EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si u shkatërrua Pentagoni - E vërteta e FBI

3 posters

Shko poshtë

Si u shkatërrua Pentagoni - E vërteta e FBI Empty Si u shkatërrua Pentagoni - E vërteta e FBI

Mesazh  Donald D'ARANEO 02.04.17 10:16


Si u shkatërrua Pentagoni - E vërteta e FBI Screen-Shot-2017-04-01-at-22.37.58


Mbeten të pashlyeshme pamjet e dy avionëve që u përplasën me Kullat Binjake, duke i bërë të shemben njëra pas tjetrës. Të transmetuara në kohë reale, të kaluara me mijëra herë nëpër ekranet e gjithë botës, ato u bënë e para ngjarje e madhe mediatike planetare, me të cilën u inaugurua dramatikisht mijëvjeçari i ri. Po ç’u bë me ato fotografi që duhej të dokumentonin efektet shkatërrimtare të avionit të tretë, ai që u nis nga Uashingtoni, me linjën American Airlines 757, që u rrëmbye mes orës 8.51 dhe 8.54 dhe përfundoi në Pentagon?

Mungesa e shkrepjeve ushqeu zërat për komplot, që nuk heshtën as pas transmetimit të një videoje, e shpërndarë në vitin 2006, në fotogramët e të cilës është regjistruar përplasja. Çfarë fshihet prapa atyre terroristëve? Nga i morën urdhërat? A thua ajo mungesë pamjesh përbënte një anë të mjegullt.
Duke filluar nga 11 shtatori teoria e komplotit, ky shikim magjik i historisë, ku gjithçka mund të gjurmohet tek një kauzë e vetme e cila vepron ndërkombëtarisht, me një vullnet këmbëngulës, u përhap nga pak kudo. Madje u shndërrua në skemën interpretuese ku, në politikë, gjejnë terren populizmat. Sepse është mënyra më e thjeshtë – por edhe më e rrezikshmja – për të shpjeguar ngjarjet komplekse të të tashmes sonë. Dhe terrorizmi, pikërisht se duket i shkëputur nga çdo skemë racionale të shkak-pasojës, ushqen fantazi, përralla dhe trillime të gjithfarëllojshme.

Por tani FBI ka vendosur të botojë 27 fotografi të panxjerra më parë, pamje impresionuese ku del qartësisht shkatërrimi i ndërtesës, e goditur nga avioni. Mes flakëve dhe tymit duken qartë pjesët e Boeingut. Protagonistë janë hetuesit që hetojnë në të gjithë zonën ushtarake dhe fytyrat e të cilëve, për shkaqe sigurie, janë fshehur. Veçanërisht domethënëse janë pamjet ku lexohet deri edhe numri i fluturimit. Nga momenti kur avioni goditi në zemër të Mbrojtjes amerikane, mund të kuptohen arsyet që shkaktuan vonesën. Nëse mendohet për rëndësinë që pamjet kanë jo vetëm në media, por edhe në rrëfimin historik, mund të thuhet se shpërndarja e këtyre fotove shënon një zhvillim, i cili në një farë mënyre i bën qesharake teoritë e komplotit...

Si u shkatërrua Pentagoni - E vërteta e FBI Screen-Shot-2017-04-01-at-22.39.06

Si u shkatërrua Pentagoni - E vërteta e FBI Screen-Shot-2017-04-01-at-22.38.59

Si u shkatërrua Pentagoni - E vërteta e FBI Screen-Shot-2017-04-01-at-22.38.48
Donald D'ARANEO
Donald D'ARANEO

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si u shkatërrua Pentagoni - E vërteta e FBI Empty @ donald

Mesazh  bojko 02.04.17 22:35

une nuk pashe ndonje fakt apo deshmi te re ne postimin tend lidhur me 9/11 . Une personalisht kam hulumtuar shume ne internet per kete qeshtje dhe si shumica e njerezve edhe une jam i bindur se ishte
- inside job nga pentagoni
- se nuk ka pase fare aeroplan qe kan goditur kullat binjake apo pentagonin
- si dhe se WTC 7 eshte rezuar me ekploziv, dhe eshte deshmi e qarte e manipulimit
- si dhe ka shume fakte tjera te cilat nuk do ti ceku ketu ....

sugjerimi im nese doni te verteten e 9/11 , hulumtoni per dokumentaret e Michael Moore dhe gjeni te verteten

me te mira
bojko
bojko

"Janë dy lloje të historisë:. Historia zyrtare, ajo e gënjeshtrave, ajo që na mësojnë në shkolla, historia * ad usum delphini *, dhe historia të fshehtë, në të cilën janë shkaqet e vërteta të ngjarjeve, - historia e turpshme"
Honore De Balzac, 1830s

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si u shkatërrua Pentagoni - E vërteta e FBI Empty Re: Si u shkatërrua Pentagoni - E vërteta e FBI

Mesazh  seascape 07.04.17 13:40

As une nuk kam te njejtin mendim per kete ngjarje, nuk me duket se Pentagoni eshte shkaterruar ne kete menyre...
avatar
seascape

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si u shkatërrua Pentagoni - E vërteta e FBI Empty Re: Si u shkatërrua Pentagoni - E vërteta e FBI

Mesazh  Vizitor 07.04.17 20:32

pentagoni nuk funksionon me?
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si u shkatërrua Pentagoni - E vërteta e FBI Empty Re: Si u shkatërrua Pentagoni - E vërteta e FBI

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi