Asnjë nuk është Rastësi - Takimet Shpirtërore
Faqja 1 e 1
Asnjë nuk është Rastësi - Takimet Shpirtërore
Në të gjitha jetët e kaluara kërkojmë të gjejmë dikë që të na plotësojë. Shpesh njerëzit e anashkalojnë paqen dhe ekujlibrin e brendshëm për hir të dashurisë së vërtetë. Megjithëse të dyja kanë lidhje, të kesh njërën pa tjetrën nuk mjafton.
Një person duhet të gjejë ekujlibër dhe paqe të brendshme për të gjetur rrugën në jetë. Sapo personi nis këtë rrugëtim, dikush do joshet nga ky person. Lidhja e këtyre shpirtave të ngjashëm është themeluar përpara manifestimit të tyre fizik.
Fatet e këtyre dy njerëzve janë të ndërlidhura. Shpesh kanë çelësin e evolucionit mendorë, shpirtërorë dhe fizik të njëri-tjetrit. Jo të gjithë shpirtërat e ngjashëm janë intimë, mund të hasësh më shumë se një gjatë një jete.
Shpirtat e ngjashëm apo siç njihen me gjuhën romantike, "binjakë", janë dy shpirtëra nga i njëjti grup shpirtërash, që do të thotë se përpara se çdo gjë lidhej pafundësisht dhe përpara joshjes fizike, këto dy shpirtëra ishin një. Shpirtërat e ngjashëm janë takuar në shumë jetë dhe lidhen vazhdimisht me njëri-tjetrin me anë të karmës dhe fatit. Kur këto shpirtëra janë në harmoni me veten, me njëri-tjetrin dhe me fatin, do zbulojnë se qëllimi i tyre në këtë planet është të bëjnë ndryshimin dhe të ndihmojnë për të çuar përpara ndërgjegjen e universit.
Siç u theksua më lart ekzistojnë më shumë se dy lloje shpirtërash binjakë për një person, dhe ekzistojnë gjithashtu lloje të ndryshme të shpirtërave binjakë. Dy kryesorët janë ai Karmik dhe Kozmik. Një shpirt binjak karmik është dikush që vjen tek ju për t'ju mësuar një leksion të pa mbaruar dhe për të ekujlibruar karmën tuaj. Do vijë një pikë kur marrëdhënja do turbullohet dhe bëhet e paqëndrueshme. Mund të përjetoni të njëjtat shenja dhe simptoma të një lidhjeje shpirtërash binjakë, por në fund marrëdhënja do rezultojë në ndryshime të mëdha në jetë për njerëzit që e përjetuan. Ndërsa një lidhje kozmike ndodh menjëherë. Mund të ndjeni sikur e njihni prej kohësh njëri-tjetrin.
Diskutimet do rrjedhin dhe gjërat do duken shumë natyrale mes jush. Do keni udhëtime të ngjashme në jetë me shpirtin binjak kozmik tuajin, dhe ka shumë të ngjarë që këta shpirtëra të vijnë në jetën tuaj në mënyrë të papritur. Mund të vëreni që të dy ju keni një lidhje të fortë psikike. Mund të vëreni disa shenja të caktuara, si 11:11. Kur flisni apo jeni pranë shpirtit tuaj binjak mund të ndjeni një lloj kompletimi dhe bashkimi me këtë person. Mund të përjetoni një qetësi të menjëhershme shpirtërore; ky është vërtetë shpirti juaj binjak dhe është duke ju shëruar nga plagët e shkuara mendore dhe emocionale.
Të dy tipet e shpirtërave kanë një qëllim. Shpirti karmik binjak vjen për të na forcuar dhe shpjerë në rrugën e analizimit serioz të vetvetes. Mund të nxjerrin më të keqen tonë, por kjo është si një çhelmim emocional. Duke vepruar në këtë mënyrë, ata mundësojnë që të ndryshojmë e të shohim një sërë helmesh në subkoshiencën tonë. Varet nga ne nëse dëshirojnë t'i ndreqim apo jo. Nëse i ndreqim, zakonisht këtu nis rruga drejt ndriçimit dhe përmbushjes shpirtërore. Këta njerëz vijnë në jetët tona jo vetëm për të na shëruar, por për të na sjellë më afër vetes sonë të vërtetë.
Na ndihmojnë për të mposhtur demonët tonë personal dhe na ndihmojnë në sfidat tona. Vijnë gjithashtu për të na ndihmuar në proçesin e ngritjes personale dhe emocionale. Mendohet se ndryshimi kryesorë i këtyre dy lloj lidhjesh shpirtërore është se shpirtërat binjak karmik nuk arrijnë të krijojnë lidhjet e nevojshme shpirtërore për të krijuar lidhjen shpirtërore gjatë kësaj jete. Ndërsa shpirti binjak kozmik do jetë më shumë se i gatshëm.
Nëse po mundoheni që të joshni një shpirt binjak, ekzistojnë shumë meditime dhe rituale, që nga ndezja e qirinjve e deri tek ngjyrat e rrobave që veshim, por më e rëndësishmja është të jini vetvetja. Gjeni paqen dhe ekujlibrin e brendshëm, dhe kjo do reflektohet tek ju në të gjitha marrëdhënjet.
Ja disa mënyra për t'u konsideruar kur jeni të gatshëm të joshni një shpirt binjak.
- Përdorni në veshje ngjyrat blu, jeshile, rozë dhe gri. Këto ngjyra rezonojnë frekuenca të larta dhe ndihmojnë që shpirti jauj të jetë i gatshëm të pranojnë shpirtin tjetër.
- Krijoni afirmimin e dashurisë me fjalët tuaja për të riprgramuar subkoshiencën tuaj që të pranojë dashurinë.
- Dëgjoni muzikë dashurie 528 hz dhe pastroni çakrën e zemrës. Kjo bëhet përmes meditimit, jogas dhe mantras.
- Vëzhoni me sinqeritet të metat tuaja dhe përpiquni t'i përmirësoni.
Kur dyshoni se dikushn mund të jetë shpirti juaj potencial binjak, mund të nxiteni nga disa gjëra.
- 11:11
- Lidhjet telepatike, për shembull kur mendoni për të, ai apo ajo ju telefonon.
- Keni pasur një sërë përvojash të ngjashme në jetë.
- Do jeni të dy të gatshëm të formonit një lidhje shpirtërore.
- Të dy do pranoni njëri-tjetrin siç është.
- Do përpiqeni të shmangni konfliktet e panevojshme.
- Pasi të jeni bashkë, do vini re një zhvillim të madh në aspektin jetësorë.
Është e rëndësishme të theksohet se shpirtërat binjakë nuk janë të limituara vetëm në marrëdhënjet intime. Mund të jenë familjarë, miq, ndonjëherë edhe armiq (karmike), pasi të gjitha marrëdhënjet kanë qëllimin e tyre. Qëllimi i shpirtit binjak është të ndihmojë shpirtin e ndarë të ribashkohet. Duke vepruar kështu kjo bashkon energjinë universale të kozmosit që rrjedh brenda nesh. Aftësia jonë për t'u bashkuar është aftësia jonë për të shprehur hyjnoren që shndrin brenda nesh.
gjilanasi- 361
Similar topics
» Asnjë qeveri e huaj nuk është jashtë rrezes së përgjimeve të NSA-së
» Tre takimet e presidentit Eisenhower me Alienët
» Mendoni se toka eshte nje top gjigand i rrumbullaket apo eshte e sheshte ?
» Asnjë teori konspirative për mekanizmin e Antikytheras
» Mistere
» Tre takimet e presidentit Eisenhower me Alienët
» Mendoni se toka eshte nje top gjigand i rrumbullaket apo eshte e sheshte ?
» Asnjë teori konspirative për mekanizmin e Antikytheras
» Mistere
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi