EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Domethënia e numrave

+4
Cimi Elezi
Venera1
mehanja
Admin
8 posters

Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Domethënia e numrave

Mesazh  Admin 07.01.09 18:08

Domethënia e numrave

1 – Udhëheqës autoritar që e kalon çdo pengesë. Perfeksionist që kërkon shumë, si nga vetja ashtu edhe nga të tjerët. Me besnikëri qëndron pas planeve që ia ka parashtruar vetes, duke mos u kujdesur për mendimet e të tjerëve. Shpesh ka nevojë të përmbajë depërtueshmërinë e tij, megjithatë nën sipërfaqen e jashtme të vrazhdë fshihet një shpirt goxha i butë.

2 – Njeri paqësor, por që i urren urdhrat. Kur i jepet rasti e pëlqen dembelinë. Vetitë e çmuara: imagjinata dhe kreativiteti. Ëndërrimtar i papërmirësueshëm. Kur gjërat nuk i ecin sipas planit është idhnak dhe i pakënaqur.

3 – Lëvizës dhe revolucionar me tërë qenien e tij. Është person i shoqërueshëm dhe pa brenga, por nganjëherë pak i frikësuar. Të metat më të mëdha: naiviteti, xhelozia dhe optimizmi i tepruar.

4 – Këmbëngulës dhe punëtor i vyer. Njeri i vendosur, aktiv dhe besnik, por nëse gjërat nuk i shkojnë siç ka planifikuar mund të shndërrohet në person të dhunshëm. Është person logjik, i organizuar, metodik dhe besnik edhe pse në brendinë e tij ka vend për brenga.

5 – Ëndërrimtar i pasionuar, dashnor i përkryer, por lehtë u nënshtrohet çrregullimeve psikologjike. E urren rutinën dhe punën e mundimshme.

6 – Zemërmirë dhe sharmant, ka dell të zhvilluar për drejtësi. Është i gatshëm edhe për sakrifikim. Ka kualitete për te qenë politikan i suksesshëm. Është i butë me ata që i do, por vështirë fal dhe harron.

7 – I rezervuar, i matur dhe shumë inteligjent. Ëndërrimtar, hetues dhe mendimtar që ka burime të pashtershme. Është i gatshëm edhe të mashtrojë vetëm për të pasur sukses. Po ashtu është edhe zemërgjerë dhe egocentrik.

8 – Trim dhe energjik, por ka sukses vetëm atëherë kur ia arrin të kontrollojë oreksin goxha të madh personal. Është person që lufton për të drejtën dhe gjërat e çmuara. Edhe pse për nga natyra është person optimist, nganjëherë është i fshehtë dhe i mbyllur në vete.

9 – Luftarak, trim, i pavarur deri në fund, por që, nganjëherë, ka nevojë edhe për ndihmë. Ia del me sukses në çdo gjë që kërkoni nga ai. Është i zgjuar, energjik, plot epsh, por nuk është sentimental, siç mund të duket në shikim të parë.

A i përgjigjet numri i tij tuajit?

1-shi dhe 2-shi janë në kundërshtim më njëri-tjetrin, mirëpo kreativiteti dhe shkathtësia e udhëheqjes që e posedon 1-shi mund ta joshë 2-shin artistikisht të orientuar.

3-shi është i pavarur dhe i gjallë. I përshtaten 3-shat të tjerë, ose numrat që pjesëtohen me 3.

4-shi është praktik dhe vështirë krijon shoqëri. Përshtatet mirë me 2-shin dhe 8-shin.

5-shi është adhurues i jetës tolerante dhe përshtatet më të gjithë numrat, sidomos me numrin 5.

6-shi është besnik dhe i baraspeshuar, ndërsa përshtatet me 7-shin e rënë në mendime dhe me 9-shin seksipil.

7-shi i pëlqen 3-shat e gjallë dhe 5-shat dinamikë.

8-shi është ambicioz, botërisht i hapur dhe goxha materialist. E pëlqen kreativitetin e 1-shit, ndërsa ka nevojë për stabilitetin e 4-shit.

9-shi është tip luftëtar që i pëlqen 1-shat autoritarë dhe 6-shat besnikë.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty ??

Mesazh  mehanja 15.08.11 14:52

::


Edituar për herë të fundit nga mehanja në 19.08.11 14:32, edituar 2 herë gjithsej
mehanja
mehanja

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  Venera1 15.08.11 15:08

ishte nje teme mbreme me titull "numerologjia dhe kombinimi' por s'po e gjej dot, aty shpjegohet se si mblidhen numrat
Venera1
Venera1

17


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  Cimi Elezi 16.08.11 0:41

Venera1 shkruajti:ishte nje teme mbreme me titull "numerologjia dhe kombinimi' por s'po e gjej dot, aty shpjegohet se si mblidhen numrat
Mbase ta shpjegojn kta moderatoret,se Nikolasi spo duket gjekundi.Po dil mor nikolas dhe ti estilen se po mduket kot ky forum.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  nitty 16.08.11 0:46

cimi elezi shkruajti:Mbase ta shpjegojn kta moderatoret,se Nikolasi spo duket gjekundi.Po dil mor nikolas dhe ti estilen se po mduket kot ky forum.

Nikolaosi ka ikur anëtar,kam mbetur i vetëm por s'kam ç'të bëjë.

Nuk ia keni ditur rëndësin dhe vlerën Nikolaosit tash prania e tij po ju mungon a?
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  Cimi Elezi 16.08.11 0:51

nitty shkruajti:

Nikolaosi ka ikur anëtar,kam mbetur i vetëm por s'kam ç'të bëjë.

Nuk ia keni ditur rëndësin dhe vlerën Nikolaosit tash prania e tij po ju mungon a?
O nitty ske pasur rol te njejte me Nikolaosin qe na paske ngelur vetem dhe personalisht ja kam ditur rendesin dhe vlerat.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  nitty 16.08.11 0:57

cimi elezi shkruajti:O nitty ske pasur rol te njejte me Nikolaosin qe na paske ngelur vetem dhe personalisht ja kam ditur rendesin dhe vlerat.

Ti nuk e di miqësin që e kam pasur me të për këtë arsye thua s'ke pasur rol të njejtë!
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  Cimi Elezi 16.08.11 1:03

[quote="nitty"][quote="cimi elezi"]
nitty shkruajti:
Ti nuk e di miqësin që e kam pasur me të për këtë arsye thua s'ke pasur rol të njejtë!
Mos e ngatro miqesin me ASTROLOGJIN plako.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  nitty 16.08.11 1:15

Do të thotë vetëm për astrologji ju duhet Nikolaosi t'iu kryej punët tuaja a?
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  Cimi Elezi 16.08.11 1:29

nitty shkruajti:Do të thotë vetëm për astrologji ju duhet Nikolaosi t'iu kryej punët tuaja a?
Po i ngatron gjerat.Ke par ndonje postim timin ti drejtohem Nikolaosit tme parashikoj te ardhmen?Per mendimin tim ai ka vlera per temat qe hap.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  nitty 16.08.11 2:28

cimi elezi shkruajti:Po i ngatron gjerat.Ke par ndonje postim timin ti drejtohem Nikolaosit tme parashikoj te ardhmen?Per mendimin tim ai ka vlera per temat qe hap.

Mos më thuaj se je adhurues i madhë i Astrologjis se nuk të besoj,kam përshtypje se Nikolaosi të mungon më shumë si person që largonte monotonin sesa për postimet e tij të Astrologjis?
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  Gon! 16.08.11 8:16

Ka qenë zerzek :), dhe nuk ka ka patur mundësi pa u përzier në ndonjë debat edhe ai, por ka qenë i matur, kurse Estilen tejet i tepruar, madje kuptova që ky Estilen, parmbrëmë më kishte akuzuar dhe mua që e kam kërcënuar me jetë kinse, sepse unë në mbremje nuk futem dhe nuk kam parë debatet që kanë rrjedhur.
Estilenit nuk i kishin pëlqyer temat e fundit, e kishin bezdisur tej mase, sepse ai dëshironte vetëm ngatërresa me besimtarë, ishte bërë vesvesë kohëve të fundit, lloj traume nga besimtarët, madje edhe halucinacione kishte pasur, sigurisht që një njeri i ngjashëm me të duhet pa tjetër të vizitoj një spital psikiatrie, sepse me paragjykimet që kishte bërë vetëm ai vend do ti kishte ndihmuar për një kohë të shkurt, sigurisht apo jo!.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  Cimi Elezi 16.08.11 12:32

nitty shkruajti:

Mos më thuaj se je adhurues i madhë i Astrologjis se nuk të besoj,kam përshtypje se Nikolaosi të mungon më shumë si person që largonte monotonin sesa për postimet e tij të Astrologjis?
Lexo mire,pergjigjen e ke pak me lart,apo e ke nga pagjumesia?
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  nitty 16.08.11 14:34

O cimi,po ç'të gjeti kështu?

Mirë atëherë s'dua të vazhdoj unë më,se di duket po flas në një gjuhë të huaj!
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  Cimi Elezi 16.08.11 22:22

nitty shkruajti:O cimi,po ç'të gjeti kështu?

Mirë atëherë s'dua të vazhdoj unë më,se di duket po flas në një gjuhë të huaj!
O nitty sme ka gjetur asgje,por po ta thjeshtoj disi.Ne mund te vendosim ose per mos perzjer te tjeret ne rastin konkret po mar ''veten time ku ne nje postim u them se po largohem per x,y,arsye nga forumi.Me largimin tim ska per te ren shum ne sy mungesa per mos te then aspakt.Me largimin e Nikolaosit dhe estilen ndryshon puna,informacionet,parashikimet,debatet e kan pasuruar ose me sakt [ e kishin pasuruar ] forumin,dhe antaret ishin te perfshire ne tema te ndryshme pavarsisht mendimeve pro apo kunder, ndaj e perseris se ja u di vlerat dhe rendesin.nitty,besoj se te sqarova sadopak,respekte.''


Edituar për herë të fundit nga cimi elezi në 16.08.11 22:37, edituar 1 herë gjithsej
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  Cimi Elezi 16.08.11 22:35

I nderuar Goni.Postimin e lamtumires{ shpresoj mos te jet}te estilenit e lexova kur te atakonte indirekt pasi mendonte se ishit personi qe e kishit kercenuar.Por cndodhi?estilen te kerkoi falje publikisht ne menyren me te civilizuar ndaj sishte momenti qe ti ktheheshe ne ate menyre.Mendoj se je nxituar pak ne gjykimin tend.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  nitty 16.08.11 22:42

cimi elezi shkruajti:O nitty sme ka gjetur asgje,por po ta thjeshtoj disi.Ne mund te vendosim ose per mos perzjer te tjeret ne rastin konkret po mar ''veten time ku ne nje postim u them se po largohem per x,y,arsye nga forumi.Me largimin tim ska per te ren shum ne sy mungesa per mos te then aspakt.Me largimin e Nikolaosit dhe estilen ndryshon puna,informacionet,parashikimet,debatet e kan pasuruar ose me sakt [ e kishin pasuruar ] forumin,dhe antaret ishin te perfshire ne tema te ndryshme pavarsisht mendimeve pro apo kunder, ndaj e perseris se ja u di vlerat dhe rendesin.nitty,besoj se te sqarova sadopak,respekte.''

Të kuptoj cimi,faleminderit për sqarimin!
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  Gon! 17.08.11 9:01

cimi elezi shkruajti:I nderuar Goni.Postimin e lamtumires{ shpresoj mos te jet}te estilenit e lexova kur te atakonte indirekt pasi mendonte se ishit personi qe e kishit kercenuar.Por cndodhi?estilen te kerkoi falje publikisht ne menyren me te civilizuar ndaj sishte momenti qe ti ktheheshe ne ate menyre.Mendoj se je nxituar pak ne gjykimin tend.
Cimi, unë nuk kam lexuar asnjë postim të tij që më ka fajsuar, e as që më ka kërkuar falje në mënyrë publike a ku di unë.
Unë vetëm këtë lajm kam ndëgjuar, ai më ka fajsuar kinse unë e paskam kërcënuar me jetë atë njeri, çudi apo jo? për çfarë arsye duhet ta bëj unë atë? a kam llogari ta bëj atë?
"Qeni që leh nuk han", nëse i ka thënë dikush, kështu që mos të ken frik fare, kurse mua më ka gabuar me dikë tjetër, apo kush e di se për çfarë arsye e tha e kishte thënë atë!.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  Xhemajl 17.08.11 10:44

Gon! shkruajti:
Cimi, unë nuk kam lexuar asnjë postim të tij që më ka fajsuar, e as që më ka kërkuar falje në mënyrë publike a ku di unë.
Unë vetëm këtë lajm kam ndëgjuar, ai më ka fajsuar kinse unë e paskam kërcënuar me jetë atë njeri, çudi apo jo? për çfarë arsye duhet ta bëj unë atë? a kam llogari ta bëj atë?
"Qeni që leh nuk han", nëse i ka thënë dikush, kështu që mos të ken frik fare, kurse mua më ka gabuar me dikë tjetër, apo kush e di se për çfarë arsye e tha e kishte thënë atë!.
Jo Gon!, une ate mbremje lexova ate postim te Estillen dhe ai tha se ne fillim kishte menduar qe je Trigoni(nje antar i vjeter i cili e kishte kercenuar estillenin me vdekje)mirpo me vone e kishte pare qe nuk ishe ti trigoni, dhe kerkoi falje per kete keqkuptim qe kishte pasur.
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  Gon! 17.08.11 12:30

Nuk ka problem, është i falur nga unë :).
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  xhemalekovaci 23.11.11 19:05

.
xhemalekovaci
xhemalekovaci

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domethënia e numrave Empty Re: Domethënia e numrave

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi