdo moment, i njohur si vibracion; nëse personi është i aftë të marrë frekuencën e vibracionit, mund ta kuptojë menjëherë, që ndjenja (ndonjëherë) mund të jetë e bukur dhe magnetizuese.
gjilanasi- 361
Similar topics
» Njerëzit me fuqi mbinatyrore
» Shkencëtarët thonë se alienët i zhdukën marsianët
» Si te heqim krizën psikike
» Hetimet paranormale dhe detektivët psikikë
» 4-vjeçari me fuqi mbinatyrore
» Shkencëtarët thonë se alienët i zhdukën marsianët
» Si te heqim krizën psikike
» Hetimet paranormale dhe detektivët psikikë
» 4-vjeçari me fuqi mbinatyrore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi