Prejardhja e Ylldijes
Faqja 1 e 1
Prejardhja e Ylldijes
PREJARDHJA E YLLDIJES
Nisur nga kërkimet arkeologjike, rreth 3000 vjet para “Erës së Re”, Sumerianet ndërtonin tempuj në formë piramidash, për të vëzhguar lëvizjet e trupave qiellorë.
1900 vjet më pas, në Babiloninë e lashtë egzistonte një panteon i detajuar me emrat e planetëve, shenjat e Zodiakut (yllhartës), dhe konstelacionet yjore. Sidoqoftë, e vetmja arësye që e lokalizon fillesën e astrologjisë (ylldijes) në këto periudha, është aspekti teknik i faktit se deri në ç'largësi mund t'ja zhveshim velin kohës. Astrologjia si shkencë, besohet të jetë shumë me e vjetër se kaq.
Njohuria e përfituar prej saj dominon kornizen e rrjedhën së jetës edhe për ata njerëz, që s'duan të kenë asgjë të përbashkët me të. Por si thotë ajo fjala, Dielli shkëlqen njësoj për të gjithë, ndaj do s'do, i takon ylldijes merita e shkallëzimit kohor, në formën që e njohim dhe pranojmë dhe sot e kësaj dite.
Lëvizja e Hënës dhe e Diellit në raport me Tokën, mundësuan shpikjen e kalendarit dhe llogaritjen e vitit, muajve dhe orëve të ditës. Saktësia fantastike e këtyre kalkulimeve të bëra në ato kohëra kur yllologët ishin njëkohësisht astronomë, matematicienë, priftërinj dhe mbretër, mund të lëjë pa gjumë edhe skeptikët me fanatikë. Dhe ky është vetëm fillimi...
Kaldeasit qenë të parët që realizuan faktin se planetët nuk udhëtonin qiellit sa poshtë lart, por se rruga e tyre përcaktohej në fakt nga një linjë e detajuar më së miri, pak a shumë në një plan të përbashkët. Po ashtu ata llogaritën se konstelacionet lëvizin 30° (një e dymbëdhjeta e rrethit 360°) për çdo dy orësh. Kjo njohuri është guri themeltar i ylldijes që praktikohet sot e gjithë ditën. Në këtë pikë, me duhet të s’qaroj një keqkuptim të natyrës frazologjike: shumë nga fjalët e përdorura sot në fjalorin e kësaj shkence, vijnë nga Greqishtja dhe Latinishtja, e vërteta është se çfarë reflektuan këto vënde në periudha të mëvonshme kohore, ishte thjesht ndikimi Kaldeo-Egjypitian.
Egjypti, si vendi i magjisë së përbotshme, dhe shpikesi i kalendarit 365 ditësh, kishte sistemin e vet ylldijor bazuar në lëvizjen e Diellit, që para arritjes së shkollës Babilonase në këtë vend, që e merrte pikënisjen nga fazat e ndryshimit të Hënës. Një hap i mëtejshëm u hodh kohë më pas nga Arabët, që zbuluan përllogariten e të dhjetave, ndërkohë që Ptolemeu (viti 137 e.v.) i kushtoi vëmendje të veçante gradacionit këndor, si dhe sistemit të dymbëdhjetë zonave në tërësi.
Dihet që Toka rrotullohet rreth Diellit. Planetët e tjerë të sistemit po ashtu. Mërkuri dhe Venusi janë më afër tij, ndërkohë që pjesa tjetër rradhitet mbas Tokës. Po ç'janë planetët ? Masa energjie – do të ishte një përgjigje. Masa energjie të jashtëzakonshme që vibrojnë tonalitete të veçanta, ashtu si notat në tastjerën e një pjanoje; pianisti vetë, – është Dielli. Ç'reflektohet nga trupat e tjerë të sistemit dirigjohet prej tij. Ai është qendra e grupimit, zemra dhe pulsi i tij.
E kujt i hyn në punë kjo?- do të pyeste dikush. Mos jetojmë gjë në Diell? Ajo që më intereson mua është se si “përplasen” këto forca këtu në Tokë, dhe ç'efekt prodhojnë ato pikërisht nga ky kënd i universit ku ndodhem une tani në këtë moment! Jo se këndvështrimet e tjera me “shkencore”, nuk kanë vlerat e veta.
Puna është se ylldija ka për qëllim praktik të shohë se ku na pikon çatia jonë, në radhë të parë. Ndaj në lashtësi Toka konsiderohej qendra e universit, dhe çdo gjë tjetër përreth matej me kutin se ç'efekt prodhonte në të. Ky sistem, quajtur Geocentrik, është në përdorim masiv edhe sot e kësaj dite.
Po si funksionon ai ? Studioni me kujdes figurën e mëposhtme. Në të do të shquani tre rrethe të ndryshëm. I pari prej tyre është ekuatori, që e njohim të gjithë. Ai është si rrypi i mesit për tokën, që të mos i varen pantallonat. Rrethi tjetër është ekuatori qiellor.
Ky është në fakt ekuatori i Tokes, projektuar në hapësirë, me qëllim që yjet dhe planetët e ndryshëm që vërdallosen rreth nesh, (dhe vetvetes) të mund të përllogariten bashkë me ndikimet që ushtrojnë në kurriz tonë, drejtpersëdrejti nga toka. Jo se gjithshka përreth i mban sytë nga ne, si ujet e pakët. Ç'dokush shikon në radhë të parë punën e tij. Mirëpo efektet e prodhuara nga planetët, ashtu si pasojat e sjelljes së njeriut, nuk influencojnë vetëm atë, por edhe njerëzit përreth.
Rrethi i tretë, që nënvizon rrugën e ndjekur nga Dielli, quhet Ekliptik. Siç shikohet edhe nga figura, ky i fundit pritet me ekuatorin e hapësirës në dy pika diametralisht të kundërta: shenjën e Dashit ( në pranverë), dhe Bricjapit (në dimër). Një fenomen i tillë quhet Ekuinoks, apo barazpesha e plotë mes dites dhe natës, dhe nënkuptohet të ndodhë kur Dielli pozicionohet në të njëjtin plan me ekuatorin.
Pas një momenti të tillë, ai ngrihet lart (në pranverë) duke kaluar në shenjat e veriut: (21 mars-23 shtator), ose zbret përposh (në dimër) te ( 24 shtator-20 mars).
Siç kuptohet edhe nga emrat e shenjave të mësipërme, ekliptiku ndahet në 12 pjesë, 30° secila. Nga ana tjetër, kjo është vetëm gjysma e punës. Një ndarje e tillë matematike, nuk kufizohet vetëm nga vija e horizontit qiellor. Në tokë, për lehtesi praktike, ekuatori ndahet jo në 12 pjesë 30°, por në 24 pesëmbëdhjetëshe, me.që. se çdo 15° korrespondon me 60 min. Më tej, i njëjti parim ndiqet edhe nga këndvështrimi diagonal, veri-jug. Ky i fundit quhet meridian, dhe është një vijë e lakuar që i vjen tokës qark në formë rrethore nga poli në pol, prej çfarëdo pozicioni të dhënë.
Dymbëdhjetë shenjat e përmendura më lart, janë më saktë konstelacione, që e ndajnë hapësirën në 12 fragmente, për lehtësi përllogaritjeje. Konstelacionet vetë, janë një bashkësi yjesh të ndryshëm. Por fakti i një ndarjeje të tillë nuk është as rastësi, as naivitet. Po ta mendosh punën pak më hollë, shprehja e famshme okulte: si lart, ashtu edhe poshtë, jep shpjegim edhe në këtë rast.
Toka është e rumbullakët. Drejtimet kryesore për tu ambjentuar në hapësirë janë Veri-Jug, Lindje-Perëndim.
Stinët janë po ashtu katër: pranverë, verë, vjeshtë, dimër por muajt dymbëdhjetë, duke ndarë çdo lëvizje 30* të Diellit në hapësirë në një shenjë (konstelacion), ashtu si ky i fundit vërehet nga toka, dhe për pasojë në një të dymbëdhjetën e vitit.
Pasi historia mbaron (pas 365 ditësh, apo një viti) çdo gjë rifillon sërisht, si një orë me vetëkurdisje. Këto hollësira të vogla duhen patur parasysh, tani që do të merremi me konstelacionet më hollësisht. Të moçmit, duke mbajtur në mendje ç'thamë më lart, i klasifikuan elementët në katër forma bazë: Zjarr, Ujë, Ajër Tokë.
Ky koncept, luan një rol të veçantë edhe sot e kësaj dite, kur shkenca moderne numëron mbi njëqind të tillë. Por do të ishte gabim që për këtë arësye, mençuria e të vjetërve të konsideohej thjesht një supersticion. Fakti është, se ç'nënkuptohej atëherë me emrin element, ishte një kualitet bazë, i shqueshëm në çdo plan egzistence, që nga natyra, e deri në temperamentin e njeriut.
Në Indinë e lashtë psh, një nivel i tillë nivelimi për zhvillimin kozmik simbolizohej nga kater Tatvat , (Vayu-Tokë/ Tejas-zjarr/ Apas-Ujë Prithivi-Tokë). Në Kabala, gjejmë teorinë e katër botëve, Atziluth, Briah, Jetzirah dhe Aziah, që korrespondon me idenë e mësipërme pikë për pike.
Në natyren e njeriut zbulojmë po ashtu katër lloj temperamentesh të ndryshëm: Kolerik (zjarr), Sanguin (Ajër), Melankolik (Ujë), dhe Flegmatik (Tokë), ndërsa në botën elementale, gjejmë Salamandrat, Shtojzavallet, Undinet dhe Gnomet, sipas të njëjtes renditjeje.
Ne se vërejmë figurën do të shohim se ndarja V-J, L-P, formon katër treshe, apo tre katërshe. Katër treshet janë elementët, që ndahen përkatësisht në grupet e sipërpërmendura.
Tre katërshet janë mënyrat e operimit të tyre, quajtur Kryesor (Kardinal), i Stabilizuar ( Fiksuar) dhe i Ndryshueshëm (i Lëvizshem).
Këto tre të fundit simbolizojnë mënyren e veprimit të katër elementëve, d.m.th, fillimin, konsolidimin dhe ndërthurjen. Zodiaku (rrethshenja ose shenjrrethi në shqip) nuk është edhe aq “rrethi i kafshëve”, se sa cikli i vetë jetës. Çdo lloj eksperience, përfituar prej tij është e nevojshme për të mundësuar maturinë dhe pjekurinë e personit.Ndaj edhe renditja e dymbëdhjetë shenjave në katër treshe elementësh të njëjtë, dhe tre mënyra operimi ndjek në thelb, një zhvillim më se llogjik.
Faza e parë e çdo cikli, është ajo iniciatore, ndaj për rrjedhojë, edhe shenja e parë është një shenjë Kardinale. Aplikimi i një force të caktuar është një domosdoshmëri për ti dhënë drejtim gjendjes. Energjia, është një formë tjetër e nxehtësisë ndaj edhe shenja e parë është një shenjë Zjarri, po aq sa Kardinal në të njejtën kohë. Ajo që është nisur tashmë, duhet konsoliduar, ndaj shenja e dytë është Fikse.
Kjo përforcohet akoma më shumë nga fakti se elementi paralel me këtë është ai i Tokës, që i jep edhe me tepër qëndrueshmëri gjëndjes. Kordinimi i dy shenjave të mësipërme (Dashi dhe Demi), apo Kardinal dhe i Fiksuar, prodhon elementin Ajër që shpreh ballancimin e dy të parave. Ajri ka gjithashtu kualitetin e Lëvizshem, d.m.th, i paqëndrueshem.
Me anë të kondesimit psh, ai kthehet në ujë, dhe elementi ujor është i katërti në radhë. Kualiteti i këtij të fundit është emocioni. Pa një shtysë emocionale nuk do të kishte marrdhënie mes njerëzve, ndaj shenjat ajrore, apo komunikative të marrdhënieve në përgjithësi, pasohen gjithmonë nga rrjedhojat e tyre, që bëhen intime në fund të fundit. Me këtë koncept në kokë, veprimi ynë deri tani është konsoliduar në dy drejtime të njëkohshme: progresin e elementëve dhe mënyrës se operimit, në raport me secilën shenjë. Në një plan më përgjithësues evolucioni gradual i dymbëdhjetëshes ndahet në tre pjesë, me katër shenja secilën.
Parapërgatitore , Individuale , Universale .
Parapërgatitori i korrespondon periudhës së “daljes nga veza”. Individuali qëndron për moshën kur kemi krijuar një ide të qartë se kush jemi dhe çfarë duam të bëjmë. Universali, pasqyron peshën e përpjekjeve dhe integrimit tonë për “tu mbajtur mend”, në opinionin publik. Le të shikojmë tani shenjat me konkretisht, se si hallkëzohen me njëra - tjetrën:
Shenja kardinale e , përfaqëson shkakun fillestar, dhe faktorin iniciativ te njeriu. Në një tren psh, Dashi do të ishte lokomotiva.
që e pason atë, bën të mundur që fara e këtij cikli të ri (që mban D.N.A-në karmike të asaj që mbeti nga Peshqit) të zejë rrënjë.
Shenja e tretë , shërben për të niveluar kontradiktat dhe krijuar harmoni mes dy palëve, ku njeri i binte gozhdës, dhe tjetri patkoit.
, Kardinale si Dashi, por femërore nga karakteri (elementi Ujë) ka funksionin teknik të pjellshmërisë, dhe përkujdesjes për të vegjlit.
, (elementi Zjarr, por tani i Konsoliduar) tashmë është “rritur” aq, sa jo vetëm ecën me këmbët e veta, por edhe të jep mend se qysh e tek.
, nga ana e saj, është mishërim i femrës në kuptimin e plotë të fjalës, jo vetëm seksuale në shtrat, por edhe zonjë shtëpie, që di tu rrijë punëve në kokë.
, bën atë që Binjaket filluan në Shpirtin dhe Materjen: ajo vendos një ekulibër të ri, këtë radhë në raportet mes dy sekseve , apo mashkullit dhe femrës ideale.
Pas këtij kulminacioni ditët e javës) shenja ujoro-emocionale e prezanton potencialin enigmatik, që mund të përdoret ose për rigjenerim, ose për shkatërrim,– zgjidhja mbetet e hapur.
, si shenja e parë e treshes së fundit, shënon ekstazën e intelektit, të çliruar prej ndrydhjes para së panjohurës, dhe iluminimin e mendjes, që s'njeh limit e kufi.
Kjo gjëndje virtuoze e mendjes ndiqet nga kardinalo-tokësori , që shënon pikun e organizimit shoqëror dhe artit të qeverisjes.
Dy rrëkezat elektrike të , simbolizojnë ndriçimin e beftë të mendjes, dhe realizimin e faktit se njerëzimi është në të vërtetë një familje e madhe, me një qëllim të përbashkët.
Së fundi, mbyllin qarkun duke e “fundosur” atë në ujërat e Kaosit, ku vegjeton çdo të rilindë më pas, si një cikel manifestimi.
S’do shumë mënd, që përshkrimi i mësipërm i dymbedhjetë pjesëve të rrethartës, bazohet në një koncept përgjithësues, parë në tërësi.
Por nëse qielli sipër kokës, gjithësia apo Makrokozmosi është një gjë, njeriu, “krijuar në shëmbëlltyrën e këtij të fundit”, nuk ka pse të jetë detyrimisht një gjë tjetër.
Përkundrazi, është më se arsyeshme të besohet se egzistenca e tij, është një pasqyrë besnike dhe e llogjikshme e reflektuar në miniaturë (Mikrokozem) e reflektimit të parë, dhe se për çdo fenomen “personal”, egziston një shpjegim, arësye dhe shkak më i thellë se pasoja e atypëratyshme, vërejtur nga organet e shqisave, apo arsyetimi i thjeshtëzuar në bardh e zi.
Gazmend Çeno

Admin- 1132
Similar topics
» Prejardhja e Kalendarit
» Origjina e Njeriut
» Prejardhja e Europianeve
» Religjioni, Prejardhja dhe Llojet
» Prejardhja jone - qenie jashtokësore
» Origjina e Njeriut
» Prejardhja e Europianeve
» Religjioni, Prejardhja dhe Llojet
» Prejardhja jone - qenie jashtokësore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi