Gjeometria e shenjtë
2 posters
Faqja 1 e 1
Gjeometria e shenjtë
Gjeometria e shenjtë
Gjeometria e shenjtë është baza e Krijimit dhe gjeneza e të gjitha formave. Është një shkencë e lashtë, e cila eksploron dhe shpjegon modelet e energjisë, të cilat krijojnë dhe bashkojnë gjithcka dhe në të njëjtë kohë, zbulon mënyrë ekzakte se si energjia e Krijimit organizon veten e saj. Në çdo shkallë, çdo model natyror rritjeje apo lëvizjeje, përkon në mënyrë të paevitueshme me një apo më shumë forma gjeometrike.
Sapo hyn në botën e Gjeometrisë së Shenjtë, fillon të vëresh si kurrë më parë modelet e mrekullueshme dhe perfekte të Krijimit. Molekulat e ADN-së, bebja e syrit, flokët e dëborës, pishat, petalet e luleve, kristalet e diamantit, degët e pemëve, mburoja e kërmijve, yjet në qiell, galaktika në të cilën ndodhemi, ajri që thithim dhe të gjitha format e jetës, ashtu siç i njohim, janë krijuar prej kodeve të përjetshme gjeometrike. Të vëresh dhe të studiosh këto kode, të lejon të shikosh drejt në linjat e fytyrës së zgjuarsisë së thellë dhe të ofron një shfaqje të punës së brendshme të Trurit Universal dhe të vetë Universit.
Në lashtësi besohej se eksperienca e Gjeometrisë së Shenjtë është thelbësore për edukimin e shpirtit. Ata e dinin se këto modele dhe kode ishin simbolika e vetë qënies sonë të brendshme dhe struktura të imtësishme të vetëdijes. Atëherë, termi “i shenjtë” kishte një domethënie të veçantë, e cila përfshinte vetëdijen dhe misterin e thellë të ndërgjegjes… mrekullia e fundit e shenjtë. Gjeometria e Shenjtë merr një tjetër nivel domethënieje kur bazohet në eksperiencën e vetëdijes.
Trupat Platonikë
Që para 2500 vjetësh, në shkollat greke të Misterit,thuhej se ekzistojnë pesë forma tredimensionale perfekte: tetraeder, hekzaeder, oktaeder, dodekaeder, ikosaheder.
Këto trupa së bashku njihen si Trupat Platonikë dhe janë thelbi i gjithçkaje në botën fizike. Studiuesit modernë e kanë përqeshur këtë ide deri në vitet 1980, kur professor Robert Moon i Universitetit të Chikagos demostroi se e gjithë Tabela Periodike e Elementeve, pra gjithçka në botën fizike, është e bazuar në këto pesë forma. Në fakt, kudo në Fizikë, Kimi apo në Biologjinë moderne, modelet e Gjeometrisë së Shenjtë po rizbulohen, por shpeshherë pa kontekstin e madh të kuptimit shpirtëror, i cili i mbron nga keqpërdorimi. Një nga qëllimet tona kryesore ka qenë gjithmonë krijimi i një ure drejt kuptimit të intuitës shpirtërore, i cili vjen bashkë me përdorimin e duhur të kësaj vetëdije.
Gjeometria e Shenjtë
Format gjeometrike përfaqësojnë etapat e zhvillimit. Të vëresh dhe të punosh me bashkimin dhe tërësinë në gjeometri mund të të ndihmojë në shkatërrimin e nocionit të ndarjes nga natyra dhe nga njëri-tjetri. Nëpërmjet Gjeometrisë së Shenjtë mund të zbulosh se raporti i pandryshueshëm, balanca dhe harmonia që ekziston në çdo situatë, të gjitha manifestojnë realitetin, madje edhe rrethanat e jetës sonë të përditshme.
Marcel Proust dikur ka thënë se, “Udhëtimi i vërtetë drejt zbulimit nuk është të kërkosh toka të reja, por t’i shikosh ato me sy të rinj”.
Energjia në Veprim
Leonardo Fibonacci ka qenë një matematicien italian, i cili i prezantoi dhe i popullarizoi Europës sistemin e numrave Hindu-Arabikë (i quajtur gjithashtu si sistemi dhjetor). Ai i dha një kontribut shumë të madh teorisë së numrave dhe gjatë jetës së tij ka publikur shumë libra të rëndësishëm. Ai është gjithashtu i njohur për Serinë Fibonacci, seri numerike të hasura shumë shpesh në botën natyrore.
Sekuenca Fibonacci prodhohet duke mbledhur dy numrat paraprijës së bashku, për të formuar tjetrin dhe kështu me rradhë (1,1,2,3,5,8,13,21,34,55….) Pjestimi i çdo numri të sekuencës me atë paraprijës, p.sh 55/34 ose 21/13, jep gjithnjë një numër shumë të afërt me 1.61803. Ky është quajtur si “Raporti i Artë”.
Një nga aktivitetet më të rëndësishme dhe më domethënëse i Gjeometrisë së Shenjtë dhe Burimit të Dritës është “Spiralja e Artë” e përftuar nga “Raporti i Artë”.
Spiralja e Artë është përdorur në dizenjimin e ndërtesave të shenjta në arkitekturën e lashtë për të prodhuar energji shpirtërore, e cila favorizonte lidhjen me fushat shpirtërore pa u lutur. Realiteti ynë është shumë i strukturuar, madje jeta është e strukturuar në detaje të imtësishme. Kjo reflektohet në të gjithë natyrën në formën e gjeometrisë. Gjeometria është baza e realitetit tonë, kjo do të thotë që jetojmë në një botë koherente të qeverisur nga ligje qw nuk shihen me sy, por që manifestohen në botën tonë në forma të ndryshme. Spiralja e Artë drejton raportin e botës tonë dhe mund të gjendet edhe në format e gjalla (aktive), të cilat mund të duken si më jo proporcionalet.
Një tjetër shembull, ndoshta më pak i dukshëm i këtij raporti të veçantë, mund të gjendet edhe në ADN – mekanizmi krijues dhe drejtues i të gjitha qënieve të gjalla.
Kuptimi i gjeometrisë si një pjesë e ekzistencës tonë nuk është diçka e re, por në fakt Spiralja e Artë dhe format e tjera të gjeometrisë kanë qenë baza e shumë monumenteve antike, të cilat ekzistojnë edhe në ditët e sotme. Shembulli më i mirë për këtë fakt është Piramida e Madhe në Giza. Gjatësia e kësaj piramide është në raport me Fi-në në bazën e saj. Në fakt, gjeometria në këtë strukturë të veçantë është shumë më e detajuar se në çdo ndërtesë tjetër moderne të ditëve të sotme.
Kjo shpjegon përse format më të famshme me kuptim shpirtëror janë piramidat dhe hemisferat (p.sh kupolat, të cilat janë bazat e ndërtesave fetare si xhami, kisha e sinagoga). Këto forma të veçanta janë trasmetuese energjie dhe një lloj vale penetruese, të cilat Chaumery dhe De Belizal, i kanë quajtur jeshilja negative (e cila sillet si valë radioje që përcon informacion). Cilësitë tronditëse të Spirales së Artë i japin këtyre formave veti të forta komunikative, të cilat lehtësojnë rezonancën me fushat më të larta të lutjeve.
Ne jetojmë në dimensionin e tretë ose “Plani i Manifestimit”. Spiralja e Artë funksionon si një portë intra-dimensionale, nga e cila lind materia, që më pas manifestohet në realitetin tredimensional. P.sh. kur lind një yll, ai ndjek një numër specifik sekuencash apo rregullash universale, të njëjtat rregulla të jetës në procesin e përhapjes. Më pas shohim dritën! Pra, asgjë nuk ndodh rastësisht. Natyra është një mekanizëm kompleks dhe perfekt. Mund të themi se Spiralja e Artë funksionon si një burim i pandarë i Krijimit. Kur ne rikrijojmë këtë sekuencë lëvizëse dhe gjithmonë në rritje kuptojmë se është mjaft e ngjashme me procesin e përhapjes së jetës, e cila lind nga një pikë e më pas rritet e përhapet duke u zgjeruar në pafundësi.
Ajo riprodhohet ekzaktësisht në bazë të Raportit të Artë, duke i rritur dimensionet e saj në përputhje perfekte me sekuencën magjike, ku çdo numër i korespondon një pike të spirales, e cila me pikën tjetër pasuese formon njëçerek rrethi tangent me brendësinë e çdo rrethi. Përmasat e çdo çerek rrethi janë në Raport të Artë me çerek rrethin paraprijës. Tërësia e këtyre çerek rrathëve krijojnë këtë Spirale Logaritmike perfekte. Ashtu si vetë procesi i jetës, Spiralja e Artë është pa dyshim dhe në mënyrë të pamohueshme eksperienca më harmonioze dhe balancuese, ku asnjë element nuk del jashtë formulës “hyjnore”.
Të gjitha format e observuara në natyrë janë të lidhura ngushtë me gjeometrinë, e cila siguron mbarëvajtjen e procesit të tyre jetik. P.sh kërmilli rritet në një raport konstant dhe në këtë mënyrë, zhgualli i tij formon një spirale logaritmike, e cila përshtatet në mënyrë perfekte me rritjen e tij. Bletët krijojnë qeliza në formë perfekte gjashtëkëndore, pasi kjo formë është më optimalja për të ruajtur mjaltin e tyre. Këto dhe të gjithë rastet e tjera janë prova të kuptimit kozmik dhe jetësor të formave gjeometrike.
Magjia e gjeometrisë
Bio-gjeometria është një shkencë që studion efektin e formave gjeometrike në funksionet e jetës dhe dizajnin e formave, të cilat ndërveprojnë me fushat energjitike të tokës për të prodhuar efekte të veçanta të përllogaritura në sistemin biologjik. Kjo shkencë është zhvilluar fillmisht nga Dr. Ibraham F. Karim në Kairo, i cili e ka studiuar atë që në vitin 1968.
Kërkimet në Bio-gjeometri i janë dedikuar më së shumti zhvillimit të formave të reja të arkitekturës, të afta për të gjallëruar sistemin njerëzor biologjik dhe për t’i dhënë një kuptim të ri konceptit të shtëpisë. Për të përmirësuar qilësinë energjike të shtëpive ekzistuese duke zhdukur efektet e këqia të mundshme të fushave energjitike të pakontrolluara, të nxitura nga format arkitekturore, ngjyrat e mobiljeve, sistemi ndriçues dhe orenditë elektroshtëpiake, elementet dekorative të formave të caktuara vendosen në vende strategjike për të neutralizuar energjinë negative dhe për t’i shtuar cilësi pozitive.
Bizhuteritë e dekoruara me forma bio-gjeometrike kanë treguar efekt shumë pozitiv në fushën energjike njerëzore, duke reduktuar rreziqet potenciale të shëndetit të shkaktuara nga valët negative të telefonave celulare, kompjuterave dhe pajisjeve të tjera elektronike. Bio-gjeometria mund të konsiderohet edhe si shkenca e përmirësimit të mirëqënies shpirtërore, duke krijuar një mburojë që çliron energji pozitive, si për natyrën ashtu edhe për qëniet njerëzore.

Odin- 513
Re: Gjeometria e shenjtë
Gjeometri dhe Krijim: Njeriu si masë e krijimit
Çfarë lidhjesh mund të gërshetohen mes gjeometrisë dhe krijimit?
Fraza mitike si, “Në fillim ishte fjala”, ose aksioma të pazbërthyeshme si “Gjeometria është muzikë e ngrirë” (Goethe) ose akoma më mirë e edhe më përpara “Gjeometria është muzikë e ngurtësuar” (Pitagora), në dukje nuk mund të lidhen. Krahasimi mbetet thuajse një paradoks, duke patur parasysh ngjyrimet e ndryshme të këtyre mesazheve. Nëse mes gjithë krijimit njeriu rezulton të jetë produkti më i arrirë i bëmave Hyjnore (duke ditur se është krijuar si imazh a ngjashmëri), çfarë roli luan Gjeometria në krijim, apo mos ndoshta mund të jetë vetë njeriu hallka e lidhjes? Është shumë tërheqëse të dihet se shumë prej njerëzve të mëdhenj të së shkuarës e kanë ndërmarrë këtë rrugë kah mendimi fillimor, pra kah Thelbi, nëpërmjet të cilit mund të lidhet gjithçka, ku gjithçka mund të bashkohet në një sinkretizëm idealist, diktuar nga i vetmi synim për të zbuluar të vërteta të mëdha që e mundojnë njeriun në kërkimin e dëshpëruar të realitetit të tij autentik. Qëllimi për të kuptuar të vërtetën, është diçka që mund të arrihet vetëm nëpërmjet sintezës.
Sepse sintezat janë në të vërtetë konstruksione të Shenjta të të gjitha kohërave e të çdo vendi ku vepron Krishterimi si Katedralet e mëdha apo kulturat dukshmërisht të ndryshme prej tonës, si ato parakolombiane, Hindu, Egjiptiane, Greke, etj…
Vëndet ishin të ndryshme, kohërat të ndryshme, por qëllimi, pra rezultati i Harmonisë, ka qenë gjithmonë i pandryshueshëm; sepse figura njerëzore, që në një farë periudhe të historisë është sintetizuar me urti nga Leonardo Da Vinci (i cili ndjek me përsosmëri të dhënat e Vitruvio-s), nuk shprehin tjetër veç se koceptin se, Njeriu është masa që duhet ndjekur për të shqyrtuar në trajtë të zvogëluar Krijimin Hyjnor, e për rrjedhojë edhe imazhin e Zotit.
Rezultati është Njeriu Vitruvian, i cili përfaqëson Mikrokozmosin që ndryshon simbas Makrokozmosit. Një konkluzion më i denjë na ofrohet nga Johan Kepler, i cili, në një nga traktatet e tij më të famshëm, “Harmonices Mundi”, shkruan:
“Gjeometria i paraprin krijimit të gjërave, të përjetshme si Shpirti i Zotit, madje, gjeometria është vetë Zoti, dhe na ka ofruar arketipët për krijimin e Botës.”
Cosimo Orlando
Përktheu: Shpëtim Kelmendi

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Sqarimi i Agjendës Misterioze Perandorake të Izraelit
» Kulti - Vdekja e Shenjtë
» “Grali i Shenjtë” në trojet shqiptare!?
» Feja e re botërore - Hitleri dhe Grali i Shenjtë
» Domethënia e vulës së shenjtë të Solomonit dhe simbolet e saj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi