EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mësime kryesore të Budizmit

Shko poshtë

Mësime kryesore të Budizmit Empty Mësime kryesore të Budizmit

Mesazh  Xhemajl 12.01.11 15:54

Budizmi

Budizmi lindi në Indi në kastën Kshatrije (kastë e luftëtarëve). Themelimi i budizmit lidhet me emrin e princit Gautama nga familja Sindarta, më vonë i quajturi Buda (i zgjuari, i arsimuar).

Është injohur edhe me emrin Sakja Muni (murg, i urti nga fisi Sakja ). Emri i tij personal Gautama si zakonisht përmendet vetëm në burimet jo budistike, ndërsa burimet budistike përmendin vetëm emrin Buda.

Sipas të dhënave në të cilat nuk mund të dishohet,ai është i lindur në vitin 557 para Isaut a.s. U rritë dhe u edukua në pallatin prindëror, ngase babi i tij ishte sundimtar indan. Ishte i martuar dhe pati gruan dhe një djalë.

Qysh në këtë kohë tregoi mosinteresim për jetë. Në moshën 23 vjeçare ra në një krizë morale dhe duke u gjetur në një depresion të fortë në një shëtitje hasi në një plakë të mbetur, njeri të sëmurë, pas këtij në një njeri të vdekur dhe më në fund në një asket (murg-dervish, njeri i larguar nga kjo botë).

Nga tri rastet e para përfundoi se “asgjë nuk vlenë, rinia për arsye se e shkatron pleqëria” as “shëndeti për arsye se e shkatron sëmundja”, as “jeta për arsye se e shkatron ate vdekja “, por mbetet i vetmi dinjitet të cilin e hasi në fytyrën e murgut-të urtit.

Pas kësaj Gautama e pa se jeta është e vështyrë dhe e mundishme dhe kështu vendosi ta lëshojë pallatin. Me vjedhuri hyri në dhomë ku flenin gruaja dhe djali në mënyrë që t’i sheh për herë të fundit. Këtë ndarje nga bota dhe familja, budistët e quajnë “mohim madhështor”.

Pas kësaj ai ia mësyti shkretëtirës “Gaja” me shpresë se atje do ta gjejë të vërtetën mbi jetën dhe gjithçka që ekziston. Pas gjashtë apo shtatë viteve vuajtjeve dhe mundimeve arriti t’i fusë nën sundimin e vet (djallëzit ) dhe një natë në lindje të indisë në vendin Bud’ha Gaja papritmas depërton në të “Vërtetën sekrete “.

Pasiqë të bëhet Budë filloi predikimet e mësimeve të veta dhe së pari takohet me pesë asketikë të cilëve ua mëson mësimet e veta. Këto më vonë u quajtën pesë nxënësit e parë të Budës.

Mësime kryesore të budizmit

Mësimet e budizmit janë të shumta, por këtu do të ceken ato më kryesore.
Mësimet kryesore të budizmit janë katër të vërtetat më fisnike, siç janë:

- çdo jetë është e rëndë dhe me vuajtje;
- vuajtjet e jetës burojnë nga epshet;
- shpëtimi nga vuajtjet është në zhdukjen e epsheve; duke ecur rrugës fisnike;

këtë rrugë të drejtë Buda e quan ”rruga tetë drejtime fisnike” e cila përbëhet prej: fesë së vërtetë, fjalës së drejtë, dëshirës së drejtë, veprës së drejtë, jetës së drejtë, qëllimit të drejtë mendimit të drejtë dhe kuptimit të drejtë.

Mësimi më i lartë i budizmit është mësimi i quajtur ”nirvana”, që do të thotë: ”çlirim i njeriut nga ekzistenca dhe kalim në joekzistencë” shymje e asaj mekatares që buron nga gjendja e lakmimit të mendjes dhe zemrës, e cila është shkaktarë i përtrirjes së asaj ekzistenciale”. Sipas shpjegimit të disave ”nirvana” është gjendje në të cilën njeriu tretet në një botë të panjohur dhe fantastike.

Nga kjo kuptohet se ”nirvana” është shkalla më e lartë në të cilën mund të arrijë shpirti i njeriut, duke hekur dorë nga të gjitha kënaqësitë e kësaj bote. Kjo gjendje arrihet nëpër mes mudit të madhë. Këtë mësim buda e përhapi plot 40 vjetë duke shkuar prej një vendi në vendin tjetër.

Poashtu janë shumë të njohura dhjetë porositë e Budës, e ato janë:
- Të mos vrasësh asgjë të gjallë;
- Të mos vjedhish;
- Të mos bësh kurvëri;
- Të mos rrejsh;
- Të mos dehesh;
- Të mos bësh shpifje;
- Të mos i bësh dëm të afërmit;
- Të mos flasish në shprazti;
- Të mos betohesh rrejshëm; dhe
- T’i ikësh përçarjes.

Sipas mësimit budist ekziston mësimi i mikrokosmosit i cili përbëhet nga botëra të panumërta nga të cilat secili ka Diellin e vet, Hënën e vet, qiellin e vet, dhe ferin e vet.

Sistemi botëror ndahet në atë të lartin, të mësmin dhe të poshtmin, në mes gjendet toka, mbi të është bota qiellore e cila ka plot një rend të kateve. Jashtë gjithë botërave gjindet nirvana, qëllimi i pa përshkruar i budistëve.

Derisa budizmi mohonte zotin numrohej vetëm si mësim etik, mirëpo më vonë u formua bindja mbi zotin kur ithtarët e budës reformatorin e vet të madhë e shpallën zot, të cilin fillojnë sinqerisht ta adhurojnë.

Buda Vdiq në vitin 80 të jetës së tij dhe nxënësit e tij ia dogjën kufomën, duke ia hedhur mbeturinat e tij. Sot budizmi është i përhapur në Tibet,Kinë, Mongoli, Manxhuri, Kore, Japoni, Burmë, Cejlon, Sejmon etj.
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi