Asnjë teori konspirative për mekanizmin e Antikytheras
Faqja 1 e 1
Asnjë teori konspirative për mekanizmin e Antikytheras
Universiteti Aristotelian i Selanikut pritet që të shpallë rezultatet e studimit të vet mbi mekanizmin e Antikytheras.
Teori të shumta konspirative rrethojnë historinë dhe funksionin e këtij mekanizmi, por profesori i Inxhinierisë Mekanike, Kyriakos Efstathiou, thotë se asgjë prej këtyre nuk ka bazë. Fjala është për një mekanizëm, një kompjuter të vërtetë, që pranon të dhëna dhe prodhon rezultate, nisur nga njohuritë e mëdha që grekët e lashtë kishin mbi matematikën dhe astronominë.
“Nuk ka vend për tepri konspirative. I gjithë kërkimi ynë ka treguar se paraardhësit tanë përdorën njohuritë e tyre të thella në astronomi dhe teknologji për të ndërtuar mekanizma të tillë dhe bazuar vetëm mbi këtë konkluzion, historia e teknologjisë duhet të rishkruhet, sepse ajo zë fill shumë më herët”, thotë profesori.
Mekanizmi në fjalë daton mes viteve 150-100 p.e.s dhe është quajtur si kompjuteri i parë i antikitetit.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi