Ndiq qëllimin në Jetë
Faqja 1 e 1
Ndiq qëllimin në Jetë
Kultura jonë thotë se të ndjekësh çfarë zemra thotë është diçka e rrezikshme dhe humbje kohe. Që duhet ta fitojmë lumturinë duke bërë gjëra që nuk duam në të vërtetë të bëjmë, duke vuajtur. Po sikur kjo të jetë e gjitha gabim?
Shumë emërtime të ndryshme për atë gjënë solide; ajo gjë që na shtyn, ajo ndjenjë që na tërheq. Ajo gjë që na kënaq, që duam, ndjenjën e lumturisë. Ndjehemi aq mirë kur jemi në drejtim të kësaj ndjenje...asaj gjëje që nuk mund të zëvendësohet me asnjë gjë tjetër në këtë botë, qoftë para, pushtet, privilegje, seks, udhëtime...Ajo gjë që na ndriçon, thjeshtë duke menduar për të, që bën të ndjehemi mrekullueshëm, që na sjell gëzim; ajo gjë, që kur mungon, na bën të ndjejmë dhimbje, bën të ndjejmë se jeta nuk është e drejtë.
Nevojitet kurajë e tmerrshme për t'u përpjekur për t'i vënë një emërtim kësaj gjëje. Ndonjëherë nuk mund të emërtohet; është më shumë një shtytje, një tërheqje magnetizuese, ndoshta një pikë e vetme drite, një ide, një gjë që shndrit në mënyrë konstante, si Ylli Polarë. Ndoshta është një ndjenjë, që na ndjell kënaqësi të pabesueshme kur e gjejmë, dhe një ndjenjë humbjeje kur largohemi prej saj.
Kur jemi në ndjekje të këtij Ylli Polarë në drejtim të qëllimit të shpirtit tonë, ndodh mrekullia e arsyes sonë se përse ekzistojmë mbi këtë tokë, duke shkuar në drejtim të fatit tonë. Kjo mund të duket çmenduri...deri në momentin kur e përjetojmë në lëkurën tonë. Më pas koicidencat nisin të shfaqen, takime rastësore, mundësi, ngjarje të vogla e të mëdha. Ekziston një ndjenjë e magjisë. Është magji.
Disa njerëz mund ta konsiderojnë këtë thjeshtë fat, që e kanë merituar se pse kanë punuar fort dhe kanë marrë çfarë u takon. Përgatitjet çojnë drejtë mundësive, apo jo?
Por, siç Alison Armstrong thotë tek Kodi i Mbretëreshës, se nëse ke fituar diçka, atëherë kjo është një pagim, jo një dhuratë. Nëse dëshironi të besoni se njerëzit duhet të fitojnë çdo gjë në këtë jetë, do ta gjeni veten duke "kërkuar lëmoshë", duke iu lutur dikujt të paguajë për punën tuaj. Asnjëri mbi tokë nuk mund të bëjë mjaftueshëm sa të fitojë jetët e kafshëve dhe bimëve që na sigurojnë ushqim; nuk mund të fitojë magjinë e oksigjenit që ushqen qelizat tona, apo devotshmërinë e prindërve, ose vetë mrekullinë e jetës. Të gjithë jemi kalimtarë. Mund t'u bënim të gjithë të padenjë.
Dhe kjo do të ishte një mënyrë shumë e sëmurë e të parit të botës.
- Jeta është Dhuratë -
Equinox- 207
Similar topics
» A ekziston qytetërimi në Mars?
» Optimizmi në jetë
» Nese gaboni ne jete
» Si do të jetë njeriu i së ardhmes?
» Fantazma që po merr jetë
» Optimizmi në jetë
» Nese gaboni ne jete
» Si do të jetë njeriu i së ardhmes?
» Fantazma që po merr jetë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi