EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besimet fetare dhe mitet mbi vdekjen dhe pavdekshmërinë

Shko poshtë

Besimet fetare dhe mitet mbi vdekjen dhe pavdekshmërinë Empty Besimet fetare dhe mitet mbi vdekjen dhe pavdekshmërinë

Mesazh  Donald D'ARANEO 05.11.16 18:15

Vdekshmëria e ka torturuar vetëdijen tonë qëkur njeriu dëshmoi vdekjen e pare, dhe kuptoi mundësinë e vdekjes së vet. Pashmangshmëria e vdekjes dhe spekullimet mbi natyrën e botës së përtejme, kanë qenë gjithmonë objekt i obsesionit për mistikët dhe filozofët. Për shumë kultura, vdekshmëria është një nga cilësitë kryesore që e ndan njerëzimin nga Zotat.
Ndërsa njerëzit lindin, i nënshtrohen vullnetit të natyrës dhe vdesin, Perëndive e popujve të hershëm dhe perënditë e sotme cilësohen zakonisht si të pavdekshme; imune ndaj errësirës që e pret çdo burrë dhe grua. Natyrisht, rrëfimtarët më të hershëm dhe njerëzit e shenjtë ëndërruan për mënyrat se si të bëheshin të pavdekshëm. Në mitologjitë në mbarë botën, njerëzit që arrijnë pavdekësinë janë konsideruar shpesh si Perëndi apo që posedojnë cilësitë e tyre.
Një nga veprat më të hershme të letërsisë, Epi i Gilgameshit i shekullit XXII para erës sonë, fokusohet në kërkimin e heroit për pavdekësinë. Në disa tradita, pavdekësia është dhënë nga vetë Zotat. Herë të tjera, një njeri normal do të dëshifronte sekretet alkimike të fshehura tek materialet natyrore, çka e pengoi vdekjen e tij. Sipas antikëve, të fshehtat e pavdekësisë mund të gjenden në Tokë, në Hënë, apo edhe në vetë oborrin tuaj mbrapa shtëpisë. Fetë besojnë në ekzistencën e shpirtit, andaj, sipas tyre, vdekja e trupit nuk është fundi i gjithçkaje...
Feja myslimane, që për të dërguar të Zotit e njohin profetin Muhamed, është feja e fundit monoteiste dhe besimtarët e këtij religjioni besojnë në ekzistencën e një vendi të mirë, që quhet parajsë dhe një vendi të tmerrshëm, që quhet ferr. Sipas islamit, deri në Ditën e Gjykimit, kur edhe do të jepet vendimi final për destinacionin e fundit për secilin njeri që ka jetuar në tokë, të vdekurit do të mbesin në varret e tyre dhe ata të cilët janë të destinuar për në parajsë do ta përjetojnë paqen në varr, ndërsa ata që janë të destinuar për ferr do të vuajnë.
Krishterimi është feja me më së shumti ndjekës në botë, pasi që pothuajse çdo i treti njeri është i krishterë. Ndjekësit e këtij religjioni besojnë që nëse një individ rilindet, pasi që ai ose ajo vdes, do të futet në një vend të përjetshëm të quajtur parajsë – një vend ku nuk ka dhimbje, të qara e vajtim. Rilindja është thjesht një pranim i Jezu Krishtit dhe besimi në kryqëzimin, vdekjen dhe ringjalljen e tij. Sipas krishterimit, njerëzit të cilët refuzojnë të rilinden do të përfundojnë në një liqen të zjarrtë dhe do ta vuajnë dënimin e përjetshëm për rebelimin e tyre ndaj Zotit.
Alkimistët kinezë shpenzuan shekuj me rradhë, në përpjekje për të prodhuar Eliksirin e jetës. Ata porositeshin shpesh nga Perandori, dhe eksperimentonin me gjëra të tilla si mërkuri toksik, ari, squfuri dhe bimë të ndryshme. Formulat për prodhimin e barutit, squfurit, nitratit të potasit dhe karbonit qenë fillimisht përpjekje për krijimin e Eliksirit të pavdekësisë.
Mjekësia tradicionale dhe alkimia e hershme kineze, janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, dhe përdorimi i bimëve, kërpudhave dhe mineraleve në formulat e jetëgjatësisë praktikohet edhe sot. Që në fillim të vitit 475 P.E.S, tekstet kineze i referohen Kërpudhës së Pavdekësisë, një përbërës kyç në Eliksirin e jetës. Lingzhi, e përkthyer fjalë për fjalë si “Kërpudha supernatyrale”, është kërpudha më e vjetër e njohur e përdorur në mjekësi.
Sipas “Librit të Han”, “Mjeshtërit e Ezoterikës”; alkimistët; magjistarët”, të njohur ndryshe si Fangshi njihnin disa vende të fshehta në malin Penglai ku rritej Lingzhi. Disa perandorë të dinastisë Qin dhe Han, dërguan ekspedita të mëdha në kërkim të një kërpudhe të mirëfilltë që garantonte pavdekësinë, por pa asnjë sukses.
Edhe pse nuk ka dëshmi historike se dikush e arriti në fakt pavdekësinë falë kërpudhës Lingzhi, specie të ndryshme përdoren në mjekësisë tradicionale kineze edhe sot e kësaj dite.
Një specie, Ganoderma Lucidum, prodhon acidin ganoderik. Kjo substancë është e ngjashme në aspektin molekular me hormonet steroide. Ajo mund të ketë një shumëllojshmëri përdorimesh mjekësore, nga balancimi i nivelit të kolesterolit në gjak tek shërimi i plagëve të ndryshme.
Besimet fetare dhe mitet mbi vdekjen dhe pavdekshmërinë 27GsNy
Donald D'ARANEO
Donald D'ARANEO

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi