Prejardhja e Kalendarit
4 posters
Faqja 1 e 1
Prejardhja e Kalendarit
Kalendarët, prejardhja dhe kuptimi i 12 muajve
Ndarja e vitit në 12 muaj i ka rrënjët në Periudhën e Hershme Gjeometrike (shek 9-të Para Krishtit). Ka pasur dhe një kalendar romak, të ndarë në 10 muaj.
Emrat e muajve ndryshonin nga rajoni në rajon dhe lidheshin, zakonisht, me disa festivale fetare të rëndësishme lokale.
Herodi (rreth viteve 750-700 Para Krishtit) ishte i pari që iu referua në poemën e tij "Punët dhe Ditët" aktiviteteve njerëzore të shoqëruara nga çdo muaj dhe i lidhi ato gjithashtu me fenomenet astrologjike, që u korrespondonin atyre.
Ilustrimi i muajve me shenjën e Zodiakut u bë i zakonshëm më parë, në periudhën Helenistike (shek. 4-2 Para Krishtit).
Janari, muaji i parë i kalendarit civil, e mori emrin e vet nga perëndia romake dyfytyrëshe, Janus. Shenja e Zodiakut: Ujori.
Shkurti, emri i tij rrjedh nga fjala latine "februare", që nënkupton "të lash mëkatet". Shenja e Zodiakut: Peshqit.
Marsi, mori emrin për nder të Marsit, Perëndia e Luftës dhe Krijimit stërgjyshor të romakëve. Shenja e Zodiakut: Dashi.
Prilli, e ka origjinën e emrit të tij nga folja latine "aprire", që do të thotë "me hapur", meqë ky është muaji i lulëzimit dhe çeljes së luleve. Shenja e Zodiakut: Demi.
Maji, e ka marrë emrin nga një perëndi e vjetër romake e quajtur Maia, që simbolizon pjellorinë e tokës. Shenja e Zodiakut: Binjakët.
Qershori, ia detyron emrin perëndeshës Juno (Hera), mbrojtëse e familjarëve dhe e martesës. Shenja e Zodiakut: Gaforrja.
Korriku, iu dha emri në vitin 44 Para Krishtit nga Mark Antoni, për nder të Jul Çezarit, i cili përgjigjej për reformat e kalendarit. Shenja e Zodiakut: Luani.
Gushti, iu dha emri për nder të perandorit romak Augustus. Shenja e Zodiakut: Virgjëresha. Shtatori, rrjedh nga fjala latine "septem", që nënkupton numrin shtatë.
Përpara se të shtoheshin muajt Janar e Shkurt, Shtatori ishte muaji i shtatë në kalendarin dhjetëmujor romak. Shenja e Zodiakut: Peshorja.
Tetori, e merr emrin nga fjala latine "octo", që është kuptimi i numrit tetë dhe që i përkiste muajit të tetë në kalendarin e vjetër dhjetëmujor romak. Shenja e Zodiakut: Akrepi.
Nëntori, e merr emrin nga fjala "novem", që e ka kuptimin e numrit nëntë, presupozonte vendin e nëntë në kalendarin e vjetër dhjetëmujor romak. Shenja e Zodiakut: Shigjetari.
Dhjetori, e merr emrin nga fjala "decem", që nënkupton numrin dhjetë, zinte vendin e dhjetë në kalendarin e vjetër romak. Shenja e Zodiakut: Bricjapi.

Edituar për herë të fundit nga Explorer në 04.09.14 22:54, edituar 1 herë gjithsej
Admin- 1132
Prejardhja e Kalandarit
PREJARDHJA E KALENDARIT
Prejardhja
Emërimi
Kuptimi…
H Y R J E
Nuk ka njeri që nuk ka kalendar në shtëpi. Nuk ka shqiptar, shehërli apo katundar, që nuk ka një apo më shumë kalendarë, kalendarë të çdo forme, lloji, cilësie apo madhësie.
Kalendari është bërë nevojë e përditshme e jetës. Jeta pa kalendar është diçka e paparë…!
Po , por prej nga vjen fjala kalendar?
Fjala kalendar vjen nga gjuha latine. Rromakët ditën e parë të muajit e quanin kalendes ose kalendae. Prej fjalës kalendes-kalendae, që e ka burimin nga gjuha latine, prej fjalës kalare, që do të thotë shpallje solemne ose thirrje, vjen fjala kalendar.
Sot në botë, sipas llogarive të fundit, ka rreth (40) katërdhjetë kalendarë. Prej këtyre më të përhapurit janë “Kalendari Kristian” ose Julian-Gregorian, që është Diellor ose Solar dhe Kalendari i Hixhretit, që është Hënor ose Lunar, që e përdor Bota Islame.
Kalendari (Julian) – Gregorian - Kalendar Kristian apo pagan?
Kalendari (Julian)-Gregorian që e përdorë Europa dhe Amerika nuk është Kalendar Kristian, ai është kalendar pagan.
Është kalendar pagan sepse nuk ka prejardhje kristiane, por ka prejardhje rromake-pagane…
Rromakët e përvetësuan nga grekët, të cilët e kishin përvetësuar nga egjyptasit, të cilët e përvetësuan nga persianët, që e kishin përvetësuar nga babilonasit…
“Kalendari Kristian” apo Kalendari Gregorian, që në të vërtetë është Kalendari Julian, emërtuar sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, i cili me ndihmën e astronomit Sozigen nga Aleksandria, e reformojë kalendarin e vjetër rromak në vitin 45 para Krishtit…
“Kalendari Kristian” që në të vërtetë është rromako-pagan, ishte në përdorim para Krishterimit, por meqë kishte gabime, u detyrua Papa që të bëjë në te përmirësime.
Sot, ky kalendar quhet Kalendari Gregorian, sipas Papës Gregori i XIII-të, i cili me urdhëresën, vendimin e tij:”Inter gravissimas” me 24 shkurt 1582, e reformojë Kalendarin Julian…
Me gjithë reformat , ndryshimi prej 10-të ditësh ndërmjet Kalendarit Gregorian dhe Julian sot është rritur në 13-të ditë.
Me gjithë këtë, Kalendari Gregorian u përhapë shumë ngadal nëpër Europën e krishterë.
Në fillim e pranuan vetëm vendet që kishin popullsi katolike, të cilat ishin nën ndikimin, kontrollin e Papës, Kishës Katolike.
Më vonë e pranuan edhe vendet protestante, siç ishte Anglia në vitin 1752 dhe njëkohësisht, Amerika, aty ku kishte protestantë, po në vitin 1752.
Vendet me besim orthodoks e pranuan më vonë, kurse vendet me popullsi myslimane edhe më vonë. Shqipëria e pranojë në dhjetor, 1912, kurse Turqia me 1 janar 1927….
Mbas shekullit XVIII-të Kalendari Gregorian fillojë të përhapet me shpejtësi gati në tërë Europën.
Prejardhja e muajve të vitit
Prejardhja
Emërimi
Kuptimi…
Kalendari i lashtë rromako-pagan kishte dhjetë muaj, të cilët kishin 304 ditë gjithsejt. Viti fillonte në muajin Mars dhe përfundonte me muajin Dhjetor.
Më vonë u shtuan edhe dy muaj dhe viti u bë me dymbëdhjetë muaj me 355 ditë. Dikur iu shtuan edhe dhjetë ditë dhe viti u plotësue me 365 ditë, sikur që është edhe sot e kësaj dite…
Emrat e këtyre dymbëdhjetë muajve kanë prejardhje pagane, janë emërtime nga gjuha latine dhe kanë këto kuptime:
1. Muaji i parë, Janari, është me prejardhje nga gjuha latine, vjen nga emri Janus, që ishte hyjni i dyerve dhe hyrjeve.
2. Muaji i dytë, Shkurti, përpara quhej Fruer ose Fror nga gjuha latine, Februalia, kështu quhej një periudhë kohore, kur bëheshin flijime, kurbanë, hyjnive, për shlyerjen e mëkatëve.
3. Muaji i tretë, Marsi, vjen nga gjuha latine, Martius, hyu pagan i luftës.
4. Muaji i katërt, Prilli, nga gjuha latine, prej fjalës Aperire, me hapë, hapje, çelja e natyrës…
5. Muaji i pestë, Maji, nga gjuha latine, prej emrit Maia, e cila ishte hyjnesha e të mbjellave, rritësja e zhvilluesja e tyre.
6. Muaji i gjashtë, Qershori, është shqip, muaji në të cilin piqen qershijat, por në gjuhët tjera vjen nga gjuha latine, Junius, një nga hyjnitë paganë…
7. Muaji i shtatë, Korriku, është shqip, muaji i korrjeve, por në gjuhë tjera vjen nga gjuha latine Julius, sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, është emërtuar në vitin 44 para Krishtit.
8. Muaji i tetë, Gushti, vjen nga gjuha latine, sipas perandorit rromak, Augustus Cesarit, në vitin 8-të para Krishtit.
9. Muaji i nëntë, Shtatori, vjen nga gjuha latine, Septembres, që ka kuptimin: “ i Shtati”.
Pse i shtati? Sepse viti fillonte me muajin Mars, kështu që ky muaj ishte dikur muaji i shtatë. Kështu emërtohen edhe tre muajt të tjerë që vazhdojnë, pra emërtohen me numra rreshtorë me prejardhje nga gjuha latine.
10. Muaji i Dhjetë, Tetori, vjen nga gjuha latine, Octombres, muaji “ i Teti”, sepse ishte muaji i tetë.
11. Muaji i Njëmbëdhjetë, Nëntor, vjen nga gjuha latine: Novembres; i “Nënti”, sepse ishte muaji i nëntë.
12. Muaji i Dymbëdhjetë, Dhjetori, vjen nga gjuha latine: Decembres, i “Dhjeti”, sepse ishte muaji i dhjetë, i fundit, kur viti kishte dhjetë muaj, me 304 ditë.
Shënim: Muaji korrik, në fillim, në origjinal quhej Quintilis, nga gjuha latine : i “Pesti” ndërsa muaji gusht quhej Sextilis, nga gjuha latine: i “Gjashti”.
Këta dy muaj më vonë u emëruan në shenjë nderimi ndaj perandorëve paganë, me emrat e perandorëve rromak Julius Cesarit, në vitin 44 para Krishtit dhe nipit të tij, Augustus Cesarit, në vitin 8 para Krishtit.
Pra, prej 12-të muajve të vitit, vetëm tre muaj janë në gjuhën shqipe dhe kanë kuptim shqip. Muaji i dytë Shkurti, i cili siç dihet, për një ditë-dy, është më i shkurtër se muajt të tjerë. Muaji i gjashtë, Qershori, muaji në të cilin piqen qershijat dhe muaji i shtatë, Korriku, në të cilin fillojnë korrjet…
Të gjithë muajt të tjerë të vitit, që mbesin nëntë, janë me prejardhje nga gjuha latine. Disa prej tyre emërtohen në nderim të hyjnive paganë, perandorëve paganë, kurse të tjerët me numra rreshtorë, sipas renditjes që kanë…
Me pak fjalë, ky është Kalendari i lashtë rromako-pagan, i reformuar nga perandori rromak- pagan, Jul Cesari, në vitin 45 para Krishtit, që është quajtur Kalendari Julian, më vonë u “krishterizue” dhe u emërtue si “Kalendari Kristian”, sepse u reformuar me urdhër nga Papa Gregori i XIII-të në Vatikan, dhe u quejt Kalendari Gregorian, por mbeten emërtimet latine në nderim të hyjnive paganë…!
Prejardhja e ditëve të javës
Prejardhja
Emërimi
Kuptimi
Të gjithë e dijmë se java i ka shtatë ditë, por pak kush e di se nga e kanë prejardhjen ditët e javës dhe ç’kuptim kanë!?
Në një ilahi, në gjuhën shqipe, e cila këndohet aq shpesh, nëpër Kosovë, sidomos në Gjakovë, në një varg të kësaj ilahije thuhet:
”Shtatë ditë ymër n’kët dynja…”
Pra, e gjithë jeta në këtë botë, e shkurtër apo e gjatë, jeta në këtë dynja vetëm shtatë ditë i ka!
Prej kah e kanë prejardhjen ditët e javës?
Ditët e javës, java prej shtatë ditësh, s’pari u përvetësue në Rromë në shekullin e katërt, prej nga u përhapë më vonë në Europë.
Me urdhër të perandorit rromak, Konstantini i Madh, në vitin 321 u vendos që dita e parë e javës të caktohet dita e diel.
Dita e diel u caktuar si ditë e parë e javës në nderim të Diellit, sepse Kulti i Diellit adhurohej prej rromakëve paganë si Sol Invictus, (Dielli i pathyeshëm, i pamposhtur)…
Por, ditët e javës qenë përvetësuar nga rromakët prej egjyptasëve, prej tyre i përvetësuan popujve tjerë për rreth Detit Mesdhe. Egjyptasit i kanë përvetësuar ditët e javës prej persianëve, të cilët i kanë përvetësuar prej babilonasëve në Mesopotami.
Ditët e javës janë emërtuar sipas emrave të trupave qiellor ose planeteve. Të gjitha këto emërtime janë nga gjuha latine. Por, këto emërime nga gjuha latine, në të vërtetë, janë përkthime. Janë përkthime nga greqishtja, të cilat i përvetësoj latinishtja.
Dita e parë, e Diel, sipas Diellit, i cili adhurohej nga rromakët paganë si hyjni i pamposhtur, por edhe prej grekëve, egjyptasve, persianëve paganë me emrat: Helios, Ra, Apollo, Ogmios, Mithras…Mithra që thirrej Bir’i Zotit dhe Dritë e Botës besohej se kishte lindur me 25 dhjetor, siç besohej se kishin lindur edhe Osirisi, Adonisi dhe Dionisi, hyjni paganë…
Dita e dytë, e Hënë, sipas Hënës, hyjneshë e adhuruar me emra të ndryshëm: Selene, Luna, Mani…
Dita e tretë, e Martë, sipas Marsit, i cili te rromakët paganë adhurohej si hyjni i luftës me emrin Martius.
Dita e katërt, e Merkurë, sipas Merkurit, i cili ishte hyjni pagan te rromakët, kurse te grekët adhurohej me emrin Hermes.
Dita e pestë, e Enjte, adhurohej si hyjneshë e fuqisë…
Dita e gjashtë, e Premte, sipas Venerës, dita kushtuar Venerës, hyjneshë e dashurisë.Të gjitha planetet rrotullohen rreth Diellit në drejtim të kundërt me akrepat e orës, përveç Venerës, hyjnesha e dashurisë, që sillet në drejtim të akrepave të orës.
Dita e shtatë, e Shtunë, sipas Saturnit, i cili adhurohej prej rromakëve paganë si hyjni i bujqësisë.
Pothuajse të gjitha gjuhët e Europës i përvetësuan këto emërtime, me përjashtim të gjuhës gjermane, e cila katër ditë të javës, në vend të emrave të trupave qiellor i zavendsoi me emërtime të katër hyjnive pagane rromake…
Mbeturinat e besimit pagan në simbologjinë e krishterë janë të dukshme, janë të pamohueshme…
Dhe më në fund, shtrohet pyetja:
A ka kuptim që besimtarët muslimanë, pse jo edhe besimtarët kristianë, ta presin, ta përcjellin, ta kremtojnë, Vitin e Ri, sipas Kalendarit (Julian)-Gregorian, i cili është pagan?
Mexhid YVEJSI
(Autori është studiues i religjioneve)

Edituar për herë të fundit nga Explorer në 04.09.14 22:55, edituar 1 herë gjithsej
Admin- 1132
Si u krijua Kalendari?
Duke u bazuar në vrojtime të shumta,është kuptuar se intervali kohor mes dy kalimeve të Diellit nëpër pikën e ekuinoksit pranveror gama zgjat 365 ditë 5 orë dhe 48 minuta dhe 46 sekonda,që iu përgjigjet 365.2422 ditëve.Ky është vit tropik,i cili merret për bazë të ndërtimit të kalendarit.
Me kalendar në Astronomi kuptojmë mënyrën e njehsimit të intervaleve të gjata kohore,përkatësisht rregullën e njehsimit të ditëve,të muajve dhe të viteve.Ndërtimi i kalendarit është përcjell me vështirësi të cilat rrjedhin nga mospërputhja e zgjatjes së vitit tropik me numër të plotë të ditëve.Qe fillimi i pranverës të paraqitet në të njejtën ditë të vitit,viti kalendarik duhet të përmbaj një numër të plotë të ditëve me zgjatje të afërt me zgjatjen e vitit tropik.
-Kalendari i Hënës.Myslimanët kalendarin e kanë bazuar në ndërrimet e fazave të hënës,meqe Hënën e plotë dhe Hënën e re e kanë lidhur më shumë ceremoni.Ky kalendar quhet muhamedan edhe sot është në përdorim në shtetet myslimane.Si bazë për këtë kalendar merret viti i Hënës,që përbëhet prej 12 muajve,alternativ të gjatë 29 dhe 30 ditë,mesatarisht 29,5 ditë sa është intervali kohor mes fazave të njëpasnjëshme.
Për këtë viti i Hënës ka 354 ose 355 ditë.Pasi qe viti i Hënës është më i shkurtër se viti tropik për afro 11 ditë,dita e vitit i bie çdo vit 11 ditë më herët se në kalendarin diellor dhe gjatë 33 vjetëve lëviz nëpër të gjitha stinët.Për këtë arsye pas 33 vjetëve tropike viti i Hënës grumbullon një vit më tepër.
-Kalendari Julian (stili i vjetër).Stili i vjetër i këtij kalendari është paraqitur në vitin 46 para erës së re nga Jul Qezari me zgjatje mesatare te vitit 365,ditën e 29,për cka viti në fjalë quhet i brishtë.Pra,viti i brishtë i ka 366 ditë dhe pikërisht dita e tepërt i shkurtohet Shkurtit si ditë e 29.
Shihet se gjatësia e vitit kalendarik julian është me e madhe se gjatësia e vitit tropik.Nuk është vështirë të njehsohet se për çdo 4000 vjet ndryshimi i zgjatjes së tyre arrin në 3 ditë,prandaj,sipas kalendarit julian dita e ekuinoksit të pranverës pas 400 vjetëve paraqitet 3 ditë më herët.
-Kalendari Grigorian (stili i ri).Grumbullimi i ditëve të tepërta në kalendarin julian u anuluan me 1582 me kërkesën e papa Grigorit XIII,që të korigjohet stili i vjetër.Pas këtij korigjimi pason stili i ri që quhet kalendari grigorian.Së pari si rezultat i korigjimit të stilit të vjetër 5 tetori i vitit 1582 u deklarua si 15 tetor,sepse pikërisht kaq ditë ishin grumbulluar më tepër nga stili i vjetër në qindvjetëshat e kaluar.
Së dyti,vitet e tipit 1700,1800,1900,2100 etj., të cilët plotëpjestohen me numrin 4,u quajtën vite të thjeshta jo të brishta.Gabimi prej një dite,i cili mblidhet në kalendarin gregorian,bëhet pas 3300 vjetësh.
-Krijimii muajit dhe i javës.Muaji lidhet me rrotullim të hënës rreth tokës.Muaji sinodik (intervali mes fazave me emër të njejtë të Hënës),zgjat afro 29.5 ditë.Emrat e shumicës së muajve dhe numri i ditëve në të ka ngelur trashëgim nga romakët.
Në kalendarin e tyre (stili i vjetër) muaji i parë ishte marsi,ndërsa shtatori ishte muaji i shtatë,prandaj edhe emrin e kishte të lidhur me numrin shtatë.Me paraqitjen e stilit të ri muaji i parë u bë Janari,ndërsa shtatori u shty në vendin e nëntë,por nuk ndryshoi emrin.Kështu ndodhi edhe me tetorin,nëntorin dhe dhjetorin.
Java shtatëditëshe është trashëgim nga babilonasit që lidhin atë me 5 planetet (për sa dinin atëherë),Hënën dhe Diellin.
-Epoka.Fillimi i numërimit të viteve quhet epokë.Në vende dhe në kohë të ndryshme janë përdorur epoka të ndryshme.Në Greqi të vjetër numërimi fillonte nga olimpiada e parë.Në Romën e vjetër është përdorur epoka e themelimit të saj.Epoka të cilën sot e përdorim quhet epokë e re.,fillon 284 vjet para Dioklecianit.
Për të rregulluar sistemet e ndryshme kronologjike,është propozuar ashtuquajtura periodë juliane e cila përmban 7890 vjet juliane.Si fillim i saj merret 1 janari i vitit 4713 p.e.r.Në astronomi përdoret shumë numërimi i ditëve nga fillimi i epokës juliane.

nitty- 72
Hyllvegu – kalendari i sotëm pagan
Kalendari i sotëm pagan, është kalendari kombëtar që praktikohet nga pothuaj të gjithë shqiptarët, por shumë prej nesh, pa e ditur ende arsyen e vërtetë pas festimeve, që përfshihen në të.
Çfarë kuptimi kanë veroret, plugimi, festivalet e luleve, rrëshajat, zjarret malore, buzmi, kërshëndellat, ujqit, viti i ri e shumë të tjera, që janë festa mbarëkombëtare?
Fshehur nën veshje të huaja me disa emra të ndryshuara me dhunë, festat që mbahen me kryeneçësi prej të gjithë nesh, pa dallim krahine apo ideje, janë festat e lashta ilire, të cilat aspak rastësisht vazhdojnë të ndjekin këmba-këmbës ciklin e diellit dhe luhatjet e tij.
Hyllvegu është emri i ri vargmalas i këtij kalendari të lashtë e të pavdekshëm e do të thotë veg i Hyllit, punishte e Yllit, punishte e Diellit.
Hyllvegu
Viti: 12 muaj / 365 ditë (366 një herë në katër vjet)
Muaji: 30-31 ditë (shkurt 28-29)
Java: 7 ditë (e hëna e para)
Dita: 24 herë (12 herë ditë, 12 herë natë)
Hyllvegu është standardizim i kalendarit festiv shqiptar sipas cikleve diellore.
Duke vrojtuar modelin e festave shqiptare të shpërndara gjatë vitit, vihet re se ato kryhen sipas një rregullsie që ndjek ciklin diellor.
Kjo rregullsi pas ciklit diellor tregon dhe zbatimin e pavetëdijshëm mbarëpopullor të një kalendari të vjetër, në rite pagane, i cili pavarësisht përpjekjeve për dobësim, apo zhdukje prej institucioneve fetare apo administrative pushtuese, nëse hetohet me kujdes, ndonëse ende i pazyrtarizuar, ruan me ngulm thelbin e vet të pandryshuar që prej lashtësisë.
Festat mbi të cilat ngrihet Hyllvegu janë në dimër:
-fundshtatori me barasnatën e vjeshtës kur mbahet Plugimi dhe Dita e Bletëve;
-funddhjetori, që vjen me 2 javët e Mesdimrit, Buzmit dhe festës së ujqve.
Ato nisin nga data 25 dhjetor e ndjekin solsticin dimëror deri në 6 janar. Festa e njeriut-ujk, Ulknirit, paraqet egërsinë e natyrës në dimër dhe njësohet me djem veshur në lëkurë ujqish që shkaktojnë trazira përgjatë 2 javëve të Mesdimrit – me rrënjë thellë në lashtësinë ilire.
Në verë: fundmarsi me Ditën e Verës dhe veroret e vajzave ndjek barasnatën pranverore në datën 21 të muajit.
Në fund të qershorit vijojnë dy javët e Mesverës për solsticin veror me të Korrunat, të Qethat, therjen e bagëtisë, Natën e Verës, Rrëshajën e gjarpërinjve dhe në të parat e korrikut buçasin festimet e kultit të Diellit me zjarrndezje në majat e larta malore gjatë natës dhe zjarret e tymit në fusha.
Viti në Hyllveg ndjek kalendarin e sotëm e nis më 1 janar dhe mbaron në 31 dhjetor, por ka vetëm dy stinë, verën dhe dimrin. Vera nis me barasnatën e 21 marsit dhe mbaron në barasnatën e 23 shtatorit. Që prej aty e në mars gjysma tjetër e vitit është dimër. Në dy solsticet Hyllvegu shënon dy festat e mëdha të Mesverës dhe Mesdimrit. Renditja e muajve ecën gjithashtu sipas kalendarit të sotëm duke ruajtur dhe të gjithë rregullat e tjera të tij.
Festimet kryesore
2 javë të Mesdimrit dhe Ulknirit
25 dhjetor – Kërshëndellat (22), Buzmi I
1 janar – Kryeviti, Motmoti, Viti i Ri, Buzmi II
6 janar – Beniku, Buzmi III
21 mars – Dita e Verës, Veroret, Dita e Luleve
(Plakat)
2 javë të Mesverës, të Korrunat, Dielli
24 qershor – Nata e Verës, Të Korrunat, Të qethat
1 korrik – Rrëshajat, Dielli
6 korrik – Dielli
(Djegaguri)
23 shtator – Dita e Dimrit, Dita e Bletëve, Plugimi
Sipas këtij caktimi të praktikës kombëtare gjatë shekujve, duke ndjekur ciklin diellor, edhe shpërndarja festive bëhet e vetëkuptueshme. Me ndarjen dystinëshe, Mesdimri dhe Mesvera bien në mes të stinëve të Hyllvegut, dhe dallojnë nga përkatëset e Bujkut me rreth 45 ditë, për shkak se i fundit feston në ciklin e tokës.
Shkëputmas pjesërisht nga karakteri bujqësor, në Hyllveg merret parasysh ana tradicionale dhe funksioni i festave në ditët e sotme. Në vijim të kësaj renditjeje çdo krahinë shqiptare ka dhe festa të tjera lokale që ndjekin veçoritë dhe doket e krahinës.
Kemi pas për një kohë në përdorim brenda Vargmalit, këto emërtime:
Kallnor
Fror
Mars
Prill
Maj
Qershor
Korrik
Djegagur
Britm
Vjeshtë
Brymës
Dimëror
Në rastin e frorit, psh. shkurti duket më i përshtatshëm dhe i veçantë, shënon zhvillim të rregullt, i përshtatet kalendarit të tashëm dhe më shqip s’bëhet, kështu që është më i pëlqyeshëm se frori.
Djegaguri është më specifik se sa duket, (ngjan me Plakat për nga funksioni) dhe do kishte zgjerim kuptimi nqs i jepej emri gjithë muajit gusht. Gjithashtu i mëshohet prirjes të mospërdorimit të të njëjtëve emra dhe për muajt e Bujkut dhe për të Hyllvegut, që të ketë një dallim të menjëhershëm, që në emrin e muajit, se për cilin kalendar flitet.
xheme- 11
Re: Prejardhja e Kalendarit
Llogaritja e kohës, një histori e kalendarit
Nga kalendarët e egjiptianëve, ai “Julian” e deri tek kalendari “Gregorian” që përdorim sot. Si njerëzimi nisi të maste kohën dhe roli i Papëve të Vatikanit në vendosjen e kalendarit
Në vitin 1267, një fetar anglez i quajtur Roger Bacon shkroi një letër drejtuar Papa Klementit IV, në të cilën ai bënte apel për korrigjimin e një problemi me kohën. Sipas përllogaritjeve të tij, Bacon zbuloi se kalendari i asokohe “Julian” ishte 11 minuta më i gjatë se sa viti diellor. Bacon zbulon se kjo llogaritje ishte e gabuar, për një ditë çdo 125 vjet, që në epokën e tij ishte e barabartë me 9 ditë. Kjo zhvendosje do ta çonte muajin mars në kohët e ftohta të dimrit, dhe Bacon në të njëjtën kohë zbuloi se të krishterët po i festonin Pashkët në një ditë të gabuar, dhe do vazhdonin ta bënin një gjë të tillë derisa kalendari të rregullohej.
Papa Klementi IV vdiq përpara se t’i përgjigjej letrës zyrtare të Bacon dhe të ndryshonte kalendarin “Julian”, prandaj Roger Bacon vdiq pa e parë të riformatuar kalendarin që aq shumë e dëshironte, dhe dukej se gjetjet e tij do të humbnin me kalimin e kohës. Në të vërtetë, gjetjet e Bacon u injoruan për 317 vjet, por nuk humbën. Papa Gregori XII shtroi çështjen e reformimit të kalendarit në vitin 1582, duke na dhënë kalendarin që njeh e gjithë bota sot, atë “Gregorian”. Që nga viti 1917, kur rusët më në fund pranuan të ndjekin kalendarin gregorian, shumica e botës përdor këtë kalendar për të ndjekur ditët, javët e muajt.
Çdo qenie njerëzore e merr falas saktësinë e kalendarit modern. Kalendarët përfaqësojnë përpjekjet e njerëzimit për të kuptuar, konceptuar dhe strukturuar kohën. Kalendari ynë daton mijëra vjet në kohë. Dhe ndërsa ndikimi i saj kryesor është europian, historia e tij i ka ndikimet nga Egjipti, Greqia dhe qytetërimet e mëdha të lashta të Lindjes së Mesme dhe ndoshta edhe nga Epoka e Gurit, njeriut primitiv, i cili ishte i pari që pati idenë 10 mijë vjet më parë të ndiqte ciklet e Hënës dhe ishte i pari që u përpoq të kuptonte dhe strukturonte kohën.
Etimologjia
Fjala “kalendar” është një fjalë angleze, por që vjen nga frëngjishtja e vjetër calendier, e cila edhe ajo e ka prejardhjen nga latinishtja Kalendarium që do të thotë “libër llogarish”.
Kalendari primitiv Hënor
Shembulli më i hershëm i njohur në botë i kalendarit hënor është rreth 10 mijë vjet më parë. Në vitin 2004, arkeologu britanik Vincent Gaffney bëri zbulimin e jetës së tij kur zbuloi një seri prej 12 gropash të mëdha në Aberdeenshire të Skocisë, që imitonin fazat e ndryshme të Hënës. Këto gropa formonin harqe me rreth 50 metra.
Pothuajse çdo qytetërim i lashtë pas njeriu neolitik e ka dashuruar Hënën. Egjiptianët e lashtë e quanin hënën, Zoti Khonsu, ndërsa sumerianët, Nanna. Për grekët e romakët Hëna ishte një perëndeshë që kishte tre “fytyra”: e errët (Hecate), gjysmë (Artemis) dhe e plotë (Luna). Edhe sot disa kultura akoma e festojnë ditën e Hënës, duke organizuar valle, festa e rituale solemne. Myslimanët gjithashtu festojnë hënën e re të Ramazanit, në të cilën agjërojnë gjatë ditës dhe hanë natën.
Nga sumerët deri tek kinezët, Hëna u bë një mjet për përcaktimin e kohës me 12 muaj dhe 354 ditë në vit. Njerëzit filluan të zbulojnë si të ndërtojnë civilizimet e mëdha dhe kështu kërkuan sistemet kalendarike për të ndjekur sistemet qeveritare, ushtarake dhe bujqësore. Por megjithatë, këto kalendarë hënorë nuk mund të merren si të vërtetë. Një muaj i vërtetë hënor është 29.5306 ditë i gjatë i matur me instrumente moderne. Me këto përllogaritje astronomët e hershëm filluan të bënin dallimin e viteve hënore dhe atyre diellore. Nga mungesa e mjeteve moderne, astronomët antikë përpiqeshin të bënin lidhjen mes diellit e hënës për shekuj me radhë por dështuan.
Kompromisi Diello-Hënor
Pavarësisht njohurive të avancuara për astronominë, babilonasit nuk e braktisën kalendarin e tyre hënor. Por kalendarin hënor ata e zëvendësuan me atë diello-hënor. Rreth 432 vjet para lindjes së Krishti, matematikanët babilonas zbuluan se 7 vite diellore ndiqeshin nga 12 vite hënore të barabarta me 19 vite diellore. Kjo më pas u quajt “cikli metonik”, sipas astronomit grek Meton. Por cikli metonik me sistemin 19 vjeçar u provua më vonë të ishte i pasaktë.
Edhe grekët gjithashtu përdorën kalendarin lunisolar, megjithatë kalendarit të tyre i mungonte uniformiteti, dhe disa qytet-shtete kishin metodat e veta për përcaktimin e kohës. Në parim, qytetet greke përdor vitin diello-hënor me 30 e 29 ditë në muaj, me muaj ekstra për t’u përshtatur me stinët. Çdo komunitet kishte Vitin e Ri të vet. Për shembull kalendari spartan lëvizte me dy ditë nga ai athinas.
Qytetërime të tjera të lashta të gatshëm për të hequr dorë nga kalendari hënor, shpikën sistemet e tyre. Sipas legjendave, matematikanët kinezë, nën urdhrat e perandorit Yao, filluan të eksperimentonin me një kalendar që 2357 vjet para Krishtit.
Në shekullin e 21 para Krishtit, sumerët kishin zhvilluar një sistem të ndryshëm bazuar në kalendarin me 360 ditë. Ky sistem bazohej në numrat 6 dhe 60.
Kalendarët egjiptianë
Kalendari egjiptian ishte ndoshta kalendari më i thjeshtë i botës antike dhe pati ndikim të madh sepse struktura e tij ishte pothuajse plotësisht uniforme. Të gjithë muajt kishin 30 ditë dhe viti 12 muaj. Egjiptianët shtonin disa ditë në fund të çdo muaji, në mënyrë që viti të kishte plot 365 ditë.
Kalendari egjiptian është gjithashtu i pari kalendar i regjistruar në bazë të fakteve gjeofizike dhe jo astronomike. Kalendari i parë doli nga përpjekjet e egjiptianëve për të regjistruar përmbytjet e Nilit rreth 4000 vjet para Krishtit. Ndërsa egjiptianët e lashtë regjistronin lëvizjet e Nilit, ata zhvilluan një kalendar me tre stinë me nga 4 muaj secili dhe çdo muaj merrte emrin nga festat që mbaheshin atë muaj: Akhet (përmbytja), Peret (rritja, dimri) dhe Shemu (korrja, vera), Tekhy (hapësi i vitit).
Ndërsa qytetërimi egjiptian përparonte, po ashtu rritej nevoja për shpikjen e një kalendari civil gjithashtu. I prezantuar rreth 2500 vjet para Krishtit, kalendari civil kishte 12 muaj të grupuara çdo katër muaj në tre sezone. Reformimi kalendarik shtoi 5 ditë të tjera që festoheshin si ditët e Perëndive Osiris, Set, Horus, Isis dhe Nepthys sepse egjiptianët nuk e ndjenin që të punonin ato ditë. Pra kalendari i ri civil përmbante 365 ditë dhe ishte i ndarë në 12 muaj, çdo muaj 30 ditë. Ky kalendar ishte i ngjashëm me atë diellor por prapëseprapë nuk ekzistonte një përshtatje e plotë. Edhe pse ata kishin shpikur një kalendar të fiksuar me 365 ditë që korrespondonte me ngjarjet gjeofizike, kishte dallim me kalendarin e lashtë hënor. Megjithatë ky ishte një problem që nuk i shqetësoi egjiptianët për 1 apo për 2 dekada Kalendari civil provoi të ishte një çerek viti më i shkurtër dhe prandaj nuk lidhej me ngjarjet yjore që kalendari supozohej të ndiqte.
Megjithatë, burokratët egjiptianë nuk u treguan të gatshëm të rregullonin vitin e tyre. Prandaj, egjiptianët e zgjodhën problemin duke shpikur një kalendar tjetër. Nga shekulli i 4 para Krishtit, Egjiptianët kishin tre kalendarë në përdorim. Këta tre kalendarë u rregulluan nga zyrtarë fetarë që mbajtën një qëndrim tepër konservator për ndryshimet e bëra. Çdo mbreti egjiptian i kërkohej të betohej përpara se të merrte fronin se nuk do ta ndryshonte kalendarin. Asnjë nga tre kalendarët nuk e zgjidhi problemin e të ashtuquajturit “viti i përçartë”. Klerikët egjiptianë e konsideronin kalendarin e tyre tepër të shenjtë për ta ndryshuar, duke e lënë atë të zhvendosej me 6 orë çdo vit. Kalendari egjiptian mund ta përsëriste veten çdo 1460 vjet. Ky kalendar nuk u ndryshua deri në epokën e Ptolemeut në Egjipt.
Kreditet për zbulimin e vitit diellor që përmban 364 e ¼ ditë iu dhanë autorëve klasikë Eudoksos dhe Knidos, përllogaritjet e të cilëve u përdorën në vitin 239 para erës sonë, nga mbreti aleksandrian Ptolemeu III. Ky i fundit u përpoq të bindte klerikët egjiptianë që të fusnin ditën e brishtë në kalendarin e tyre. Por klerikët nuk e pranuan këtë gjë dhe e injoruan dekretin.
Kjo çështje zgjati deri në vitin 46 para Krishtit, kur u shpik viti Julian me 365 e ¼ ditë në vit për Jul Çezarin. Perandori romak August, mposhti Mark Antonin dhe Kleopatrën në betejën e bregut perëndimor të Greqisë duke aneksuar Egjiptin për Perandorinë Romake. Në vitin 30 para erës sonë, senati romak reformoi kalendarin egjiptian.
Kalendari egjiptian ka pasur ndikim të madh, dhe do të kishte qenë një nga kalendarët më dominues në botë nëse nuk do ndërhynte Roma dhe më pas krishtërimi, që u mundua ta bënte kalendarin julian universal për të gjithë Europën. Ngritja e fesë islame shkatërroi kulturat e mbetura ku përdorej akoma kalendari egjiptian, dhe sot ekziston vetëm në Etiopi.
Ngritja e Perandorisë Romake dhe Kalendarit Julian
Kalendari romak akoma formon thelbin e kalendarit tonë perëndimor (gregorian). Kalendari i hershëm romak, tradicionalisht i atribuohet Romulos, themeluesit legjendar të Romës – i përbërë nga 10 muaj. Disa ditë i shtohen kalendarit për të plotësuar kalendarin me 365 ditë.
Pak para vrasjes së Jul Çezarit, muajt e quajtur Quintilis dhe Sextilis u alternuan nga senati romak dhe iu vendosën emrat Julius (July – korriku) dhe Augustus (August- Gushti) në nder të emrave të dy liderëve politikë të kohës, Jul Çezari dhe Augusti. Senati romak ia vuri emrin muajit Quintilis, Iulius sepse në atë muaj lindi Jul Çezari dhe Agustus, gushtit sepse në atë muaj lindi Augusti.
Shkruesi romak Licy thotë se kur Numa Pompilius u bë mbret i Romës në vitin 715 ai e reformoi kalendarin duke shtuar muajt Janar (29 ditë) dhe Shkurt (28 ditë) në fund të vitit. Ai gjithashtu adaptoi kalendarin hënor me 354 ditë por duke qenë se këto numra konsideroheshin të pafat, shtoi një ditë duke e bërë vitin me 355 ditë.
Reformat e Numas përmirësuan kalendarin e lashtë romak, por nuk i zgjidhën të gjitha problemet e tij, sepse çdo 4 vit dilnin 4 ditë shtesë.
Prifti më i lartë romak, Pontifeks Maksimus, i cili ishte në ngarkim të detyrës së kalendarit, filloi të bëjë ndryshime për qëllim politike duke zgjeruar mandatet e politikanëve të shquar dhe duke dhënë pushime shtesë. Prandaj, në një farë mënyre në kohën e Jul Çezarit, kalendari i lashtë romak ishte i pakuptimtë.
Rreth 20 vjet përpara vrasjes së tij, Jul Çezari u zgjodh në kolegjin e papatit, që ishte një nder i madh që mbante me vete pushtetin dhe prestigjin e të qenit një nga personat që mund të rekomandonte dhe të kryente ndryshime në kalendarin romak. Më vonë, pasi u zgjodh perandor, ai ndërmori disa reforma shumë të nevojshme të jetës romake dhe ishte i interesuar në rishikimin e kalendarit.
Në vitin 46 ai urdhëroi një rishikim të kalendarit të lashtë romak për të miratuar një kalendar të saktë diellor. Ky kalendar kishte 365 e ¼ ditë në vit me një ditë të shtuar çdo katër vjet, viti i brishtë. Çezari thirri astronomin egjiptian Sosigjeni për konsultime rreth reformimit të kalendarit romak. Sosigjeni këshilloi Çezarin që të braktiste kalendarin hënor për të zëvendësuar me një diellor që përmbante 12 muaj. Ishte ai që i sugjeroi që çdo 4 vjet të shtohej një ditë. Në këtë vit të brishtë, muaji shkurt do të kishte një ditë më tepër duke plotësuar kështu vitin me 365 e ¼ ditë. Emrat e muajve u ruajtën, por numri i ditëve u ndryshua për të pasur të njëjtin numër ditësh me aq sa kemi sot. Çezari veproi sipas këshillave të Sosigjenit dhe në vitin 46 para Krishtit, me ndihmën e priftit Marcus Lepidus, ata reformuan në mënyrë të suksesshme kalendarin romak, një reformë që zgjati për 1600 vitet në vazhdim. Viti 46 para Krishtit ishte viti i fundit i konfuzionit përsa i përket kalendarit.
Fatkeqësisht, Jul Çezari u vra në vitin 44 para erës sonë dhe nuk mundi ta mbikëqyrte implementimin e kalendarit të tij të ri, e kështu papati keqkuptoi detyrën dhe i interpretoi urdhrat ndryshe duke bërë që edhe kalendari të kishte sërish probleme. Kjo gjë nuk u vu re në fillim nga perandori i ri August Çezari, por në vitin 9 para Krishtit, ai vendosi ta korrigjonte problemin, dhe kështu iu shtua një dit muajit gusht, pasi iu hoq një muajit shkurt. Në të njëjtë kohë, u bënë rregullime të tjera për të shmangur tre muajt rresht me 31 ditë.
Kalendari Julian mbeti kalendari zyrtar i kishës së krishterë deri në fund të shekullit të 16. Në vitin 1582 u zëvendësua nga kalendari Gregorian.
Kalendari Gregorian
Edhe kalendari julian provoi të kishte disa defekte. Numri mesatar i ditëve të vitit ishte 365.25, ndërsa gjatësi e vërtetë e vitit diellor është 365.24219 ditë. Kjo mospërputhje bënte që ekuinoksi pranveror të vinte më herët çdo vit kalendarik. Për më tepër, shqetësim të madh patën edhe dijetarët e devotshëm të krishterë pasi dita e Pashkëve qëllonte më vonë me kalimin e viteve. Data e Pashkëve nxiti lëvizjen e reformave.
Në letrën e tij drejtuar Papa Klementit IV, Bacon kritikon ashpër kalendarin Julian duke e quajtur atë “të patolerueshëm e të tmerrshëm”. Shumë pak gjëra u bënë për ndryshimin e kalendarit deri në vitin 1572.
Më 14 maj 1572, papë u zgjodh Ugo Buoncompagni dhe mori emrin Gregori XIII. Ai ishte një avokat i shquar përpara se të bëhej prift, dhe ishte tepër i dhënë pas përmirësimit të arsimit romak. Papa Gregori vendosi të reformonte kalendarin Julian një herë e përgjithmonë. Ai ndërtoi “Galleria Della Carte Geografiche”, për të studiuar më mirë lëvizjet yjore. Dhe ishte i bindur, edhe falë këshillave të astronomit Ignazio Dnati, se ekuinokset po ndodhnin në datat e gabuara.
Pak kohë pasi u zgjodh Papë, Gregori XIII, prezantoi një kalendar të ri, kreditet e të cilit ia jep fizikanit Luigi Lilio. Ai sugjeroi se vitet e brishta duhet të vinin një herë në 4 vjet. Sipas tij viti kishte 365 ditë e 5 orë e 49 minuta e 12 sekonda. Asnjë rregull tjetër nuk mund të ishte kaq i saktë sa ky.
Papa Gregori XIII pranoi propozimin e Lilios më 5 janar 1578. Përmbledhja 20 faqëshe e Lilios u kritikua gjerësisht në fillim, megjithatë komisioni papal firmosi për kalendarin e ri më 15 shtator 1580. Si dita e Vitit të Ri u zgjodh 1 janari. Më 24 shkurt të vitit 1582 erdhi fundi i kalendarit Julian dhe më 1 mars të po atij viti filloi zyrtarisht kalendari i ri. Vendet katolike në Europë miratuan kalendarin e ri. Por Britania e Madhe ishte një nga vendet që nuk e miratoi deri më 1 shtator 1752. Më pas kalendari gregorian u përhap në të 4 cepat e globit, dhe tani përdoret universalisht nga të gjithë.
Megjithatë, edhe kalendari gregorian është jo perfekt. Ai luan me 25 sekonda çdo vit. Që nga viti 1582 janë akumuluar plot 2 orë e 59 minuta e 12 sekonda dhe do të plotësojnë një ditë të tërë pas 72 gjeneratash nga sot.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Similar topics
» Prejardhja e Ylldijes
» Origjina e Njeriut
» Prejardhja e Europianeve
» Religjioni, Prejardhja dhe Llojet
» Prejardhja jone - qenie jashtokësore
» Origjina e Njeriut
» Prejardhja e Europianeve
» Religjioni, Prejardhja dhe Llojet
» Prejardhja jone - qenie jashtokësore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi