EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ku eshte e verteta..?

+7
Neo
Odin
ines
Elizza
Admin
Hidra
Estilen
11 posters

Shko poshtë

Ku eshte e verteta..? Empty Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Estilen 23.03.10 16:34

KU QENDRON E VERTETA..!!!???

Ku eshte e verteta..? Truth-about-success

Explorerunivers:
E vërteta qëndron diku tjetër.
Në botën e tre dimensioneve, ju nuk do ta gjeni të vërtetën.
E vërteta dhe realiteti i vetëm që ekziston në këtë botë nuk është ajo që ju shihni me sytë tuaj.
E vërteta e vetme që ekziston në këtë botë është ajo që gjendet në kokën tuaj, prandaj, kurrë mos prisni që do ta gjeni këtu.


Kesisoj..... nuk mund ta besoja se do lexoja ndonjehere, te pakten ne hyrje te nje forumi, qe titullohet EXPLORERUNIVERS.
Nuk e di se si mund te eksplorohet nje objekt a nje ambjent,po qe se nuk ke sy dhe vesh per te pare dhe degjuar per ate te cilen ti ke shkuar ta explorosh.?

Ne se e verteta qendon mbi keto shkrime, atehere praktika dhe eksperienca njerzore, qenkan shumezuar me nje zero.

Ku qendron e verteta ...___?
Thuhet se qendron diku tjeter.
Po e pranojme si teze, se e gjithe jeta jone, syte tane,truri jone nuk perceptojne te verteten dhe asnje imazh te asaj te vertete te fshehur.

Atehere kush sy dhe tru,cila lloi shkence sado abstrake,cili mekanizem e ka percaktuar te verteten, qe une dhe i gjithe njerzimi, ti relatohemi asaj te vertete...???

A e kuptoni se abstraksionet qe hidhen si te verteta absolute, nuk jane gje tjeter, vec nje tymnaje e perhershme, nje mjegull mpirese per trurin njerzore.....?

-Si mund te mos jene te verteta buka qe une ha dhe qenka e vertete,ajo qe une nuk shijoj e pertyp..?

-Si mund te mos jete e vertete drita qe une shoh, dhe qenka i vertete imazhi i padukshem i perrallave me hyjni...?

-Si nuk qenka e vertete qe babai dhe nena ime kane vdekur fizikisht dhe materialisht, dhe qenka e vertete fantazma e tyre, qe nuk i kam pare dhe nje here te vetme, te paktem te me cmallnin dhe ashtu si fantazme...?

E verteta qendron cdo dite muaj,vit e shekuj para nesh dhe kush nuk do ta pranoje kete vertete,atehere ai ose eshte i ligeshtuar nga jeta reale dhe kerkon prehje diku tjeter, ose sistemi psiqik i tyre jep deformacion kaq te madh, sa qe diellin kaq madheshtor e te mrekullushem per jeten tone, keta persona nuk e shohin fare.....!!!!


Edituar për herë të fundit nga estilen në 04.03.11 7:23, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku eshte e verteta..? Empty Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Hidra 23.03.10 17:12

E verteta absolute rreth botes sone ende nuk dihet edhe pyetja jone se: KUSH JEMI, NGA VIJME DHE KU PO SHKOJME momentalisht mbesin pa pergjigje.
Ndoshta nje dite do te ta gjejme te verteten .... por jo menjehere.
Hidra
Hidra

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku eshte e verteta..? Empty Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Admin 23.03.10 18:31

Sado qe lexojme, sado qe mesojme, sado qe perpiqemi te marrim dije, prap njohuria jone nuk mjafton ne krahasim me dijen (te verteten) absolute.
Asgje nga te gjitha gjerat qe ne dime nuk eshte nje e vertete absolute, dhe kjo eshte e vetmja e vertete.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku eshte e verteta..? Empty Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Estilen 24.03.10 8:04

Po,eshte e vertete, se sa do qe mesojme,sa do qe ecim perpara ne zhvillimin tone,perseri jemi ne pika njohjeje relative me ate qe universi na afron.
E verteta absolute,ashtu sic pretendohet nuk ekziston asnjehere,cdo fenomen a ecuri natyrore ngelen relative,ashtu sic eshte relative krijimi i universit.(Sepse deri sa ka planete qe shperbehen dhe te tjere te rinj qe krijohen,ngelemi gjithmone ne te verteta relativite dhe jo ne absolute)
Kush pretendon te kunderten,i ka mbyllur dritaret para syve te tij dhe sheh gjithmone jo te verteten,por egoizmin imagjinar.
Thenia e Sokratit
.......UNE DI NJE GJE,QE S'DI ASGJE.....
vlen shume per ata qe pretendojne se ka nje te vertete absolute...
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku eshte e verteta..? Empty Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Elizza 24.03.10 14:55

Kërkimi i të vertetës absolute është një përpjekje e kot, sikur të përpiqemi ta kapin ajrin me dorë.
Të vërtetën absolute s'mund ta gjejmë as përmes fesë as permes shkencës. Këto të dyja janë vazhdimisht në kundërshtim me njëra-tjetrën.
Tek feja gjejmë disa elemente dhe te shkenca disa tjera që mund t;i kombinojmë për të arriitur te një e ashtuquajtur "e vërtetë", të cilën me zbulimin e fakteve tjera shumë lehtë "e rrzojmë", e kjo s'mund të jetë absolute...dhe taman sa më shumë që përpiqemi për të, aq më shumë bindemi që s'ka të vërtetë absolute... (të paktën për neve si njerëz)...
Kjo s'do te thotë se ne duhet të pajtohemi e të mbetemi në mjegullën e injorancës e të mos e kërkojmë atë... Ne dimë shumë pak!!! Sa një pikë uji në oqean!
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku eshte e verteta..? Empty Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  ines 26.03.10 21:56

KU QENRON E VERTETA..!!!???

E vërteta qëndron diku tjetër.
Në botën e tre dimensioneve, ju nuk do ta gjeni të vërtetën.
E vërteta dhe realiteti i vetëm që ekziston në këtë botë nuk është ajo që ju shihni me sytë tuaj.
E vërteta e vetme që ekziston në këtë botë është ajo që gjendet në kokën tuaj, prandaj, kurrë mos prisni që do ta gjeni këtu
.

Dua te jap vetem nje fakt biologjik per te aprovuar sado pak shkrimin tuaj.

Kam mesuar ne biologji se ne koren e kokes ndodhet fusha paresore dhe fusha shoqeruese per njohjen dhe indetifikimin e objektit. Keshtu fusha paresore njeh aspekte te vecanta te objektit si forma, vellimi, ngjyra(flasim per shikimin) kurse fusha shoqeruese i sintetizon keto dhe i indentifikon objektet.

Keshtu nese ne shohim mjaft mire nje objekt por ne nuk arrijme ta indetifikojme ate nese fusha shoqeruese nuk vepron. Ne nuk e dime nese ky objekt eshte molle apo dardhe, syri sheh vec nje forme nje ngjyre por nuk e kupton cka eshte, edhe nese nuk punon fusha shoqeruese per mollen ne do te themi eshte dardhe....

E verteta nuk ishte ajo cka syri yne pa, por ajo cka truri yne indentifikoje.

Cdokush ka trurin e tij dhe cdokush ka te verteten e tij, e verteta ime eshte ndryshe nga e jotja. Derisa e verteta absolute nuk ekzston atehere dicka duhet te ekzistoje...dhe kjo eshte e verteta ime.
ines
ines

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku eshte e verteta..? Empty Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Odin 27.03.10 14:40

Realiteti i jashtëm shpesh varet nga realiteti ynë i brendshëm.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku eshte e verteta..? Empty Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Neo 09.04.10 1:50

MBI NATYREN E SE VERTETES

Ku eshte e verteta..? Tagore10


Fragment nga “ Ajnshtajn dhe Tagora- Mbi Te Verteten: Shkencetari dhe Poeti shkembejne mendime mbi mundesine e ekzistences se Te Vertetes ne menyre te pavarur nga njerezimi” te Dmitri Marianoff, publikuar ne New York Times, 10 Gusht, 1930

14 Korrik, 1930

Ne Caputh, mbi një koder, një shtepi druri me një cati me tjegulla te kuqe. Rreth e qark, si roje, trungje te holla pishash. është vila e Ajnshtajnit. Me 14 korrik 1930, rreth ores 4 pasdite, Rabindranat Tagora duket ne rrugezen e shtruar me rere para shtepise. Veshur me një kostum prej cohe blu te bute; kerrusur pakez perpara ndersa ecen dhe njeren dore e mban pas kurrizit. Prane tij ne kembe, Ajnshtajni…

TAGORA: Ndersa ti ke qene i zene duke ndjekur permes matematikes, dy konceptet e vjetra, kohen dhe hapesiren, une kam dhene leksione ne kete vend mbi boten e perjetshme te njeriut, universin e realitetit.

AJNSHTAJNI A beson qe hyjnorja është e ndarë nga bota jone?

TAGORA: Nuk do thosha e ndarë. Personaliteti i pafundem njerezor e nenkupton universin. është e pamundur te ekzistoje ndonje gje qe nuk është e perfshire ne personalitetin njerezor, dhe kjo provon se e verteta e universit s'është vecse e verteta njerezore.

AJNSHTAJNI: Ka dy konceptime te ndryshme mbi natyren e universit- bota si një unitet i varur nga njerezimi, dhe bota si realitet i pavarur nga faktori njerezor.

TAGORA: Kur universi yne është ne harmoni me njeriun, ate te perjetshmin, atehere ne e pranojme ate si Te verteten, e ndjejme ate si Te bukuren.

AJNSHTAJNI: Ky është një konceptim teresisht njerezor mbi universin.

TAGORA: Bota është një bote e qenies njerezore – pikepamja shkencore mbi te është gjithashtu veshtrim i njeriut shkencetar. Si rrjedhoje, bota e ndarë nga ne, nuk ekziston; është një bote relative, vertetesia e se ciles varet nga ndergjegja jone. Ekziston një standard i arsyes dhe i kenaqesise qe e ben ate te vertete, standardi i njeriut te perjetshem, pervojat e te cilit jane te mundura permes pervojave tona.

AJNSHTAJNI: Kjo është si e kuptojme ekzistencen njerezore.

TAGORA: Po, një ekzistence e perjetshme. Ne e perceptojme ate permes emocioneve dhe veprimeve tona. Edhe njeriun suprem, për te cilin nuk ka kufizime individuale, keshtu e perceptojme- permes kufizimeve tona. Shkenca merret me ate qe nuk është e kufizuar tek individualja, e shkeputur nga bota njerezore e se vertetes. Feja i merr keto te verteta dhe i lidh ato me nevojat tona me te thella. Ndergjegjia jone individuale mbi te verteten merr një domethenie universale. Feja i jep vlera te vertetes, dhe ne e njohim te verteten si Te Miren permes harmonise tone me te.

AJNSHTAJNI: E verteta, atehere, ose e bukura nuk është e pavarur nga njeriu?

TAGORA: Jo, nuk po them keshtu.

AJNSHTAJNI: Domethene, ne qofte se nuk do kishte me asnje njeri mbi toke, statuja e Apolonit te Belvederes nuk do ishte e bukur?

TAGORA: Jo! AJNSHTAJNI: Pajtohem me kete koncept te se bukures, por jo me ate te se vertetes.

TAGORA: Perse jo? E verteta realizohet nepermjet njeriut.

AJNSHTAJNI: Nuk mund te provoj dot qe konceptimi im është i drejte, por kjo është feja ime.

TAGORA: E bukura është ne idealin e harmonise se persosur, e cila vete është ne qenien universale; e verteta është te kuptuarit e persosur te mendjes universale. Ne individet i qasemi asaj nepermjet gabimeve dhe deshtimeve tona, nepermjet pervojes se grumbulluar, nepermjet ndergjegjes sone te ndricuar. Ndryshe si mund ta njohim te verteten?

AJNSHTAJNI: Nuk e provoj dot, por une besoj ne argumentimin pitagorian qe e verteta është e pavarur nga qenia njerezore. është problemi i logjikes se vazhdueshmerise.

TAGORA : E verteta, qe është ne qenien universale, duhet te jete thelbesisht njerezore; perndryshe, cfaredo qofte qe ne njerezit marrim për te vertete, kurrsesi nuk mund te quhet e vertete. Te pakten, e verteta qe pershkruhet si shkencore dhe qe mund te arrihet nepermjet procesit te logjikes, me fjalë te tjera, nga organi i te menduarit i cili është njerezor. Sipas filozofise indiane ekziston Brahman, e verteta absolute, e cila nuk mund te konceptohet nga mendja e vetmuar e individit as te pershkruhet me fjalë, por mund te realizohet vetem duke e bërë individin një te vetem me pafundesine e tij.
Por një e vertete e tille nuk i perket shkences. Natyra e se vertetes qe po diskutojme është pamja e dukshme, qe do te thote se është çfarë i duket e vertete mendjes njerezore,-prandaj dhe është njerezore-, dhe mund ta quajme maya* ose iluzion.
(* Ne filozofine indiane , maya shpreh boten iluzore te shqisave.)

AJNSHTAJNI: Nuk është iluzion i individit por i species.

TAGORA: Por edhe speciet i perkasin një njesie, njerezimit. Prandaj mendja njerezore si një e tere realizon te verteten. Mendja indiane dhe europiane nderpriten ne një realizim te perbashket.

AJNSHTAJNI: Ne gjermanisht fjala 'specie' perdoret për gjithë qeniet njerezore. Ne fakt duhej te perfshiheshin bile edhe majmunet e bretkocat. Problemi është nese e verteta është e pavarur nga ndergjegja jone.

TAGORA: çfarë ne quajme 'e verteta' gjendet ne harmonine racionale midis aspekteve subjektive dhe objektive te realitetit, aspekte keto qe se bashku i perkasin njeriut mbipersonal.

AJNSHTAJNI: Ne bejme disa gjera me mendjen tone, bile edhe ne jeten e perditshme, për te cilat nuk jemi te pergjegjshem. Mendja i njeh realitetet jashte tyre, pavaresisht prej tyre. për shembell askush mund te mos jete ne kete shtepi e megjithate një tavoline është atje e nuk leviz nga vendi.

TAGORA: Po, mbetet jashte mendjes se individit, por jo jashte mendjes universale. Tavolina perfaqeson çfarë është e perceptueshme nga ajo fare ndergjegjeje qe ne posedojme.

AJNSHTAJNI: Neqoftese askush nuk është ne ate shtepi gjithsesi tavolina do te ekzistoje, por nderkaq do te ishte jolegjitime nga pikpamja juaj sepse ne nuk mundemi te shpjegojme dot c'kuptim ka qe tavolina është atje pavaresisht nga ne. Pikpamja jone natyrore ne lidhje me ekzistencen e te vertetes pavaresisht nga njerezimi nuk mund te shpjegohet ose provohet dot, por është një besim te cilit askush nuk mund t'i shpetoje, bile as qeniet primitive. Ne i veshim te vertetes një objektivitet mbinjerezor. është e domosdoshme për ne ky realitet, i cili është i pavarur nga ekzistenca jone dhe pervoja e mendjeve tona , megjithese ne nuk mund te themi dot c'kuptim ka ai.

TAGORA: Ne çdo rast, nese ekziston cfaredo e vertete e pavarur nga njerezimi, atehere për ne ajo është absolutisht inekzistente.

AJNSHTAJNI: Atehere une jam me fetar nga c'jeni ju.

TAGORA: Feja ime qendron ne pajtimin e njeriut mbipersonal, shpirtit universal me qenien time individuale.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku eshte e verteta..? Empty Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Estilen 09.04.10 10:55

Sokrati i Madh i lashtesise,qe une i referohem here pas here, ka thene:

-''Nga e di ti qe eshte vertete,nese ti nuk e njeh kush eshte e verteta...?''
Brenda kesaj shprehje peshtjellohet e gjithe filozofia e te vertetes.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku eshte e verteta..? Empty Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Odin 13.04.10 19:39

Nuk është e lehtë

Nuk është e lehtë të përballosh të Vërtetën:

Pse?

Sepse je mësuar aq shumë
me të pavërtetën
saqë
nuk është më e lehtë
ta përballosh të Vërtetën;

Edhe pse ti vuan
nga e pavërteta,
preferon të rrish
me atë me të cilën je mësuar;

çdo gjëje të re
është vështirë t’i përshtatesh,
duke përfshirë të Vërtetën;

Pra truri-mendja jote mendon
PSE TË SHQETËSOHEM
për t’iu përshtatur
së Vërtetës
ndërsa ti je
mësuar aq shumë me të Pavërtetën,
edhe pse ti vuan.

Desmond Chiong
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku eshte e verteta..? Empty Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Luli 03.03.11 22:07

Kur eshte fjala per te verteten Platoni e konceptonte ate si diçka qe vetem mjeshtrat mund ta zoterojne, ngaqe beson se "te dish" dhe "te takosh" jane thuajse e njejta gje, dhe pohon se dija e vertete duhet te jete nje lloj takimi personal mistik dhe qe e verteta eshte nje ngjarje qe smund t'u tregohet te tjereve.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku eshte e verteta..? Empty Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Flavius 12.07.14 0:42

Cila është e vërteta?

E vërteta është Realiteti.
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku eshte e verteta..? Empty Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  elektronika 12.07.14 15:33

E verteta eshte relative dhe si e tille cdo njeri ka te verteten e tij. Ajo tek e cila beson cdo njeri nga ne . E verteta absolute nuk egziston.
elektronika
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



58


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku eshte e verteta..? Empty Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  syri i art 05.03.15 15:10

E verteta esht individuale dhe esht ne zemren e secilit...kushdo qe flet per te verteten,nuk e din ate...por permes perseritjes mendon se do te behet e vertet,por thell ne ndrgjegjje e din qe nuk esht ashtu..pra mashtron veten,por vetem perkohesisht dhe vjen zgjenjimi..e verteta nuk ka mundesi te thuhet, ajo vetem mund te perjetohet...!
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku eshte e verteta..? Empty Re: Ku eshte e verteta..?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi