EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nikola Tesla

+9
Luli
pyja
Uliks
endrike
Elizza
Estilen
Jon
Neo
Admin
13 posters

Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Nikola Tesla

Mesazh  Admin 27.04.08 23:24

Nikola Tesla, ose "njeriu përtej mendjes"

Nikola Tesla Tesla210

Në këto ditë të shekullit të 21- të shumë kush mund të pyesë se përse i detyrohemi kaq shumë këtij njeriu, i cili ka jetuar rreth një shekull e gjysmë më parë dhe që mezi i kujtojmë emrin.

Ditët që jetojmë dhe ato që do të vijnë, në të gjithë botën kanë si problem kryesor energjinë e cila ka burime të ndryshme si hidrike, termike, mekanike, bërthamore, diellore, etj, por një rezultat të vetëm, shndërrimin e këtyre energjive në energji elektrike dhe transportimin në mijëra kilometra larg, e mandej shfrytëzimin e saj në jetën e përditshme në të gjithë sektorët e jetës.

Por, pakkush e di se kujt ja detyrojmë këtë "nder" kaq të madh, që për nga rëndësia është pothuajse njësoj me shpikjen e "rrotës", dhe përgjigja është Nikola Tesla. Të gjithë sot përdorim celularët, aparatet satelitore, pajisje wireless për telefoni dhe internet, dhe që të gjitha këto punojnë mbi të njëjtin parim, atë të transmetimit të sinjalit nëpërmjet valëve elektromagnetike, dhe përsëri këtë "nder" ja dedikojmë të njëjtit person, Nikola Tesla.

Të gjithë dëgjojmë radio dhe shohim TV dhe përsëri i detyrohemi Nikola Tesles, bile nga zbulimet e fundit ka dalë që edhe shpikja e telefonit nuk është e Bell-it apo e Meucci-it, por e vetë Nikola Tesles.

Shkencëtari

Nikola Tesla lindi më 10 korrik 1856, në Smiljan të Kroacisë, në atë kohë pjesë e perandorisë Austro-Hungareze dhe pasi mbaroi Institutin Politeknik në Raz të Austrisë, u diplomua në Pragë.

Ai e filloi karrierën duke punuar fillimisht si inxhinier elektrik në Budapest, në vitin 1881 dhe dy vjet më vonë u zhvendos në Paris duke punuar për shpikësin e madh të atyre kohërave, Edison në një prej filialeve të "Continental Edison Company".

Në vitin 1883, Tesla demonstroi për herë të parë në Strasburg prototipin e motorit me induksion, por rrethi i shkencëtarëve europianë në atë kohë ishte tepër radikal për të kuptuar idetë e tij.

Duke parë këtë fakt, në vitin 1884 Tesla pranon të punojë për Thomas Edison në New York, me një rekomandim për Edisonin nga shkencëtari i madh i asaj kohe, Charles Batchelor i cili i shkruante Edisonit: "Unë njoh dy njerëz të mëdhenj në këtë botë, njëri je ti, ndërsa tjetri është ky djalosh".

Nikola filloi të punonte në laboratorët e Edisonit në New Jersey, por shumë shpejt lindën divergjencat nga idetë brilante të Tesles, të cilat Edison i shihte shumë të rrezikshme për biznesin e vet.

Në atë kohë, ai pak rrjet elektrik që ishte ngritur ishte bazuar mbi rrymën e vazhduar dhe kishte shumë kufizime, ku më kryesorja ishte kufizimi në distancë i transportimit të energjisë, i cili ishte vetëm 3 km dhe për të transportuar këtë energji përdoreshin kabllo përcjellëse të trasha dhe rigjeneratorë të energjisë.

Në këtë moment, Tesla mbështetet për eksperimentet e tij nga bankieri i famshëm i asaj kohe, Morgan. Tesla arrin që më 1888, duke pasur si bazë teorinë e tij për fushën magnetike rrotulluese, të marrë patentën për gjeneratorin polifazë të rrymës alternative si dhe për të gjitha pjesët e tjera të rrjetit të rrymës alternative për transformimin, transportin, shpërndarjen dhe përdorimin e saj.

Në vitin 1895 bëhet realitet ëndrra e Nikolës për të shfrytëzuar energjinë mekanike të ujit të ujëvarës së Niagarës për të prodhuar energji elektrike, duke ndërtuar hidrocentralin e parë në botë. Motorët elektrikë, të bazuar mbi teorinë e Teslës, pushtuan globin. Edhe në ditët tona, të gjitha makineritë elektrike bazohen mbi teorinë e këtij gjeniu. Motori me induksion elektrik i Tesles është klasifikuar si një nga 10 shpikjet më të mëdha të njerëzimit.

Nikola Tesla nuk u mjaftua vetëm me shpikjet e sistemit të rrymës alternative i cili ndryshoi mënyrën e jetesës në botë, por atij i dedikojmë edhe shpikje të tjera, si drita fluoreshente, llamba me gaz neon, komunikimet valore, sistemet valore të transmetimit të energjisë, rrezet lazer, telekomandat, shpikjet e para në robotike etj. Ai gjatë gjithë jetës regjistroi rreth 700 patenta shpikjesh në të gjithë botën dhe hodhi idetë e para në përdorimin e energjisë diellore dhe asaj detare.

Shumë koncepte të Nikola Tesles akoma janë të pazbërthyera dhe të pakuptueshme për botën e shkencëtarëve. Në vitin 1896 Nikola Tesla botoi artikullin shkencor për rrezet X, për të cilat më vonë Wilhelm Rontgen do të merrte patentën, por Tesla me gjenialitetin e tij, që e bënte në shumë raste edhe një njeri kapriçoz dhe të "çmendur", asnjëherë nuk pretendoi pronësinë e kësaj shpikjeje.

Po në këtë vit, 1896, Tesla botoi edhe një material ku përshkruante hollësisht në një skemë të gjithë elementët e një transmetuesi radio që më vonë u përdor nga Markoni. Gjithashtu, po këtë vit ai shpiku edhe anën tjetër të komunikimit valor, aparatin marrës dhe arriti që për herë të parë të transmetonte dhe të merrte një sinjal pa fije.

Në vitin 1901, me ndihmën e Morganit Tesla ndërton "Wardenclyffe", laboratorin e tij të ri ku ndërtoi edhe kullën e tij të famshme, e cila ishte e lartë rreth 60 metë dhe kishte një kupolë në majë të saj me diametër 21 metër që do të ishte transmetuesi i parë në botë i energjisë pa fije dhe stacioni i parë broadcast i valëve elektromagnetike. Pikërisht këtu fillon dhe "çmenduria" e Tesles.

Ai kërkonte që me anë të shpikjes se tij të transmetonte energji valore në të gjithë botën, duke furnizuar kështu me energji anijet në det të hapur, të furnizonte trenat, industrinë dhe shtëpitë e njerëzve, duke arritur deri aty sa të komentonte se shpikja e tij mund të përdorej edhe për komunikimet jashtëtokësore.

Pikërisht këtu lind mosmarrëveshja e tij me Morganin, i cili i ndërpret fondet Tesles për kërkimet e tij. Në vitin 1917, kulla e famshme e cila u përdor për qindra eksperimente të Tesles do të shkatërrohet nën pretekstin e sigurisë kombëtare; ishte koha e Luftës së Parë Botërore.

Tesla kërkonte që t% transmetonte energjinë në sipërfaqen e tokës. As me anë të transmetimit të saj me valë elektromagnetike dhe duke përdorur jonosferën, por problemi qëndronte tek mjedisi i përhapjes së kësaj vale, ajri. Ajri ndikonte në humbjen e energjisë me rritjen e distancës së transmetimit të saj.

Për këtë, Tesla mendoi që të përdorte Tokën si përcjellës dhe më vonë si kapacitor të energjisë, por Toka deri në atë kohë ishte përdorur si "tokë" në teorinë e elektricitetit dhe mund të shkarkonte çdo kondensator. Por, ai hodhi idenë që mund të emetonte energji të mjaftueshme në Tokë dhe ta kthente atë në një kondensator gjigant, dhe për këtë filloi eksperimentet në kullën e tij duke përfituar nga një marrëveshje me hidrocentralin e Colorado Springs për të përdorur energji pa pagesë.

Në atë kohë, nga eksperimentet e Tesles bari përreth laboratorit të tij natën shkëlqente me drita vezulluese të kaltra, ndërsa njerëzve që ecnin aty pranë u kërcisnin hapat sikur të ecnin mbi një rërë të trashë. Në një natë vjeshte, Tesla me anë të pajisjes së tij që e quante "Transformatori i shkëlqyeshëm", arriti të pomponte në sipërfaqen e Tokës një tension 1 milion volt. Rryma përshkoi globin me shpejtësinë e dritës dhe mbërriti në anën tjetër të tij, duke u rikthyer mbrapsht, por duke dobësuar intensitetin.

Por, Tesla në rezonancë me kthimin arrinte të pomponte përsëri rrymë, duke e forcuar valën ashtu siç bëhet me një lisharës. Fenomeni erdhi duke u forcuar dhe shkaktoi djegien e siguresave në hidrocentral, por edhe rrufe gjigante pranë laboratorit si dhe një tërmet prej rreth 5 ballë.

Në vitin 1917, Tesla ndërton një stacion i cili nëpërmjet valëve elektromagnetike zbulonte vendndodhjen precize të anijeve armike, sistem i cili do të quhej radar në Luftën e II-të Botërore.

Nikola Tesla vdiq më 7 janar 1943, në një dhomë të hotel 'New Yorker', ku kaloi 10 vitet e fundit të jetës së tij.

Materialet shkencore nga puna e tij u sekuestruan nga FBI dhe u cilësuan sekret shtetëror.

Lori Bako
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Arma që ka shkatërruar Tunguskën

Mesazh  Neo 13.08.09 20:35

Arma që ka shkatërruar Tunguskën

Tesla trashëgoi nga i jati një urrejtje të thellë për luftën. Gjatë gjithë jetës së tij ai kërkoi të gjente një rrugë teknologjike për t'i dhënë fund betejave.

Tesla trashëgoi nga i jati një urrejtje të thellë për luftën. Gjatë gjithë jetës së tij, ai kërkoi të gjente një rrugë teknologjike për t'i dhënë fund betejave. Ai mendoi se lufta mund të kthehej shumë lehtë në "një spektakël sensacional makinerish".

Në vitin 1931, Tesla iu deklaroi gazetarëve në një konferencë për shtyp, se ishte shumë afër zbulimit të një burimi energjie totalisht të ri. Pasi ata i kërkuan të përshkruante natyrën e këtij burimi, ai tha: "Idea ishte fryt i një shoku të tmerrshëm. Në këtë kohë mund t'ju them vetëm se, energjia e re do të vijë nga një burim tërësisht të ri dhe të paimagjinueshëm".

Retë e luftës ishin duke e errësuar përsëri Europën. Më 11 Korrik 1934, titulli kryesor i faqes së parë të gazetës 'New York Times' ishte: "Tesla, 78 vjeç, zbulon burim të ri vdekjeje".

Artikulli raportonte se shpikja e re "mund të lëshojë grimca të reja të përqendruara në ajër me një energji aq të fuqishme sa të jenë të afta të mposhtin një flotë ajrore prej 10.000 aeroplanësh nga një distancë prej 250 milje…" Tesla shpjegoi se, burimi i ri i vdekjes do ta bënte luftën të pamundur, duke i ndërtuar çdo shteti një "mur të padukshëm kinez".

Ideja sigurisht që gjeneroi shumë interes dhe debate. Tesla menjëherë u drejtua tek J.P Morgan i Riu, duke kërkuar financim për të ndërtuar një prototip të shpikjes së tij. Morgan ishte shumë dyshues.

Tesla gjithashtu u mundua të kryente marrëveshje direkt me kryeministrin e asaj kohe të Britanisë së Madhe, Neville Chamberlain. Kur Chamberlain dha dorëheqjen, pasi zbuloi se po përdorej nga Hitleri në Mynih, interesi për armën anti-luftës të Teslës natyrisht u shua.
Nga viti 1937, u bë e qartë se shumë shpejt do të shpërthente lufta në Europë.

I frustruar nga tentativat e tij të dështuara për të gjetur një financues për "burimin e tij të paqes", ai dërgoi një letër teknike të detajuar me diagrame, tek një numër i madh të shteteve të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë SHBA, Kanadanë Anglinë, Francën, Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë. E titulluar "Arti i projektimit të energjisë së përqendruar jodepresive nëpërmjet medias natyrore", letra ishte përshkrimi i parë teknik i asaj që sot quhet armë me energji bërthamore.

Ajo çfarë e largonte Teslën nga propozimet e zakonshme fantazioze të quajtura "rreze të vdekjes" ishte një mbajtëse vakumi me njërën anë të hapur drejt atmosferës.

Tesla, ideoi një mbajtëse unike vakumi, e cila lëshonte ajër me shpejtësi shumë të lartë nga maja e armës për të ruajtur "vakum të lartë". Veprimi i nevojshëm i pompimit do të kryej me anë të turbinës Tesla.
Nga të gjithë shtetet që morën propozimin e Teslës, interesi më i madh u shfaq nga Bashkimi Sovjetik.

Në vitin 1937, Tesla prezantoi planin e tij përpara Korporatës Tregtare Amtorg, një front i lidhur me forcat e Bashkimit Sovjetik në New York City. Dy vjet më vonë, më 1939, ai testoi njërin statd të planit të tij në USSR dhe mori si shpërblim një çek prej 25.000 dollarësh.

Tesla shpresonte se shpikja e tij do të përdorej vetëm për qëllim vetmbrojtjeje dhe do të kthehej në një makinë antiluftë. Sistemi i tij kërkonte një sërë bimësh që ndodheshin përgjatë bregdetit të vendit, të cilat mund të skanonin qiellin për të identifikuar çdo sulm armik. Përderisa arma ishte projektuar në një vijë të drejtë, mund të kishte efikasitet deri në 200 milje distancë.

Tesla gjithashtu zbuloi edhe disa grimca, që mund të prodhonin energji në mënyrë që këto armë të punonin për një periudhë kohe pa tela të lidhur dhe për distancë shumë të gjata. Një nocion tjetër radikal që propozoi Tesla ishte që të nxehnin disa pjesë të atmosferës për ta ndriçuar qiellin gjatë natës - një aureole boreale e krijuar nga njeriu.

Nëse ideja e Teslës është marrë ndinjëherë seriozisht apo jo, ky është ende një mister. Shumica e ekspertëve të sotshëm e konsiderojnë planin e tij të pamundur edhe pse "burimi i tij i vdekjes" i përngjan shumë armëve bërthamore të përdoruara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjrtik gjatë Luftës së Ftohtë.

Megjithatë, ëndrra e tij për të krijuar një makinë për ti dhënë fund luftës po aq e pamunduar sot sa edhe në vitin 1930 kur ai propozoi idenë e tij.
Rreth "Rrezeve të Vdekjes" së Teslës

Gjithashtu të njohura edhe si "Rreze të Paqes" apo "teleforcë", i referohen projektorit makroskopik të grimcave bërthamore të Teslës, të bëra publike për herë të parë në New York më 10 korik 1934.

Mjeti, i cili bazohej në një gjenerator unik të fuqishëm "Van de Graff" dhe një lloj të veçantë tubi vakumi me njërën anë të hapur për të përftuar një sistem përshpejtimi të grimcave shumë të vogla metalike të shpejtësisë jashtëzakonisht të lartë, rreth 48 herë më e madhe se shpejtësia e zërit sipas Teslës. Grimcat projektoheshin jashtë tubit me anë të repulsionit elektrostatik.

Siç mund të shihet edhe nga fjalët e Teslës të shkruara në letrën drejtuar J.P Morgan më 29 Nëntor të vitit 1934, ky plan ishte thurrur për t'u përdorur në mbrojtjen ndërkombëtare:
"Kam bërë zbulime me vlerë të çmueshme kohët e fundit siç përshkruhet me dataje në këtë letër…(Vizionet e Dr. Tesla për fundin e avionëve ushtarakë në luftë). Këto makineri fluturuese kanë demoralizuar botën aq shumë sa në disa qytete si Londër dhe Paris njerëzit janë të terrorizuar nga një bombardim ajror. Mjetet e reja të shpikura nga unë mund të sigurojnë mbrojtje absolute kundër tyre dhe formave të tjera të sulmeve".

Tubi ishte ideuar të projektonte vetëm një rresht grimcash të përshpejtuara. Sipas Teslës, nuk do të kishte asnjë përhapje të këtyre grimave në ajër para së të arrinin distancën e planifikuar. Për shkak se, vendi apo pika e emetimit të këtyre grimcave ishte gati mikroskopike dhe shpjetësia e tyre tepër e lartë, përqendrimi i energjisë dhe shtytja e përftuar nga tubi i vakumit do të siguronin një gjuajtje perfekte në distanca shumë të largëta.

Në vitin 1934, Tesla foli me S.M Kinter, drejtor "Westinghouse Electric & Manufacturing Company" për t'i propozuar atij prodhimin e mëtejshëm të aparaturës, megjithatë nuk është gjetur asnjë letër që daton 5 dhe 7 Prill 1934 dhe që mund t'i referohet kësaj bisede.

Një përshkrim i detejuar i "projektuesit të grimcave" të Dr. Tesla është prezantuar në librin "Propozimet e Teleforcës dhe Telegeodinamikës së Nikola Tesla" dhe një numër shumë i madh artikujsh gazetash rreth teleforcës janë paraqitur në librin "Zgjidhje e sekreteve të Teslës"
-A e kanë shkatërruar Tunguskën "rrezet e vdekjes" së Teslës?

Mekanizmi i rrezeve të vdekjes së Teslës nuk është shumë i kuptueshëm. Ishte pak a shumë një lloj përshpejtuesi grimcash. Tesla ka thënë, se ishte një përçues, i cili e përqendronte energjinë e emetuar në një pikë shumë të vogël grimcash të presuara, të cilat nuk do të mund të shpërthenin pa arritur një distncë shumë të madhe. Ai e promovoi këtë aparaturë si një armë tërësisht mbrojtëse e destinuar të asgjësonte sulmet armike, duke e bërë "Rrezet e dritës" stër stërgjyshin e Iniciativës Strategjike të Mbrojtjes.

Nuk është e sigurt, nëse Tesla e ka përdorur ndonjëherë këtë aparaturë apo jo, madja as nëse ka arritur ndonjëherë ta ndërtonte, por sa vijon është historia shpesh herë e lidhur e asaj çfarë ndodhi një natë më 1908, kur Tesla po testonte një armë të krijuar nga ai.

Në atë kohë, Robert Peary, po kryente tentativën e tij të dytë për të arritur në Polin e Veriut. Cuditërisht, Tesla e kishte lajmëruar ekspeditën, se në një farë mënyre do të mundohej të komunikonte me ta.

Ata duhej t'i raportonin atij çdo gjë të pazakontë që do të vërenin në akullin e pafund. Në pasditen e Qershorit 1930, i shoqëruar nga ortaku i tij George Scherff mbi kullën Wardenclyffe, Tesla drejtoi rrezen e tij të vdekjes përtej Atlantikut drejt Arktikut, në një pikë që ai e kishte llogaritur të ishte në Perëndim të ekspeditës Peary.

Tesla ndezi aparaturën. Në fillim ishte e vështirë të kuptoje, nëse po punonte apo jo. Pika e saj ekstreme emetoi një dritë të vakët që mezi dukej. Më pas, një zog fluturoi nga një cep i kullës për në anën tjetër të saj, duke kaluar në rrezen e grimcave. Zogu u shpërbë në second.

Me kaq, testi përfundoi. Tesla lexonte gazetat dhe i dërgonte telegrame ekspeditës Peary, duke shpresuar të konfirmonte efektshmërinë e rrezes së vdekjes. Asgjë nuk doli në dritë. Tesla ishte gati të pranonte dështimin e tij, deri në ditën kur lajmet raportuan një event shumë të çuditshëm në Siberi.

Më 30 Qershor, një shpërthim gjigand kishte shkatërruar Tunguskën, një zonë e thellë në Siberi. Pesëqind mijë hektarë tokë ishin shkatërruar në një second. Ekuivalent me dhjetë deri në pesëmbëdhjetë megaton TNT, incidenti në Tunguska ishte shpërthimi më i madh i historisë njerëzore. Nuk mund të krahasohej as me detonacionet termonukleare.

Shpërthimi ishte dëgjuar deri në 620 milje distancë. Shkencëtarët besojnë se ishte shkaktuar ose nga një meteorit ose një fragment komete edhe pse nuk është gjetur asnjë gjurmë e impaktit apo mbetjet minerale të një objekti të tillë.

Nikola Tesla kishte një shpjegim tjetër për këtë incident. Ishte e qartë, se rrezja e tij e vdekjes kishte tejkaluar shënjestrën e tij dhe kishte goditur Tunguskën. Ai falenderonte Zotin, se në mënyrë të pabesueshme, shpërthimi fatmirësisht nuk kishte vrarë asnjë njëri. Tesla shkatërroi armën e tij, duke deklaruar se ishte tepër e rrezikshme.

Përgatiti: Klarita Bajraktari
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Re: Nikola Tesla

Mesazh  Jon 22.08.09 10:24

Arma që do t'u jepte fund gjithë luftërave

Nikola Tesla, shkencëtari i famshëm, kish trashëguar nga i ati një urrejtje të thellë për luftën. Gjatë gjithë jetës së tij, ai ishte në kërkim të një rruge teknologjike për t'i dhënë fund luftërave. Ai mendonte se lufta mund të shndërrohej në një "spektakël të thjeshtë makinash".

Në vitin 1931, Tesla deklaroi gjatë një konference për shtyp se ishte në prag të zbulimit të një burimi krejt të ri të energjisë. I pyetur për të shpjeguar natyrën e kësaj energjie, ai u përgjigj: "Ideja më erdhi fillimisht si një tronditje e jashtëzakonshme... Në këto momente mund të them vetëm që do të vijë nga një burim krejtësisht i ri dhe i paimagjinuar".

Retë e zeza të luftës ishin duke errësuar përsëri Europën në atë kohë. Në 11 korrik të vitit 1934, titulli i madh në faqen e parë të gazetës New York Times thoshte: "Tesla, 78 vjeç, zbulon RREZEN E VDEKJES".

Artikulli thoshte se, shpikja e re "do të dërgojë rreze të përqendruara thërrmijash nëpër ajër, me një energji kaq të madhe saqë do të ishin në gjendje të rrëzonin një flotë prej 10 mijë avionësh të armikut në një distancë prej 250 miljesh..." Vetë Tesla deklaroi se rrezja e vdekjes do ta bënte luftën të pamundur, duke i ofruar çdo shteti një "mur kinez të padukshëm".

Ideja shkaktoi një interes të jashtëzakonshëm, por edhe shumë polemika. Tesla shkoi menjëherë tek J. P. Morgan Jr., në kërkim të financimit për ndërtimin e një prototipi të shpikjes së tij. Morgan nuk ishte aspak i bindur.

Tesla u përpoq gjithashtu që të hynte direkt në bisedime me kryeministrin britanik, Neville Chamberlain. Por kur ky i fundit dha dorëheqjen pasi zbuloi se Hitleri ia kishte hedhur në Mynih, interesi në armën antiluftë të Teslas praktikisht u shua.

Në vitin 1937, ishte e qartë tashmë se shumë shpejt në Europë do të shpërthente lufta. I lodhur në përpjekjet e tij për të gjetur interes dhe financim për "rrezen e paqes", ai dërgoi një studim teknik të përpunuar nga ai vetë, që përfshinte edhe diagrama, për tek një numër shtetesh aleatë përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Anglinë, Francën, Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë.

I titulluar "Arti i ri i projektimit të energjisë së përqendruar përmes rrugëve natyrore", studimi ofronte përshkrimin e parë teknik të asaj që sot quhet një armë e ngarkuar me thërrmija.

Ajo që e veçonte projektin e Teslas nga trillet e zakonshëm të fantazisë sa u përket rrezeve të vdekjes ishte një dhomë vakuumi unike me njërën anë të hapur ndaj atmosferës. Tesla projektoi një mbyllje unike të vakuumit duke drejtuar një rrymë ajri me shpejtësi shumë të lartë në majën e armës së tij për të ruajtur "vakuumet". Veprimi i domosdoshëm i pompimit do të realizohej me një turbinë të madhe Tesla.

Nga të gjithë shtetet që morën propozimin e Teslas, interesi më i madh erdhi nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1937, Tesla i paraqiti një plan Amtorg Trading Corporation, një kompani që dyshohej për lidhje tregtare armësh me sovjetikët e me qendër në Nju jork.

Dy vjet më vonë, në 1939, një fazë e planit u testua në BRSS dhe Tesla mori një çek prej 25 mijë dollarësh.

Tesla shpresonte se shpikja e tij do të përdorej për qëllime vetëm mbrojtëse dhe kështu që do të shndërrohej në një makinë antiluftë. Sistemi i tij kërkonte një seri centralesh energjie të vendosur në brigjet e një shteti dhe që do të skanonin qiejt në kërkim të avionëve të armikut. Përderisa rrezja qe projektuar në një vijë të drejtë, ishte efektive vetëm për afro 200 milje - distanca e harkut të tokës.

Tesla pretendoi se arma e tij kish zbatime edhe në kohë paqeje, një prej të cilave qe transmetimi i energjisë pa nevojën e kabllove për distanca të gjata. Një tjetër ide radikale që ai propozoi ishte nxehja e pjesëve të sipërme të atmosferës për të ndriçuar qiellin natën - një lloj aurora borealis e prodhuar nga njeriu.

Ende nuk dihet nëse ideja e Teslas u mor ndonjëherë seriozisht. Shumica e ekspertëve sot e konsiderojnë idenë e tij si jo fizibël. Megjithatë, rrezja e tij e vdekjes ka një ngjashmëri shumë të madhe me armën e rrezeve me thërrmija të ngarkuara që prodhuan SHBA dhe BS gjatë Luftës së Ftohtë.

Sido që të jetë, ëndrra e Teslas për një mjet teknologjik për t'i dhënë fund të gjithë luftërave duket po aq e pamundur sot, sa dhe kur ai e hodhi propozimin e tij, në vitet tridhjetë.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Re: Nikola Tesla

Mesazh  Jon 19.02.10 13:51

Teoria e Energjisë Kozmike nga Tesla

Të rindërtosh teorinë e Energjisë kozmike të Teslës shpesh është e vështirë. Dokumentat e tija ashtu si dhe projektet janë vjedhur e janë fshehur mjaft mirë, për t`u bërë pastaj “të rezervuar për motive sigurie kombëtare”, ndërsa 700 liçencat e tija të shpikjeve, në brendësinë e të cilave rrallë gjejmë riferime, janë bërë të pagjetshëm, si të zhdukur në zbraztësi, apo në pashtafet e shoqërive të Illuminati.

Me rastin e 79 vjetorit të tij, në 1938, pesë vite para vdekjes së tij, shpalli shpikjet më të mëdha të jetës së tij e tha se do ia dhuronte të gjithë botës, sapo të përfundonte zhvillimin e aspekteve më sekrete.

Tesla i referohej Teorisë Dinamike të Gravitetit e Energjisë së Kozmosit, që ishte pastaj një zbulim i një të Vërtetësie të re fizike, nuk ka energji përveç asaj që marrim nga mjedisi.

Në parathënien e tij të shkurtër për teorinë Tesla saktësoi se u riferohej molekulave e atomeve ashtu si dhe trupave të mëdhenj yjorë, “... të gjithë trupave prezent në univers në të gjitha fazat e ekzistencës së tyre të formimit deri në shkyçjen e tyre”.

Teoria e relativitetit shpesh i referohet “energjisë esenciale” në njëfarë “forme”, por në të vërtetë energjia është një “potencial” apstrakt që është gjithmonë në të ardhmen. Si mund të dallohen forcat e universit në çfarë është e kulluar apo çfarë ka një formë?!

Në shkrimet e tija shpesh gjejmë shprehje poetike, në emfazën e një vizionari të vërtetë, siç është ajo ku përshkruan tokën si “yllin e lindjes njerëzore”, e që duke përdorur “rrufenë e Jupiterit” (zoti i qiellit Indo-europian) njeriu “asgjëson kohën e hapsirën”, duke e perceptuar në përdorimin e fuqisë elektro-shtytëse (“rrufetë”), për të udhëtuar në shpejtësi e për të anuluar kohën e hapsirën. Tesla pra ka përcaktuar Teorinë e tij të Gravitetit në një prozë poetike, me bukuri të jashtëzakonshme.

"Eteri është mbartës i dritës e mbush çdo hapësirë, eteri vepron si forcë krijuese që jep jetën. Udhëton nëpër “vorbulla të pafundme”(“mikro spirale”)të afërta me shpejtësinë e dritës, duke u bërë materie e matshme. Forca e saj zvoglohet e deri sa mbaron krejtësisht, duke prapësuar në materie, sipas njëfarë proçesi humbjeje atomike.

Njerëzit munden pra të frenojnë këto proçese kalimi nga energjia tek materia, e pra mund të kapin materien nga eteri, të alterojnë madhësinë e Tokës, të kontrollojnë stinët, të udhëheqin udhën nga toka nëpërmjet Universit, si një lundricë hapsinore, e pastaj të shkaktojnë përplasje planetesh për të prodhuar diej të rinj e yje e d.m.th., nxehtësi e dritë.

Njeriu mund të burojë e të zhvillojë jetë në pafundësi.”Tesla u riferohej një energjie të pafund, të kapur nga ambienti që na rrethon, e zbulimi i saj vjen nga diçka tjetër shumë më e madhe, e cila është mundësia për të konvertuar energjinë në një forcë shumë më të fortë - gjate elektropulsionit, që përdoret për të kontrolluar forcën më të dobët të gravitetit.

Por, çfarë është eteri i Teslës?Nuk ishte as eteri "i ngurtë" i Maxwell e Hertz, as ai i gaztë i Lorentz. Eteri i Teslës konsiston në "ngarkesa të jashtëzakonshme në një izolant të lëngët" që mbush çdo hapsirë.

Aftësitë e tija variojnë sipas lëvizjes së tij relative e nga prezenca e masës e nga një ambient elektrik e magnetik: eteri Tesla ngurtësohet duke variuar me shpejtësi forcat elektrostatike, e përzihet kështu në efekte gravitacionale. "Toka është - siç ka shpjeguar Tesla, një rruzull metali e ngarkuar që lëviz nëpërmjet hapsirës" e që krijon një sasi tejmase të lartë energjie që varion shpejt forcat elektrostatike, që svoglohen nga intensiteti".

Ai ilustron si prodhohen lëvizjet mekanike nga një forcë elektrostatike e ndryshme, që vepron nëpërmjet një mjeti të gaztë, që ngacmohet nga ndërrimet e shpejta të potencialit elektrostatik. Prezumohet që streset e mëdha elektrostatike reagojnë, nëpërmjet këtij mjeti, duke variuar në mënyrë të shpejtë intensitetin, mund të lëvizet një trup me anë të tij.

Eteri është elektrikisht neutral në mënyrë të natyrshme, e penetron çdo lëndë të ngurtë. "Energjia" nuk ekziston në formë fizike, por është "potenciali i punës" është "koha" që ka është një matëse arbitrare i përqindjeve të lëvizjeve të materies që përshkon tërë hapsirën e eterit.

Të gjithë eventet ndodhin në të tashmen, dhe e "shkuara" dhe e "ardhmja" janë vetëm metafora.Kjo energji "falas dhe e palimit është universalisht punë potenciale, e krijuar nga lëvizja e vazhdueshme e materies dhe nga ndërrimi i vazhdueshëm i forcave më të mëdha e më të dobëta nëpërmjet të cilave mbahet ekuilibri i universit.

Kur materia e ngurtë udhëton nëpërmjet hapsirës, pëson "era e eterit" e ndryshimet në potenciale elektrike provokojnë ndryshime në dislokimin elektromagnetik në brendësinë e masës dhe në atë të erës së eterit. Fusha elektrike e tokës krijon një dislokimin magnetik në brendësinë e fushës elektrike të tokës. Ndryshimi mes dislokimit magnetik në brendësinë e një mase dhe dislokimit magnetik jashtë masës së eterit është "forca e gravitetit".

Qeveria Sekrete deri tani ka kontrolluar teknologjinë e elektropulsionit për të mbrojtur interesat e monopolistëve ndërkombëtarë. Anijet me elektropulsion janë fshehur me anë të "shkaqeve speciale", e shpërndarjen e origjinave të rreme "aliene", nëpërmjet grupeve të "UFOlogjisë" të drejtuar nga agjentët sekretë të qeverisë.

Hyrja brenda së vërtetës do lejojë krijimin e free energy që do na çojë në përfitimin e pavarësisë e të mbijetesës, e pa marrë parasysh konfuzionin e gënjeshtrave të mëdha, në abuzimin gjyqësor e socio-ekonomik të shtetit social, ne mund të risjellim në dritë shkencën e teknologjinë e vërtetë.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Nikolla Tesla

Mesazh  Estilen 06.06.10 9:52

Nikolla Tesla, ideatori i telefonise celulare

Nikola Tesla Tesla64

Nikolla Tesla (1856-1943) rezulton te jete nje shpikes legjndar,ne inxhinierine elektrike.Ai parashikoi per te ardhmen ndertimin dhe funksionimin e telefonise celulare qe ne vitin 1909.

." Në një intervistë me New York Times (foto më poshtë), botuar në Revisten Mekanika e re, Tesla thote "Se shpejti do të jetë i mundur, për njeries te biznesit në Nju Jork për të diktuar udhëzimet ne distanca te largeta. Kjo lloi telefonie do te shfaqet në Londër apo diku tjetër.

Ai do të jetë i nevojshme për të kryer biseda të lira, nuk do te jete i madhe,por sa nje ore dore , i cili do ti mundësojë perdoruesit e tij për tu dëgjuar kudo në det apo tokë për distanca ne mijëra e mijëra kilometra. " Lexoni të plotë ne anglisht kete intervist ne vitin 1909.

Nikola Tesla 1272916208_w630_h669
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Re: Nikola Tesla

Mesazh  Elizza 27.06.10 18:45

Pse i zhduku FBI dokumentat e Nikola Teslas?
Gerry Brown

Për shpikësin e ri kroat Nikola Tesla, Amerika ishte toka e mundësive të mëdha. Kur ai mbriti fillimisht në Nju Jork në 1884, pasuria e tij ishin vetëm disa monedha dhe disa artikuj teknik, por djaloshit 28-vjeçar nuk ju desh të priste gjatë për të gjetur punën e tij të parë. Ai u pikas shumë shpejt nga Kompania e Edisonit, për të cilët ai projektoi dhe prodhoi gjeneratorët e rrymës elektrike për hidrocentralin mbi kataraktin Niagara. Ai shpiku gjithashtu 24 lloje të ndryshme dinamosh, demonstroi sisteme radiotransmetimesh me reze të gjatë dhe fitoi Çmimin Nobël për fizikë. Ndërsa me shpikjet e tij ai bëri që shumë prodhues pajisjesh elektrike të fitonin miliarda dollarë, Tesla, përshkruar njëherë nga Lord Kelvin, President i Shoqërisë Mbretërore, si një 'gjeni i vërtetë', vdiq i vetmuar pothuaj pa para në një dhomë të lirë në Hotelin Nju Jorker në Manhatan në 1943. Përpara se trupi i Teslës të largohej për t'u çuar në morg, ndodhi një gjë e pazakonshme. Agjentët e FBI rëmuan në dhomën e tij dhe morën të gjitha dokumentat e tij me pretekstin e 'sigurimit kombëtar'.

Shkencëtari misterioz që i ktheu kurrizin famës dhe pasurisë, besohet se ka shpikur një armë atomike me reze, që thuhet se po zhvillohet tani si një armë me fuqi të tmerrshme shkatërrimi në kuadrin e sistemit të mbrojtjes në Luftën e Yjeve. Katër vjet përpara se Vëllezrit Wright të përpiqeshin të ngriheshin në ajër me makinën e parë fluturuese me motor, Nikola Tesla kishte projektuar një mjet për shkatërrimin e raketave balistike ndonëse raketave balistike u duheshin edhe 70 vjet që të shpikeshin.

Brenda tre vjetësh, Tesla zemërak dhe me temperament, braktisi punën e paguar mirë me Edisonin për të ngritur kompaninë e tij elektrike rivale. Dymbëdhjetë muaj më vonë, ai kishte siguruar 30 patenta. Ishin të ardhurat nga këto shpikje që e lejuan Teslën të tërhiqej në Malet Roki të Kolorados në 1899 për të kryer eksperimentet e tij sekrete më të rëndësishme. Tesla i kishte vënë vetes detyrën që ta vishte të gjithë planetin e Tokës me një fushë energjie, ku vet Toka do të përdorej si një përforcues gjigand për gjeneratorët e tij të fuqisë. Ai pretendonte që ky rezatim pulsues energjetik të mbarte mesazhe radioje rreth e qark botës si edhe të furnizonte një lloj energjie elektrike pa tela.

Stacioni i tij gjenerues në Malet Roki, ishte ndërtuar rreth një laboratori qëndror që dominohej nga një direk ose kullë antene metalike rreth 600 metra e lartë, në majë të të cilës ishte fiksuar një sferë bakri me diametër 1 metër. Brenda në laborator ndodhej një bobinë rrethore elektrike që mbarte energjinë me tension të ulët për transmetuesin e tij. Rreth direkut ishte mbështjellë një bobinë e dytë. Tesla synonte të shfrytëzonte rezervat kolosale të energjisë të vet Tokës, për të rritur energjinë e gjeneratorit të tij prej 10 milion voltësh.

Në eksperimentet e tij të para, bobinat rezatonin kaq shumë energji sa që mund të ndizeshin një grup prej 200 llampash inkandeshente nga një distancë prej rreth 50 kilometra larg, thjesht me forcën e fuqisë elektrike. Pastaj ai e ktheu vëmendjen drejt shfrytëzimit të fuqisë potenciale të Tokës. Ndërsa direku ose antena e Teslës dërgonte një impuls radiovale me frekuencë të lartë e cila kthehej nga atmosfera e sipërme pasi përplasej me të, sinjalet rregulloheshin që të përputheshin me frekuencën e 'jehonës' që kthehej. Me çdo eko që vepron si një përforcues në direk, duke thithur energji nga Toka, dalja e fuqisë rritej së tepërmi. Me secilin impuls, energjia në rritje bëhej gjithmonë edhe më e fuqishme derisa sfera prej bakri emetonte në ajër rryma të zjarrta nga direku që ndriçonte. Rrymat e zjarrta të elektricitetit shoqëroheshin nga shpërthime shurdhonjëse. Tesla ja kishte arritur të gjeneronte stuhi rrufeshë.

Por kërkimet e tij u ndërprenë papritur. Megjithëse ai financohej nga manjati i hekurudhave J.P.Morgan, Tesla filloi të tërhiqej dhe të mbyllej në botën e tij sekrete, duke punuar mbi kërkime teorike pa fitim. Vetëm pas tre dekadave punë sekrete, Tesla la të nënkuptohej se po merrej me një projekt të ri të mahnitshëm, që i mori atij të gjithë jetën që i kishte mbetur. Në 1934, ai përshkroi një aparat të ri që kishte shpikur që përdorte të gjitha parimet e lazerit që arriti të ndërtohej me sukses vetëm në 1960.

Ishte nga e njëjta bazë shkencore, lazeri, por Tesla e kishte fjalën në lëshimin e një rryme atomike për distanca infinit, e aftë për të shkatërruar gjithshka që do të ndeshte përpara, në qoftë se ai do të vendoste ta modifikonte atë në një armë shkatërronjëse. Megjithëse Tesla nuk shpjegoi kurrë hollësira të shpikjes së tij, sekretet e tij ai shkroi me hollësi në dokumentat e tij të cilat u kapën nga FBI-ja pas vdekjes së tij.

Nikola Tesla u përmend përsëri në 1977 kur autoritetet kanadeze raportuan stuhi misterioze elektrike dhe bllokime të valëve të radios në shtresat e larta të atmosferës mbi rajonet e Arktikut. Ekspertë të CIA-s në Uashington morën detyrën që të zbulonin burimin e energjisë që shkaktonte kaos mbi qiejt e Kanadasë. CIA raportoi se ata besonin se një bazë ushtarake raketash ruse në Semipalatinsk ishte përgjegjëse për çrregullimet në shtresën e sipërme të atmosferës nga provat që po i bënin një arme me reze atomike bazuar në kërkimet e Nikola Teslës 40 vjet më parë.

Pra shpikja e Teslës mund të ketë sjellë prodhimin e një arme me reze që mund të shkatërrojë raketa bërthamore në çastin që ato ndodhen mbi globin e Tokës në orbita të ulta gjatë rrugës drejt objektivit. Trajektorja e raketave bërthamore amerikane e orientuar drejt Rusisë do të interceptohej mbi Harkun e Arktikut.

Rezet e fuqishme që mund të hapin vrima në shtresat e atmosferës rreth Tokës mund të jenë në gjëndje që të shkaktojnë çrregullime të paparashikueshme në modelet e motit mbi tokë. Shkencëtari kanadez, Andrei Mikrovski, ka paralajmëruar: "Për mua është shumë e qartë se rusët po bëjnë eksperimente bazuar në idetë e Teslës dhe duke vepruar kështu kanë ndryshuar kushtet globale të motit."

Uatson W. Skot, Drejtor i Operacioneve në Departamentin Kanadez të Komunikacioneve në Otava, ka thënë: "Më kanë thënë se kjo mund të jetë një përpjekje për të gjetur frekuencat ekzakte që përdori Tesla gjatë kërkimeve të tij. A lidhen këto eksperimente me thatësirën e madhe në Angli në 1976, ose me motin e ngrohtë në Groenlandë që shkriu akullnajat, ose me dëborën në Florida?"
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Re: Nikola Tesla

Mesazh  endrike 22.07.10 20:40

Qeveria amerikane e ka perdorur dhe vazhdon te perdore shpikjet e Tesles per te shkaktuar termete e fatkeqesi natyrore ...
avatar
endrike

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Re: Nikola Tesla

Mesazh  Uliks 25.07.10 0:55

Teorite e Tesles perdoren po se po edhe ne ditet e sotme por qe eshte me intersante dhe per tu cuditur se edhe tash ku ne nje fare menyre shkenca ka arritur nje kulminacion bukur te lart.
Ende nuk kemi ndonje shkenctare qe ka arritur famen e N.Tesles.
Uliks
Uliks

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Re: Nikola Tesla

Mesazh  pyja 05.09.10 12:17

Por Kerkimet e tij u nderpren papritur...... eshte interesant si e kane shti ne rrethin e tyre dinastit e medha iluminate sikur j.p morgan qe e paska financuar per kerkime sekrete gjate gjithe jetes ....
pyja
pyja

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Re: Nikola Tesla

Mesazh  Luli 30.05.11 14:48

Njerez si Tesla, Moray, Riech, Russell, dhe Schauberger, te perqeshur dhe perbuzur nga nje pjese e madhe e njerezve dhe lene menjane nga shumica e shkencetareve te kohes se tyre, kane punuar gati ne anonimat te plote, duke arritur te perftonin rezultate fantastike si ajo e energjise se lire, anti-graviteti, transmutimin e elementeve, teknologji rinovimi fizik dhe te tjera.

Duke i paraprire çdo zhvillimi ne histori, gjenite e drites dhe erresires kane luftuar gjithnje per te fituar zemrat e njerezve. Edhe pse hasin rezistencen e atyre qe zoterojne avantazhin politik dhe ekonomik, pamundesite e nje brezi rezultojne te jene zgjidhja revolucionare e brezit tjeter.

Tani, vetem pak dekada me vone, nje grup i ri shpikesish, shkencetaresh dhe kerkuesish po avancojne shpejt drejt rizbulimit te sekreteve qe gjigandet e shkences para tyre kishin lene mbrapa...
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Re: Nikola Tesla

Mesazh  Odin 09.10.11 13:16

Nikola Tesla ka pohuar se gjithësia është e gjitha energji, dhe teza e tij është konfirmuar nga fizika moderne.
Fizika moderne e konsideron materien dhe energjinë se janë një e vetme, por që vibrojnë në frekuenca të ndryshme.
I tërë universi është i bërë nga energjia, që do të thotë 98% energji dhe vetem 2% materie, materia është vetëm një reflektim i rrjedhjes së energjisë.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Nje nga shpikjet e Nikola Tesla

Mesazh  bardhi_tr 23.11.11 13:43

Nje nga shpikjet e Nikola Tesla

Nje nga gjerat qe Nikola Tesla donte te rriste ‘’cilesine e jetes’’ sone dhe shpejtesine e zhvillimit tone. Sot shoqeria nuk eshte ne dijeni te te gjitha shpikjeve qe mund te kete bere Tesla ose nuk eshte lejuar te jete e informuar per shpikjet e tij. Librat e Tesles jane mare dhe nuk jane lejuar te studiohen nga te gjith shkencetaret, arsye eshte, se studimet e tij ishin ne rruge te gabuar. Tesla krijoi te gjitha aspektet qe kishin te benin me energjine elektrike.

Shpikja e tij e fundit ishte nje ‘’Transmetues Fuqie’’ ose e quajtur ’’ Wardecuffle’’. Ky stacion I ngjante nje antene gjigande gati 200m te larte. Ajo ishte vendosur ne nje zone te Nju Jorkut ku do mbante nje popullsi te madhe me elektricite ne vitin 1900-1905. Ajo do te ishte nje ‘’Fuqi’’ qyteti, qe me kete mund te ndryshonte boten.

Ketu qendron nje sekret se pse Tesla u ndalua nga forma e tij e transmetimit te energjis elektrike, sepse kjo bie ne kundershtim me sistemet tona elektronike te teknologjise ne boten e sotme. Teknologjia e Tesles eshte si nje magnet i madh te transmetimit. Nqs do mundoheshim te venim ne jete shpikjen e tij pa tela, do na shkaktonte deme anesore te teknologjise qe ne kemi sot, si telefonat radiot kompiuterat dhe kjo teknologji nuk mund te perdoret derisa te jene braktisur teknologjite e sotme.

Tesla s’do te kishte shqetesuar asgje perpara 100 vjeteve, ndoshta ne sot po i bejme gjerat ne menyren e gabuar. Kjo teknologji qe ne sot kemi me kalimin e kohese dhe ne menyre jot e drejperdrejt po na shkakton semundje te ndryshme. Qyteterimet e lashta mund te kene pasur nje menyre globale te transmetimit te energjis qe mund te mos kete qene e demshme per fizikun tone, tamam si forca qe leviz nje qilpere ne busull.

Pse endra e tij per nje bote ‘’wireless’’ deshtoi ne shekullin e 20 ku do te ishte nje agim i ri i mundesive te pa besueshme dhe hapave kuantike ne teknologji. Apo ndoshta i eshte thene qe njerezit nuk jane te gatshem ta kene kete permisim Utopik. Mbase nje Qenie me e larte se e jona mund ti kete thene qe sduhet ta kene, ngaqe shekulli 21 solli shum luftera, 1 dhe 2 ku mund te ishin fatale per mbare Ne, mund te sillte nje shfarosje ne mase te races sone.

Nje shkrimtar ka perdorur shkrimet e Tesles per te zgjidhur misteret e lashta. Piramidat ne linje perdorin Forca Elektromagnetike per te vepruar me njera tjetren. Kjo mund te shpjegonte edhe arsyen e Obelikseve dhe gureve te tjere misterioz qe egzistojne sot. Edgar Cayce i ka pershruar piramidat dhe guret e tjere misterioz si ‘’stacione energjir’’.

Interesat politike te disa njerzve qe me vjen keq ti quaj njerez i kane sjell nje dem te madh shoqerise se sotme dhe ne jetojme ne nje terr shpirteror dhe padije. Prej ketyre njerezve kemi harruar te kaluaren dhe meyrat e jetese se Botes Antike. Kjo mesa arrij te kuptoj do te na japi dhimbje akoma me shum derisa ‘’Disa…’’ te marin frenat ne dore dhe ta drejtone kete bote drejt nje Vllazerie Boterore.

/blog.world-mysteries.com/science/atlantis-questions/


bardhi_tr
bardhi_tr

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Re: Nikola Tesla

Mesazh  Luli 16.12.13 1:00

Tesla dinte për jashtëtokësorët!?

Shkencëtari i njohur, Nikola Tesla, kishte vërejtur sinjale të pazakonta që ai pretendonte të vinin nga gjithësia. I njëjti sinjal është eksploruar nga studiues të shumtë pas tij.

Burimi i sinjalit i atribuohet shumë gjërave, që nga planetët e largët e deri te fluturaket e pazakonta që thuhet se sillen rreth Tokës para se këtë ta bënin fluturaket dhe satelitët e ndërtuar nga njeriu.

Njerëzit e parë thonë të kenë parë fluturake në orbitë, kështu që disa studiues thonë se fjala është për satelitin jashtëtokësor, i cili sipas sinjalit, është vendosur 13.000 vjet më parë.

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Re: Nikola Tesla

Mesazh  gjilanasi 25.06.14 12:03

Qarkullon nje teori se serbet e Bosnjes gjate luftes se fundit e kane perdorur nje arme te sofistikuar e cila vjen nga Tesla.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Re: Nikola Tesla

Mesazh  gjilanasi 15.07.14 20:33

Po të mos ishte shkencëtar, Tesla do të ishte shkrimtar i madh

Dashuria e madhe për letërsinë është ana më pak e njohur e shkencëtarit të madh, Nikola Tesla. Ai dinte përmendësh pjesë të mëdha të Dantes, Shekspirit, Pushkinit...

Nikola Tesla 20140714232706273600

Njëri prej miqve më të afërt të Nikola Teslës ishte poeti dhe botuesi Robert Underwood Johnson i cili edhe ia kishte kushtuar poezinë "Në laboratorin e Teslës".

Nëse Tesla nuk do t'i përkushtohej shpikjeve do të bëhej një shkrimtar i përkryer, kishte thënë në një rast shkrimtari i njohur amerikan, Mark Twain, i cili ishte miqësuar me shkencëtarin për një kohë të gjatë. Kjo është vetëm një dëshmi se sa shumë ishte i dashuruar pas letërsisë së shkruar dhe asaj gojore, Nikola Tesla. Ai zotëronte disa gjuhë të botës dhe vazhdimisht lexonte klasikët më të mëdhenj të letërsisë.

Tesla dinte përmendësh pjesë të tëra të "Komedisë Hyjnore" të Dantes, "Hamletin" e Shekspirit, pjesë të Volterit, "Çajld Haroldin" e Bajronit, "Onjeginin" e Pushkinit dhe të gjitha i dinte në gjuhët origjinale. Pjesa më e dashur e tij ishte "Fausti" i Gëtes të cilin mund ta recitonte gati nga fillimi e deri në fund. Këtë Tesla e arrinte ngase posedonte, të ashtuquajturën memorie fotografike, dhe i nevojitej shumë pak kohë që të mësonte përmendësh dhjetëra faqe të ndonjë teksti letrar.

Shpikësi i madh, të cilit bota i ka një borxh të madh, nuk është kënaqur vetëm me lexim, por me ato që lexonte edhe u inspironte në punën e vetë shkencore. Ideja për zbulimin e tij të parë të vitit 1882 për fushën magnetike rotative i kishte ardhur pikërisht derisa recitonte prologun e "Faustit".

Nikola Tesla 20140714232607181

Si gjimnazist, Tesla ishte shërbyer me bibliotekën shumë të pasur të dajës së vetë.

Në autobiografinë e vetë, Tesla ndalet edhe te një rast interesant, ku thotë se si përmes letërsisë një herë ishte shëruar. Kur si gjimnazist ishte sëmurë për vdekje, nga biblioteka e qytetit i kishin rënë në dorë krijime të hershme të Mark Twainit (1935 - 1910). Dhe pikërisht nga leximi i tyre, rrëfen Tesla, i kishte ndodhur edhe shërimi i çuditshëm. "Njëzetepesë vite më vonë i'a kisha rrëfyer këtë ndodhi Mark Twainit (i cili ishte mysafir i shpeshtë i laboratorit të shkencëtarit). Pastaj përjetova një habi të madhe teksa pashë se si mjeshtri i madh i penës qante nga rrëfimi im", shkruan në kujtimet e veta Tesla.

Në fëmijëri Tesla thotë se si përmes letërsisë kishte rritur forcën e dëshirës dhe të vetëkontrollit. Në këtë pikë, ai veçon shkrimtarin hungarez, i njohur për romane historike, Jozhik Miklosh, për të cilin thuhet se kishte ndikim edhe tek nobelistët Marie dhe Pierre Curie.

Tesla e kishte edhe një mani, siç e thotë edhe vetë, që çdo libër që e niste edhe e përfundonte.

Kur ishte bërë tashmë i njohur, mysafirë të shpeshtë të laboratorit të tij ishin edhe shumë personalitete të shquara, si nobelisti Rudyard Kipling.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Re: Nikola Tesla

Mesazh  Berti69 05.10.14 22:26

Nikola Tesla, gjeniu i valëve

Nikola Tesla Tesla

Imagjinoni një botë pa kabllo, ku kompjuterët, televizorët dhe pajisjet elektro-shtëpiake mund të funksionojnë pa kabllot e urryer të ushqyerjes dhe pa bateri.

Një revolucion wireless (tamam, pa kabllo), i ngjashëm me atë që na ndihmoi të heqim qafe kabllot telefonikë në favor të celularëve dhe internetit pa kabllo, por aplikuar në transmetimin e energjisë elektrike. Fantazi? Aspak: shkenca e lejon. Dhe i pari që e kuptoi ka qenë fizikani gjenial serb Nikola Tesla (1856-1943) në fundin e Tetëqindës. Domethënë në fillimin e epokës së elektricitetit.

Dinamo dhe rryma e alternuar

Parimi fizik në bazë të kërkimeve fillestare të këtij shkencëtari quhet “induksioni elektromagnetik” dhe u zbulua në vitin 1831 nga anglezi Michael Faraday dhe amerikani Joseph Henry. Sipas këtij parimi, nëse një fushë magnetike (për shembull ajo e krijuar nga një magnet i zakonshëm) dhe një përcjellës (një fije metalike) lëvizin njëra në lidhje me tjetrën, gjenerohet rrymë elektrike në fijen metalike. Dinamo, motorrët elektrikë dhe gjeneratorët e rrymës alternative bazohen të gjithë tek induksioni dhe e panë dritën mes viteve 50 dhe 80 të Tetëqindës. Pak më vonë do të vinin gjetjet e Teslës.

Shkëndija nën këpucë

Shkencëtari, i njohur tashmë pasi kishte perfeksionuar disa makina elektrike, në vitin 1899 ndërtoi në Colorado Springs, në SHBA kryeveprën e tij: një antenë 60 metra, në kulmin e së cilës ishte fiksuar një gjysmësferë metalike. Shërbente për të gjeneruar impulse elektrikë që, sipas dëshmitarëve, shkaktonin ndezjen e llampave deri në 40 kilometra distancë. Dhe kishin edhe një efekt anësor shumë të vecantë: nga shollët e këpucëve të atyre që ndodheshin në një rreze prej disa kilometrash, dilnin shkëndija që shkarkoheshin në tokë.

Në ajër dhe përtokë

I inkurajuar prej këtyre sukseseve, Tesla arriti të sigurojë një financim nga bankieri John Piermont Morgan dhe dy vjet më vonë realizoi në ishullin e Long Island në Nju Jork, një tjetër kullë me karakteristika të ngjashme me të parën por me një tjetër objektiv: duhej të lëshonte energji në atmosferën e sipërme duke shkaktuar fenomene të ngjahëm me aurorat në pole e që do të qartësonin rrugën e anijeve në oqeane.

Veç kësaj, ky “shi energjie” do të mund të interceptohej duke përdorur një antenë të orientuar mirë, për shembull në kopshtin e shtëpisë. Si alternativë, gjithmonë nga e njëjta kullë, energjia mund të pompohej në brendësi të Tokës në një frekuencë të përcaktuar transmetimi dhe do të mund të rimerrej më pas në çfarëdolloj pike tjetër të planetit nga një tjetër kullë, në po të njëjtë frekuencë.

Për fat të keq financimet nuk zgjatën shumë dhe studimet e Teslës u ndërprenë. Megjithatë, ngjallën shumë interes për zbatimet e tyre në ushtri. Vetë Tesla kishte imagjinuar të përqëndronte fushën magnetike deri në pikën e krijimit të një “rrezeje të vdekjes”, një lloj topi me valë elektromagnetike. Pavarësisht eksperimenteve, nuk u arrit asnjëherë që të përqëndrohej një rreze e tillë deri në pikën ku të puhuronte metalet, sic mendohej. Por u kuptua që radiovalët përplaseshin në avionë dhe në anije dhe ktheheshin mbrapsht, duke lejuar deri krijimin e imazhit si në një lloj ekografie. Pikërisht kështu – siç ishte teorizuar nga vetë Tesla në 1917 – mes viteve 1934 dhe 1935 lindi radari, një teknologji që ka patur një rëndësi shumë të madhe duke filluar nga Lufta e Dytë Botërore.

Pa motor

Idetë fillestare të Teslas mbi transmetimin e fuqisë elektrike në distancë gjetën zbatim vetëm disa dekada më vonë. Shembulli më mbresëlënës është Sharp, një mjet pa motorr realizuar nga Communication Research Centre në Otava, Kanada: funksiononte me valë elektromagnetike (miktrovalë, si ato të furrave) të dërguara nga toka dhe të kapura nga një antenë rrethore e vendosur në pjesën e pasme. Avioni duhej të shërbente si repetitor i radiovalëve, duke fluturuar për muaj të tërë në një lartësi 21 kilometra, por pas fluturimit demonstrues në 7 tetor 1987 projekti u fut në sirtar. Në vitin 2007, shkencëtarët e Mit në Boston gjetën një zbatim më “shtëpiak”: kanë demonstruar se transmetimi i energjisë pa kabllo, i pagëzuar me emrin WiTricity mund të përdoret për të karikuar celularë dhe elektroshtëpiake. Problemet praktikë nuk mungojnë. Por vetë projekti është shenjë se idetë e Teslës i përkasin jo të kaluarës, por të ardhmes.

/Focus/
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Re: Nikola Tesla

Mesazh  Berti69 05.10.14 22:31

Nikola Tesla Tesla_Broadcast_Tower_1904

Uzina Wardenclyffe e Teslës në Long Island në vitin 1904. Nga kjo strukturë, Tesla shpresonte për të demonstruar transmetimin pa tela të energjisë elektrike përmes Atlantikut.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nikola Tesla Empty Re: Nikola Tesla

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi