EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Domethënia e vulës së shenjtë të Solomonit dhe simbolet e saj

Shko poshtë

Domethënia e vulës së shenjtë të Solomonit dhe simbolet e saj Empty Domethënia e vulës së shenjtë të Solomonit dhe simbolet e saj

Mesazh  Luli 10.09.17 19:55

Domethënia e vulës së shenjtë të Solomonit dhe simbolet e saj Screen-Shot-2016-03-21-at-10.58.16

Vula e Solomonit e njohur gjithashtu edhe si Unaza e Solomonit) besohet të jetë një unazë me vulë personale që i përkiste Mbretit Solomon të Izraelit. Thuhet se unaza ka fuqi magjike, një ide që e ka origjinën në traditën e hebrenjve. Megjithatë, Vula e Solomonit mund të gjendet edhe në okultizmin e vonë islamik dhe perëndimor. Si simbol, Vula e Solomonit është ende në përdorim sot, dhe një prej paraqitjeve të saj më të thjeshta është ose si pentagram, ose hekzagram, teksa ky i fundit është i ngjashëm me Yllin e Davidit.

Vula nga Zoti

Një burim ku përmendet Vula e Solomonit është Testamenti i Solomonit. Ky është një “traktat pseudoepigrafik mbi format dhe veprimet e demonëve si dhe hajmalitë që janë efikase kundër tyre”. Eshtë pretenduar se teksti është shkruajtur prej vetë Solomonit, dhe ai ofron rrëfime të disa eksperiencave që mbreti kish patur gjatë ndërtimit të Tempullit.

Në fillimet e Testamentit, autori ofron një histori për të shpjeguar se si Solomoni e mori këtë Vulë nga Zoti. Në këtë histori, Solomoni vëren se si djali më i vogël i kryemjeshtrit të tij po dobësohej përditë e më shumë, pavarësisht se ia dyfishonte pagën dhe ushqimin. Kur djali u pyet, ai i tha mbretit se një demon e kishte bezdisur përditë pas perëndimit. “Të lutem ty, o mbret. Dëgjo atë që i ka rënë për pjesë fëmijës. Pasi të gjithë ne mbarojmë punë në Tempullin e Zotit, pas perëndimit të diellit, kur bie të pushoj, një prej demonëve vjen e më merr gjysmën e pagës dhe gjysmën e ushqimit. Më pas, më merr dorën e djathtë dhe thith gishtin tim. Dhe kështu, shpirti im shtypet, dhe trupi më hollohet përditë”.

Më pas, sipas legjendës, Solomoni i lutet Zotit për ndihmë. Ky i fundit i përgjigjet lutjeve të mbretit duke i dërguar një unazë magjike me vulë, e cila ka një pentagram të skalitur.

Sipas legjendës, duke përdorur këtë unazë, Solomoni fillon të vërë nën kontroll demonët, duke nisur me Orniasin, demoni që kishte trazuar birin e kryemjeshtërit të tij. Duke i pyetur demonët që vinte nën kontroll, Solomoni u mësonte emrat, si ata persekutonin qeniet njerëzore, dhe si mund të luftoheshin. Më tej, mbreti arriti t’i bëjë këta demonë të punojnë për të. Për shembull, Solomoni urdhëroi demonin Asmodeus që të punonte për ndërtimin e Tempullit. Më tej, pas përfundimit të Tempullit, Solomoni i mbylli demonët në shishe. Thuhet se këto shishe u groposën nën monumentin që demonët ndihmuan të ndërtohej.

Domethënia e vulës së shenjtë të Solomonit dhe simbolet e saj Screen-Shot-2016-03-21-at-10.58.26

Sipas një rrëfimi popullor, demonët u liruan kur Nebuchadnezzari mori Jeruzalemin. Pas shkatërrimit të Tempullit, babilonasit gjetën shishe të groposura nga Solomoni. Duke menduar se kishin flori, ata i hapën, duke i risjellë demonët në botë.

Një tjetër hsitori që e gjen tek të famshmet Një mijë e një netë, rrëfen për një peshkatar që gjeti një prej demonëve të mbyllur në shishe të Solomonit (pra përralla e xhindit). Kjo ishte një enë e vogël prej bakri, që kishte një vulë mbi të. Kjo vulë, që është Vula e Solomonit, përshkruhet se kishte “emrin e madh të Zotit të skalitur mbi të”.

Përtej cilësive të tilla mistike që janë pasuruar edhe prej legjendave, Vula e SOlomonit zotëron vlerë simbolike gjithashtu. Për shembull, thuhet se baza prek tokën ndërkohë që maja sheh qiejt, duke simbolizuar harmoninë e të kundërtave. Një shembull i kësaj harmonie mund të shihet në atë që thuhet, se Vula e Solomonit “simbolizon lidhjen mes shkencës, bukurisë dhe metafizikës, me elemente të mjekësisë dhe magjisë, astronomisë dhe astrologjisë”.

/bota.al/
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi