EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

7 mesime jete nga Nikola Tesla

Shko poshtë

7 mesime jete nga Nikola Tesla Empty 7 mesime jete nga Nikola Tesla

Mesazh  Pansophia 22.03.18 12:56

1.MOS I KUSHTO VEMENDJE CFARE TE TJERET JANE DUKE BERE

"Nuk me intereson qe ata me vodhen idene. Me intereson fakti qe ata nuk kane nje te tyren.''

Ne vend se te fokusohemi se cfare bota na merr, te fokusohemi ne cfare ne mund t'i japim asaj. Pavaresisht rasteve te shumta qe deshmonin punen qe i ishte vjedhur Tesles, ai vazhdoi te punonte me zbulimet e tij. Nese ne bejme ate cka na jep gezim, ne vend se te shqetesohemi per te tjeret, atehere ne do mund te bejme nje jete krejt lloj tjeter.

2.TE PARIT NE BRENDESI TE VETVETES TE JEP NJE VIZION ME TE QARTE

"Prej femijerise isha i detyruar te perqendroja vemendjen mbi veten. Kjo me sillte shume vuajtje, por nen kendveshtrimin e sotem, mendoj se ky ishte nje bekim i fshehur,sepse me mesoi vleren e pacmueshme te introspeksionit ne mbrojtjen e jetes, po aq sa edhe nje menyre e arritjeve."

Reflektimi eshte nje pjese e rendesishme e te qenurit vetvetja dhe i te qenurit i vertete ne ate cfare kerkon. Nese merr kohe per te reflektuar mbi veten, fuqite , dobesite e tua dhe ajo cfare do ne jete, atehere do te jesh me i afte per te punuar per ate.

3.NUK ESHTE PROBLEM TE JESH PERPARA TE GJITHEVE

"Lere te ardhmen te tregoje te verteten, dhe te vleresoje secilin sipas punes dhe arritjeve te tij. E tashmja eshte e tyre; e ardhmja, per te cilen kam punuar vertet, eshte e imja."

Tesla na kujton se krijuesit e vertete nuk e kane problem faktin qe te tjeret nuk i pranojne idete e tyre. Njerezit zbulojne dhe zhvillojne ne nivele te ndryshme, dhe eshte e veshtire te ndihesh sikur je vetem ne arritjet e tua. Por mos u dorezo. Ji krenar per cfare je i afte te besh dhe per qellimet e tua.

4. MOS NDALO KURRE SE MESUARI DHE LEXUARI

"Nga te gjitha gjerat, me shume dua librat."

5.JI I DURUAR DHE EC PERPARA

"Njeriu i shkences nuk synon nje rezultat te menjehershem. Ai nuk pret qe idete e tij te avancuara te kuptohen direkt. Puna e tij eshte si e nje mbjellesi-per te ardhmen.Puna e tij eshte te shtroje themelet per ata qe do te vijne, dhe te tregoje drejtimin."

6.KURRE MOS NDALO SE KRIJUARI

"Shpikja eshte produkti me i rendesishem i nje mendje krijuese. Qellimi final eshte persosmeria e plote e mendjes mbi boten materiale, perdorimi i natyres njerezore ne vend se te nevojave njerezore."

Pavaresisht se cfare ju thone te tjeret, madje dhe ju vetes- mos ndaloni. Bota ka me shume nevoje ne ate se cfare ju mund t'i ofroni dhe, edhe pse ndonjehere duket gjithcka pa vlere, kreativiteti yt po ndryshon boten ne ate menyre qe ju nuk mund ta imagjinoni. Tesla na kujton se ne kemi pergjegjesi ne shfrytezimin e talentit tone per ta bere boten nje vend me te mire.

7.PARAJA NUK ESHTE GJITHCKA

"Paraja nuk ka ate vlere qe njeriu i ka dhene asaj. Gjithe parate e mia jane investuar ne eksperimentime , nepermjet te cilave une kam bere zbulime qe u mundesojne njerezimit te kete nje jete pak me te thjeshte."

Tesla na nxit per te krijuar per hir te krijimit. Nese do kete shperblime, shume mire; nese jo, krijimi eshte nje shperblim i mjaftueshem.

Lachlan Brown (Ideapod)
avatar
Pansophia

97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi