EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asnjë qeveri e huaj nuk është jashtë rrezes së përgjimeve të NSA-së

Shko poshtë

Asnjë qeveri e huaj nuk është jashtë rrezes së përgjimeve të NSA-së Empty Asnjë qeveri e huaj nuk është jashtë rrezes së përgjimeve të NSA-së

Mesazh  Odin 02.07.14 21:17

Asnjë qeveri e huaj nuk është jashtë rrezes së përgjimeve të NSA-së Dokume10

Asnjë qeveri e huaj nuk ka qenë jashtë rrezes së programit të përgjimeve dhe survejimit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), e cila është autorizuar të interceptojë informacione kudo, përvec katër shteteve, sipas dokumentave top-secret, bën të ditur The Washington Post.

SHBA kishte patur prej kohësh marrëveshje mos-spiunimi me këta katër shtete – Britaninë, Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re – në një grup që bashkë me SHBA njihen si Pesë Sytë.

Por një dokument i vitit 2010 si dhe të tjerë që e pasojnë tregojnë se NSA-së i është dhënë një autoritet shumë më elastik nga sa dihej më parë, i cili i lejon që përmes kompanive amerikane të përgjojë jo vetëm komunikimet e shënjestrave të veta jashtë Amerikës, por edhe cdo komunikim mbi shënjestrat e veta.

Dokumenti rendit 193 shtete që do të ishin me interes për shërbimin e fshehtë të SHBA. Ai lejon gjithashtu agjencinë që të mbledhë informacione për institucione si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimi Europian dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi