Simboli i Taoizmit dhe i tetë diagrameve
Faqja 1 e 1

Simboli i taoizmit dhe i Tetë Diagrameve gjenden në shumë tempuj kinezë. Piktura e Absolutes konsiston në një peshk të zi dhe në një peshk të bardhë, që quhen edhe peshku yin dhe yang. Piktura e Tetë Diagrameve është një tetëkëndësh i formuar nga tetë kombinime të tre vizave të pandërprera dhe të ndërprera.
Qiell, tokë, bubullimë, erë,ujë, zjarr, mal, liqen
Sipas legjendës, piktura është krijuar nga Fuxi, një sagë e lashtë kineze. Në librin e lashtë Zhou Yi (Libri Zhou i Ndryshimeve) është shkruar se "Ndryshimet e kanë burimin tek Absolutja; nga Absolutja rrjedhin dy sfera. Nga dy sferat dalin katër elemente dhe nga katër elementet dalin tetë diagrame". Kjo ka qenë teoria bazë e Absolutes, që solli Tetë Diagramet. Me Absoluten, të lashtët nënkuptonin origjinën e të gjitha sendeve dhe krijesave. Filozofi Zhu Xi (1130-1200) i Dinastisë Song Jugor thotë "Absolutja është rruga e të gjitha gjërave në qiell dhe në tokë".
Dy sferat tregojnë përkatësisht qiellin dhe tokën, ose Yin ( femëroren, negativen) dhe Yang ( mashkulloren, pozitiven). Katër elementet janë metali, druri, uji dhe zjarri, të cilat gjenden kudo. Tetë diagramet simbolizojnë tetë dukuri natyrore: qiellin, tokën, bubullimën, erën, ujin, zjarrin, malin dhe liqenin. Kështu, piktura përfaqëson njohuritë më të hershme mbi universin të lashtësisë kineze, të cilat përbëjnë një pikpamje të thjeshtë të materializmit dialektik.
Ajo që është më interesantja tek Piktura e Tetë Diagrameve, janë format e yao-s (vijave), quajtur yangyao, (vijë mashkullore, vijë e pandërprerë, dhe yinyao, (vijë femërore, vijë e ndërprerë. Të dyja format janë në kundërshtim me njëra-tjetrën dhe formojnë tetë kombinime. Marrë dy nga dy ose në çift, ato mund të krijohen 64 kombinime.
Mendohet që matematikani gjerman Wilhelm Von Leibniz ( 1646-1716) u frymëzua nga tetë diagramet kineze për të krijuar sistemin binar. Sikur kjo të jetë e vërtetë, atëherë mund të thuhet se Piktura kineze e Absolutes dhe e Tetë Diagrameve ka dhënë një kontribut historik për shkencën e sotme kompjuterike. Në fillim të viteve 30-të, dijetari kinez Liu Zihua, në moshën 27-vjeçare, i gjendur në Francë për studime, përdori Tetë Diagramet, pa iu referuar teorisë së gravitetit të Njutonit, për të parashikuar ekzistencën e planetit të dhjetë të sistemit tonë diellor dhe shkroi tezën me titull " Teoria e Tetë Diagrameve të Universit dhe Astronomia Moderne", me të cilën mbrojti Doktoraturën Kombëtare Franceze më 1938 dhe intrigoi botën e astronomëve profesionistë.
Piktura kineze e Absolutes dhe e Tetë Diagrameve studiohet akoma nga shkencëtarë perëndimorë si një burim i shkencës antike. Ajo sigurisht është një trashëgimi e rëndësishme e shkencës dhe kulturës kineze, megjithëse është përdorur për shortari dhe aktivitete të tjera supersticioze.
Vulosjet prej argjile
Në Kinën e lashtë dokumentet zyrtare dhe private shkruheshin në lëkura bambuje ose druri. Përpara se këto dokumente të shpalleshin, pergamenët lidheshin me një fije dhe vuloseshin me argjilë. Argjila vulosëse shtypej nën forcën e një vule zyrtare ose private për të parandaluar hapjen e paligjshme. Metoda argjilë-vulosëse, e cila përdorej gjithashtu edhe për transportimin e mallrave me anije, dalëngadalë, me shpikjen e letrës dhe të pëlhurave të mëndafshit, u harrua. Qëkur qe zbuluar për herë të parë nga historianët në fund të Dinastisë Qing (1616-1911), vulosja me argjilë, kishte tërhequr vëmendjen e epigrafëve dhe të koleksionistëve. Për arkeologët ajo përbën një material të shkëlqyer për studimin e historisë dhe të kaligrafisë e epigrafisë së lashtë.
Muzeu i Pekinit i Koleksioneve të Qeramikës të Qytetërimit të Lashtë me më shumë se një mijë vulosje argjile të Dinastisë Qin (221-206 p.k.) është parë si një arshivë për studimin e origjinës së sistemit politik të Kinës së lashtë.
Bi dhe Cong gdhendjet e vjetra në nefrit.
Bi dhe Cong janë që të dyja objekte nefriti të modës në kohën e lashtë. Si simbole të fatmirësisë dhe të qiellit të kaltër, ato përdoreshin nga aristrokratët si objekte rituale gjatë seancave dëgjimore me perandorin, në ceremonitë fetare dhe të varrimit. Shumica janë gjetur në varrezat e dinastive Shang, Zhou dhe Han. Ato janë përdorur edhe si stoli.
Bi është një copë e sheshtë e rrumbullakët nefriti me një vrimë në mes. Më 1936 u zbuluan në Varrin Nr. 3 të qytetit Liangzhu të Yuhang-ut në provincën Zhejiang 24 copë Bi dhe 33 copë Cong.
Cong është një copë drejtkëndëshe nefriti me një boshllëk të rrumbullakët si për të vënë në dukje teorinë e lashtë kineze që qielli është i rrumbullakët dhe toka është e sheshtë. Gjatë dinastive Shang dhe Zhou, Cong ishte një talisman modern fatsjellës, i cili shërbente si një objekt ritual adhurimi për perëndinë. Kur përdorej si objekt varresh, vendosej në kokën a këmbët e të vdekurit ose përqark tij.
Stema
Stema ose Fu, një lloj autorizimi ky, ishte një si talisman në Kinën e lashtë. Përpara se të zbulohej letra në Kinë, stemat bëheshin nga bambuja ose druri. Një stemë përbëhej nga dy pjesë dhe përdorej në përgjithësi si autorizim perandorak për lëvizjen e trupave ose formacioneve të tjera. Në popull stema përdorej si një vërtetim lejeje për shkëmbim mallrash ose për kontrata qeraje. Në Kinën e lashtë stema zyrtare ishte prej ari, argjendi, nefriti ose bronxi, në formë tigri, dragoi, breshke, gjarpri, peshku, njeriu etj.
Kinezët tradicionalisht e kanë parë tigrin si një simbol vlerash. Edhe sot e kësaj dite një trupë sulmi në ushtri është bërë zakon të quhet "Detashmenti ushtark i tigrave flurues". Kështu, pra, është e kuptueshme që kinezët e lashtë e përdornin stemën tigër për manovrimin e ushtarëve. Shumica e tyre, megjithatë kishin formën e tigrit. "Stema tigër" përdorej nga perandori për t'i deleguar gjeneralit të tij pushtet që të komandojë ushtrinë.
Një stemë tigër ka të mbishkruar një tekst në kurriz të tigrit, që përbëhet nga dy pjesë, pjesa e djathtë i takon qeverisë qendrore, ndërsa e majta një zyrtari vendor ose një komandanti. Vetëm kur stema ishte origjinale, leja hynte në fuqi, një praktikë kjo shumë e kohës gjatë luftës ndërshtetërore në peridhat Qin dhe Han. Që kjo stemë t'i shëmbëllente sa më shumë tigrit duhej që edhe komandanti për të cilin ajo lëshohej të vepronte me shpejtësinë dhe guximin e një tigri.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Similar topics
» Tetë qytete të rrënuara, tetë mistere të gjalla
» Kryqi dhe simboli Chi-rho
» Simboli Falun
» Fuqia e një simboli
» Flamuri - Simboli shqiptar
» Kryqi dhe simboli Chi-rho
» Simboli Falun
» Fuqia e një simboli
» Flamuri - Simboli shqiptar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi