EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shenjat Nazca

3 posters

Shko poshtë

Shenjat Nazca Empty Shenjat Nazca

Mesazh  Jon 26.02.09 0:39

Shenjat Nazca

Shenjat Nazca Nazcal10

Shenjat Nazca Mpl1gg10

Shenjat Nazca Nazca310

Shenjat e Nazca: është misteri më i diskutuar për qytetërimin parakolumbian. Shtrihen në Peru në një sipërfaqe prej 400 kilometra katror, por për ta admiruar bukurinë e saj është e nevojshme të ndodhesh një lartësi të madhe. Dhe për ta kuptuar atë duhet të kthehemi mbrapa në kohë rreth 2000 vjet.

Arkeologu Tomasz Gorka, i universitetit të Monakos, thotë për revistën New Scientist: se kolibri, majmuni, merimanga dhe gjithë figurat e tjera ishin shenjat e shtigjeve të shenjta duke mos pranuar teoritë mbi jashtëtokësorët apo krijesa të tjera të panjohura.

Edhe pse qëndron dyshimi për vizatime gjigande të cilat mund të shihen vetëm nga lart dhe nga asnjë mal aty afër. Ky spektakël mbreslënës tërheq mijëra turiste çdo vit.

“Shenjat e Nazca-s kanë qenë shtigje ritualesh. – shpjegon Giuseppe Orefici, drejtor i Qendrës Italiane për Studimin dhe Kërkim Parakolumbian- Janë figura që thërrasin hyjni, të realizuara me një sistem shumë të thjeshtë, duke lëvizur gurë të cilët përmbajnë oksid hekuri nga sipërfaqja e shkretëtirës”

Gorka ka analizuar dy gjeoglife, duke u përqendruar tek figurat trapezoide dhe duke matur anomalitë e fushës magnetike tokësore të provokuar nga disa ndryshime të dendësisë së ajrit në disa thellësi.

Ai dhe ekipi i tij kanë shëtitur të gjithë njësinë arkeologjike me aparatura gjurmuese tokësore. “Kemi gjetur shumë shenja të tjera – shpjegon ai- ne brendësi të figurave trapezoide, të cilat nuk është e mundur të shihen as nga lart.

Gjeoglifet që shohim sot janë shkalla e fundit e një procesi të gjatë ndërtimi gjatë së cilës e gjithë njësia e vizatimeve është modifikuar, rimodeluar dhe fshirë nga përdorimi i shpeshtë”

Populli i Nazca-s festonin orkën detare dhe të gjitha hyjnitë të lidhura me kultin e ujit. Këtij qytetërimi antik peruvian të lulëzuar në mes të viteve 300 p.e.s dhe 700 m.e.s i pëlqente të bënte gjëra madhështore.

Gjatë festave fetare të cilat zhvilloheshin në një territor të gjerë 1000 kilometra dhe po aq të gjate përdoreshin qendra gjigande ceremoniale e Cahuachi, por ajo u shkatërrua në vitin 450 m.e.s.

Atëherë populli i Nazca-s vendosi të festoje hyjnitë e tij duke përdorur vetëm shtigjet e shenjta të cilat sot quhen “shenjat e Nazca-s”, ndërsa nga vendasit “shkretëtira që flet”. Shenjat janë realizuar me një segment të vetëm, me vetëm një hyrje dhe një dalje dhe cdo vizatim fillon ashtu si mbaron.

Gjithshka është realizuar duke lëvizur gurat nga sipërfaqja e shkretëtirës dhe duke krijuar një kontrast me gurat egzistues. Relievi i Nazca-s është me shumë erë, por shkembinjtë e sipërfaqes e thithin mirë ngrohtësinë duke lejuar ajrin të ngrihet. Falë këtij sistemi vizatimet gjigande kanë mundur të qendrojnë të palëvizshme për mijëra vjet.

I pari që i dalloi këto figura ishte aviatori Toribi Mija, në 1927, gjatë një prej fluturimeve të linjës mbi territor. Aij mendoi se ishin rrugë. Por studiuesve iu deshën vite për të kuptuar diçka mbi këto figura.

Në 1939 arkeologu amerikan Paul Kosok i studioi shenjat trapezoide por vetëm në 1946, falë gjermanes Maria Reiche u bënë kërkime të thelluara mbi kuptimin e tyre.

Sipas astrologjise mbas shenjave dhe shtigjeve fshihet një kalendar astronomik, ka dhe nga ata që mendojnë se bëhet fjale për një pistë uljeje të jashtëtokësorëve.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat Nazca Empty Re: Shenjat Nazca

Mesazh  gjilanasi 08.12.10 21:43

Per mua, nje nga vendet më interesante ne bote, e cila verteton pa kontestim se planeti yne ka qene i vizituar shume kohe me pare.

Asnje pergjigje e vlefshme shkencore deri me sot per te shpjeguar pranine e ketyre gjurmeve te gjata me disa kilometra qe datojne mijera vjet dhe te dukshme kryesisht nga qielli.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat Nazca Empty Re: Shenjat Nazca

Mesazh  Elizza 28.10.11 14:28

Misteri i linjave Nazca

Shenjat Nazca Nazca_peru

Shekuj më parë, shkretëtirat, kodrat dhe malet në brigjet e Paqësorit të Amerikës së Jugut janë mbuluar nga një rrjet i gjerë i vizatimeve, linja dhe forma gjeometrike, figura të gjitarëve, insekteve dhe hyjnive. Linjat e Nazca-s u zbuluan në vitin 1927, dhe janë trashëgimia më e jashtëzakonshme e lënë nga kultura që lulëzoi 2000 vjet më parë. Këto linja dhe figura të tjera paraqesin një sërë projektesh komplekse, disa prej tyre me kilometra të gjata, të cilat mund të shihen në dimensionin e tyre të vërtetë vetëm nga qielli. Jo për të supozuar se atëherë Nazcat ishin në gjendje të fluturojnë, por ende mbetet pyetja se si këto vizatime janë bërë, çfarë teknologjie kanë përdorur dhe për çfarë qëllimi këto janë bërë?

Qyteti Nazca u themelua në 1591 nga një spanjoll, i cili pushtoi në rrafshnaltën e Nazcas, pa ndonjë njohuri të asaj që ishte vendosur aty pranë. Sot Nazca është vend i vogël, qytet i pazhvilluar, aktiviteti kryesor ekonomik është i bazuar në turizmin e lidhur me format e pazakonta, bujqësi dhe tregti. Turizmi është i lidhur direkt me linjat e Nazcas dhe komplekset tjera arkeologjike si Kahuachi, Estakueriya, varret Chauchila dhe linjat e luginës së Palpa-s.

Kush i bëri linjat e Nazca-s?

Pa dyshim, pas kësaj pyetje vinë një numër i pyetjeve tjera, përkatësisht: Religjioni i lashtë? Alienet e ardhur nga hapësira? Astronomët e lashtë? Artistët me mundësi të jashtëzakonshme? Fillimisht u mendua se këto pjesë janë mbetjet e kanaleve të ujitjes në luginën e përmbytur të Nazca-s. Por, duke u parë nga ajri, u bë e qartë se linjat janë plotësisht të njohura si një rrjet i madh i objekteve të mahnitshme si ato që janë në realitet.

Ekzistojnë shumë hipoteza në lidhje me shfaqjen e këtyre pjesëve të pabesueshme, të tilla si ajo e Erich von Danica-s, që pretendon të jenë "qerre të perëndive" se ato janë mbeturinat e një aeroporti gjigant eksterritorial. Por realiteti shpesh është shumë më tepër misterioz se fiksion dhe ky është pikërisht rasti me Nazca dhe objekte të tjera të kulturave të lashta në Peru. Shumë kohë para Inkasve ata udhëheqen katër mbretëri, Nazca, Parakas, Kazma dhe Karan dhe ende pa mbjellur ishin në gjendje për të llogaritur kohën e kaluar dhe stinët, dhe kanë ndërtuar disa nga qytetet më të vjetra në botë.

Teoria e re e linjave Nazca

Me avancimin e shkencës ne jemi në gjendje të mësojmë më shumë për civilizimet e lashta, të cilat mund t'i kenë krijuar linjat e Nazca-s dhe figurat e tjera misterioze.

Në gusht të 2007-ës një teori e re u prezantua nga Anthony Pera, John McGovern, Alfred Koyayama, Marinus Anthony van der Slazhs dhe Matthias Wash. Kjo teori e re e shkencës hulumton marrëdhëniet mes gdhendjeve të gurëve parahistorik, formave të tokës dhe intensitetin periodik e të jashtëzakonshëm të emetimit dhe paraqitjes së rrezatimeve. Ekziston një rrezatim shumë i lartë i energjisë në qoftë se bota mbaron dhe fillon, prap përsëritet çdo disa mijëra vjet. Kjo jo vetëm që provokon rrezatim të lartë të energjisë, por edhe provokon ndryshimin e ngjyrave dhe modeleve.

Në shumë raste kjo mund të riprodhojë rrezatim të lartë të energjisë statike në terren, duke rezultuar në formimin e një 'xhami si lëndë e djegshme', e cila gjithashtu formon modele që ndryshojnë në thelb nga e zakonshmja, përkatësisht në formën e linjave, siç janë linjat e Nazcas.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shenjat Nazca Empty Re: Shenjat Nazca

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi