EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shenjat e horoskopit dhe ndarja

Shko poshtë

Shenjat e horoskopit dhe ndarja  Empty Shenjat e horoskopit dhe ndarja

Mesazh  Zattoo 11.11.13 11:36

Shenjat e horoskopit dhe ndarja

Shenjat e horoskopit dhe ndarja  46xx4344

Mund të mendoni se keni gjetur atë të duhurin, apo të duhurën, por, shtrohet pyetja, a mendon edhe ai/ajo njësoj? Apo e ëndërron ndarjen?

Dashi

Deshtë nuk dinë të rrejnë dhe për ta është shumë vështirë që ta mbajnë një imazh të rremë për lidhjen tuaj. Atë që shihni edhe e merrni. Do ta dini saktësisht se a ndiejnë edhe më tej si në fillim të lidhjes. Nëse nuk janë të interesuar, ata nuk e fshehin një gjë të tillë, edhe pse mund të mos e thonë troç.

Demi

Dikur Demi mund t’ju ketë blerë lule, çokollata dhe parfumet më të mira, por tani nuk ka asgjë nga këto. Ndoshta do të dilni për darkë, por ju nuk do të jeni të sigurt se a ju dëgjon derisa bisedoni dhe a ua kushton vëmendjen e duhur. Puthjet dikur të gjata, tani kanë bërë sipërfaqësore dhe të rralla. Këto janë shenja të sigurta se Demi nuk është më i interesuar për ju.

Binjakët

Marrë në përgjithësi, binjakët kanë shumë miq, por ju e dini se jeni të veçantë, meqë ju kushton vëmendje të veçantë. Por, tani nuk është kështu. Binjakët kanë një karakter tepër të vështirë. Nëse ata e humbin interesimin për ju, do të gjejnë me miliona arsyetime për të mos e kaluar kohën me ju. Humbja e dëshirës për seks është më se domethënëse.

Gaforrja

Me gjasë, kaloni pjesën më të madhe të kohës duke u munduar ta kuptoni Gaforren tuaj. Nëse edhe më tej qeshet me ju, nëse përkujdeset për ju dhe është romantik, dijeni se ende ju do. Por, nëse fillon që të jetë i pasjellshëm, apo si viktimë emocionale, dijeni se fundi nuk është larg.

Luani

Luanët kryesisht janë dorëlirë, kështu edhe kur ai nuk do të ndiejë ndaj jush dashurinë si dikur, ai do të vazhdojë t’ju blejë dhurata. Ai do të mundohet që t’ua kumtojë lajmin e keq, por do të vazhdojë t’ju trajtojë si një mik të veçantë.

Virgjëresha

Kur Virgjëresha e humb interesimin për ju, shenjat e para do të jenë ankesat e saj për sëmundje. Çdo ditë do t’i dhembë koka, apo barku, derisa të mërziteni dhe të ikni vetë ju.

Peshorja

Është shumë vështirë që Peshorja t’ju thotë kur ka marrë fund lidhja. Me gjasë, as që do të vëreni se diçka nuk është në rregull. Peshorja edhe më tej do të përkujdeset për ju, do t’ju blejë dhurata, do t’ju ledhatojë, por shenjë e ndarjes është kur e shihni me dikë tjetër.

Akrepi

Kini kujdes nga dashnori, a dashnorja e kësaj shenje, meqë ai, apo ajo, gjithmonë do të mundohen t’ju bindin se ju e keni tërë fajin, duke filluar edhe nga gjërat më banale. Nëse shihni se Akrepi e ka humbur sensin për humor, më mirë është që të ndaheni nga ai, të paktën përkohësisht.

Shigjetari

Shigjetarët nuk janë aq të aftë që të ruajnë sekretet. Kështu, ai nuk është në gjendje ta fshehë as faktin se më nuk i pëlqeni. Mundet edhe të tentojë të bëjë shaka me atë vendim, sa për ta zvogëluar gabimin e vet.

Bricjapi

Bricjapët kanë një ndjenjë të fortë të obligimit, që vlen edhe për lidhjet e dashurisë. Ata janë në gjendje që lidhjen ta mbajnë në të njëjtin nivel, si në fillim edhe nëse e kanë humbur tanimë interesimin për ju. Por, do të kalojnë një kohë më të gjatë në udhëtime zyrtare dhe në zyrë. Kjo është shenjë se fundi ka ardhur.

Ujori

Nëse jeni në lidhje me një Ujor, ju duhet që të bëheni shoku i tij më i ngushtë që në fillim. E, në një rast të tillë, ai do ta ndiejë nevojën që t’ju tregojë se është dashuruar në dikë tjetër. Sjellja e tij do të bëhet gjithnjë e më bizare dhe e ftohtë.

Peshqit

Më shumë se të gjitha shenjat e tjera, Peshqit do të kalojnë kohën duke ju thënë se sa e përkryer është lidhja juaj. Ata ndiejnë një faj të madh dhe nuk duan t’ju lëndojnë. Po ashtu, janë në gjendje që të thonë rrena të panumërta, vetëm e vetëm që ta mbrojnë vetveten.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi